Zhduket faqja Wikileaks.org - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zhduket faqja Wikileaks.org

Zhduket faqja Wikileaks.org

· 12 · 1149

  • Postime: 28238
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-12-2010, 12:51:42
Wikileaks zhduket nga rrjeti, ose më mirë faqja e Julian Assange nuk mund të gjendet më në rrjet nëse e kërkon me adresën e zakonshme wikileaks.org

EveryDNS.net deklaron se ajo e ka përfunduar shërbimin për shkak se Wikileaks.org është ndodhur nën një sulm masiv të piratëve informatikë.

Ajo thotë se sulmet kanë kërcënuar infrastrukturën e saj dhe kanë vënë në rrezik aksesin tek mijëra faqe të tjera interneti.

Wikileaks thotë se ka hasur ndërprerje të shërbimit që kur filloi të publikonte mijëra dokumente sekrete të diplomacisë amerikane.

Informacionet në fjalë, të cilat flasin për marrëdhëniet diplomatike të SHBA dhe aktivitetet ushtarake të saj, kanë shkaktuar polemika në të gjithë botën.  /top channel

  • Postime: 28238
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 03-12-2010, 12:53:43
Wikileaks tregoi se ku jane kufijte e lirise ne internet. Sic duket arrijne deri aty ku nuk ke konflikte me qeverine e SHBA dhe CIA/NSA.

Sidoqofte faqja mund te hapet nga IP dhe nga nje domen .ch

http://213.251.145.96/
www.wikileaks.ch
   

  • Postime: 956
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 03-12-2010, 13:32:08
Ne fakt MAX ne te gjithe kete vorbull mediatike qe po ndodh ne boten e medias nga Wikileaks, Assange po na paralajmeron qe e ardhmja e medias eshte interneti, pra nje epoke te re mediatike.

Dua te shkruaj nje artikull mbi kete por nuk kam kohen e mjaftueshme, dhe per mendimin tim kete e ben Amerika and CO, per shume arsye......

  • Postime: 28238
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 03-12-2010, 16:10:32
Faqja e Wikileaks është kthyer sërish online, këtë herë më një domain zviceran, wikileaks.ch.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter, në të cilin thuhet: “Wikileaks spostohet në Zvicër me adresën http://wikileaks.ch/”.

Po përmes Twitter-it, Wikileaks ka akuzuar Shtetet e bashkuara për zhdukjen e saj të përkohshme nga interneti.

“Domain-i Wikileaks.org është vrarë nga Shtetet e Bashkuara”, thuhej në Twitter pak momente pas errësimit të faqes së Julian Assange.

Kompania që i siguronte shërbimin e domain-it, EveryDNS.net deklaroi se e kishte përfunduar shërbimin për shkak se Wikileaks.org ndodhej nën një sulm masiv të piratëve informatikë.

Ajo tha se sulmet kishin kërcënuar infrastrukturën e saj, duke vënë në rrezik aksesin tek mijëra faqe të tjera interneti.  /top channel

  • Postime: 28238
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 07-12-2010, 15:59:35
Javën e kaluar ne kemi dëgjuar se Amazon e kishte hequr faqen e famshme të WikiLeaks nga shërbimi i saj, vetëm pas 24 orësh, ndërsa faqja pastaj humbi edhe ofruesin e saj të domain-it pas sulmeve të vazhdueshme që rezultuan në DDOS.

Mirëpo, tani duket se ka me qindra pasqyra të faqes së WikiLeaks në internet, që do të thotë se çdo përpjekje për t’i hequr gjurmët e kësaj faqeje online, do të jetë shumë e vështirë për të ngjarë.

Natyrisht se numri i faqeve pasqyrë për WikiLeaks në internet janë rritur, ndërsa të njëjtat kanë postuar edhe instruksione se si të ndërtohet një faqe pasqyrë për faqen e internetit e cila tronditi botën, si asnjëherë më parë. / Telegrafi /

  • Postime: 28238
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 07-12-2010, 16:03:18
http://wikileaks.ch/mirrors.html

Shikoni sa shume mirrors qe jane bere. Shtohen cdo moment!
Solidaritet fenomenal. Kjo jep shpresa se liria ne internet s'mund te shtypet. Nga askush (ok, pervec ne Kine dhe Korene veriore).

  • Postime: 406
  • Karma: +1/-0

#6 ne: 07-12-2010, 16:06:55
se shpejti edhe ne shba! (mesa pash ne fakt ishte nje senator qe do e ndalonte ligjin per censure por nuk e kam ndjekur me...)

http://wikileaks.ch/mirrors.html

Shikoni sa shume mirrors qe jane bere. Shtohen cdo moment!
Solidaritet fenomenal. Kjo jep shpresa se liria ne internet s'mund te shtypet. Nga askush (ok, pervec ne Kine dhe Korene veriore).

  • Postime: 982
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 07-12-2010, 18:43:33
wikileaks u arrestua sot nga policia britanike pasi e akuzojne per perdhunime ne Holland mos gabohem...

  • Postime: 406
  • Karma: +1/-0

#8 ne: 07-12-2010, 18:59:57
UrL, lol! wikileaks eshte organizate nuk ka si arrestohet :)

U arrestua Julian Assange, themeluesi dhe drejtuesi i org. dhe akuzohet per perdhunim ne Suedi... por ka dicka, ne suedi perdhunim quhet edhe nese femra pranon por gjate marrdhenies cahet prezarvativi keshtu qe eshte pune leshi...

  • Postime: 982
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 07-12-2010, 20:26:19
keshtu kalimthi se ku ma zuri syri por ne fakt nuk e dija qe ishte organizate mendova se ishte mbiemri  i tij..

  • Postime: 28238
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 09-12-2010, 15:01:15
Po lexoj tani qe PayPal, i cili bllokoi llogarine e Wikileaks dhe qe per kete arsye u be shenjester e sulmeve te grupit „Anonymous“, eshte dorezuar sot dhe ka thene se do ia jape Wikileaks parate e mbetura ne llogari. Sic mund ta keni lexuar apo degjuar diten e djeshme pati nje seri sulmesh DDOS ndaj te gjitha atyre institucioneve apo firmave qe dolen kunder Wikileaks. Keshtu u sulmua Prokuroria suedeze, Interpoli, PayPal, Amazon, MasterCard, Visa Card.
„Anonymous“ eshte nje grup Hackers dhe Cyberguerilla qe organizohen ne forumin "famekeq" 4chan.org

  • Postime: 28238
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 10-12-2010, 00:07:52
Shikoni ku i mban dokumentat WikiLeaks.











Sikurse vetë jeta e mistershme e Julian Assange bosit të WikiLeaks, po aq i mistershëm mbetej edhe bunkeri ku ai ka të fshehura 251000 kabllogramet amerikane.

Mediat britanike kanë mungur së sigurojnë foto në brendësi të bunkerit nga ku ka nisur shpërndarja e dokumentave sekrete të cilat kanë shkaktuar një tronditje botërore.

I ngjashëm me skenat e filmit Agjenti 007 bunkeri quhet “Pionen data Centre” i ndërtuar 100 mentra nën tonë.

Gjatë luftës së ftohtë bunkeri nuklear është përdorur për qëllime ushtarake ndërsa sot në mënyrë po aq paradoksale po përdoret nga Julian Assange si qendra e një lufte tejet të vecantë në llojin e saj.

Vendodhja e tij ndodhet në parkun Vita Berg, në afërsi të kryeqytetit suedez Stokholm.

Bunkeri që mban sekretet amerikane tashmë të poseduara nga Assange dhe organizata ëikileaks është rihapur në vitin 2008.

Ndërtimi këtij bunkeri mban firmën e arkitektit suedez Albert France-Lanord, i cili e mori inspirimin për ta projektuar atë nga skenat e filmit Agjenti 007.

është ende e paqartë se si Assange mundi të marrë në përdorim shërbimet që ofron “Pionen data Centre” ku ai ka ruajtur materialet e përfituara nga një burim, që nuk pranoi ta bëjë publik, por që besohet të jetë ushtari amerikan Brandley Manning. /top channel

Temat e fundit