×

Vendet e punës që do të zënë robotët!

Vendet e punës që do të zënë robotët!

· 2 · 95

  • Postime: 22690
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 29-09-2019, 23:14:11
 

Zhvillimi i teknologjisë po avancon me hapa marramendës, sidomos kur vjen fjala tek inteligjenca artificiale dhe robotika. Por kjo ka nxitur shqetësimet se disa punë që sot i mbulojnë njerëzit, në të ardhmen mund të mos ekzistojnë më për ta, sepse do të zëvendësohen nga robotët. Dyqane në disa qytete amerikane kanë nisur ndërkohë të eksperimentojnë me zëvendësimin e kasiereve me makina që marrin paratë dhe kthejnë vetë kusurin. Burimi: https://shqip.info/2019/07/22/vendet-e-punes-qe-do-te-zene-robotet/
« Editimi i fundit: 23-10-2019, 12:05:09 nga M A X »

  • Postime: 22690
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 23-10-2019, 12:07:08
 

Përdorimi gjithnjë e më shumë i inteligjencës artificiale dhe automatizimi në vendet e punës po krijon sfida dhe përfitime për bizneset, institucionet dhe vetë qeverinë. Një grup ligjvënësish amerikanë diskutuan (të martën) ditët e fundit mbi ndikimin e inteligjencës artificiale tek punësimi dhe e ardhmja e vendeve të punës.

Falë inteligjencës artificiale makinat kanë filluar të jenë autonome, makineritë mund të njohin fytyrat e njerëzve dhe madje njerëzit mund të komunikojnë me sistemet e telefonave inteligjentë, si Siri. Erik Brynjolfsson është me Institutin Teknologjik të Masaçusets.

“Javën e kaluar, Siri u përpoq të futej në një bisedë që po zhvillonim me miqtë për normat e interesit.”

Makineritë moderne të pajisura me inteligjencë artificiale, shkurtimisht AI, nuk përdorën më vetëm për detyra të automatizuara, por gjithashtu edhe për veprime komplekse si loja e shahut, krijimi i simulimeve ushtarake ndërsa kuptojnë të folurën e njeriut.

Makineritë intelgjente prodhojnë proteza të avancuara për individët që kanë humbur gjymtyrët. Arthur Lupia me Fondacionin Kombëtar të Shkencës thotë se po prodhohen makineri edhe më të sofistikuara.

“Exo-skeletet i ndihmojnë njerëzit të transportojnë objekte shumë të mëdha dhe menaxhojnë situata të pamundura. Por kjo paisje e së ardhmes, nuk është exo-skelet vetëm për trupin por edhe për mendjen.”

Sipas shkencëtarëve të gjithë mund të përfitojnë nga inteligjenca artificiale, ndërsa ligjvënësja Hailey Stevens thotë se njerëzit shtrojnë pyetje.

“Ndërsa shtohet prania e robotëve me inteligjencë artificiale shtrohet pyetja: Si mund të arrihet siguria e punonjësit përkrah robotëve ? A do të përdoret inteligjenca artificiale për të vëzhguar punonjësit sikurse veprojnë disa kompani sot?”

Shqetësimi kryesor për shumë punonjës është nëse makinat inteligjente do të mbyllin vendet e punës. Sipas ekspertëve shumë pak punë do të automatizohen plotësisht nga kjo teknologji.

“Ndërsa makinat inteligjente tejkalojnë aftësitë e njeriut në shumë veprime të një detyre të veçantë, njerëzit i tejkalojnë makineritë në shumicën e detyrave të tjera njohëse.”

Por vendet e punës do të kenë transformime rrënjësore, thotë profesori Erik Brynjolfsson. Sfida është që asnjë punonjës të mos mbetet prapa në këtë proces.

Sipas ekspertëve, shumica e fëmijëve të sotëm në shkollat fillore kur të rriten do të punojnë në detyra të ndryshme që ende nuk ekzistojnë. Ata theksojnë nevojën për reformimin e arsimit për të zhvilluar aftësi që makineritë nuk mund të fitojnë si dhe aspekte krijuese dhe ndërpersonale. /VOA