Kjo qe do te shkruaj ketu nuk ka te beje me ndonje skenar filmi si ai i Roland Emmerich (2012) dhe as me ndonje profeci te Majave, por me paralajmerime konkrete te shkencetareve dhe fakte qe vijne nga historia, jo me larg se 150 vjet mepare.
Sipas artikullit
Një tjetër teori për vitin 2012 ekspertet dhe shkencetaret presin aktivitet me te theksuar te diellit ne periudhen midis 2012-2013, aktivitet ky qe do te shprehet me stuhi te fuqishme diellore dhe si rezultat do te kete vale te medha elektro-manjetike, te cilat ne rastin me te keq do te shkaterrojne totalisht rrjetet elektrite dhe ato te tele-komunikacionit ne Toke, ose ne rastin me te mire do ta gjunjezojne dhe demtojne rendshem ate.
Dicka e tille ka ndodhur nje here ne vitin 1859, por sic e dime atehere ishte nje bote tjeter, ku elektriciteti dhe telekomunikacioni ishte ende ne fazen e foshnjerise dhe shoqeria jone nuk varej fare prej ketyre.
Ndersa sot jemi ne epoken dixhitale, ku jeta e secilit eshte e varur gati totalisht nga elektriciteti dhe mjetet e komunikimit dixhital. Nje vale si ajo e vitit 1859 do te ishte katastrofike per shoqerine njerezore te shekullit te XXI.
Nese do te ndodhe dicka e tille atehere dhe puna jone ne internet do te zhdukej pa gjurme brenda disa sekondave, sepse jo vetem se gjithe infrastrukturat elektrike, dixhitale, virtuale do te asgjesoheshin, por dhe cdo kompjuter e server do kthehej ne cast ne nje kuti pa jete per shkak te valeve te fuqishme elektromanjetike.
Ky eshte apokalispsi i internetit, web-it e cdo gje ne lidhje me to. Kolapsi dhe shkaterrimi total. Tani ky eshte nje parashikim dhe nuk eshte e sigurte nese keto aktivitete te jashtezakonshme te diellit do te ndodhin vertete, por sic thame ato kane ndodhur dhe ne te shkuaren dhe pyetja nuk eshte nese do te ndodhin apo jo, por KUR do te ndodhin. Ekspertet po na thone se ky rast mund te jete ne vitet 2012 apo 2013.
Per t'iu pergatitur ketij skenari te mundshem cfare mund te bejme? Si i behet qe te mbrohet, ose thene me mire te ruhet diku puna, ne menyre qe te mund te vendoset perseri online sapo infrastruktura te jete rindertuar?
Mua me vjen ne mendje vetem nje mundesi. Faqet tona mund t'i kopjojme dhe t'i fusim neper DVD dhe keto DVD te ruhen ne kafaze me mburoja anti-eletro-manjetike. Ne kete menyre ato bits e bytes nuk do te digjen nga vala elektro-manjetike.
Mirepriten dhe ide te tjera per kete rast emergjence
