×

Skandalet e Facebook s'kane te ndalur

Skandalet e Facebook s'kane te ndalur

· 6 · 151

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 04-04-2019, 11:22:25
 

Gati cdo muaj del ndonje skandal ne lidhje me Facebook, ose thene me mire me menyreb se si Facebook keqperdor te dhenat e perdoruesve te tij. Sefundmi ka dale qe nje pal e trete, nje app i integruar me Facebook, qe quhet Cultura Colectiva ka mbajtur te hapura per te kedo per vite me radhe te dhenat e rreth 540 milione perdoruesve te FB. Duke futur ketu fjalekalime e te dhena te tjera private, qe jo cdokush duhet t'i dije.

  • Postime: 3146
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#1 ne: 05-04-2019, 18:36:54
Po kjo është e gjithë puna e Fb. të mbledh të dhëna dhe ti shes ato nëpër kompani të ndryshme.

  • Postime: 1070
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#2 ne: 06-04-2019, 09:12:01
Po kjo është e gjithë puna e Fb. të mbledh të dhëna dhe ti shes ato nëpër kompani të ndryshme.
Epo nuk e do një Like ti tani?

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 10-05-2019, 12:32:52
Edhe nje nga bashkethemeluesit e Facebook mendon se krijesa e tij dhe Mark Zuckerberg eshte bere shume i madh, duke vene ne rrezik demokracine, pengues i konkurences dhe i inovacionit. Si kundermase kryesore keshillohet ndarja Facebook nga pronat e tij Instagram e WhatsApp.
https://www.nytimes.com/2019/05/09/opinion/sunday/chris-hughes-facebook-zuckerberg.html
https://www.getrevue.co/profile/caseynewton/issues/the-chris-hughes-apostasy-176503

  • Postime: 6734
  • Gjinia: Femer
erlehta
#4 ne: 10-05-2019, 20:42:10
Alexa, zhduke Facebookun 😂

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 15-07-2019, 00:15:49
 

Rregullatorët amerikanë kanë miratuar një gjobë rekord prej 5 miliardë dollarësh për “Facebook-un” në lidhje me shkeljen e privatësisë.
Komisioni Federal i Tregtisë po hetonte akuzat, se kompania e konsulencës politike “Cambridge analytica”, ka shfrytëzuar të dhënat e 87 milionë përdoruesve të “Facebook-ut”. Hetimi ka nisur në mars 2018 dhe ishte fokusuar tek fakti, nëse “Facebook” ka shkelur një marrëveshje të 2011, sipas të cilës kërkohej të njoftoheshin qartësisht përdoruesit dhe të jepnin aprovim të shprehur, për të ndarë të dhënat e tyre.

Gjoba prej 5 miliardë dollarësh tani duhet të finalizohet nga divizioni civil i Departamentit të Drejtësisë dhe nëse do të konfirmohet, do të jetë më e madhja që rregullatorët amerikanë kanë vendosur ndonjëherë mbi një kompani teknologjike.