Unë jam pjesërisht në një mendje me Hollow, pra që thelbi i artikullit është plotësisht i vërtetë, por mënyra e të shkruarit dhe sidomos fjalori i përdorur në postimet në këtë temë janë konfliktuale (për të thënë më të paktën).
Nga ana tjetër, për sa i përket publikimit të artikullit në një blog personal, këtu nuk shoh asnjë problem. Në fund të fundit, ma merr mendja se shkruesit të artikullit aq i bën se kujt i djeg apo i kruhet nga ideja e artikullit dhe/apo nga gjuha e përdorur. Por nuk më vjen mirë të shoh degjenerime në këtë forum, aq më tepër kur postuesit kanë apo kanë patur kohë të reflektojnë për ato që duan të shkruajnë, dhe sidomos për mënyrën se si shprehen.
Kjo temë është toleruar, pra nuk është mbyllur apo edituar deri tani, vetëm e vetëm në sajë të meritës së artikullit se vë në dukje gjendjen e web-it shqiptar, të paktën deri në njëfarë shkalle.
Djema, zotërinj, apo si doni të thirreni, ju kujtoj me dashamirësi se ka mënyra më efektive për shprehjen dhe mbrojtjen e opinioneve tuaja se sa degjenerimi i debatit në sharje, sulme dhe përdorimin e zhargoneve përçmuese për të ulur apo për t'i mbyllur gojën njërit apo tjetrit.