Çuna , te gjithë ne qe jemi këtu mund te arrijme atë shumë , ndoshta jo 70,000 por 10,000 ne muaj besoj se po
Jemi ne "Lindja" Shqipetare e Informatikes dhe nsq hapim site të ndryshme për nevoja të ndryshme , do bëjmë ndoshta edhe me shumë
Unë personalisht kam 2 plane te medhaja qe duan një investim shumë të madh kështu qe sa te gjej te ardhurat do filloj 
Të filloj me supozimet e mia:
Ke dy plane te mëdha, për te bërë Lekë natyrisht. Dy website qe nuk janë ne shqip (sipas statistikave ka vetëm 17 000 shqiptare qe e përdorin internetin).
Po me duket se ke një problem te vogël,nuk ja del dot vete mbane dhe të duhet ndihma e te tjerëve. Persona qe te ndihmojne ne projekt besoj se gjen. Problemi është kur projekti fillon te nxjerre leket.
Je i gatshëm qe ti ndash leket me te tjerë ne mënyrë te barabarte kur ideja ishte e jotja? Për me shumë ke besim te persona te tjerë qe i njeh vetëm përmes internetit? Problem serioz ky!
Shpresoj vetëm të mos kesh probleme bandwidth mujor nëse kanë sukses këto projektet e tua duhet të fillosh te shqetesohesh edhe për këtë gjë.
Nëse ke ndërmend te besh atë gjë qe ka bërë kjo picirukja 17 vjeçare te këshilloj te bashkepunosh me te tjerë. Ta zëmë se vete je i zoti te besh 2 Layout te Myspace (qe vlejne edhe për Yuwie) ne ditë. Ne muaj arrin ne 60 layout dhe ne vit arrin 720. Po muajt e pare do ta kesh shumë te vështirë sepse një website me vetëm 200 layout nuk ka shumë potencial.
Tani beji llogarite nëse punoni 10 persona ne këtë projekt. Beni 2x10=20 layout ne ditë, 600 ne muaj dhe ne vit të parë keni rreth 7200 layout (jo keq). Por fitimet duhet ti ndash me 10 persona.
Bej llogarite. Ne rastin kur punon vetëm ka mundësi qe të kesh rreth 30 vizita ne ditë (po edhe kjo do shumë mundim për promovimin e sitit).
Ne rastin e dytë (meqë ke shumë layout) me shumë njerëz do të vijnë. Nuk do të cuditesha nëse do të kishe 30 000 vizita ne ditë (me gjithë atë bum qe po bëjnë këto "social network" - ne fakt njerëzit janë pak [si shumë] budallenj për mendimin tim). Ateher kthehemi te llogarite; Me 1000 here me shumë trafik ka mundësi të kesh 1000 here me shumë fitim, fitim te cilin duhet ta ndash me 10 persona po i bie përsëri 1000/10=100, pra 100 here me shumë fitim se ne rastin kur punoje vetëm. Bashkimi bën fuqine apo jo!?
Tani të gjitha ato qe kam shkruajtur unë mund te duken thjeshtë budallalleqe, kushedi mbase është kështu. Po mund te jenë edhe te vërteta, llogjikoje vete. Unë i bëj njerëzitë te mendojnë jo te besojnë të gjitha ato qe them unë!
Aty ku dua te dal unë (morali i perralles) është qe nëse ke me te vërtetë diçka ne mendje, një projekt ne te cilin me te vërtetë beson, atëherë mos humb kohe po fillo sa me shpejt punën. Janë te shumte ata qe kanë ide te mira po nuk i realizojne asnjëherë sepse gjithmonë presin një kohe me te mirë, një kohe kur te kenë me shumë Lekë ne gjendje për ti shpenzuar për projektin e me kalimin e kohës ai besimi fillestar iken.
Nëse ke nevojë për me shumë informacione në lidhje me modifikimin e një scripti ne Php, fillo e mëso pak PHP ose kërko nëpër forume se dikush ka për te te ndihmuar gjithmonë.
Nëse nuk ke Lekë atëherë merri borxh.
Nëse nuk ja del dot vete, formo një grup me persona qe te te japin një dorë.
Gjeja qe nuk duhet te besh është te presësh shumë kohe dhe të shkruash nëpër forume se ke plane te medhaja (pa ofendim).
Tani qe ke bërë njerin nga këto dy gabime (ke shkruar në forum se ke plane te medhaja) nuk duhet te besh gabimin e dytë (mos prit shumë) se përndryshe projektet nuk do të shkojnë mirë ose do të dalë dikush tjetër para teje me atë projekt qe ti kishe ne kokë dhe ti do të përfundosh duke u thënë shokeve ne kafene se e kishe ti atë projekt ne kokë po nuk ishe i zoti ta çoje në fund.
Ah se mos harroj, nëse projekti yt (njeri nga te dy) te ecën mirë, me dërgo një PM, kështu kur te vdes dhe Shen Pjetri te me pyese se çfarë kam bërë te mirë ne jetën time, do i them se i kam dhënë një këshillë te mirë një personi