×

Teknologjia 5G - Interneti Mega i Shpejte

Teknologjia 5G - Interneti Mega i Shpejte

· 8 · 265

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 22-06-2019, 00:25:55
 

Keni dëgjuar për smartfonët me 5G? Do të dalin në treg jo shumë larg, por në vitin 2019. Risia më e re teknologjike do na lejojë të shkarkojnë një film të tërë në telefon për vetëm pak sekonda, pasi shpejtësia e navigimit dhe shkarkimeve të materialeve janë sfidat më të mëdha të teknologjisë së momentit. Super Fast 5G do jetë 10 deri në 100 herë më i shpejtë se 4G. Kjo gjë sigurisht që do ndikojë në mënyrën se si jetojmë, punojmë etj. Virtualisht çdo industri do ndikohet. Çdo gjë do jetë e lidhur në Real-time, kohë reale. Nuk mbaron me kaq, në vitin 2020, nuk do kemi nevojë të shtypim butona por të navigojmë duke i bërë kërkesat me zë. Në vitin 2023 mendohet të ketë 1 miliard përdorues të 5G./ Shihni videon http://fortune.com/2018/04/12/5g-technology-explained/ Tiranapost.al E.B

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 22-06-2019, 00:27:19
Teknologjia 5G, 50 herë më e shpejtë se 4G
Celularët e parë 5 G janë zhvilluar në Izrael në Hod Hasharon dhe do të jenë në treg në vitin 2019. Ky është lajmi që jep shefi i Qualcomm Israel, Assaf Touboul.

Qualcomm është kompania amerikane lider në botë, përsa i përket zhvillimit të çipëve dhe procesorëve për rrjetin e komunikimeve përmes celularëve. Ka një qendër kërkimi dhe zhvillimi në Hod Hasharon dhe ajo mund të konsiderohet si ADN-ja e komunikimeve për celularë.

Teknlogjia 5G konsiderohet si një ombrellë e shumë teknologjive dhe mbulon shumë sfera. E para dhe më e njohura është “Internet of Things (IoT)” – duke lidhur shumë pajisje me Internetin, të tilla si frigoriferi, ndriçimi, koshi i plehrave dhe kamerat.

Gjithsesi, sipas Touboul, fokusi kryesor është marrja e një shpejtësie të madhe interneti dhe një konsum sa më të vogël të baterisë. Kjo do të thotë se do të jetë 50 herë më i shpejtë se rrjeti i tanishëm 4G. Teknologjia 5G konsiderohet si një revolucion përsa i përket shpejtësisë në telefonat celularë.
https://businessmag.al/teknologjia-5g-50-here-me-e-shpejte-se-4g/

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 22-06-2019, 00:28:06
Teknologjia 5G, revolucion i vërtet, harmonizim dramatik i spektrit të radio-valëve
Gara globale për të ndërtuar teknologjinë 5G është në kulmin e saj, ndonëse rrjeti 4G po shtrihet në një pjesë të madhe të tregut. Ashtu si rrjeti 3G braktisi dalëngadalë tregun, duke i lënë vendin rrjetit 4G, tashmë edhe këtij të fundit i duhet të tërhiqet.
 
Kjo për faktin se vëmendja globale është përqendruar te rrjeti 5G, duke menduar se ky i fundit do t’u ofrojë internet më të shpejt, mundësinë për të hapur disa faqe njëkohësisht në aparatin e tyre celular e disa avantazhe të tjera. Por mbi të gjitha, teknologjia 5G është konsideruar si një revolucion i vërtetë.
 
Rahm Tafazolli, udhëheqës i grupit të punës të financuar nga qeveria britanike në Qendrën e Inovacionit në Universitetin e Surrey, i ngarkuar me detyrën për të ndërtuar teknologjinë 5G, thotë se 5G do të jetë ‘një harmonizim dramatik i spektrit të radio-valëve’.
 
Sipas tij, kjo përkthehet në ‘qytete inteligjente’ të ndërlidhura fort me njëri-tjetrin, pavarësisht distancës, operacione kirurgjike të ndërmarra të kryera në distancë, makina që lëvizin pa qenë nevoja për të pasur drejtues tek to, por që kontrollohen nga larg nëpërmjet aparatit telefonik e të tjera avantazhe.
 
Të gjitha këto tregojnë se 5G do të revolucionarizojë mënyrën tonë të jetesës duke u kursyer kohë prindërve për të marrë fëmijët nga kopshti apo shkolla, por ndoshta edhe duke i shtuar të tjera ‘doza’ sedentarizmi shoqërisë moderne. Megjithatë, për momentin është ende shpejt, pasi kjo teknologji akoma nuk është gati, megjithëse rruga ku po punohet është ajo e duhura, siç thotë Tafazolli. /Agjensia e Lajmeve Sot News/

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 22-06-2019, 00:28:38
Teknologjia 5G, Shqipëria nis procedurat për përdorim në 2020-ën
Në 2020 Shqipëria do të nisë procedurat për futjen në përdorim të teknologjisë 5G, e cila mundëson internet të shpejtë përmes telefonave celulare dhe apo pajisjeve të tjera të lëvizshme.

Aktualisht brezat e frekuencave 5G janë në përdorim nga subjekte të ndryshme, dhe për lirimin e këtyre frekuencave planifikohet të bëhet kompensim financiar.

Paratë do të merren nga licensat që do të shiten në ankand. Aktualisht në Shqipëri kompanitë celularë kanë në zbatim teknologjinë 4G, ndërkohë që është në zbatim e sipër një plan për stabilizim e këtyre frekuencave në brezin e frekuencave që ishin në përdorim për transmetimet televizive analoge. Qeveria dhe AKEP do të përcaktojnë numrin e licensave, vlerën minimale të tyre dhe afatin kohor të përdorimit të frekuencave, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 22-06-2019, 00:30:08
5G-ja, teknologjia që do të trondisë ekonominë. Teknologjia 5G pritet të shfaqet për publikun e gjerë në fund të vitit 2019 dhe premton një shumfishim me 1 000 të performancës së internetit, madje kjo teknologji do të mundësojë një zhvillim të shpjetë të objekteve të ndërlidhura, shkruan e përditshmja franceze në faqen e saj të internetit, “LesEchos.fr”.
Kjo teknologji ende nuk është bërë realitet dhe nuk është e mundur të përdoret nga publiku i gjerë.
Por 5G-ja është tashmë në gojën dhe në mendjen e të gjithë akorëve të telekomunikacionit, të gjithë janë duke rritur investimet dhe partneritetet për të qenë të sigurt se nuk do të humbasin trenin e duhur të shpejtësisë më të lartë të komunikimit.
Çfarë do të sjellë kjo gjeneratë e re e teknologjisë së lëvizshme?
5G-ja premton një shumfishim të performancës së rrjeteve me 1000 herë dhe do të mundësojë një rritje të fuqishme të përdorimit të objekteve të ndërlidhura.
Për pesë vite, volumi i të dhënave që do të tranzitojnë në rrjete do të jetë 10 000 herë më i lartë, me një ngadalësi më të ulët se sa 1 milisekondë, kundrejt 50 milisekonda që është sot.
12,3 trilionë dollarë për ekonominë botërore
Kabineti anglez, “IHS Markit” i vlerëson në 12,3 trilionë dollarë dhe në 22 milionë vende pune përfitimet nga teknologjia 5G për ekonominë botërore deri në vitin 2035.
Kjo do të sundojë të gjithë sektorët e ekonomisë, nga financa tek industria prodhuese duke kaluar nga transportet dhe ndërtimi.
Gjigantët e telekomunikimit kanë filluar të lëvizin.
Në fillim të majit, operatori i tretë telefonik në SHBA, “T-Mobile US”, njoftoi se dëshiron të fillojë instalimin e një rrjeti të gjeneratës së pestë në tregun amerikan që në vitin 2019 dhe ka vendosur si objektivë një mbulim kombëtar me rrjet 5G deri në vitin 2020.

Evropa kërkon të jetë lideri botëror në 5G
Në kahun evropian, ambicia është që të jetë lideri në shtrimin e 5G-së, deklaroi komisioneri për Ekonominë Informatike, Gunther H. Oettinger, në shtator 2016, ndërkohë që paraqiste planin e veprimit që i dedikohej kësaj teknologjie.

Brukseli i vlerëson në 500 miliardë euro investimet e nevojshme në dekadën e ardhshme, ku një pjesë e madhe do të vijë nga operatorët e telekomunikimit./ https://www.alsat-m.tv/5g-ja-teknologjia-qe-do-te-trondise-ekonomine/

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 14-10-2019, 11:07:40

 

Shqipëria po përgatitet për futjen e teknologjisë 5G në telefoninë e lëvizshme. Hapi i parë është monitorimi i frekuencave nga AKEP, për përcaktuar më pas përdorimin e brezit. Do të ndiqet e njëjta procedurë si ajo me lirimin frekuencave nga transmetimet analoge. Në 2020 do bëhen provat e para, ndërsa televizoneve do u jepet në përdorim një brez i ri frekuencash, pasi ato aktuale do të përdoren për transmetimet 5G.

Licensat 5G do u shiten ne ankand operatorëve e celularë, kurse televizonet do të kompesohen për ndërrimin e frekuencave. Ndërkohë nga ana tjetër përmes ngritjes së sistemit të monitorimit AKEP po kontrollon frekuencat për transmetimet e paautorizuara, e thënë ndryshe pirate. Janë 5 stacione fikse dhe 1 i lëvizshëm.

Me sistemin e monitorimi të frekuencave zbulohen ndërhyrjet e sinjaleve, si dhe mundesohet matja e rrezatimeve elektro-magnetike nga antenat. https://www.lajmifundit.al/2019/10/12/teknologjia-5g-se-shpejti-vjen-edhe-ne-shqiperi/

Telekom Albania merr licensën për përdorimin e brezit të frekuencave 800 MHz. Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z. Ilir Zela i dorëzoi sot Drejtorit të Përgjithshëm të Telekom Albania, Z. Emil Georgakiev, autorizimin mbi të drejtat e përdorimit të këtij brezi. Ky hap çel rrugën për përmirësime të mëtejshme të rrjetit dhe për zgjerimin e kapaciteteve. Abonentët do të përfitojnë rrjet më të fuqishëm, shpejtësi më të lartë interneti, mbulim me internet 4G dhe 4G+ në zona të largëta, si dhe navigim pa ndërprerje edhe në brendësi të godinave. Këto përmirësime do të ndjehen shumë shpejt në përdorim nga abonentët.

Gjithashtu, brezi i frekuencave 800 MHz është brezi i fundit i gjeneratës 4G duke i hapur rrugë gjeneratës së re 5G, e cila ndër të tjera do të jetë një bazë e fortë për zhvillimin e “Internet of Things.”

Z. Zela, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme investimet e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike për zhvillimin e sektorit dhe ekonomisë në tërësi, shprehu angazhimin për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e mëtejshëm të telekomunikacionit nëpërmjet teknologjive 4G dhe në të ardhmen 5G, në funksion të shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët.

Ndërsa Drejtori i përgjithshëm i Telekom Albania, Z. Georgakiev, u shpreh se ky është një hap që do të japë mundësi për të ofruar shërbime më të mira për abonentët. Investime të tilla bëhen që cilësia e rrjetit të jetë në lartësinë e duhur për të përballuar zhvillimet e mëdha teknolodjike.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi situatën aktuale të tregut të telekomunikacionit në vend, perspektivën dhe zhvillimin e infrastrukturës së telefonisë së lëvizshme. https://www.lajmifundit.al/2019/10/07/telekom-albania-rrit-cilesine-e-sherbimit-i-hap-rrugen-gjenerates-se-re-5g/

  • Postime: 4215
Charlie
#6 ne: 14-10-2019, 15:41:33
Heren e fundit kur isha ne Shqiperi, e perdorja rrjetin 4G me Vodafone. Me la mbresa shpejtesia, dicka qe ne Kosove ka ende probleme te theksuara ky brez.

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 06-11-2019, 20:21:17
Ajo që po përflitej prej ditësh është bërë realitet. Ndërsa kompanitë celulare shqiptare po përgatiten për të futur teknologjinë 5G, që siguron internet me shpejtësi të lartë dhe me transferim më të madh të dhënash, diplomatët dhe ‘agjentët’ amerikanë po ushtronin presion ndaj atyre, që tashmë kanë bërë edhe kontratat e para në Kinë, që kjo teknologji të mos importohet nga gjigandi i telefonisë Huawei. Me sa duket punë nën rrogoz ka qenë e pa mjaftueshme deri sa ambasada USA në Tiranë, doli me një njoftim në faqen e saj në Facebook, aty ku zakonisht publikon videot për reformën në drejtësi, për ti’u drejtuar direkt qytetarëve shqiptarë.

“Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja? Nënteksti i këtij mesazhi të shoqëruar edhe me një foto antenash celulare është i dekriptueshëm lehtë.

Por për ata që nuk e kanë kuptuar mirë mesazhin e së dielës, e ngarkuara me punë e ShBA në Tiranë ka qenë më ekspicite: “disa gjëra në Shqipëri nuk janë për shitje” ka theksuar ajo duke kundërshtuar tekoologjinë kineze por duke hedhur poshtë edhe aludimet e disa mediave opozitare se qeveria e Tiranës ishte pro importimit të saj.

Për të mos lënë asnjë shteg për keqinterpretim, që u shtua nga disa artikuj spekulativë në media se Rama po pranonte teknologjinë kineze pas dështimit të përppjekjeve për një takim me Trump, dje mazhoranca nxori kreun e grupit parlamentar Taulant Balla për tu reshtuar përkrah qëndrimit amerikan.

Po përse i gjithë ky shqetësim dhe çfarë qëndron në sfon të tij?

Shqetësimi amerikan është për gjigandin “Huawei” me të cilin kanë kontaktuar disa ndërmjetës shqiptarë dhe të cilit administrata Trump i ka shpallur një luftë pa kompromis. Lapsi.al i është kthyer debatit botëror që po zhvillohet për këtë temë.

Në fund të nëntorit të një viti më parë ëall Street Journal theksonte se administrate amerikane ka shpallur një luftë të gjërë për të bindur qeveritë dhe kompanitë celulare të vendve aleate të heqin dorë nga instalimi i paisjeve “Huawei”. Sipas saj sidomos në vendet ku ndodhen baza amerikane do të shihej me sy të keq përdorimi i kësaj teknologjie që kërcënonte sigurinë e ushtarakëve amerikanë. Kërcënimi bëhej i qartë: ose teknologjinë kineze, ose mbrojtjen e Uashingtonit.
Kësaj thirrje i janë përgjigjur Australia, Japonia dhe Zelanda e Re të cilët përveç SHBA-ve e kanë përjashtuar gjigandin kinez nga rrjetet e tyre kombëtare.

Por sherri gjigand do të plaste në pranverën e këtij viti mes dy personazheve tepër të njohur për botën shqiptare. Nga njëra anë kancelares gjermane merkel dhe në anën tjetër abasadorit amerikan në Berlin që tash së fundi u caktua edhe i dërguari i Trump pr dialogun Serbi –Kosovë, Richard Grenell (foto e madhe lart).

Gjermnia kishte vendosur të hapte tenderin për teknologjinë 5G për kompanitë e saj Deutsche Telekom, Telefonica O2, Vodafone et 1 & 1 Drillisch, të cilat nuk i përjashtonte nga përdorimi i teknologjisë së “Huawei”.

Por kjo i revoltoi amerikanët. Ambasadori Grenell i dërgoi një letër shantazhuese ministrit gjerman të ekonomisë, Peter Altmaier. Sinjali ishte i fortë. Nëse ju nuk përjashtoni kompaninë kineze, ShBA mund të zvogëlojë ose të ndërpresë bashkëpunimin në fushën e zbulimit.

Ultimatumi gjerman u prit me indinjatë në Berlin dhe kancelarja Mekel u detyrua të reagojë publikisht. “Ne do ti japim një shanc gjithkujt, pa u treguar “naivë” ishte reagimi i saj që do të thoshte se kinezët nuk do t’i pengonte, por duke i vënë njëkohësisht kushte të forta në lëmin e sigurisë.

Sipas amerikanëve “Huawei” është në shërbim të drejtpërdrejtë të partisë komuniste kineze dhe të shërbimeve secrete të Pekinit.

Përpos fakteve në këtë legjendë ka ndihmuar edhe historia personale e themeluesit të saj, Ren Zhengfei, i cili gjatë revolucionit kulturor ka qenë inxhinjer i ushtrisë kineze. lapsi.al