×
Hyrja
Profili

Të drejtat e autorëve shqiptarë në internet, në gjyq Google dhe Amazon

Të drejtat e autorëve shqiptarë në internet, në gjyq Google dhe Amazon

· 13 · 1469

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 02-10-2010, 15:59:53
Ndërkohë që e drejta e autorit në Shqipëri nuk gjen zbatim, autorët vendas mund ta mbrojnë veten e tyre në arenën ndërkombëtare. Vetëm pak kohë më parë, në Frankfurt të Gjermanisë, për shkak të shkeljeve autoriale, është dënuar me një gjobë prej 250 mijë eurosh Besfort Hasanaj, i cili ka humbur dy gjyqe kundër këngëtares Greta Koçi, materialet muzikore të së cilës transmetoheshin ilegalisht në internet. Zyra juridike që ka ndjekur këtë çështje, udhëhiqet nga Aldor Nini, i cili ka shpjeguar se ka marrë përsipër disa çështje që cënojnë artistët shqiptarë, duke hapur gjyq me disa kompani.

Gjithçka argumentohet me zhvillimin e të drejtave të autorit në Europë e Amerikë, sipas direktivave të lëshuara nga Europian Union, ndërsa fusha e veprimit është shumë e gjerë, duke përfshirë këtu edhe industrinë e filmave. Sipas Ninit, është kontaktuar gjithashtu me Amazon Deutschland GmbH, që shiste materialet e këngëtares Soni Malaj dhe i është kërkuar të shpjegojë zinxhirin e të drejtave autoriale. Nëse nuk e shpjegonte këtë, këngët për shitje duheshin hequr, sepse Soni Malaj nuk merrte para nga këto aktivitete të Amazon. Në gjyq, Amazon ra dakord për shkeljen, edhe pse tentoi të provonte që nuk mbante asnjë përgjegjësi, duke e krahasuar veten me një dyqan që Të drejtat e autorëve shqiptarë në internet, në gjyq Google dhe Amazon Faqet e internetit në të cilën publikohen në mënyrë ilegale materiale shqiptare, mbrohet nga Easycom Greta Koçi dhe Soni Malaj nuk e vërteton dot nëse mallrat janë të vjedhura apo jo.

Por, edhe një nga faqet më të klikuara në botë, Google, duket se ka probleme me plagjiaturën. "Ne filluam të mbronim të drejtat për autorët shqiptarë në platformat e Google dhe që në fillim pamë që Google si kompani nuk vlerësonte problemet mbi të drejtat autoriale. Kjo sjellje është tipike, sidomos po t'u referohemi çështjeve që Google ka akoma nëpër gjyqet amerikane dhe në Europë, me industrinë e filmave dhe shtëpi diskografike, si dhe me organizatën për autorët në Gjermani, GEMA", shpjegon Nini, i cili është ftuar edhe në parlamentin holandez si ekspert i kësaj fushe. Ai thotë se për momentin Easycom ka rënë dakord me Google sipas një kontrate specifike që siguron të drejtat e autorëve shqiptarë. E njëjta procedurë ndiqet edhe me iTunes SARL (Luxemburg) e shumë faqe të tjera.

F. Shahaj Koha Jone

  • Postime: 455
  • Gjinia: Mashkull
php
#1 ne: 02-10-2010, 19:15:07
hmmm ditë të mira per biznesin shqiptar të korroptuar dhe të mbushur e ndertuar ne pa drejtesi.

  • Postime: 171
  • Gjinia: Mashkull
Admirimi
#2 ne: 03-10-2010, 18:43:05
Kete demin nuk e ka merituar fare Besforti por ja qe paska ndodhur.

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 03-10-2010, 22:09:48
Kete demin nuk e ka merituar fare Besforti por ja qe paska ndodhur.

Nqs ai ka shitur materiale pa pyetur perpara ata qe posedojne te drejtat, atehere sigurisht qe e ka merituar. Ti s'mund te besh para me mallin e tjetrit dhe pa marrre leje, apo pa i dhene atij nje pjese te fitimit.

  • Postime: 171
  • Gjinia: Mashkull
Admirimi
#4 ne: 03-10-2010, 22:20:12
Max une kogja mire e njof Besfortin dhe e di qe ai nuk e ka bere kete gje por kjo "firma" Easycom kane pasur probleme te tjera me te.

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 03-10-2010, 22:30:45
Cfare problemesh?
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#6 ne: 03-10-2010, 23:19:34
I gjori Besfort! Sa krenar dukej per vulen e tij zanore qe kishte lene ne cdo video... :-[

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#7 ne: 03-10-2010, 23:23:42
I gjori Besfort! Sa krenar dukej per vulen e tij zanore qe kishte lene ne cdo video... :-[

Po me e keqa ishte se ne cdo video thoshte, kush i merr videot do hidhet ne Gjygj sikur i kishte te blera videot ...

  • Postime: 171
  • Gjinia: Mashkull
Admirimi
#8 ne: 03-10-2010, 23:34:34
Sigurisht Max e din qe Besforti ka pasur akontin e tij ne YouTube Chibis007 dhe ai akonti i eshte mbyllur dy here nga keta te Easycom kinse kane te drejtat mbi klipet dhe pasi qe ja kane mbyllur ne heren e pare per ato shkaqe ky ka larguar videot e atyre kengetarve por ka vazhduar te mbaje klipet e disa kengetareve te cilet i kane lejuar te bere kete gje, shembull eshte kengetarja me me prespektive ne viset shqiptare Dafina Zeqiri e disa tjere.

Edhe pse ka nje kohe qe skam kontakt fare sma ha mendja qe ka bere kete gje Besforti se ai pikrisht per kete qe te mos fitoje nga puna e te tjerve nuk pate vendosur Adsense ne videot e tij se ky ka qene i pari shqiptar qe eshte pranuar tek YouTube Partners e leje me te vendos kenget e kengetarve ne shitje.

Diqka informata mund te gjesh ne kete linkun e meposhte:

http://www.youtube.com/wwwbesfortde

  • Postime: 171
  • Gjinia: Mashkull
Admirimi
#9 ne: 03-10-2010, 23:45:43
Po me e keqa ishte se ne cdo video thoshte, kush i merr videot do hidhet ne Gjygj sikur i kishte te blera videot ...

Po normal qe ka thene o Berni se per ta bere nje video duhet kogja pune sidomos ky kur shume nga videot i ka gjiruar nga televizioni, dhe pas gjith kesaj pune si do ndiheshe po ti merrte ty dikush videot e tua te gateshme, ndersa kete pjesen se do ti hedh ne gjyq e ka pas thjeshte per ti frikesuar.

Pastaj se di se a e keni pare ne YouTube se tani qfar censure eshte duke ndodhur shume nga kenget hidhet vetem nje pjese e tyre dhe me nje link qe per ta blere qe shumica kushtojne 1$ apo edhe me shume :D (qmim tejet i shtrejte per Shqiperi/Kosove po flas)
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#10 ne: 03-10-2010, 23:50:28
Po normal qe ka thene o Berni se per ta bere nje video duhet kogja pune sidomos ky kur shume nga videot i ka gjiruar nga televizioni, dhe pas gjith kesaj pune si do ndiheshe po ti merrte ty dikush videot e tua te gateshme, ndersa kete pjesen se do ti hedh ne gjyq e ka pas thjeshte per ti frikesuar.

Ku qendron lodhja ne momentin qe edhe ai i vjedh nga diku tjeter? Per qejf e bente kete pune Besforti, pse duhet t'i dhimbte ne momentin qe dikush tjeter ja vidhte ketij? Ne fund te fundit do vidhte hajduti, hajdutin.  :-[
Duhet te revoltohen kameramanet, regjisoret e producentet e videove ne fjale, qe kane bere punen krijuese me videot, e jo Besforti qe bente "fotokopje".

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#11 ne: 04-10-2010, 00:13:54
250 ne fakt jane shume, por aman me te drejte. Besforti eshte me domain .de dhe normalisht e ka rregjistruar ne emer te tij keshtu edhe e e kan kapur. Duhet te ishte i vetdijeshem per kete dhe duhej te zbatonte ligjin pasi ne Gjermani dhe Europe e ruajne te drejten e autorit nuk eshte Shqiperi :) qe ben cdokush si ti doj qejfi dhe llogari sjep.

E ka hallall gjoben, por sduhet te ngelet vetem aty por dhe ne te tjere qe bejne te njejten gje.
BashKSvideo
#12 ne: 01-04-2011, 07:11:44
Sa qesharake kur lexova ket artikull genjeshtar reth legjendes shqiptar ne Youtube !
A mund dikush ta argumentoj se me te vertet Besforti esht denuar me 250,000 Euro ???
Natyrisht se ket "fore" te grekut Aldor Nini e kan "ngren"  lexuesit naiv, duke mos e analizuar dhe duke mos lexuar ne faqen e besfort.de ku esht nje histori e gjere (Artikull) per firmen manipuluese Easycom, i cili edhe ka lansuar artikulllin me te vetmin qellim qe ti mashtroj kengetaret nga Shqiperia se kinse firma Easycom ka mundesi me ju mbrojtur te drejtat autoriale, per ti manipuluar kengetaret qe pastaj te bejn kontrata me at firme manipuluese, i cili po i mashtron disa kengetar naiv duke ju fshire videot e tyre nga Youtube me qellim perfitimi materialisht duke i shitur me lek ne faqen e tij arkivashqip.com ! (e dini se nje gazetari me 10 euro ju shkruan cfareo artikulli !)

Kjo ka qen krejt esenca e kesaj genjeshtre sepse jam i sigurte se nga Besforti i faqes besfort.de nuk e ka marrur e as qe do ta marre asnje cent !

Sikur te ishte ashtu siq po lexoj me larte, me siguri se ne rast denimi prejt 250 mij euro, as Besforti e as ndonje televizion i njohur shqiptar  nuk kishte pasur mundesi te vazhdoj punen e tij, e jo siq po e shof se faqja e Besfortit jo veq nuk esht ndaluar por perkundrazi e ka rritur faqen me mbi 10.000 video me teper, plus aty ne nje video mund ta shifni se si edhe drejtoresha e Televizionit te RTV21 i jep komplimente per punen e tij ne Youtube, dhe sipas informacioneve nga burimet e aferta te producenteve kosovare dhe estrades shqiptare kemi kuptuar se Besforti ka me shkrim autorizime/leje nga dy televizionet me te njohura kosovare dhe nga shumica e estrades shqiptare, si dhe nga vet produksionet me te njohura shqiptare !

Dhe duke e pasur parasysh karieren e tij te sukseseshme si kameraman dhe puna e tij neper televizionet me te njohura shqiptare, e lidhjet e tij shum vjeqare me mediat kryesore shqiptare dhe estraden, kam pershtypjen se shum shpejt do ta fut ne burg at Aldor Ninin e Easycomit i cili po manipulon me nje neshkrim te nje shites kasetash (EmraCom) dhe ne baze te atij nenshkrimi te kasetagjis po krenohet se i ka te drejtat autoriale !

Paramendoni sikur ju te shkoni ne nje dyqan ku shiten DVD-te dhe te ju kerkoni nje nenshkrim per te ju jap te drejtat autoriale !!!

E ket trik te atij manipuluesi e ka hanger edhe YouTube te cilet ja kan aprovue sistemin i cili quhet Content-ID dhe ne baz te atij sistemi ky manipuluesi i ka nen kontroll videot neyoutube te cilat i fshin au sistem qe esht nje Tools e te cilin sistem edhe nje hajn tjeter ka aritur ta fitoj dhe tani per momentin ne Youtube, tani jan dy manipulues te cilet perfitojne nga hajnija e videove dhe i demtojne te tjeret.
Poashtu atyre manipuluesve ju pengon Besforti  te cilin e kan konkrentin me te forte ne Internet, dhe e kan te vetmin qellim ta eliminojne nga Youtube per te ja aritur qellimet e tyre te flliqura keta dy manipulues!

Por sa kam lexuar dhe sa e kam percjell punen e Besfort Hasanaj Chibis007, ai jo qe do dorezohet ndoj here, por dita e dites esht duke publikuar videot me te mira dhe me atraktive e aktuale si nje fabrike japoneze, sa qe te gjithe hajnat e manipuluesit me u mbledhur bashke me siguri se nuk kan cka ti bejne !

Sa per info kerkoni ne Youtube Search psh ne kerkim shenoni vetem "besfort" dhe do shifni se videot e tij me llogo M1 skan fund, e poashtu keto dite kam shikue edhe ne Dailymotion qe esht Partner me user "chibis" dhe disa usera tjere qe dominon ajo llogoja e famshme e tij e cila simbolizon MTV shqip!
Poashtu edhe ne faqen e tij private besfort.de vetem shikoni a mund ti numroni video arkivat....

Sa per fund e ndieva nje obligim ta them realitetin sepse jam fans i videove te tij dhe vertet ai esht revolucionari i Videove ne internet  qe esht i vetmi qe na kenaq me exkluzivitete dhe gratis, dhe duke e pasur parasysh se asnje laverdi nuk ka nga kjo pune, por vetem pasion, dhe vertet e meriton cdo lavdate !
Shpresoj se edhe vizitoret real do jen dakord me mendimin tim dhe nuk do i besojne atij grekut te easycomit i cili esht i njohur neper forumet gjermane si Abzocker (Manipukues) i madhe !