×
Hyrja
Profili

Top 100 faqet shqiptare [sipas fjalaime.ch]

Top 100 faqet shqiptare [sipas fjalaime.ch]

· 12 · 1877

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-09-2011, 00:00:01
Karakteristikat të cilat janë marrë parasysh për realizimin e kësaj radhitje janë: vizitat në faqe (bazuar në disa vlerësues), shpërndarja e fletave në motorët e kërkimit (bazuar në motorët më të njohur të kërkimit), vlera e emrit të faqes, vlera e përmbajtjes si dhe stabiliteti i vizitorëve në faqe. http://fjalaime.ch/?page_id=1055

  • Postime: 956
  • Gjinia: Mashkull
whitesnake
#1 ne: 28-09-2011, 09:07:04
O fjalaime mos e merr per fyerje por nga kush vleresues e nxorre vendin e pare??
Po vendin e 6 dhe te 7, 10, 12, 14, 15, 16??

Lali nuk e di a e di ti!! Por ekziston nje vleresues i tille qe eshte me i miri me asnjeanesi dhe me i respektuari dhe eshte: http://www.google.com/adplanner/

Here tjeter o vleresues faqesh kur te besh vleresime faqesh listoji duke kerkuar ke ajo qe dhashe une me siper (http://www.google.com/adplanner/) dhe jo duke ja fut rrumpalle kot OK Lali, qe gjoja na nxirrke faqet me te vizituara dhe gjoja sipas vleres dhe emrit te faqes, dhe q'eshte me e rendesishmja po sipas vlereuesve te ketij tipit na nxirrk edhe vleren  e përmbajtjes se faqes, po a e di ti mor lali qe na nxirrke faqet me te vizituara dhe me permbajtje me me vlere qe te gjitha ato media qe kam listuar une me siper (sipas listes tende, biles edhe shume te tjera me poshte) sipas renditjes tende te famshme, e vjedhin lajmin, aaa nuk e dije, po ja ta them une E VJEDHIN LAJMIN biles ngadonjehere duke mos i hequr as edhe nje presje, dhe sikur te mos mjaftonte kjo nuk te vene as burimin se nga kush apo ku e vjedhin lajmin.

O fjalaime njerez si puna jota kane per ta lene mbrapa webosferen shqiptare duke mos treguar respekt, sinqeritet dhe vleresim per punen e tjetrit.

Te gjithe atyre qe i interesojne se kush nga faqet shqiptare jane me te vizituara dhe me te vlersuara njekohesisht ju sugjeroj te hapni kete link: http://www.google.com/adplanner/

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#2 ne: 28-09-2011, 10:08:18
Ketu mungon Tiranachat.net qe eshte nga me te vizituarat dhe me te indeksuarat

trik marketingu eshte ky.

  • Postime: 4
fjalaime
#3 ne: 28-09-2011, 10:38:39
Përshëndetje,
nuk është lloj i komunikimit të cilin e pëlqej për të bërë një pune, megjithatë shkrimet këtu më detyrojnë që së paku të them dy fjalë rreth listës dhe reagimeve.

whitesnake - fjalaime.ch nuk i mban anën asnjërës nga faqet në listë. Do të ishte e pa logjikshme të bëhej një manipulim i vetes sime dhe e lexuesve. Fundja, lista nuk bëhet për asnjë interes, por vetëm si listë informuese për vizitorët të cilët për shumë nga faqet as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë. Akuzat tuaja, për manipulim, janë të pa baza dhe fyes. Mos përdorimi i një vlerësuesi dhe përcjellësi si adplanner mund të jetë dobësi megjithatë nuk paraqet manipulim, sepse merren parasysh 8 vlerësues për një radhitje e cila bëhet (faqet mund të ekzistojnë e të mos jenë në listë meqë nuk i njoh të gjitha faqet). Për fund, lista gjenerohet dhe përmirësohet për gati 1 vit, kështu që për të parë nëse është manipulim, apo tentim për të sjell diçka të dobishme për lexuesit duhet të përcillje versionet. Kjo nuk është listë e vjedhur, por e përpiluar me mund të sinqertë.

UrL - faqja që ju përmendët, ekziston në listë. Dhe siç ceka më sipër, fjalaime ska asnjë qëllim marketingu, sepse ne nuk njohim asnjë nga edituesit e faqeve, fundja shumë nga faqet nuk i kam njohur fare para fillimit të përpilimit të listës.

  • Postime: 956
  • Gjinia: Mashkull
whitesnake
#4 ne: 28-09-2011, 11:00:01
Edhe nje here
Mos ma merr per ters kete reply fjalaime, por eshte fyese per mua si te duash ta marresh edhe si perdorues i zakonshem i internetit apo edhe si webmaster qe jam, te te shoh albeu.com ne vendin e pare te listes tende dhe ikub.al ne vendin e 6 biles edhe disa faqe te tjera me poshte qe nuk po jua permend emrin.

Pra thjesht dhe paster publikimi i asaj liste eshte fyese per mua dhe per kedo qe eshte nje perdorues i zakonshem i internetit, pra une mendoj qe eshte thjesht nje marketing i paster, dhe njekohesisht duka fyer edhe perdoruesit e internetit si edhe webmasterat qe shohin ate liste.

Albeu.com ne vendin e pare???
Dhe ikub.al ne vendin e gjashte???

  • Postime: 4
fjalaime
#5 ne: 28-09-2011, 11:11:55
whitesnake - ky do të jetë komenti im i fundit mbi këtë çështje. Sipas teje mund të jetë e pa logjikshme dhe fyese puna e faqeve që ti përmend dhe të tjerat që ti nuk pëlqen dhe ti nuk mendon se duhet të gjenden diku në listë.
E kuptoj entuziazmin tënd, sepse për ty faqet mund të jenë të pa njohura dhe të pa pëlqyera kështu që të duket se sikur ti nuk i viziton ato faqe, askush tjetër nuk i viziton.

Për hir të sinqeriteti në përpilimin e listës dhe për hir të lexuesve të cilët dëshirojnë të njohin më shumë faqe shqiptare, unë e potencoj edhe një herë se lista nuk ka asnjë qëllim marketingu. Pastaj, jo vetëm ti, whitesnake, ke përvojë me internet dhe me çështje interneti kështu që nuk duhet të fyesh punën e të tjerëve me pretekst të mbrojtjes të së vërtetës.

Sa i përket doubleclick ad-planner nga Google, ka të metat e veta siç kanë edhe vlerësuesit tjerë, kështu që nuk e ke me të drejtë dhe është manipulim nëse thua se është vlerësuesi i cili duhet përcjellë. Edhe vlerësuesit të cilët unë marr parasysh kanë të metat e veta, por unë kombinoj vlerat e arritura, i harmonizoj me një parametër të caktuar dhe e vë listën relative të faqeve shqiptare.

Sido që të jetë, nuk do të ishte logjike të mos kishte reagime të këtilla, fundja unë kam përvojë më lexues të tillë të cilët kanë pikëpamjet dhe interesat e veta. Kjo nuk do të më pengojë të ndihmoj lexuesit edhe më tej. Kështu që mund të përcillni listën, nëse dëshironi, edhe në freskimet e ardhshme.

Për hir të sinqeriteti ndaj jush, ju them që kishit të drejtë që gen.al nuk duhej futur në listë sepse nuk ishte faqe që duhej futur. Faleminderit për reagimin për këtë faqe.

Përshëndetje.

  • Postime: 956
  • Gjinia: Mashkull
whitesnake
#6 ne: 28-09-2011, 11:22:47
fjalaime nje koment te fundit te lutem, mund te na i thuash se ne cilin vleresues te faqeve je mbeshtetur per te perpiluar listen tende??

  • Postime: 118
  • Gjinia: Mashkull
ByOne
#7 ne: 29-09-2011, 03:19:43
un mendoj se kjo list nuk eshte i vertet jo pse faqja ime seshte aty ;D  por sinqerisht mendoj se ka faqe tjera shume me te vizituara te cilat jane ne ate list. si psh eshte mesazhi.com (jo marketing) kjo faqe vizitohet shume..

  • Postime: 4
fjalaime
#8 ne: 15-04-2012, 23:26:57
Fjalaime.ch freskon listë e top faqeve shqiptare, por fatkeqësisht duke e zvogëluar (për shkak të rritjes së efikasitetit në analizë)  në vetëm Top 50 faqet shqiptare. http://fjalaime.ch/top-50-faqe-shqiptare/

  • Postime: 1111
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#9 ne: 16-04-2012, 01:28:16
Jo po i hedhim nje sy ;) mos jemi gabimisht aty :P

  • Postime: 956
  • Gjinia: Mashkull
whitesnake
#10 ne: 16-04-2012, 14:00:54
O fjala juaj do isha kurioz te dija nga ju/ ti (nese mundeni sigurisht): Se si e keni nxjerr kete lloj rezultati?

Faleminderit!

  • Postime: 4
fjalaime
#11 ne: 16-04-2012, 17:30:56
O fjala juaj do isha kurioz te dija nga ju/ ti (nese mundeni sigurisht): Se si e keni nxjerr kete lloj rezultati?

Faleminderit!

Mendoj se më herët në koment u kam shkruar rreth kësaj çështje megjithatë, po e bëj më të qartë.

Lista formohet duke marrë parasyshë disa karakteristika dhe matës . Kuptohet përmes burimeve sa më të besueshme të informacioneve në internet psh sic janë përllogaritjet e mundshme përmes bazës logjike të wolframalpha.com.

Karakteristika e parë që merret parasysh për të eliminuar faqet është vizitueshmëria. Të gjitha faqet që njoh e që ndërkohë gjej (tani rreth 1000 faqe) i fus nën këtë kriter. Kështu për të përpiluar Top 50 faqet, rreth 100 faqe në "kokë" të listës së këtij kriteri pastaj i trajtoj me të gjitha kriteret tjera.

Kriteret që i marr parasysh janë: vizitueshmëria, shpërndarja e materialeve, vlera e emrit, stabiliteti i vizitave në afat të caktuar, shpërndarja e nyjeve nëpër disa motor kërkimi, madhësia e bazës së materialeve, ...

Nga kjo mund të shihet se nuk përpilohet lista e 50 faqeve më të vizituara, por lista e faqeve më me vlerë për një afat të caktuar kohorë (sepse në përpilimin listës së faqeve më të vizituara atëherë lëvizja e faqeve është e madhe dhe gjasat për rezultate të pa sakta janë më të mëdha)

Për fund, si përsëritje, lista nuk vë në marketing asnjë nga faqet, mban neutralitet dhe nuk është 100 % e saktë. Këtë nuk arrinë dot të e bëjnë baza të mëdha të të dhënave si Google, Microsoft, Amazon, e si do ta bënte Fjalaime.ch. Megjithatë, lista është stabile sepse kombinon mbi 20 burime të dhënash.