Top 100 sitet tek Alexa - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Top 100 sitet tek Alexa

Top 100 sitet tek Alexa

· 28 · 2580

  • Postime: 255
  • Karma: +1/-3
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-03-2008, 12:27:29
Hey.. kisha një pyetje?
Dini gjë ku mund te shikohen top100 sitet shqiptare ne alexa?

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 21-03-2008, 12:44:08
http://www.alexa.com/browse/general/?&CategoryID=92971&mode=general&R=True&Start=1&SortBy=Popularity

Zeri YT! Qenka i gjashti! Paska dhe pak pune per ta derguar ne krye :D

  • Postime: 404
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 21-03-2008, 13:25:01
http://www.alexa.com/browse/general/?&CategoryID=92971&mode=general&R=True&Start=1&SortBy=Popularity

Zeri YT! Qenka i gjashti! Paska dhe pak pune për ta dërguar ne krye :D

Po shikoja listen edhe me gjate dhe zeriyt.com kihste edhe nen-forumet ne liste prsh zeriyt.com/webmaster  me nje fjale nuk ke pse qahesh.
 :P

  • Postime: 255
  • Karma: +1/-3
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 21-03-2008, 15:05:35
Si eshte puna e ksaj?
Sepse se shoh faqen time ndokund.. dhe sipas vizitave mund te ishte aty ne faqen e 3te  :D

Shoh qe jan mire te vendosura ato qe jan faqe me te "moshuara".

  • Postime: 80
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 21-03-2008, 21:04:44
ZemerShqiptare ne vendin 15.. :S :D

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 22-03-2008, 01:14:01
Mos u gezoni ose merzisni kot, pasi ato statistika nuk jan te vërteta, nuk është ai trafiku i vërtetë.
Po ju bëj një shembull faqe si denycomputers.com kan 2 fishin e vizitoreve te forumit zeriyt.com edhe nuk rezulton fare ne list :) . Mënyra se si bëhen këto statistika është paksa qesharake. Gjithashtu faqe si Kosova.de Dardania.de jan super faqe dhe ne list nuk duken, www.gazeta-shqip.com po ashtu. Perdorni statistika te Motigo ose Google, vetm atyre u besoni dhe ne ato bazohuni. Kjo eshte keshilla ime te cilen mund edhe ta injoroni nese sju pelqen.  :)

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 22-03-2008, 10:33:52
I ka denycomputers.com 20 mije unike ne dite?

  • Postime: 255
  • Karma: +1/-3
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 22-03-2008, 10:57:12
MAX.. edhe mua me duket pak e quditshme , jo qe ste besoj ty per uniket po per alexa.
Nese shikon per zerikosovar tek alexa dhe ben vs me zeriyt del qe zeriyt vertete eshte goxha sitit tim..ama une kam 1300-1500 unike.. dhen ese do te ishin aty 20000 unike une mendoj qe shigjeta do te ishte shum lart...
nuk e di.. po nuk e kuptoj ket pune shume mire.. po ndoshta edhe mund te kem gabuar.
kalofshit mire!

  • Postime: 27103
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 22-03-2008, 13:45:13

Po ju bëj një shembull faqe si denycomputers.com kan 2 fishin e vizitoreve te forumit zeriyt.com edhe nuk rezulton fare ne list :) . Mënyra se si bëhen këto statistika është paksa qesharake. Gjithashtu faqe si Kosova.de Dardania.de jan super faqe dhe ne list nuk duken, www.gazeta-shqip.com po ashtu.

Po e shoh tani kete denycomputers dhe aktualisht ka 65 vizitore online, ndersa ketu jane me shume se 1000, plus qe e paska masakruar me reklama dhe i ben thirrje vizitoreve klikoni mbi baner, me sa di une kjo eshte e ndalume nga goole.

http://denycomputers.com/muzik2007.htm

Ndersa gazeta shqip ka me shume se 1 muaj qe ka probleme te vazhdueshme, me zi hapet faqa, mund te shikosh vetem shkrimet ne faqe te pare po kur futesh ne faqet e brendshme, duhet 1 ore me u hapur ose nuk hapen fare, Top-Channel ka probleme me Serverin sidomos kete muaj shume here nuk hapet faqa, ndoshta dhe nga ajo qe ka trafik shume, se shume veta futen nga puna e Big Brother.

Kurse Dardani.de eshte faqe shume e vizitume, ka shume qe ekziston dhe ska probleme, nuk e di pse nuk eshte ne liste.

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 22-03-2008, 22:57:31
I ka denycomputers.com 20 mijë unike ne ditë?

denycomputers i ka publike statistikat kur e shihja unë arrinte 11000 a 12 000 Ip unike ne ditë. Mjafton ti vendosesh edhe ti statistikat e motigo.net dhe ke për të parë qe kështu është :) . Alexa.com ndoshta ka një kuptim për disa faqe te huaja te mëdha.. por jo për shqiptarët qe gjejne 101 mënyra për tu renditur lart ne alexa ;) .

Po e shoh tani këtë denycomputers dhe aktualisht ka 65 vizitore online, ndërsa këtu janë me shumë se 1000, plus qe e paska masakruar me reklama dhe i bën thirrje vizitoreve klikoni mbi baner, me sa di unë kjo është e ndalume nga goole.

http://denycomputers.com/muzik2007.htm

Ndërsa gazeta shqip ka me shumë se 1 muaj qe ka probleme te vazhdueshme, me zi hapet faqa, mund të shikosh vetëm shkrimet ne faqe të parë po kur futesh ne faqet e brendshme, duhet 1 ore me u hapur ose nuk hapen fare, Top-Channel ka probleme me Serverin sidomos këtë muaj shumë here nuk hapet faqa, ndoshta dhe nga ajo qe ka trafik shumë, se shumë veta futen nga puna e Big Brother.

Kurse Dardani.de është faqe shumë e vizitume, ka shumë qe ekziston dhe s'ka probleme, nuk e di pse nuk është ne liste.


Berni 1000 veta online nuk i ka as top-channel.tv as balkanweb. Mundohu të tregohesh pak me objektiv.  ;)

Për sa i përket denycomputers: Unë fola vetëm për vizitore, nuk fola për faqe te bukur apo faqe qe respekton rregullat e google.

DenyComputers ta shpif si faqe me te shëmtuar s'ka ku te shkoje...
Por ajo faqe ka goxha vjete qe meret me Muzikë i nxjer këngët para se te dalin ne CD dhe shqiptarët vetëm muzikë duan ne internet. Pra është bërë si semundje kjo, Muzikë= sukses = vizitore. Shkarkimi muzikes ilegal është..., vetëm faqe te mëdha si albasouli parajsa fajtori e respektojne këtë gjë.
Për sa i përket google, se kisha vënë re fare qe ka vënë reklama te google ai deri para 1 muaji nuk kishte. Ashtu si thua ti paska bërë , abuzon duke u kërkuar klik vizitoreve. Ta shohi google do i bëj suspend/ban. Por kjo s'ka lidhje me muhabetin tim po flisja vetëm për pune vizitoresh.
Dardania.de dhe kosova.de jan mistere te alexas  :P

Nejse doja thjesht te thosha:

Ju webmaster qe jeni sipër mos u gazoni kot, domethen mos u bazoni tek alexa, por bazohuni tek Google analytics ose tek Motigo!

Gjithashtu ju webmaster qe nuk figuroni aty, mos u demoralizoni kot sepse s'jan te vërteta ( te paktën jo gjithmonë) , vazhdoni ne punën tuaj.


  • Postime: 404
  • Karma: +0/-0

#10 ne: 22-03-2008, 23:33:17
Berni 1000 veta online nuk i ka as top-channel.tv as balkanweb. Mundohu të tregohesh pak me objektiv.  ;)



Nuk e di po nese shikon statistikat e Zeriyt.com ndodh qe te kete edhe 1000 vizitore online.

Prsh ne foto ke numrin e vizitoreve te tanishem.

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 22-03-2008, 23:45:50

Nuk e di po nëse shikon statistikat e Zeriyt.com ndodh qe te këtë edhe 1000 vizitore online.

Prsh ne foto ke numrin e vizitoreve te tanishëm.


Provo vrije pak mendjen pse te del ashtu OnelineBP  :P
Eshte e thjesht...

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 23-03-2008, 00:06:34
Nëse mendon se janë statistika te trukuara bën shumë gabim. Nuk kemi  as interesin me minimal t'i fallsifikojme. Me poshte shiko një screenshot te sapo bërë nga statistikat e Weblizer, qe është programi i cili bën statistikat direkt ne server.

Sa për Aleksen. Është shumë e vërtetë se ky sherbim nuk jep statistika te sakta, por ama një mesatare dhe një ide te trafikut te një faqe ta jep dhe për këtë të jeni te sigurtë.

Ndërsa faqet qe përmend mësipër. Top-channel.tv, Gazeta Shqip, Denycomputers e disa faqe te tjera janë totalisht te paoptimizuara për makinat e kerkimit. Topchannel.tv është flash i teri dhe e dimë te gjithë këtu se makinat e kerkimit nuk i indeksojne faqet te bëra me flash. Gazeta Shqip po ashtu është e paoptimizuar. Çdo artikull nuk ka titull dhe për me te keqe qëndron vetëm një ditë e dukshme. Denycomputers.com shumë pjesë i ka te futura ne korniza, gjë qe e bën te pakapshem mga makinat e kerkimit po ashtu. Ndërsa faqet e mediave te mëdha marrin trafik direkt sepse reklamohen ne TV, radio e gazeta, denycomputers nga ana tjetër nuk di unë nga ta marrë trafiku, përveç rasteve kur dikush shkoka kastile atje për te shkarkuar muzikë. Por siç e dimë faqet qe ofrojnë muzikë sot kanë mbire si kerpudhat pas shiut, madje shumica prej tyre janë edhe te optimizuara për makinat e kerkimit. Kaq sa për këtë diskutim, qe ne te vërtetë nuk duhet te bëhej. Nuk dua t'i hyj llogarive te tjerëve dhe as te tregoj se çfarë bëhet këtu, por ndjehem i detyruar sepse po duket sikur ne këtu mashtrojme me statistika, ne një kohe ato për mua dhe ne si staf janë thjeshtë numra pa relevance te madhe.

  • Postime: 255
  • Karma: +1/-3
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 23-03-2008, 00:24:47
Max nuk kam komente...
HALLALL TE QOFTE!

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 23-03-2008, 00:27:13
Kush po flet për SEO këtu njëherë?
E vërtetë qe s'jan faqe te optimizuara për search engine, sepse s'kanë nevojë kan trafik direkt.
Ne po flasim për vizitore...

Mirë pra, le të themi qe statistikat qe perdor nuk jan dhe aq te mira se ke ti fajin...
Nëse do të matesh me faqet qe të thashë unë është e thjeshtë:
Vendos statistikat e motigo.net dhe e shohim...


Pastaj nuk është gare kjo pune, nuk është se një faqe qe ka më pak duhet te ofendohet. Është thjesht informacion për tu ditur...
Pershembull unë se shohe dot denycomputers sepse ta shpif, por për vizitore s'ke ci thua.

Top-channel.tv ndryshe nga c'thonë shumica është faqe e papare. Ai qe e ka bërë bravo i qoftë. Faqe e veçantë dhe fiks fare për një faqe televizoni qe jep News lajme. Vetëm forumin e kan te dobët.

  • Postime: 255
  • Karma: +1/-3
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 23-03-2008, 00:34:01
Apache, ti je kapur pas motigo.com
Pse? Kjo faqe nuk tregon VIZITAT UNIKE qe po tregon MAX me ane te WebAlizer , por tregon SHFLETIMET qe behen ne faqe nga userat e ndryshem.
Dmth page views qe tregon tek motigo behet , nese une klikoj tek forumi webmaster tek zeriyt atehere behet 1views,nese shkoj tek nje tem 2,nese pergjigjem ne ate tem behen 3 e keshtu me rradhe...nese ajo vendoset tek zeriyt do te behet 2-3 fish me shum se denycomputers.
Ti thua se :

E vërtetë qe s'jan faqe te optimizuara për search engine, sepse s'kanë nevojë kan trafik direkt.

Skan nevoj per SEO.Nese ti thua keshtu i nderuar une mund tju them se jeni shum gabim.Ideja e cdo webmasteri(qe pretendon ta ben nje faqe sa me te madhe) eshte qe tek makinat e kerkimit te ket sukses.
Une ju kuptoj trafik direkt mund te ket (rtklive.com , top-channel.tv ) radiot , televizionet ku ne to shfaqen reklamat per websitet e tyre, por medoemos do tju nevoitet edhe SEO.
P.S nese DenyComputers fut nje kenge ne faqe , ajo kenge nuk eshte  kur kerkon ne google nuk eshte fare e listuar ne ato faqe.Dhe nese do te kishte SEO te mire kjo faqe mesiguri qe do te arrinte edhe shum vizita me larte.

Kaq kisha.

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 23-03-2008, 00:46:10
Apache, ti je kapur pas motigo.com
Pse? Kjo faqe nuk tregon VIZITAT UNIKE qe po tregon MAX me anë te WebAlizer , por tregon SHFLETIMET qe bëhen ne faqe nga userat e ndryshëm.
D.m.th. page views qe tregon tek motigo bëhet , nëse unë klikoj tek forumi webmaster tek zeriyt atëherë bëhet 1views,nëse shkoj tek një tem 2,nëse përgjigjem ne atë tem bëhen 3 e kështu me rradhë...nëse ajo vendoset tek zeriyt do të bëhet 2-3 fish me shum se denycomputers.
Ti thua se :

E vërtetë qe s'jan faqe te optimizuara për search engine, sepse s'kanë nevojë kan trafik direkt.

Skan nevoj për SEO.Nëse ti thua kështu i nderuar unë mund tju them se jeni shum gabim.Ideja e çdo webmasteri(qe pretendon ta bën një faqe sa me te madhe) është qe tek makinat e kerkimit te ket sukses.
Unë ju kuptoj trafik direkt mund te ket (rtklive.com , top-channel.tv ) radiot , televizionet ku ne to shfaqen reklamat për websitet e tyre, por medoemos do tju nevoitet edhe SEO.
P.S nëse DenyComputers fut një kenge ne faqe , ajo kenge nuk është  kur kërkon ne google nuk është fare e listuar ne ato faqe.Dhe nëse do të kishte SEO te mirë kjo faqe mesiguri qe do të arrinte edhe shum vizita me lartë.

Kaq kisha.

O Albdigital e di cfar janë shfletimet. Por informohu mirë njëherë  ;)

Motigo tregon çdogjë shfletimet dhe vizitor Unik.

Mjafton te besh klik tek Visitors... default te hapet Page Views ti duhet te besh thjesht një klik tek " visitors " për të parë vizitat unike.  ;)

Përse motigo? Unë s'jam i fiksuar me motigo... është thjesht meqë kan edhe te tjerët motigo dhe statistikat jan publike. Kupton?
Mënyra me e mirë për te krahasuar dy faqe është qe faqet te përdorin te njëjtat statistika  :)

O shoke nuk thashe qe bejne mire apo keq... Top-channel.tv ska nevoje per SEO eshte teper e njohur . Keshtu ndodh me keto faqet e medha nuk kan nevoje te terheqin nga google.
Normale qe sikur te terhiqnin do te kishin ndonje vizitor me shume, por me sa duket sju intereson. Pastaj Top-channel eshte e para per " Portokalli Show " , " Big brother albania " keshtuqe terheq goxha  :P
Keto qe thashe s'jan faqet e mija, qe duhet te them pse si kan optimizuar.. eshte pune per ta... siduket skan nevoje.
Une flisja thjesht per numer vizitoresh.

  • Postime: 328
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 23-03-2008, 10:00:06
...Do të ishte shumë më mirë që shumica e webfaqeve Shqiptare të jenë më cilësore se sa që janë në fakt.  hmmmmm:
Statistikat e shumicës së këtyre faqeve nuk janë të ndonjë rëndësie të veçantë! Ka disa webfaqe që për nga statistikat qëndrojnë shumë lart, e në fakt nuk vërej diçka cilësore në to!  ;)

  • Postime: 27103
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 23-03-2008, 12:56:29

Por ajo faqe ka goxha vjete qe meret me Muzikë i nxjer këngët para se te dalin ne CD dhe shqiptarët vetëm muzikë duan ne internet.



Prap as me kete gje spajtohem me ty, shumica e faqeve muzikore me mp3 shqip, kenget e reja i marrin nga forumi zeriyt ku eshte rubrika e kengeve per shkarkim, ka me shume se 1 vit qe kenget e reja vetem ketu vendosen nga nje antare e jona, si Kenga Magjike, Top Fest e shume albume te reja kengetaresh, ketu vendosen, jo se dua ti bej qejfin faqes, po e di shume mire se shume webmastera faqesh muzikore marrin muziken e re nga ketu.

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 24-03-2008, 03:26:06
Prap as me këtë gjë spajtohem me ty, shumica e faqeve muzikore me mp3 shqip, këngët e reja i marrin nga forumi zeriyt ku është rubrika e kengeve për shkarkim, ka me shumë se 1 vit qe këngët e reja vetëm këtu vendosen nga një antare e jona, si Kenga Magjike, Top Fest e shumë albume të reja kengetaresh, këtu vendosen, jo se dua ti bëj qejfin faqes, po e di shumë mirë se shumë webmastera faqesh muzikore marrin muziken e re nga këtu.

Kjo me është e re... Nuk e dija qe zëri yt merej me pirateri muzikore.. mendoja se nuk ofronit muzike shqip për shkarkim.

Megjithatë s'ka lidhje me atë faqe, ata se din fare ekzistencën e zeriyt.com dhe mbi të gjitha ekzistojne para zeriyt :) Nuk është faqe qe ka një vite.. por shumë vjete. Kan burimet e tyre, perher te paret.

Por jam dakort me AT1 qe tha me sipër rëndësi ka cilësia. Deny si faqe ta shpif, me te shëmtuar s'ka ku te veje, gjithashtu plot me gabime.

  • Postime: 168
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 24-03-2008, 22:34:15
Nëse mendon se janë statistika te trukuara bën shumë gabim. Nuk kemi  as interesin me minimal t'i fallsifikojme. Me poshte shiko një screenshot te sapo bërë nga statistikat e Weblizer, qe është programi i cili bën statistikat direkt ne server.

Sa për Aleksen. Është shumë e vërtetë se ky sherbim nuk jep statistika te sakta, por ama një mesatare dhe një ide te trafikut te një faqe ta jep dhe për këtë të jeni te sigurtë.

Ndërsa faqet qe përmend mësipër. Top-channel.tv, Gazeta Shqip, Denycomputers e disa faqe te tjera janë totalisht te paoptimizuara për makinat e kerkimit. Topchannel.tv është flash i tëri dhe e dimë te gjithë këtu se makinat e kerkimit nuk i indeksojne faqet te bëra me flash. Gazeta Shqip po ashtu është e paoptimizuar. Çdo artikull nuk ka titull dhe për me te keqe qëndron vetëm një ditë e dukshme. Denycomputers.com shumë pjesë i ka te futura ne korniza, gjë qe e bën te pakapshem mga makinat e kerkimit po ashtu. Ndërsa faqet e mediave te mëdha marrin trafik direkt sepse reklamohen ne TV, radio e gazeta, denycomputers nga ana tjetër nuk di unë nga ta marrë trafiku, përveç rasteve kur dikush shkoka kastile atje për te shkarkuar muzikë. Por siç e dimë faqet qe ofrojnë muzikë sot kanë mbire si kerpudhat pas shiut, madje shumica prej tyre janë edhe te optimizuara për makinat e kerkimit. Kaq sa për këtë diskutim, qe ne te vërtetë nuk duhet te bëhej. Nuk dua t'i hyj llogarive te tjerëve dhe as te tregoj se çfarë bëhet këtu, por ndjehem i detyruar sepse po duket sikur ne këtu mashtrojme me statistika, ne një kohe ato për mua dhe ne si staf janë thjeshtë numra pa relevance te madhe.
Pa dashur te hyje ne llogarit e tua apo ne nje diskutim per kete gje dua vetem te them dicka.
E para WebLizer sucks big time...
E dyta, ne ate IMG nuk ka vizita unike!
E treta, te kesh 20K unike ne dite me duket nje vlere e hiperbolizuar.
E katerta, te kesh Anëtarë në linjë 1249 Vizitore ne linje dhe 24 Anëtare mua me duket gjithashtu e hiperbolizuar. Thjesht per vete fakti qe forumi eshte nje vend ku kerkohet pjesmarrje aktive dhe per ta bere kete duhet te kesh nje llogari dhe te hyshe per te kthyer pergjgije me se paku. Nuk e di nqs ofron dicka unike qe vizitoret gjejn ketu ne forum per te cilen hyjne edhe rrine jo aktive.

Qofsha gabim per veshtrimet e mesiperme dhe uroj qe te jem. Gjithsesi nuk e mohoj dot faktin qe ke bere nje pune te shkelqyer per SEO & Web 2.0 style!

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 24-03-2008, 22:54:26
Deshiroj qe ky diskutim te mbyllet sepse nuk i perket temes. Eshte problemi juaj nese i besoni statistikat qe ka forumi apo jo. Per mua eshte njesoj ne cdo rast.

  • Postime: 27103
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 25-03-2008, 14:21:56
Dhe diçka nga ana ime

N.q.s. nuk janë aq vizitore, atëherë pse ka kaq shumë klikime? http://www.zeriyt.com/stats.html;expand=200803#200803

Zeri Yt është i hapur totalisht. Vizitoret mund te japin përgjigje tek temat pa qenë te identifikuar. Mund te shohin profilet, apo te shkarkojne muzikë pa iu dashur te rregjistrohen apo identifikohen. Kjo është arsyeja pse nuk ka shumë anetare te identifikuar.Ta bejm forumin e mbyllur do ta shikosh se do këtë 100 antar ne linjë, ka qenë për një kohe te shkurter i mbyllur nga mezi nendorit deri nga mezi dhjetorit se nderruam serverin, dhe vetëm nentorin ka pasur gati 2 mij regjistrime dhe vizita kishte 500 ne moment, kurse antar online ishin me shumë se 60 ne atë kohe, po ta mbyllim forumin ne këtë kohe tani jam shumë i sigurtë se do këtë 300 ose me shumë regjistrime ne 24 ore.

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 16-04-2008, 23:47:11
Siç duket për ata te BalkanWeb.com është me shumë rëndësi te jenë te paret tek renditja e Alekses. Deri dje BalkanWeb ishte aty te 33k ndërsa sonte pashë qe kishte arritur direkt 19k, qe i bie te jetë mbi Top-Channel, i cili e pati kryesuar renditjen qëkur filloi te transmetohej Big Brother Albania.
Për mua është shumë e dyshimte qe BalkanWeb te beje brenda një ditë një hop kaq gjigand, ndaj mendoj se ai rank duhet te jetë arritur me metoda jo te pastra. Ndërsa Top-Channel e justifikon hipjen aq lart, BalkanWeb s'ka sesi sepse nuk ka asgjë ne interesin e perdoruesve të internetit qe t'i turren ne masë faqes se tyre.

  • Postime: 201
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 17-04-2008, 15:18:41
TOP-i ne cdoemision lajmesh i ben reklam sitit, ne cdo emisin qe jep ne tv i ben reklam.....edhe normale qe ka vizitore, por une mendoj se keta vizitaoret jane te perhershem po te njejtet perher, perderisa neper motorre kerkikesh nuk kapet.

Temat e fundit