TikTok - Trendi me i ri ne fushen e mediave sociale - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

TikTok - Trendi me i ri ne fushen e mediave sociale

TikTok - Trendi me i ri ne fushen e mediave sociale

· 4 · 3975

  • Postime: 28043
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-11-2019, 22:25:06
 

Aplikacioni ku postohen video u shpërhap me shpejtësi dhe pushtoi çdo cep të internetit. Teksa kompania pas TikTok vijon të zgjerohet dhe krijuesit që e përdorin i dedikojnë gjithnjë e më shumë kohë, TikTok po bëhet po aq popullor sa YouTube apo Twitch. Zakonisht, famën e shoqërojnë pyetje, kështu që, le t’u përgjigjemi.

Çfarë është TikTok?

Përdoruesit e TikTok e përdorin aplikacionin për të krijuar video të shkurtra, zakonisht me muzikë në sfond. Shumica e videove në platformë realizohen nga njerëz të thjeshtë që kërcejnë e këndojnë para kamerës me këngë popullore në sfond. Video të tjera fokusohen te skeçe të shkurtra komike, porsi Vine.

TikTok është kthyer në një nga aplikacionet për video të shkurtra më të mëdha në botë, por s’ka qenë gjithmonë kështu. Kur u publikua për herë të parë në vitin 2016, ishte një aplikacion i panjohur kinez, i quajtur Douyin. U ribrandua për përdoruesit amerikanë edhe pse teknikisht janë i njëjti aplikacion. Douyin përdor servera të ndryshëm nga TikTok për t’iu bindur censurës kineze. Aplikacioni mori vrull në 2017-n, kur u lançua në Amerikë, por shumica e përdoruesve u regjistruan pas shkrirjes me Muscial.ly.
Lapsi.al

  • Postime: 1113
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 20-11-2019, 16:42:29
Kisha lexuar me pare per kete kjo tema ketu, por e hoqa pasi nuk më terhoqi kushedi.

  • Postime: 28043
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 20-11-2019, 20:32:03
Gjeneratat e reja, ate te lindur pas viteve 2000, jane te cmendur pas tij. Ne si gjenerate me e vjeter se shohim si interesant. E njejta gje eshte dhe me Snapchat.

  • Postime: 7086
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 21-11-2019, 09:21:08
Tik tok-un, e kam dëgjuar per here te pare nga nxënësit e shkollave ne autobus.Bera kete, postova ate. Te vegjël per postime, por mosha ndryshohet kollaj fare😒

Temat e fundit