Startup Weekend Prishtina - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Startup Weekend Prishtina

Startup Weekend Prishtina

· 1 · 678

  • Postime: 28110
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 31-10-2011, 15:35:38
STARTUP Weekend Prishtina është një ngjarje 54 orëshe gjatë së cilës ndërmarrës, zhvillues, progarmer, dizajner, e entuziastë të startups bashkohen dhe punojnë për të zhvilluar dhe ndërtuar një ide në një biznes.

Startup Weekend është vendi i përkryer për ata që dëshirojnë të lansojnë një biznes dhe që dëshirojnë të sfidojnë vetën e të fitojnë një eksperiencë unike në jetën e tyre. Për ata që dëshirojnë të kuptojnë më shumë se pse duhet të marrin pjesë, një artikull i quajtur “10 arsye për të marr pjesë në Startup Weekend Prishtina” besojmë se do të jetë i mjaftueshëm për motivim, e për ata që dëshirojnë të kuptojnë më shumë se çka tjetër i pretë në sfidën që fillon me 2 dhe mbaron me 4 dhjetor, lexoni në vazhdim.

Çka Fitoni Nëse Ju Merrni Pjesë?

- Deri në 6 muaj zyre falas në kuadër të Innovation Centre Kosovo (ICK)
- Deri në 6 muaj marketing falas në kuadër të portalit numër një në trojet shqiptare (www.telegrafi.com)
- Deri në 90 orë këshillim falas nga ekspertët e USAID/KPEP
- Crimson Capital do të ofrojë për tre vendet e para:
1. Ekipi që renditet në vendin e parë: 250 Euro
2. Ekipi që renditet në vendin e dytë: 150 Euro
3. Ekipi që renditet në vendin e tretë: 100 Euro
- Mundësi për të shndërruar një biznes në ide brenda 54 orëve dhe nën përkrahjen e mentorëve me eksperiencë të gjerë në biznes dhe startups, dhe të cilët kanë lidhje ndërkombëtare që mund t’ju sjellin deri tek investitorët
- Mundësi për tu bërë pjesë e rrjetit global të startups dhe të lëvizjes Startup Weekend, që sjellë mundësinë për të marr pjesë edhe në garat botërore prej Prishtinës.
- Mundësi për të lansuar ueb faqen e produktit brenda vikendit
- Mëngjes, drekë dhe darkë
- Shpërblime dhe befasi të tjera ju presin

Si Të Bëhet Pagesa?

Për shkak se në Kosovë siç e thamë nuk funksionon sistemi i pagesave online, pagesa duhet të bëhet duke shfrytëzuar Eventbrite dhe duke marrë së pari një biletë falas online dhe më pas duke bërë pagesën në mënyrë fizike pranë degëve përkatëse të ProCreditBank të shpërndara nëpër Kosovë. Pagesa duhet të bëhet në:

Numri i xhirollogarisë dhe emri:
1189330413000145 – Athene Kosovo L.L.C.
Adresa e kompanisë: Pashko Vasa, no. 22, Prishtinë, Kosovë

Bileta SWPrishtina 35 Euro

Kur të bëni pagesën në PCB shkruani shumë e saktë tek fusha “Shuma në Shifra” Dhe gjithashtu tek Arsyeja shkruani për profilin tuaj dhe destinacionin, për shembull: “Dizajner, Startup Weekend” ose “Marketing, Startup Weekend”

http://prishtina.startupweekend.org/startup-weekend-prishtina/

Temat e fundit