Postim i ri

×

Postim i ri

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 13-07-2022, 19:36:55 »

Turqit kane ndërtuar vërtetë avionin e te ardhmes, te paktën ne fushen ushtarake. Droni turk u quajtur Bayraktar ka bere ndryshimin e madh ne luften e Ukrainës.
Postuar nga: aceofhearts
« ne: 19-10-2004, 09:33:35 »

wow <> gjithmone me ka terhequr atdhe dashuria dhe patriotizmi i turqve ne pergjithsi. Dhe kjo eshte per me shume pasi kam njohur disa persona qe kane kaluar vite ne Turqi.
Sa do te doja qe edhe nje djale shqiptare te ishte ne vendit e atij turkut ...ti jepte te njejten pergjigje atyre ofertave.
Postuar nga: M A X
« ne: 13-10-2004, 15:10:24 »

AVIONI I SE ARDHMES?

Edvin Cami

I riu 28 vjecar turk Hasan H. Jeni ka arritur te pergatise projektin e nje avioni qe mund te qendroje ne hapesire pa u furnizuar me lende djegese

Gazeta turke 'Zaman' ben te ditur nje lajm interesant, sipas te cilit nje i ri turk, i dashuruar qysh ne femijeri me aviacionin, ka arritur te terheqe vemendjen e forcave te armatosura turke permes pergatitjes se projektit te nje avioni qe eshte ne gjendje te fluturoje pa perdorur lende djegese.

28 vjecari Hasan Hysejn Jeni ka mundur te shpike nje teknologji te re qe i krijon mundesine motorit te avionit te perdore si lende djegese gazrat ekzistuese ne atmosfere. Pervec kesaj, konstrukti i avionit parashikohet te jete i tille qe te siguroje uljen e ferkimit me ajrin thuajse ne zero.

I pakapshem per radaret

Nje tjeter karakteristike e modelit te avionit te pergatitur nga 28 vjecari i apasionuar eshte edhe pakapshmeria e tij nga radaret. Duke qene se avioni eshte ne gjendje te fluturoje pa nxjerre zjarr nga motori, ai nuk mund te ndiqet as nga radaret, as nga raketat goditese qe terhiqen nga nxehtesia e trupit te avioneve te zakonshem. Zbritja e ferkimit ne zero dhe clirimi i avionit nga ngarkesa e lendes djegese, e cila ne avionet e zakonshem arrin deri ne 6,5 tone, e ben kete avion me te manovrueshem. Sipas llogaritjeve, aftesia manovruese e ketij avioni eshte afro 40% me e larte se ajo e avioneve te deritanishem, ndersa shpejtesia e tij llogaritet te jete 20% me e larte.

Ne rast te realizimit te ketij avioni, eshte normale qe edhe avione si F117, B2, TR1 apo U2 te mbeten primitive. Avioni ne fjale perbehet nga 70% aluminium, 15% celik, 5% titan, si dhe disa pjese te tjera qe nuk behen te ditura.

Projekti eshte serioz

Pas njoftimeve qe i dergoi forcave ajrore turke, me date 20 gusht 2002 Hasan H. Jeni u ftua ne Komanden e Logjistikes Ajrore ne Ankara dhe sqaroi projektin tij ne prani te nje ekipi te kryesuar nga gjeneral lejtnant Erdoan Karakush dhe nga inxhinieri ushtarak Ouz Sejran. Ekipi i perbere nga ushtarake te larte u njoh me projektin ne nje brifing qe zgjati shtate ore. Me pas komisioni deklaroi se projekti eshte i logjikshem dhe i realizueshem, por per shkak te veshtiresive ekonomike qe Turqia po perjeton kohet e fundit, venia e tij ne jete mund te nise pas nje periudhe prej 15-20 vjetesh.

Oferta nga SHBA dhe Irani

Pasi kane mesuar per projektin, ambasadat e SHBA-se dhe Iranit kane qene te parat qe kane kontaktuar me te riun turk per t'â„¢i kerkuar venien ne jete te projektit ne vendet e tyre. Mirepo i riu idealist i ka kthyer mbprash ofertat, me deshiren qe, sipas tij, avione te tille te fluturojne vetem ne qiejt e atdheut te vet.

'I sherbej vetem kombit tim'

'I ndjeri im ate, sa ishte ne jete, ma la amanet qe te mos i sherbej asnje kombi tjeter pervec kombit tim,' thote Hasan H. Jeni, 'dhe per kete arsye, une i refuzova ofertat.' Sipas tij, avionet qe ne Shtetet e Bashkuara prodhohen me nje shpenzim prej 150 mije dollaresh, i shiten vendeve si Turqia me nje cmim prej 30 milione dollaresh. 'Projekti im  nuk do te kushtoje me shume se 200 mije dollare dhe, nese vihet ne jete, varesise sone nga jashte i vjen fundi,' thote Hasan H. Jeni, ndaj te cilit, krahas ofertave te majme e pergezimeve, kohet e fundit kane nisur te shtohen, natyrisht, edhe kercenimet nga persona te paidentifikuar.