Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Poshnjari
« ne: 15-12-2020, 01:32:38 »

Profeci e gabuar. Ja ku jemi pas dhjete vjetesh dhe Google e Facebook jane bere dominuesit absolute!
Kete do citoja edhe une.
Postuar nga: html master
« ne: 21-10-2020, 10:49:34 »

Google e Facebook do jene faqe te rangut dytesor pas 10 vitesh....
Profeci e gabuar. Ja ku jemi pas dhjete vjetesh dhe Google e Facebook jane bere dominuesit absolute!
Postuar nga: M A X
« ne: 04-06-2011, 16:32:22 »

Edhe Techcrunch ka nje artikull per fundin e pritshem te "miut" http://techcrunch.com/2011/06/03/windows-ate-the-mouse/
Postuar nga: Dardan.
« ne: 02-06-2011, 18:12:21 »

Ju theme diqka qe sdo perdore kerkush PC..

Gjithe do perdorin Telefona Wireless ose me Laptop shume te Vegjel

hahhahaha, qesha me ket, se un sperdor PC kam iPhone dhe nje laptop te vogel, mu si the ti ;P
Postuar nga: M A X
« ne: 02-06-2011, 17:13:16 »

Duke pare prezantimin e Windows 8 nga Microsoft dhe duke ndjekur trendet e fundit ne boten e OS-ve, kompjuterave e Smartphone-ve, mendoj se dhe menyra si ne do te jemi ne internet do te ndryshoje dukshem. Besoj se do t'i ngjaje gjithmon e me shume menyres qe sot ka filluar te perdoret ne telefonat celulare. Pra gati cdo gje ne nje kompjuter do te realizohet me ane te gishtave ne ekrane touchscreen. Ndoshta qe nga 2015, por me siguri ne 2020 mausi do te jete i panevojshem.

Building "Windows 8" - Video #1
Postuar nga: Alb4nian
« ne: 20-12-2010, 03:39:00 »

Parasegjithash do te doja te thoja ato gjera te cilat un ne fakt dua te behen deri ne dekaden e ardhshme, shpejtesia e internetit te rritet pertej mundesive qe jan tani, gjithcka te funksionoje me wireless super te shpejte qe transmetohet nga disa antena te medha periferike ashtu sic funksionojne tani rrjetet e telefonave celular, kabllot neper shtepi duhet te jen pjese e te kaluares ashtu sikurse ring ring telefonat e dikurshem.

Perfundimisht te shfaqet nje sistem operativ i cili do te linte mbrapa mundimet dhe lodhjet qe na shkaktojne sistemet operative te kohes se sotme.

Por perfundimisht nuk shoh zhdukje te google ose facebook sepse sic e kishte theksuar edhe dikush me lart keto do te jen te paret qe do te investojne ne gjithcka qe shpiket te pakten 10 vitet e ardhshme, jemi vet deshmitare se nuk mund ti shmangemi nevojes per google atehere kur ngelim ne rrug pa fund, dhe se facebook po evoulon cdo dite duke permisuar gjithcka dhe duke sjelle cdo sherbim qe ka ne perfeksion (mos te hy ne hollesi te theksoj se per cka na sherben facebook sepse nuk do na lejonte as limiti i shkronjave per nje postim.)


Kaq sa i perket temes si do jete Interneti pas 10 vjeteve.
Postuar nga: M A X
« ne: 20-12-2010, 01:48:15 »

Duke pare ardhjen e shpejte te Chrome OS mendoj se pas 5-10 vjeteve Windows OS do te jete dicka qe do te shihet si relike. Se kam te qarte se cfare do te bejne fanatiket  partizane te Linux-it pastaj? :D
Postuar nga: Epoka X
« ne: 18-09-2010, 01:37:56 »

Une jam i mendimit se brenda ketyre 10 viteve roli web-it do te bjere shume.
Ne do perdorim me shume apps te ndryshem qe do te realizojne detyra te ndryshme...
Postuar nga: Edi90
« ne: 10-09-2010, 11:35:28 »

Une mendoj se pas 10 vjetesh interneti do perparoje shume sidomos ne Shqiperi. AKEP me siguri do beje automatik regjistrimin e .al duke e renditur shqiperine krahas superfuqive boterore sic jane Somailia, Zimbabwe dhe Afganistani.
Postuar nga: Smiba
« ne: 09-09-2010, 23:02:22 »

Ne rradhe te pare do thoja qe si teme eshte shum interesante dhe shpresoj qe te jete ketu dhe pas 10 vitesh qe neve ta shikojme se qfar mendonim dhe qfar u be.

Deri tani interneti ka qen ne zhvillim te vazhdueshem dhe te gjith jemi ne dijeni se sa ka ndryshuar ne keto 10 vite dhe sidomos keto 5 vitet e fundit dhe eshte e qarte se 5 apo 10 vitet e ardhshme do ket ndryshim edhe me rrenjesore.
Deri tani interneti kryesisht ka qen nje mjet argetimi per te kaluar kohen, chatur, pirateri, etj. Ndersa tani ai po shnderrohet ne diqka te demosdoshme dhe shum funksionale.
Qdo dite mund te degjoni ne lajme, gazeta, internet per perdorime te reja qe po i behen internetit, prendaj un mendoj qe interneti pas 10 vitesh do behet gjeja kryesore qe do ndikoje ne jeten tone, prandaj do ju jap disa fantazi te mija se si un e mendoj ate pas 10 vitesh:
Frigoriferi yne do jete nje kompjuter qe kontrollon sasin e gjerave qe ka brenda dhe sapo nje artikull te jete ne mbarim ta porosise automatikisht me ane te internetit tek dyqani dhe postieri te na i bjere tek shtepija.
Mjeku yne do kontaktohet me ane te internetit dhe ai mund te na vizitoje direkt me ane te kameras se pc duke arritur me ane te teknologjise te shohe gjithqa si ne nje vizit qe bejme sot normalish dhe pastaj te na dergoje ilaqet ne shtepi, (nje gje e ngjashme po testohet tashme ne disa zona malore te Italise ku ka pak popullesi dhe farmacite jan nje kompjuter qe te lidhin me nje doktor me ane te internetit).
Me pak fjale shtepija jone do jete nje kompjuter i lidhur me ane te internetit qe do funksionoje pothuajse automatikisht, pra qdo gje do jete e lidhur ne rrjet dhe mund te kontrollohet ne distance.

Sa per koloset e tanishem te internetit, google, fecebook, yahoo, etj mendoj qe ndonjeri dhe do deshtoje por ne pergjithesi do jen akoma lider te internetit pasi ato jan te paret qe do investojne ne qdo ndryshim te mundeshem ne internet.