Spamming dhe Shqiptaret - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Spamming dhe Shqiptaret

Spamming dhe Shqiptaret

· 24 · 1852

  • Postime: 255
  • Karma: +1/-3
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-01-2009, 12:37:59
Nje nga metodat e fundit qe Kosovaret po perdorin per ti popullarizuar faqet e tyre eshte metoda me spamming ne emails me ane te php-mail.Ata e bejne aq te bukur nje mesazh saqe i nxisin me padurim popullin qe ta hap.Keto dit morra nje email ndersa nje subject shkruante : ZEMER PSE MKE LON ?.Me kishin ardh edhe ma perpara ksi emaila po vendosa me e hap dhe menjehere u shfaq nje websajt qe ofronte muzike shqip dhe thoshte ejani tek websajti jon se nuk do te zhgenjeheni.Me e mira ishte ne fund ku thoshte : KUJDES : Nese ky mesazh ju pengon atehere ju kerkojme ndjese!

Kur kan me e kuptu kta webmastera qe nese ju dergojne njerezve ksi emaila skan me pas vizita kurr.Kur kan me e kuptu qe nese nihere nje njeri e viziton te 2ten her nuk ko me ja lshu syt websajtit vetem per shkak te emailit te rrejshem.Osht ni metod qe nuk duhet mu perdor asesi per websajta shqiptar.Nese nihere e dergon nje email ne 10.000 usera eshte e sigurte qe do marresh 1000-2000 unique ate dite , mirepo diteve tjera do ta keni te sigurte qe ky numer do te ulet shum me shum.Atehere sygjerimi im osht qe mos perdorni metoda me PHP-Mailers, une vet kam perdor edhe e kam pa ne fund qe osht PA REZULTAT , boni ni websajt qoft me kang,dating,lajme te reja por mos beni spam.Pse mos me vendos artikuj te mire ne websajt,kang te mira..vizitort kan me ju ardh vet ska nevoj me i nxit me phpmailers, mirepo nese njeher kan me gjet lajme te mira , kang te mira atehere ta keni te sigurt qe aj person cdo dit ko me jau vizitu websajtin.

http://www.viganv.com 2009.

  • Postime: 201
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 03-01-2009, 23:26:58
Kam me shume se 2 vjet qe kam heq dore nga adresa ime e pare elektonie ne yahoo per shkak te ketyre spameve......

  • Postime: 28197
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 04-01-2009, 00:20:50
Me e bukura eshte se mua pikerisht sot shkaktari dhe perfaqsuesi kryesor i spamm-it shqiptar me kishte derguar edhe nje email falenderimi qe me kane derguar email-e spamm gjate gjithe vitit!!(?) Cfare ironie!!  ^o)

Citim
Prej me se nje viti ne mendojme se kemi sjelle tek ju gjera te kendshme dhe te dobishme.
Ne vijim ju mund te shikoni disa prej tyre, por mund te keni nevoje qe te lejoni shfaqen e fotove.
Ju mund te kerkoni ne cdo kohe heqjen e adreses tuaj nga lista jone.

info@postajuaj.com

http://postajuaj.com/

  • Postime: 211
  • Karma: +0/-4
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 04-01-2009, 00:45:03
Max te njejtin mesazh kam marr dhe une.

A thua ata mendojne se na kane bere ndonje sherbim neve me kete qe na kane derguar emaila te padeshiruar cdo jave?

  • Postime: 271
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 04-01-2009, 01:06:14
Une kam nje kendveshtrim ndryshe per cka po flisni..

sipas jush kush do ishte dallimi ndermjet:

Marketingut me email dhe Spamm-it

Pamvaresisht menyres si operon postajuaj.com
nqs ju do te donit te ofronit nje sherbim apo produkt per te shitur, (qellimi eshte te shesesh e te fitosh para) a do ta perdornit sherbimin e tyre???

Ndoshta keni prenotuar 10 dite pushime ne Mal te Zi apo Egjipt fale nje emaili prej tyre, keni shfrytezuar oferten (spamm)dhe qe ne ate moment mund tu jete dukur njoftimi me i mire..

Kur abonoheni tek nje website - ju merrni njoftime te ndryshme prej tyre, por ndodh qe merrni dhe ca te  tjera per te cilat nuk jeni abonuar, por ju nuk keni lexuar mire termat e punes, pasi diku ne ate bllokun e tekstit me germa te vogla qe nuk marrim mundimin te lexojme, thuhet se mund tu vijne emaile dhe nga partnere te sitit ku jeni abonuar, vetem se reklamimi behet nga emali i sitit ku jeni abonuar..

Valle ta quaj spamm dhe kete..

Ka ndonjeri ide se si mund te krijoje nje liste emailesh te cilen mund ta perdor pa u quajtur nje spammmer?

Valle si linden anti-viruset? ndoshta nga te njejtit njerez qe paten krijuar viruset ????

Ne kendveshtrimin tim, sa kohe qe per emaile te marra nga nje burim nuk me jepet mundesia per tu hequr nga lista e emaileve te tyre - kete email do ta konsideroj spamm.

  • Postime: 28197
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 04-01-2009, 02:24:36
Sikur te ishte rasti i dhenies me deshire te adreses time tek ky sherbimi, atehere do isha dakord me ate qe thua ti kokushta, por nuk eshte fare rasti sepse une nuk i kam dhene ndonje here postajuaj.com adresen time, as u kam kerkuar qe te me sjellin email-e. Ne kete menyre une s'kam pse u kerkoj atyre te me heqin email-in nga lista e tyre, sepse nuk ua kam dhene. Ky eshte rasti i nje keqperdorimi nga keta dhe nga ai webmaster qe ka shitur email-in tim pasi une jam rregjistruar ne nje forum (se kam idene se ku, por keshtu duhet te kete ndodhur se ndryshe s'kan nga te ma gjenin).
Cdo email i tille qe me vjen une e shenoj si spam, por keta nuk ndalohen se cdo here dergojne me adrese tjeter.

Por une mund te bej nje gje: do te mbledh cdo adrese qe vjen prej ketyre dhe do ta ve ne dukje ne vende te ndryshme online qe cdo Bot qe mbledh email ne hapesiren e internetit ta kape ate dhe ta shohin keta se cdo te thote te marresh mijera email-e ne dite.

  • Postime: 28
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 04-01-2009, 05:43:59
me kete postajuaj.com sa euro eshte me i dergu mesazhin 100.000 email-eve

  • Postime: 28197
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 04-01-2009, 11:19:53
me kete postajuaj.com sa euro eshte me i dergu mesazhin 100.000 email-eve

Lexon ti ca thuhet mesiper, apo qysh?!

  • Postime: 201
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 04-01-2009, 12:19:27
(se kam idene se ku, por keshtu duhet te kete ndodhur se ndryshe s'kan nga te ma gjenin).


Ne forumet kosovare sidomos te tipit hack apo warez eshte e modes qe anetaret lene ne nje teme te hapur nga adminat gjithe kontaktet e tyre te MSN me qellim qe te behet forumi me i madh....prandaj shume forume kosovare kane nje rritje te dukshme te te rregjistruareve.


p.s.kam edhe une nje ist me nja 8000 mail i shes :D

  • Postime: 3783
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 04-01-2009, 12:43:50

  • Postime: 271
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 04-01-2009, 16:01:34
Sikur te ishte rasti i dhenies me deshire te adreses time tek ky sherbimi, atehere do isha dakord me ate qe thua ti kokushta, por nuk eshte fare rasti sepse une nuk i kam dhene ndonje here postajuaj.com adresen time, as u kam kerkuar qe te me sjellin email-e. Ne kete menyre une s'kam pse u kerkoj atyre te me heqin email-in nga lista e tyre, sepse nuk ua kam dhene. Ky eshte rasti i nje keqperdorimi nga keta dhe nga ai webmaster qe ka shitur email-in tim pasi une jam rregjistruar ne nje forum (se kam idene se ku, por keshtu duhet te kete ndodhur se ndryshe s'kan nga te ma gjenin).
Cdo email i tille qe me vjen une e shenoj si spam, por keta nuk ndalohen se cdo here dergojne me adrese tjeter.

Por une mund te bej nje gje: do te mbledh cdo adrese qe vjen prej ketyre dhe do ta ve ne dukje ne vende te ndryshme online qe cdo Bot qe mbledh email ne hapesiren e internetit ta kape ate dhe ta shohin keta se cdo te thote te marresh mijera email-e ne dite.

E drejte, edhe une sikurse ti nuke kam dhene adresen time te emailit, por me cfare di, mundesia per te hequr emailin nga lista e tyre egziston. Sot bera proven, dhe mora nje mesazh:

Ne e morem kerkesen tuaj per heqjen e adreses nga lista.

Kjo procedure mund te zgjase deri ne dy jave.

Ju falenderojme per mirekuptimin!


Te shofim nese vertet fuksionon apo jo.

  • Postime: 3783
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 04-01-2009, 16:28:04
Ne e morem kerkesen tuaj per heqjen e adreses nga lista.

Kjo procedure mund te zgjase deri ne dy jave.

Ju falenderojme per mirekuptimin!


Te shofim nese vertet fuksionon apo jo.

E kam bere kete per nje adrese timen, por pa rezultat: akoma marr ne ate adrese spam te firmosur nga "posta e tyre".

  • Postime: 201
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 04-01-2009, 18:51:05
E kam bere kete per nje adrese timen, por pa rezultat: akoma marr ne ate adrese spam te firmosur nga "posta e tyre".

Mbase nen fjalen "hiqe adresen" fshihet fute adresen se mbase nuk e kemi ne te dhenat tona :D

  • Postime: 100
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 04-01-2009, 19:13:27
un boj spam qdo dit qdo nate 

i dergoj me shum se 100.000 emaila

kam shum Contact lista fresh permi 40MB

dhee saher qe i dergoj kom vizitor dukshem shuum.

  • Postime: 71
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 05-01-2009, 00:25:28
GoOn sish kan keq me me hjek mu nga lista haha

#15 ne: 05-01-2009, 11:37:04
Te nderuar administratore dhe anetare te “Zeri Yt”

Duke ndjekur statistikat e sitit tone postajuaj.com, vume re se se nje trafik i konsiderueshem kishte ardhur nga siti juaj. Pergezime te sinqerta!

Keshtu qe u beme kureshtare dhe erdhem tek ju me qëllimin per te pare menyren se si eshte trajtuar.

Me kete rast na lejoni qe te bejme sqarimet e mëposhtme:

Postajuaj gjate aktivitetit te saj prej mese dy vitesh ka krijuar nje profil serioz duke pranuar qe te shperndaje vetem reklama qe kemi menduar se jane te dobishme per nje audience te gjere dhe refuzuar cdo email qe nxit vest e keqia dhe bie ne kundershim me zakonet e mira tregtare.

Ne nuk pretendojme se cdo email ka qene i dobishem per te gjithe dhe kerkojme falje per bezdine.

Por ne sigurojme se me te pakten nje email i kemi shërbyer cdo shqiptari.

Ndoshta ju kujtohet emaili:

Pershendetje vellezer e motra!
Jeni te lutur qe te votoni perseri ne nje sontazh tjeter te
gazetes 'Corriere della sera',  kete radhe per pyetjen:
A duhet ta njohe OKB-ja Pavaresine e Kosoves? (Secondo voi l'Onu
deve riconoscere l'indipendenza del Kosovo?)
Duhet te votoni me 'Si' ( Po )
Linku per te votuar eshte ky:
http://www.corriere.it/appsSondaggi/pages/corriere/d_1999.jsp
Nxitoni! Sepse serbet po votojne kunder nesh.
Votoni vete dhe dergojeni kete mesazh tek te gjithe kontaktet
tuaja.
NE E PERMBYSEM REZULTATIN E SONDAZHIT TE PARE
KESHTU DO TE BEJME EDHE ME TE DYTIN
Kujdes!
Gabimisht, shume njerez kane votuar duke ju pergjigjur mesazhit.
Ju duhet te vizitoni linkun e mesiperm dhe te votoni ne te.
Zoti i bekofte shqiptaret kudo qe jane!


Ky eshte nje mesazh i iniciuar dhe shperndare nga Postajuaj
Ne nuk beme ndonje gje te madhe, por brenda 24 ore arritem qe te përmbysnim rezultatet e disfavorshme.

Rezultatet e sondazhit para dhe pas shpërndarjes tone mund ti verifikoni tek: http://www.postajuaj.com/foto/anketa.gif

Mjafton ky fakt qe cdo shqiptar te na e beje hallall bezdine qe i kemi shkaktuar.

Ketu nuk po përmendim ofrimin e shërbimit falas per promovimin e arsimit, kultures dhe cdo gjeje qe ka lidhje me to.
Por ne nuk deshishirojme qe te bezdisim kerkend.

Per kete arsye ne zbatojme deshiren e gjithsecilit qe deshiron te heqe adresen e tij nga lista jone. Ne kemi edhe 100 mije adresa te tjera ne dispozicion dhe duam te mbajme vetem ato adresa qe jane pranuese.

Persa i perket Syrgjyn-it, e lusim qe te kontrolloje saktesine e plotësimit dhe ne rast se ai perdor nje adrese @gmail e cila ne pjesen e pare te emrit ka nje pike (.), te na e dergoje adresen e tij me dhe pa pike (.)

Duke ju falenderuar per mundesine dhe uruar nje vit te mbare,

Me konsiderate
Posta Juaj

  • Postime: 3783
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 05-01-2009, 13:28:49
Persa i perket Syrgjyn-it, e lusim qe te kontrolloje saktesine e plotësimit dhe ne rast se ai perdor nje adrese @gmail e cila ne pjesen e pare te emrit ka nje pike (.), te na e dergoje adresen e tij me dhe pa pike (.)

Adresa qe kisha vene atehere per heqje eshte pikerisht ne Gmail dhe permban . (pike) ne pjesen perpara @gmail. Sapo i vendosa te dyja trajtat (me dhe pa pike) ne kutine e heqjes se adreses se e-mail.

Faleminderit per mirekuptimin.

Une ndodhem aktualisht ne Shtetet e Bashkuara dhe nuk me interesojne ofertat per tulla dhe cimento... Mbase ju mund te gjeni ndonje menyre per t'i ndare adresat ne profile sipas vendndodhjes se perdoruesit (nese dihet); per shembull, sipas adreses se IP te atyre qe vendosin adresat e tyre te e-mail ne formularin perkates ne faqen tuaj.

P.S. Votova edhe ne sondazh. ;)

  • Postime: 271
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 05-01-2009, 14:32:00
Drejtuar PostJuaj.com

Praktikisht ne c'menyre i keni mbledhur adresat e emailit?
Ne nje version te pare te websitit tuaj (dikur quhej: http://postierijuaj.eml.cc/
, tani kjo adrese nuk eshte me aktive, por nga archive.net mund te shikojme faqen sic ka qene, teksti te pakten: http://web.archive.org/web/20071026031223/postierijuaj.eml.cc/listat.html), thuhej:

Citim
Ne kemi kryer një studim në lidhje me përbërjen e adresave.

Në mënyrë rastësore ne u kërkuam 10 mijë personave që të na ndihmonin me të dhënat e tyre.

7428 prej tyre patën mirësinë t'i përgjigjeshin kërkesës tonë.

Nese kjo eshte vertet pergjigjia, si ka mundesi qe shume njerez raportojne se nuk e kane ndare me ju adresen e tyre dhe kane marre emaile nga ju? Ketu perfshij dhe veten.

Me respekt dhe sinqerisht

kokushta

#18 ne: 06-01-2009, 01:34:05
Per Kokushten.

I nderuar mik!
Ajo qe i referoheni ka te beje me perberjen e adresave. Ne ju drejtuam ne menyre rastesore 10 mije adresave duke i lutur ato qe te na pergjigjeshin per disa te dhena vetiake. Shumica e tyre u treguan bashkepunues dhe rezultatet e studimit i kemi publikuar ne faqen tone.

Persa i perket adresave, mund te pergjigjeshim edhe fare thjeshte: "Ne faqen tone eshte nje opsion per tu regjstruar ne liste", por ndershmerisht ju themi se ato i kemi mbledhur "si bleta". Kjo eshte pjese e sekretit por edhe e suksesit.

Ne Tirane behen njoftime publike per blerje adresash emaili. Per shitjen e tyre, gjithashtu. Ka edhe sherbime "konkurente" qe pretendojne se mund te shperndajne ne 250 mije adresa. Por adreset si i ka "Posta juaj" nuk i ka askush.

Pjesa me e madhe e reputacionit te postajuaj.com qendron tek njerezit qe ndodhen pas seciles adrese, te cileve ne asnjehere nuk ja kemi fshehur identitetin tone dhe refuzuar deshiren e tyre per te mos qene pjese e procesit. Eshte pikerisht kjo arsyeja qe ne e ndjeme per detyrim per t'i derguar secilit prej tyre nje kartoline urimi dhe falenderimi.

Me kete rast ju lutem na lejoni qe duke ju drejtuar juve te shuajme kureshtjen apo qetesojme alarmin e cdokujt qe mund te kete nevoje:

Megjithese procesi i cregjstrimit nga lista ka qene i hapur kurdohere dhe ne e kemi respektuar ate, gjate gjithe kohes se sherbimit te "Posta Juaj" kemi pasur rreth 1.200 kerkesa per c'regjistrim. Fushata me e fundit qe perkon me "kartolinen e urimit" solli rreth 30 kerkesa te tilla.

Me konsiderate per ju dhe gjithe anetaret e forumit,
Posta Juaj

  • Postime: 271
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 06-01-2009, 10:01:08
Ju falenderoj per pergjigjen.
Ju falenderoj dhe per heqjen e adreses time nga lista juaj.

Besoj se do te pranoni nje sugjerim:

po sikur te krijoni nje mesazh me link konfirmimi per cdo adrese qe rregjistrohet nga web-i juaj (qs kjo akoma nuk eshte bere) ne kete menyre edhe sikur dikush tjeter te rregjistroje adresen time pa dijeni time une te mund ta ni qe adresa ime eshte dhene diku.

  • Postime: 3783
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 06-01-2009, 11:31:12
po sikur te krijoni nje mesazh me link konfirmimi per cdo adrese qe rregjistrohet nga web-i juaj (qs kjo akoma nuk eshte bere) ne kete menyre edhe sikur dikush tjeter te rregjistroje adresen time pa dijeni time une te mund ta ni qe adresa ime eshte dhene diku.

   Ide e mire dhe zbatimi i saj do te ishte me se i drejte.

    Kjo sepse (per shembull) une mund te di adresen e e-mail te dikujt qe e kam inat dhe, per kete "arsye", i shtoj adresen ne faqen tuaj, pa dijenine e personit. Nese ju i dergoni mesazh konfirmimi atij personi, ai jo vetem qe vihet ne dijeni, por ka edhe mundesine ta ndaloje keqperdorimin e metejshem te adreses se tij nga persona te tjere qe ju perdorin si vegel.

    Nuk e di nese mesazhet me e-mail i dergoni ju vete, duke perdorur (ne menyre teknikisht te rreme) adresen e kompanise se ciles i ofroni sherbimin, apo u jepni listen e adresave atyre kompanive dhe ato dergojne mesazhe nga adresat e tyre te verteta.
    Kete mund ta verifikoj vete (ndonese s'mbaj mend ta kem marre ndonjehere mundimin), por besoj se e kini parasysh (ky nuk eshte kercenim) se persona me njohuri te mjaftueshme mund te perdorin jo vetem SpamCop por edhe rruge te tjera per t'i futur ato adresa perfundimisht ne listat kunder spam-it, me synim bllokimin paraprak te mesazheve qe dergohen nga ato adresa, ose te pakten zhvendosjen e tyre automatike per te folderat Junk Mail, Spam etj ne Hotmail, Yahoo! Mail dhe Gmail (midis te tjerash).

    Para ca kohesh kam permendur se do te hapej nje projekt shqiptar kunder spamit dhe se une do te merrja pjese ne te. Me sa kam marre vesh, ky projekt nuk eshte realizuar akoma, por planifikohet te vihet ne jete se shpejti -- nga njerez shume te afte -- midis te tjerash, duke shperndare edhe mesazhe informuese dhe edukuese per ato biznese apo individe qe shperndajne spam. Di t'ju them se aktiviteti i Posta Juaj ka qene shkaku i ideimit te projektit qe permenda dhe mbetet akoma nxitja numer nje e tij.

#21 ne: 06-01-2009, 11:54:44
Edhe nje here

Cdokush duhet te ndihet i qete se Posta Juaj e mbron listen e adresave me fanatizem. Ne kete kuptim nuk behet fjale qe lista te perdoret nga persona te trete.

Linku konfirmues qe sugjeroni, zvogelon sigurine. Prandaj nuk e perdorim. Dhe ata qe kane njohurite e nevojshme mund ta dine kete gje.

Persa i perket projektit antispam, Posta Juaj eshte plotesisht ne favor te tij dhe do te mbeshtese cdo perpjekje tuajen ne kete drejtim.

Ndonese ne shumicen e postimeve te meparshme vihet re nje paragjykim i fshehte, lutemi ndjehuni te qete se ju mirekuptojme ne menyren me te plote.

Posta Juaj

  • Postime: 28197
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 06-01-2009, 13:48:04
PostaJuaj, ndoshta ne Tirane eshte praktike normale te besh biznes ne kete menyre qe beni ju, por ne te vertete kjo lloj praktike biznesi nuk eshte as normale, as etike dhe nese do te kishte ligje anti-spam ne Shqiperi, atehere do te ishte edhe jolegale.

Nuk pi uje ne ceshtje biznesi te thuash "jo po na falni per bezdine, por ne kemi bere edhe te mira me punen tone".
Njerezit dhe adresat e tyre ose keqperdoren ose nuk keqperdoren. Rruge te mesme nuk mund te kete dhe nuk ka asnje lloj akti te mire qe mund te legjitimoje faktin se adresat jane marre pa lejen e pronareve te tyre dhe me to behen para.

Fakt eshte qe adresat jane mbledhur ne menyre te paligjshme, pra nuk ua kane dhene vete pronaret, sic pretendoni.
Fakt eshte se pretendimi juaj qe kushdo mund te heqe adresen nga lista nuk qendron dhe kete e kane provuar disa ketu ne kete teme. Fjale justifikese te tjera si jo duhet pa pike, me pike, dy pika etj si keto, jane fjale qe i merr era.

Keshtu une s'e kuptoj kete hyrjen tuaj ketu dhe mundimin per te justifikuar dicka qe nuk mund te justifikohet ne asnje menyre. Kjo nderhyrje eshte vetem nje mundim i kote qe s'ben gje tjeter vecse ofendon inteligjencen tone. Do kishte qene me e udhes qe thjeshte te heshtnit, ta injoronit kete teme- dhe te vazdonit punen tuaj.

  • Postime: 271
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 06-01-2009, 14:05:26

Linku konfirmues qe sugjeroni, zvogelon sigurine. Prandaj nuk e perdorim. Dhe ata qe kane njohurite e nevojshme mund ta dine kete gje.


Ka njeri qe mund te me shpjegoje kete: Linku konfirmues qe sugjeroni, zvogelon sigurine (e kujt, cfare eshte rreziku, si ta kuptoj une kete) pasi ne kete fushe nuk kam shume njohuri. Ju faleminderit.

Temat e fundit