×
Hyrja
Profili

Web Day 2010 - Tirane

Web Day 2010 - Tirane

· 24 · 3844

  • Postime: 406
[Joni]
ne: 18-04-2010, 11:39:12
- Cfare eshte Web Day?
Web Day është një ditë e vecante e vitit gjatë së ciles diskutohet gjithcka mbi internetin e parë në këndveshtrimin e zhvilluesve të tij por edhe të përdoruesve.

Ky takim organizohet me qëllim që zhvilluesit e internetit të bashkepunojnë, të shkembejnë ide dhe përvoje. Këta të fundit (programuesit dhe 'webmasterat') duke krijuar një afrimitet të këtij niveli me njëri-tjetrin por edhe me shfrytëzuesit e produkteve të tyre kanë mundësi shumë më të mëdha për të ndryshuar në favor të kërkesave të tregut duke rritur në këtë mënyre cilësin e shërbimit.

Përdoruesit e internetit duke qënë pjesë të këtij organizimi arrijnë të kuptojnë sesi funksionon gjithcka në prapaskenë por edhe mund të fitojnë përvoje për të ardhmen nësë duan të jenë krijuesit e ardhshëm...

Data nuk eshte percaktuar ende saktesisht por po mendohet ndermjet fundit te Qershorit(26) ose 10 Korrik. Per me shume informacioni vizitoni http://owsh.org ku mund te beni edhe rregjistrimin e emrit tuaj. Per cdo gje mund te kontaktoni ne kete teme ose ne formen e kontaktimit ne faqe.

Nese deshironi te flisni ne konference ju lutem kur te beni aplikimin dergoni edhe temen tuaj te shenimet apo te bashkangjitur si dokument (mjafton vetem titulli i temes)

Faleminderit

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 18-04-2010, 20:52:31
Ju pergezoj per iniciativen. Shpresoj te kem mundesine qe deri atehere te jem ne kete takim.

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#2 ne: 19-04-2010, 10:36:45
Dhe une do kisha deshire te jem ne ate dite ! Kemi fol kaq kohe ketu , kemi biseduar , kemi ndihmuar dhe jemi ndihmuar me njeritjetrin . Do jete vertete kendeshem qe keta njerez qe bisedojme ketu ti takojme dhe nga afer dhe te shtrojme problemet qe na shqetesojne. Nuk di nese do mund te vij por sinqerisht ma ka shume qejfi!

  • Postime: 406
[Joni]
#3 ne: 21-04-2010, 17:32:30
Pershendetje, faleminderit per perkrahjen.
Web day u vendos qe do te behet ne daten 26 qershor 2010 ne ambjentet e Universitetit Planetar te Tiranes.

Brenda 2-3 diteve do te paraqesim edhe programin dhe referuesit. Deri tani jane rreth 7 tema per t'u diskutuar. Web Day mendohet se do zgjasi rreth 5 ore.

  • Postime: 406
[Joni]
#4 ne: 30-05-2010, 22:37:01
Paskam harruar te sjell lajmet e reja ketu :)

Programi i Web Day '10:

- Gjergji Kokushta për 'Puna si Freelancer'
- Ervis Tusha - për 'Siguria e përgjithshme'
- Vigan Vllahinja për 'Si monetizohen faqet (optimizimi i tyre për CPA)'
- Jonian Dervishi për 'Ditar: Një projekt i lirë, falas dhe Shqip'
- Flamur Mavraj për 'Programim në PHP'
- Baki Goxhaj për 'Si ndërtohet një theme për Wordpress'
- Albin Malelli për 'SEO (Search Engine Optimization)'

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 14-06-2010, 20:29:35
Mos harroni te na beni video te ngjarjeve te dites per ne qe nuk marrim dot pjese.

  • Postime: 3788
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#6 ne: 14-06-2010, 21:37:34
Cfare orari do te kete?

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 14-06-2010, 22:24:37
Regjistrojeni dhe vendoseni kur te doni. S'eshte e thene te jete live :)

  • Postime: 556
  • Gjinia: Mashkull
Smiba
#8 ne: 15-06-2010, 00:01:06
Per fat te mire kete vit do jem prezent, shpresoj qe do njoftoni dhe medjat per kete takim me shpresen qe ndonjera te jet prezent dhe te shkruhet apo te flitet ndokund dhe per neve  :D

  • Postime: 3788
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#9 ne: 15-06-2010, 22:54:28
Une do te vij po te mos me dale ndonje pune pune dhe po te jete gjate dites, se ne 7 te darkes kam nje dasme :)

  • Postime: 293
  • Gjinia: Mashkull
M.SHKODRANI
#10 ne: 20-06-2010, 01:37:11
Kete dite do jem edhe une aty nese nuk behet ndonje ndryshim ne planin e punes ne momentet e fundit. Pamvaresisht se jam fillestar ne kete fushe por deshira dhe vullneti eshte i mjaftueshem per kete. Shpresoj te takohemi atje.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#11 ne: 27-06-2010, 00:37:33
Atehere cfare u be? Si shkoi takimi? Ku jane fotot e videot? Mos me zhgenjeni tani se keto gjera duhet te kishin dale online shume shpejt dhe jo t'ua kerkoj une (nje dite me pas!). Jemi ne kohen e Real Time Web ;)

  • Postime: 406
[Joni]
#12 ne: 27-06-2010, 02:12:53
takimi shkoi shume mire, ishin rreth 50 pjesmarres nese nuk gaboj..
sa per foto e video, neser besoj se do i hedhim te gjitha se duhen perpunuar pak...

  • Postime: 556
  • Gjinia: Mashkull
Smiba
#13 ne: 27-06-2010, 08:07:54
Edhe un isha prezent ne Web Day 2010 dhe ishte diqka e bukur qe ja vlente te ishe pjesmarres, u diskutua rreth temave te ndryshme, pati dhe shkembime idesh dhe eksperiencave mes pjesemarresve, plus qe njohem shum persona me te cile kontaktonim rregullisht online por si kishim takuar asnjehere ne realitet.
Shpresoj qe takimin e ardhshem te jesh dhe ti MAX plus shum te tjere qe per motive te ndryshme nuk arriten te ishin pranishem.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#14 ne: 27-06-2010, 12:30:16
Disa info me shume :) Pastaj fotot nga takimi nuk eshte se duhet t'i punoni ne Photoshop. Nje rezyme e takimit do ishte shume e mirepritur.

  • Postime: 406
[Joni]
#15 ne: 27-06-2010, 22:33:13
MAX jam me provime (neser kam nje nga me te veshtiret) keshtu qe nuk kam pasur edhe shume kohe...
po postoj vetem ca foto dhe neser mbas provimit flas me gjate :)

Gjergji Kokushta - Të punosh i lirë në profesion


Jonian Dervishi - Ditar


Ervis Tusha - Siguria e pergjithshme

keto foto kisha gati, te tjerat do i hedh neser

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#16 ne: 27-06-2010, 23:50:18


Ne takimin e vjetshem te Webday nuk kisha mundesi te shkoja por kete vit jam ne shqiperi dhe kisha rastin me te mire per te marre pjese ne kete takim me webmasterat shqiptar :) .

Organizimi me pelqeu, duke marre parasysh shume faktore te ndryshem qe ndikojne per keq tek te tilla organizime ketu ato faktore ishin ne bazen minimale. Bravo Jonian Dervishit (me duket se ai ishte organizatori kryesor).

Tani le te flas pak per pershtypjet qe me la programi;

Programi ne pamje te pare dukesh me tema goxha interesante por me se shumti une isha i interesuar per “Puna si Freelancer” nga Gjergji Kokushta prezantimin e te cilit mund ta gjeni ketu dhe SEO nga Albin Malelli.

Doja te shkruaja edhe dicka ne pergjithesi per temat e tjera qe u diskutuan, duke e zene nga fillimi.

Gjergji Kokushta ka bere nje prezantim super te denje per webday dhe me ka inforumuar per disa pika qe nuk i kisha te qarta dhe e falenderoj per kete.

Ervis Tusha perseri ka folur goxha mire por shume gjera ne personal security i anashkaloi duke folur me shume pergjithesisht.

Vigan Vllahinja foli per CPAlead por edhe ai foli shume siperfaqsor duke dhene vetem nje shembull te vetem mbi youtube dhe e kaloi thjesht me dy fjali temen qe trajtonte modifikimin e widgets qe te jete sa me e ngjashme me design’in e faqes (gje shume e rendesishme per sukses me CPALead. Per ata qe kane merak se kush eshte Vigani .

Joni, ahh Joni aaahh. Ketij do i ndaja pjesen me te madhe te shkrimit por akoma si kam permbledhur ne koke te gjitha qe kisha per te shkruajtur per Jonin, sapo erdha nga Tirana. Joni donte te prezantonte Ditari por nje mosdegjim i fjales deri ne fund ose si ta them tjeter, nje mosrespektim per te nga disa anetar qe nuk i njihja Joni e la llafin pergjysme.  Ideja e Jonit per te krijuar nje CMS si Ditari mund te mos ishte nje gje e re, por ai e prezantoi ate duke cekur se sa i thjeshte ishte perdorimi dhe kerkoi prej nesh qe te jepnim kontributin tone per ta zhvilluar akoma me shume kete CMS te sapolindur qe te ishte krenaria e programuesve shqiptar. Por Joni pa e mbaruar fjalen e nderprene pa te drejte dhe filloi debati se nuk mund te sfidonim WordPress (kur as Joni s’kishte ndonje qellim te tille). Ne ndoshta nuk ja kemi haberin nga programimi por fare mire mund te japin kontributin tone per ta testuar ate dhe te raportonim per cfaredo lloj gabimi qe mund te shfaqi Ditari si CMS. I uroj sukses Jonit, dukej djal goxha energjik dhe ambicioz.

Flamur Mavraj nga OXODesign foli ne per te rejat e PHP dhe ishte nje prezantim goxha i kendshem ndonese disahere kisha veshtiresi ne te kuptuarin e gjuhes :)

Prezantimi i Baki Goxhaj ne lidhje me ndertimin e faqeve me wordpress me pelqeu por mund te behej edhe me shume ne kete drejtim. Une vete jam nje nga fansat e flakte te WordPress dhe mendoj qe pjesmarrsit mund te informoheshin akoma me shume per ndertimin e faqeve me wordpress. Gjithesesi e falenderoj Baki Goxhaj per punen e bere me shembullin e owsh.org  , me pelqeu si ide  :) .

Albin Malelli, ka folur shume qarte rreth SEO dhe ka dhene ide konkrete, nuk kam se cte shtoj me shume per te , vecse i them faleminderit. Por kisha dicka per te shtuar rreth seo friendly URL. Tek disa ne fillim filloi nje debat i vogel rreth SEO friendly URL dhe disa gjera nuk ishin te dretja. Nuk ka te beje SEO friendly URL me kollajshmerine per ti thene dikujt ne telefon nje adrese interneti por ka te beje me ate qe lexojne robotat. Cdo webmaster qe e ka pak idene e SEO duhet te dije qe per te patur nje sukses duhet qe fjala kyce te jete ne ne titull, ne url, ne description, ne keywords dhe ne H1,H2 ose H3 tags po pati mundesi dhe gjitashtu dhe ne permbajtje. Domethene, nuk eshte njelloj si p=56 dhe webday10tirane.html .

Pa e mbydhur kete shkrim do doja te falenderoja dhe une nga ana ime Universitetin Planetar te Tiranes per ambjentet e rehatshme qe na ofroi per kete dite te bukur me webmasterat shqiptar. Uroj qe vitin e ardhshem te takohemi perseri me ide te reja dhe me ndonje projekt sa me konktret.

http://armandoboni.com/personale/ja-na-iku-dhe-webday-2010-tirana.html

  • Postime: 406
[Joni]
#17 ne: 29-06-2010, 10:47:56
http://www.facebook.com/album.php?aid=11727&id=109522242420679&ref=mf ketu mund te shikoni edhe disa foto te tjera...

dhe http://joniand.com/news/16-web-day-00-ne-rrugen-e-duhur.html nje artikull qe bera une ne faqen personale per web day :)

  • Postime: 409
  • Gjinia: Mashkull
VM.
#18 ne: 29-06-2010, 17:04:56
po e shoh se paska pasur goxha interesim, dhe mbi te gjitha qenka organizuar mire, megjithese nuk munda te jem prezent, shpresoj qe ta bej nje gje te tille vitin e ardheshem nese do mbahet prap!

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#19 ne: 29-06-2010, 23:47:28
Joni me lejo t'i postoj dhe ketu fotot. Uroj te kete dhe nje video keto dite :)

Pjesemarresit e WebDay10


 
Gjergji Kokushta








Jonian Dervishi




Ervis Tusha



Vigan Vllahinja



Flamur Mavraj



Baki Goxhaj


  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#20 ne: 29-06-2010, 23:58:19
Ja dhe mendimet e Gjergjit per kete takim: http://gjergjikokushta.com/2010/06/26/te-punosh-i-lire-ne-profesion-freelancing/

Citim
Për të gjithë ata që nuk mundën të ishin present në WebDay 2010, po publikoj prezantimin tim me temë: Të punosh i lirë në profesion – Freelancing.

Marr pjesë për herë të dytë dhe dua të them se kësaj radhe kishte një organizim më i mirë dhe një pjesëmarrje më e madhe – dhe kjo falë punës së Jonit e Viganit.

Personalisht ndoqa me shumë interes të gjitha prezantimet ku u diskutua mbi tema të ndryshme si “Siguria në përgjithësi” nga Ervis Tusha, “Krijimi i një theme për WordPress” nga Baki Goxhaj, “Monetizimi i faqeve të internetit” nga Vigan Vllahinja, “Arti i optimizit të faqeve web për një falë kyce të caktuar” nga Albin Malelli dhe “Programi në PHP” nga Flamur Mavraj.

Pata shancin të takoja Piro Dhima “Syrgjynin” si dhe Aldion Gorani. Ishte kënaqësi të bisedoje me ta. Munda të shkëmbej goxha nga përvojat mia me Andri Xhetoni – i cili qe goxha mbështetës gjatë prezantimit.

Mendoj që takime të tilla do të rrisin më shumë mundësitë për bashkëpunim.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#21 ne: 29-06-2010, 23:59:08
Po prezantimin e Albit se ka kapur njeri ne foto? Desha t'i shof ftyren i her ktij :d
armando boni
#22 ne: 30-06-2010, 11:01:40
Po prezantimin e Albit se ka kapur njeri ne foto? Desha t'i shof ftyren i her ktij :d

Albi eshte ai ne te majte te Viganit, i dyti ne rradhe pervec Gjerjit ( prezantuesit)

http://www.pixhostr.com/image-7908_4C2A67BA.jpg :D

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#23 ne: 30-06-2010, 16:11:10
Aha. Rrofsh per sinjalizimin.
 

palestra ne tirane cmimet

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 21:11:26
nga InfoZ
Shembet Teatri Kombetar ne Tirane

Nisur nga M A XRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 25-05-2020, 10:28:24
nga Gjumashi
A do te bjere bore ne Tirane?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 08-04-2020, 19:06:07
nga M A X
Si eshte moti ne Tirane?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 21-03-2020, 18:19:25
nga InfoZ
“Zogu i Tiranës” tutori i prostitucionit ne Tirane

Nisur nga AstiriRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 25-11-2019, 13:37:23
nga Ωμέγα