×
Hyrja
Profili

Spami tek shqiptarët, tejmase i tepruar!

Spami tek shqiptarët, tejmase i tepruar!

· 1 · 476

  • Postime: 242
  • Gjinia: Mashkull
feniksi
ne: 12-07-2009, 20:05:55


Një dukuri e përhapur në formë shqetësuese tek webmasterët shqiptarët është edhe spami. Cdo ditë shumë nga ne na vijn nga 10-30 letra spam në adresen elektronike tonë duke na “nxehur” shume. Ka dhjetra tema në forume të ndryshme kryesisht në ato të webmasterave, ku ju bëjnë apel që ta ndalin spamin sepse edhe pse anasjelltas ata më shumë e dëmtojn veten sesa që përfitojn prej saj. Adresat tona elektronike janë cdo ditë të mbushura plot me letra të tilla me tituj ex. FW: Fotot – Linda, Pse sje dal sot loqk, Qe fotot që mi lype etj… me emra dërguesish ex. Lindushe, Blerta, E zjarrta etj… kurse kur futesh në to sheh vetëm spam të ndonjë faqe me mp3.

Fitimi i spamerëve

Zakonisht spamerët që dërgojn të tilla mesazhe kanë edhe faqe të “sukseshme” me nga 3000 – 5000 vizita unike. Të gjitha këto vizita janë rezultat i dhjetra mijërave letrash elektronike të padëshirueshme të cilat janë dërguar me mailera zakonisht në hosta ilegal. Pos vizitave të shumta këta “webmastera” kanë fitim edhe nga google adsense në të cilat si rezultat i spamit marrin edhe ca klikime të mira.

Humbja e spamerëve

Mirë edhe pse anasjelltas spamerët më shumë humbin sesa fitojn, pra nqs mua dhe një numri të konsiderueshëm të personave do të na vinte një leter unë pos që natyrisht do ta fshija mënjëher ajo faqe do të fitonte urrejtjen time dhe do të humbte respektin tim pë atë si faqe dhe për webmasterin e saj. Spami është një formë e padrejtë/paligjshme e marketingut dhe është me pak fjalë e ndytë, sepse ka forma tjera marketingu shumë më efektive dhe të pastra.

Shqiptarët nuk mendojn për të nesërmen

Ai “webmaster” spammer posa dërgon spam ai humb respektin tim dhe mundësitë që nesër apo ndonjë herë tjeter të bashkpunoj me të, jo vetëm unë por edhe shumë persona të tjerë, dhe kjo sipas mendimit tim është humbja më e madhe e atij personi.

Shpresoj se ky artikull do të ua hap mendjen disa personave që na mbushin inboxin me spam letra duke shpresuar për një faqe të sukseshme.

burimi: http://granit.blog.al/?p=144