×
Hyrja
Profili

The Huffington Post shitet për 315 miljonë USD

The Huffington Post shitet për 315 miljonë USD

· 1 · 610

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 12-02-2011, 01:40:27
The Huffington Post, blogu i famshëm politik i krijuar nga Arianna Huffington, Kenneth Lerer dhe Jonah Peretti në vitin 2005, u ble të hënën nga AOL për 315,000,000 USD. The Huffington Post mbledh rreth 25 miljonë vizitorë unikë çdo muaj dhe është kthyer në një nga faqet më të nxehta të debatit politik në ShBA. Blogu shumë popullor njihet për animin majtas në politikën redaksionale, duke ngritur dy pyetje; e para, nëse koha e mediave pa bindje apo këndvështrim politik ka mbaruar; dhe e dyta, nëse sot një blog vlen po aq sa një gazetë.

I fokusuar tek opinionet më tepër se lajmi klasik, Huffington Post,  një blog me këndvështrim të majtë, lulëzon kur mediat klasike të lajmeve po japin shpirt. I ngjashëm me Peshkun pa ujë në shumë aspekte, rëndësia e Huffington Post qëndron në faktin se opinioni shpesh i shpreh të vërtetat që raportimi klasik i lajmit për arsye etike nuk i nënvizon dot. Në vend të zbardhjes së thatë të një ngjarjeje, opinioni tenton të thotë dhe të argumentojë të vërtetën që nuk duket në kamerat, kjo është ndoshta arsyeja pse gjithnjë e më shumë njerëz duan të lexojnë dhe komentojnë në blogje.

Sipas vetë krijuesve të HP, vlerën e vërtetë (315m) një blogu ia japin komentet e lexuesve, të cilët sot nuk duan vetëm të lexojnë lajmet siç ua jep redaksia,  por të thonë të tyren në lidhje me sa po ndodh.

Pa e fshehur natyrën e vet subjektive, Huffington Post ofron një formulë fituese për politikën në rrjet, njësoj sikur FOX News apo MSNBC shënojnë sukses duke u pozicionuar politikisht në TV.  Në Britaninë e Madhe njihet fakti se “The Guardian” është gazetë me linja redaksionale dhe opinione të majta (aq sa për njerëzit me bindje të majta në angli ekziston epiteti Guardian reader), sikundër “The Daily Telegraph” është publikim konservator, i djathtë. Por a do të thotë kjo se koha e mediave të papozicionuara dhe të barazlarguara nga palët në politikë ka marrë fund?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje askush nuk e ka, endè.

Nga Blendi Salaj
http://www.peshkupauje.com/2011/02/the-huffington-post-shitet-per-315-miljo
 

Libohova Post

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 19-03-2020, 13:20:24
nga M A X
Lindja e Mesme post-amerikane

Nisur nga M A XRubrika Lindja e Mesme

Postimi i fundit 22-12-2019, 22:49:08
nga M A X
illyrian-post.com

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 29-05-2019, 11:26:06
nga M A X
lajme.info - sa mund te shitet ?

Nisur nga lajmeRubrika Tregu Webmasterave

Postimi i fundit 18-01-2014, 16:27:26
nga lajme
Shitet domain Shitblerje.biz

Nisur nga Dr0mAsRubrika Tregu Webmasterave

Postimi i fundit 30-12-2013, 21:30:12
nga Dr0mAs