×
Hyrja
Profili

YouTube, nje biznes i deshtuar

YouTube, nje biznes i deshtuar

· 3 · 915

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 17-05-2009, 00:38:08
Se fundi revista prestigjoze "Time Magazine" ka publikuar nje liste me dhjete bizneset e deshtuara gjate dekades se fundit, nder te cilet ndodhet dhe partali i mirenjohur per video online, Youtube.com.
Youtube u ble nga Google para 3 vjetesh per shumen 1.65 miliarde USD dhe ende sot Google nuk ka asnje fitim, perkundrazi shpenzime te shumta per shkak te popullaritetit te madh qe Youtube gezon.

Theksi duhet vene pikerisht te popullariteti i madh, sepse ashtu si Facebook edhe Youtube eshte nje sherbim qe duke pasur njohje te gjere ne te gjith globin ka dhe harxhime te medha, qe ne kete rast nuk kthehen ne perfitime.

Lista e Time Magazine:

# Microsoft Vista
# Gateway
# HD DVD
# Vonage
# YouTube
# Sirius XM
# Microsoft Zune
# Palm
# Iridium
# Segway

Me shume rreth deshtimit te Youtube dhe 9 bizneseve te tjera ne liste mund te lexoni ketu: http://www.time.com/time/specials/packages/completelist/0,29569,1898610,00.html

  • Postime: 170
hecto
#1 ne: 17-05-2009, 02:18:01
Interesante kjo per youtube, nuk ma kishte marr mendja qe nuk bene fitim.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 17-05-2009, 13:08:13
Sic e thashe mesiper, popullariteti i madh eshte dhe rrenimi i tyre. Me kete dua te them qe duke qene se njihen nga gati cdo perdorues i internetit ka dhe humbje te medha, sepse nje perdorues nga Shqiperia (si shembull) nuk ka vleren e njerit nga Europa perendimore apo Amerika e veriut. Kjo sepse perdoruesit e vendeve te zhvilluara jane dhe kliente potenciale, kliente qe jane shume me te prirur te klikojne reklamat dhe te bejne blerje.
Ndryshe nga perdorusit qe vijne nga vendet te pazhvilluara, apo pak te zhvilluara, te cilet vetem marrin dhe nuk japin asgje.
Keshtu psh, MySpace nuk ndodhet ne krize financiare si Facebook, sepse MySpace e ka fuqine ne USA (ku eshte ende numer 1 si SN).
Po ashtu edhe sherbime te tjera per video nuk jane ne gjendjen qe ndodhet YouTube, sepse baza e perdoruesve te tyre ndodhet ne vendet e zhvilluara.

Por, pavarsisht se Youtube nga ana financiare mund te jete e deshtuar, perseri impakti i ketij sherbimi ne kulture dhe jeten e perditshme eshte shume i madh. Sic e dime ka gjera qe nuk maten ne para por ne drejtime te tjera me te rendesishme. Mbase Google e ka dhe ka pasur te qarte qe ne fillim kete fakt dhe pasja e ketij sherbimi nuk behet per qellime fitimprurese. Por Google eshte Google dhe mund t'i lejoje vetes shpenzime te tilla. Te njejten gje s'mund te themi per shume biznese te tjera ne ate liste.
 

Si te shkarkoj video nga Youtube ne telefon?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 08-04-2020, 19:34:51
nga M A X
Si te shkarkoj muzik nga Youtube?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 08-04-2020, 17:14:54
nga M A X
Si te shkarkoj video nga Youtube?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 08-04-2020, 17:15:47
nga M A X
Si te fitosh para nga Youtube?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 08-04-2020, 19:32:34
nga M A X
Si te fitoj para ne Youtube?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 08-04-2020, 20:25:20
nga M A X