ZMK: Internet Kafe-të në Shqipëri, grabisin të dhënat personale - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

ZMK: Internet Kafe-të në Shqipëri, grabisin të dhënat personale

ZMK: Internet Kafe-të në Shqipëri, grabisin të dhënat personale

· 15 · 1346

  • Postime: 27104
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 09-02-2012, 06:26:01
Internet Kafetë në Shqipëri janë vatra e grabitjes së të dhënave personale për mijëra konsumatorë, deklaron Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, duke vënë në dukje se duhet një Rregullore që të garantojë mbrojtjen e të dhënave personale të klientit.

Në Ditën Ndërkombëtare për Internet të Sigurtë, drejtori ekzekutiv i ZMK-së, Altin Goxhaj, shprehet për mediat se gjendja e abuzimit me internetin është shumë prezente në Shqipëri.

“Me mijëra konsumatorë ndihen të pasigurtë në shërbimin e internet kafeve në të gjithë Shqipërinë pasi administratorët e internet kafeve kanë pushtet të plotë, por të paligjshëm mbi të dhënat personale të klientëve të tyre.

Aktualisht vetë kompjuterat e instaluar në këto internet kafe kanë programe të paregjistruara dhe të pasigurta dhe nga ana tjetër në kompjuterat e klientit mund të regjistrohen programe spiune për vjedhjen e të dhënave personale”, tha Goxhaj.

Pranë ZMK-së, sipas tij, kanë ardhur deri tani 18 ankesa për periudhën 2011–2012, por ankimimet janë të gjitha të pashoqëruara me fakte konkrete çka e bën të pamundur trajtimin ligjor të tyre, por kjo ka sjellë nevojën për investigim nga ana e ZMK.

Për këtë qëllim ZMK ka realizuar një monitorim, pjesë e Sondazhit Kombëtar, që do të prezantohet në 15 Mars 2012 në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Konsumatorëve.

(ma.ar/BalkanWeb)

  • Postime: 1113
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 09-02-2012, 12:01:01
Por dhe keto internet kafet jane bere me keq se sitet shqiptare ne internet.
Dhe ajo qe eshte per te ardhur keq qe keta nuk kan as Windows me lishenc dhe jo me pastaj te ken programet e tjera.

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 09-02-2012, 13:44:28
Ne cdo 10 metra ne vlore kishte qender interneti, per sa u perket te dhenave vetem gocave ua vjedhin accountet  :D

  • Postime: 116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 09-02-2012, 16:12:19
Ne cdo 10 metra ne vlore kishte qender interneti, per sa u perket te dhenave vetem gocave ua vjedhin accountet  :D

Ne Vlore ne qendren ku kam une punen vetem ne katin e dyte te saj jane 5 qendra interneti

  • Postime: 956
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 09-02-2012, 16:15:08
Ne cdo 10 metra ne vlore kishte qender interneti, per sa u perket te dhenave vetem gocave ua vjedhin accountet  :D
Mese e vertete  :)
Por kjo eshte nga pakujdesia e atyre qe lene historikun e browserit pa e pastruar.
Kam pasur raste te shoh ne browserat ne qendra interneti password-et e shpetuara, dhe jo vetem nje por disa, dhe jo vetem te fb por edhe ato te email-eve.
P.sh ke mozilla i shikon ke: Tools->Options->Security->Saved Passwords   :)

  • Postime: 89
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 09-02-2012, 18:09:09
po te kesh pak njohuri per It, Ne chroome, i Fshin Krejt  edhe ska shanc te marri njeri

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 09-02-2012, 19:07:57
kjo pune ka te bej me persona vk, tjetri nuk mendon te shohi punen e vet dhe te ndihmoje klientet qe mos ti humbas, por si e si te vjedhin passworde.

Kuptohet jo te gjithe ti fusim ne nje thes se ka dhe plot qe shikojne punen dhe nuk kane kohe te bejne "manjakun", per fshirjen e passwordit  per fat te keq shume pak ja kan haberin si behet, mdje ka raste kur starton mozila ose chrome del accounti i fb hapur.

Kot nuk i thone (zbriti lopa ne qytet dhe mesoi internetin "Facebook" ) :P

  • Postime: 89
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 09-02-2012, 19:45:43

Kjo Shprehja e Fundit nuk ka te beje fare me ate qe thua ti , Femrat mesojne te hapin facebook e jo te fshine cookies etj,

  • Postime: 12364
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 09-02-2012, 20:00:45
Paragjykime gjinore .... turp cuna :D

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 09-02-2012, 21:09:52
Turp te te vij ty qe futesh ne fb nga internet cafe :P :P

  • Postime: 12364
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 09-02-2012, 22:02:48
kam internet shpine dhe zyren sme del koha me shku ne ambjente publike frekuentoj vetem ato privatet :P

  • Postime: 1113
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 10-02-2012, 00:58:32
Por eshte vertet interesante se ketu ne shqiperi ndizet PC-ja ne mengje dhe kur ikin dritat fiket, ose kur mbyllet interneti, kurse ne greqi (aty ku isha une te pakten) pasi personi dilte nga neti pc-ja bente ristart, pra doje zdoje te dhenat fshiheshin.
Kurse ketu e bere te nje shoku ime dhe per pak nuk plasi sherri  :D

  • Postime: 89
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 10-02-2012, 13:23:31

Po po, Ashtu eshte !

po ne shqiperi shumica hape 1o minuta hape 2o minuta, a ta leverdis te fikesh pc cdo 1o minuta cdo 2o minuta ?

  • Postime: 1113
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 10-02-2012, 17:00:57
Po dhe kjo eshte e vertet, por te pakten te fiket njeher ne 3-4 ore.

  • Postime: 89
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 10-02-2012, 17:27:06
Po Nuk Pate Kujdes Vet Sot Te Tjeret Skan si te ken kujdes, ! Thjeshte mundohu te Mos i japesh Save Password, edhe perdor Chromme se eshte Browser ME i Sigurte !!

Temat e fundit