Zbulohet faqe interneti shqiptare që merret me trafik klandestinësh - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zbulohet faqe interneti shqiptare që merret me trafik klandestinësh

Zbulohet faqe interneti shqiptare që merret me trafik klandestinësh

· 1 · 520

  • Postime: 27104
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-08-2010, 01:53:59
Paris, 2 Gusht 2010 NOA – Një faqe interneti e dedikuar për të realizuar trafikim klandestinësh nga Shqipëria, Kosova dhe deri Sri Lanka, është zbuluar nga policia londineze në bashkëpunim me atë franceze, raporton bashkëpunëtori ynë në Francë.

“Në bashkëpunim me policinë britanike, ne kemi arritur të zbulojmë një rrjet trafiku të qenieve njerëzore që funksiononte përmes një faqe interneti e cila online bënte porosi për të kaluar në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, shtetas shqiptarë kryesisht nga Shqipëria por edhe nga Kosova si dhe klandestinë nga Sri Lanka”, - konfirmoi zyrtarisht policia franceze, citon bashkëpunëtori i NOA.

Kurse Ministria e Emigracionit të Francës, duke folur sot mbi zbulimin në internet, tha se 18 persona, të përfshirë në rrjetin online të trafikut të klandestinëve, u arrestuan gjatë orëve të para të së Hënës, në territorin e Francës.

Po ashtu, edhe tetë persona të tjerë, u arrestuan po sot në Britaninë e Madhe, në Londër.

“Në kuadrin e operacionit të njëkohshëm britaniko-francez, u arrit të zbulohej faqja e internetit që menaxhohej tërësisht nga shtetas shqiptarë, kryesisht djem në moshë të re, studentë Informatike”, - deklaron ministria franceze e Emigracionit, në deklarimin e sotëm, duke mos publikuar adresën e faqes së internetit që gjithsesi e ka çaktivizuar.

Nga hetimi doli se trafikantët i sillnin në Angli klandestinët përmes porteve Kalai dhe Dungeri.

g.p/r.n/NOA

Temat e fundit