Dy nga Kozmonautet me te famshem Amerikane me origjine Shqiptare. - Teknologji Moderne

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Dy nga Kozmonautet me te famshem Amerikane me origjine Shqiptare.

Dy nga Kozmonautet me te famshem Amerikane me origjine Shqiptare.

· 10 · 4265

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 15-05-2004, 01:18:56
Nga Dr. Moikom Zeqo

Prishtine, 04 shtator 2003 (Alb.Info) - Duke kerkuar ne arkivin e Muzeumit Historik Kombetar gjeta nje dokument te jashtezakonshem nga te gjitha pikpamjet. Mbi nje karton te forte eshte vendosur nje fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bere nga siperfaqja e Henes. Krahas kesaj fotografie eshte vendosur nje flamur Shqiptar i permasave te te vogla. Nen fotografine eshte shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshte fotografise eshte ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January

31 through February 9, 1971. It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly. Nga ky shkrim mesohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) eshte mbartur ne Hene ne trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri me 9 Shkurt 1971. Ky flamur eshte paraqitur prej zevendes Admiralit Alan B. Shepard Jr., i Flotes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe qe ka qene delegat ne Sesionin e 26-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Antares eshte pjesa e anijes qe zbriti ne Hene dhe Fra Mauro eshte emri i vendit ne Hene ku zbriti anija. Ka edhe nje mbishkrim dore shkruar me boje te zeze nga Alan Shepardi, qe lexon: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, qe perkthehet ne Shqip: Me fjalet me te mira te astronauteve te Shteteve te Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971. Ky dokument qe permban flamurin Shqiptar me fotografine ne Hene se bashku me mbishkrimet i eshte dorezuar prej vete astronautit Alan Shepard nje dilomati Shqiptar, i cili pat marre pjese edhe ai ne Sesionin e 26-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Alan Shepard, kur ka pergatitur kete dhurate dhe per ta bere me te vertete dokumentin, ka shkruar me doren e tij pershendetjen jo vetem nga vetvetja, por edhe nga astronautet e tjere te SHBA-s. Kjo do te thote qe fakti i mbartjes se flamurit Shqiptar ka qene teme bisede e astronauteve bashkeudhetare. Pra Shepard u ka folur atyre per origjinen e tij Shqiptare. Gjesti i Shepardit eshte i madherishem. Duke lexuar nje enciklopedi te kozmosit ku jane dhe emrat e kozmonauteve ne vite, lexohen keto te dhena per Alan Shepardin. Ai u lind ne East Dery, Nee Hampshire te SHBA me 18 Nentor 1923. Ështe me origjine Shqipitare. Ka kryer Akademine Detare Amerikane ne Anapolis ku mbaroi dhe nje shkolle fluturimi per pilot joushtarak. Me pas beri edhe Shkollen e Marines per pilot ne Patuxent, Maryland, si dhe Shkollen Detare te Luftes ne New Port Rhode Island me 1958. Me 1961 u ngrit ne hapesire si njeriu i pare ne bote rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi ne kozmos si pasagjer, kurse Shepardi ne misionin Apollo 4 ne Janar-Shkurt 1971 e manovroi vete anijen kozmike. Si kozmonaut, ai eshte i pari qe ka fluturuar ne kozmos si Amerikan dhe i pesti qe ka shkelur ne Hene. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai nderroi jete me 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet. Ne te njejten enciklopedi flitej edhe per William Gregory nje tjeter astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi ne Lock-port, Nju Jork me 14 Maj 1957. Ështe me origjine nga fshati Dardhe e Korces. Me 1979 u diplomua per shkenca inxhinierike ne Akademine e Forcave Ajrore. Mori doktoraten si inxhinier mekanik nga Colombia University me 1980 dhe Doktoraten per drejtues me 1984. Ne vitet 1981 - 1986 ka qene pilot fluturimi me avionet Fl11. Me pas sherbeu si mesues pilotesh prane Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar ne me shume se 40 lloje avionesh dhe ka kapercyer mbi 5000 ore flutturimi. U zgjodli nga NASA ne Janar 1990 dhe u shpall astronaut ne Korrik 1991. Fluturimin e tij te pare Shuttle STS-67 ne hapesire e kreu me 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapesires Kenedi dhe u ul ne toke me 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve ne hapesirat kozmike me 16 dite dhe 15 ore duke plotesuar 262 rrotullime drejt tokes. Ai fluturoi mbi 11 milion km ne kozmos, ka mbi 400 ore flutuime ne hapesiren kozmike, krahas 5000 oreve si pilot. Tani punon si drejtues per zhvillimin e biznesit ne Arizona te SHBA. Meqenese Shpardi ka vdekur, shpresojme qe Gregorin ta takojme se shpejti. Te dy keta emra kane vendin e tyre ne Muzeun Historik Kombetar dhe ne kujtesen e Shqiptareve.

« Editimi i fundit: 22-12-2004, 01:38:25 nga Gjumashi »

  • Postime: 1279
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-09-2004, 02:49:13
po eshte e vertete Max se edhe une e lexova diku para ca kohesh
P.s opo jemi rrace e zgjut ne Jaranoo <)>

  • Postime: 56
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 05-10-2004, 11:21:57
tung Max
desha vetem nje kompliment
te lumt ke zgjuar interes tek shum besoj por se pari tek une me keto tema
te lumt

  • Postime: 993
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 07-10-2004, 02:07:01
Ilia Shperi eshte babai i njerit prej Astronautve Shqiptar. Un kam nje liber te tijin shume te vjeter, qe perdoreshe per gramatiken ne shkollat shqipe te Jugut. Eshte botuar ne 1929, dhe ka dhe nje botim tjeter ne Rome nga vitet 60. Eshte gramatika e toskenishtes qe studioheshe ne Jug. Keta jane nga Korca me origjine, dhe familje shume patriote. Ne fakt qysh ne faqet e para te librit te tij, Ilia Sheperi shkruan me krenari se gjuha Shqiptare eshte ajo Pellazge, dhe kjo dihet qe vjen nga studimet e tij te shumta, dhe sidmos shkembimet me doreshkrimet italiane te asaj kohe.


PS: Kompliment=Pergezim(shqip)
« Editimi i fundit: 07-10-2004, 02:23:37 nga Cyclotomic »

#4 ne: 17-12-2004, 02:40:22


Duket si një gjë e pabesueshme, porse dy nga kozmonautët më të famshëm Amerikanë kanë origjinë Shqiptare nga familja.



Alan ShepardDuke kërkuar në arkivin e Muzeumit Historik Kombëtar gjeta një dokument të jashtëzakonshëm nga të gjitha pikpamjet. Mbi një karton të fortë është vendosur një fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bërë nga sipërfaqja e Hënës. Krahas kesaj fotografie është vendosur një flamur Shqiptar I përmasave të të vogla. Nën fotografinë është shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtë fotografisë është ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971. It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly. Nga ky shkrim mësohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) është mbartur në Hënë në trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri më 9 Shkurt 1971. Ky flamur është paraqitur prej zëvëndës Admiralit Alan B. Shepard Jr., i Flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ka qenë delegat në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Antares është pjesa e anijes që zbriti në Hënë dhe Fra Mauro eshte emri i vendit në Hënë ku zbriti anija. Ka edhe një mbishkrim dore shkruar me bojë të zezë nga Alan Shepardi, qe lexon: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, që përkthehet në Shqip: Me fjalët me të mira të astronautëve të Shteteve të Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971.

Ky dokument që përmban flamurin Shqiptar me fotografinë në Hënë së bashku me mbishkrimet i është dorëzuar prej vetë astronautit Alan Shepard një dilomati Shqiptar, i cili pat marrë pjesë edhë ai në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Alan Shepard, kur ka përgatitur këtë dhuratë dhe për ta bërë më të vërtetë dokumentin, ka shkruar me dorën e tij përshëndetjen jo vetëm nga vetvetja, por edhe nga astronautët e tjerë të SHBA-s. Kjo do të thotë që fakti i mbartjes së flamurit Shqiptar ka qenë temë bisede e astronautëve bashkëudhëtarë. Pra Shepard u ka folur atyre për origjinën e tij Shqiptare. Gjesti i Shepardit është i madhërishëm.

Duke lexnar nje enciklopedi te kozmosit ku janë dhe emrat e kozmonauteve në vite, lexohen këto të dhëna për Alan Shepardin. Ai u lind ne East Dery, Neë Hampshire të SHBA më 18 Nentor 1923. Është me origjinë Shqipitare. Ka kryer Akademinë Detare Amerikane në Anapolis ku mbaroi dhe një shkollë fluturimi për pilot joushtarak. Më pas bëri edhe Shkollën e Marinës për pilot në Patuxent, Maryland, si dhe Shkollën Detare të Luftës në New Port Rhode Island më 1958. Më 1961 u ngrit në hapësirë si njeriu i parë në botë rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi në kozmos si pasagjer, kurse Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka fluturuar në kozmos si Amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai ndërroi jetë më 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet.

Në të njëjtën enciklopedi flitej edhe për William Gregory një tjetër astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi në Lock-port, Nju Jork më 14 Maj 1957. Është me origjinë nga fshati Dardhë e Korçës. Më 1979 u diplomua per shkenca inxhinierike në Akademinë e Forcave Ajrore. Mori doktoratën si inxhinier mekanik nga Colombia University më 1980 dhe Doktoratën për drejtues më 1984. Ne vitet 1981 - 1986 ka qenë pilot fluturimi me avionët Fl11. Më pas shërbeu si mësues pilotësh pranë Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar në më shumë se 40 lloje avionësh dhe ka kapërcyer mbi 5000 orë flutturimi. U zgjodli nga NASA në Janar 1990 dhe u shpall astronaut në Korrik 1991. Fluturimin e tij të parë Shuttle STS-67 në hapësirë e kreu më 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapësirës Kenedi dhe u ul në tokë më 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve në hapësirat kozmike me 16 ditë dhe 15 orë duke plotësuar 262 rrotullime drejt tokës. Ai fluturoi mbi 11 milion km në kozmos, ka mbi 400 orë flutuime në hapësirën kozmike, krahas 5000 orëve si pilot. Tani punon si drejtues për zhvillimin e biznesit në Arizona të SHBA. Meqenëse Shpardi ka vdekur, shpresojmë qe Gregorin ta takojmë së shpejti. Të dy këta emra kanë vendin e tyre në Muzeun Historik Kombëtar dhe në kujtesën e Shqiptarëve.
      
nga:
Dr. Moikom Zeqo
Drejtor i Muzeut Historik Kombetar
Revista Mbrojtja,
4 Gusht 2003
   

  • Postime: 822
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 17-12-2004, 05:17:19
wwwoooww :) :) :) :)

  • Postime: 5948
  • Karma: +9/-0

#6 ne: 17-12-2004, 13:19:05
Oh mrekulli Gjumash, faleminderit shume qe e vendose kete informacion per dy keta kozmonaute me origjine shqipetare. Pune Fantastike! :lule


Une me thene te drejten, e kam lexuar kete artikull dhe paksa me te zgjeruar shume vite me pare, ne nje reviste shkencore dhe me ka lene shume shume mbrese te vecante. Jam ndjere aq shume krenare sikurse dhe e lumtur! :)
Madje...kohe me mbrapa kam pare dhe nje dokumentar ne televizor ne nje nga kanalet angleze ku flitej per te gjithe punen e APOLLLO-s rreth gjithe ketyre viteve, qe nga hera e pare e udhetimit te tyre deri ne ditet e sotme. Ishte mjaft informuese dhe teper interesante si emision...aty permenden dhe dhane intervista te shkeputura dhe nga keta dy kozmonautet me origjine shqipetare pervec kozmonauteve te tjere me origjine amerikane <)>

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 04-09-2005, 12:34:47
Duket si një gjë e pabesueshme, porse dy nga kozmonautët më të famshëm Amerikanë Alan B. Shepard dhe William Gregory kanë origjinë shqiptare.

Dr. Moikom Zeqo, Drejtor i Muzeut Historik Kombetar, shkruan për revistën Mbrojtja të datës 4 gusht 2003 sesi duke kërkuar në arkivin e Muzeumit Historik Kombëtar gjeti një dokument të jashtëzakonshëm nga të gjitha pikëpamjet. Mbi një karton të fortë është vendosur një fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bërë nga sipërfaqja e Hënës.
Krahas kesaj fotografie është vendosur një flamur shqiptar i përmasave të vogla. Nën fotografinë është shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtë fotografisë është ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971. It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly.

Nga ky shkrim mësohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) është mbartur në Hënë në trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri më 9 Shkurt 1971. Ky flamur është paraqitur prej zëvëndës Admiralit Alan B. Shepard Jr., i Flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ka qenë delegat në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Antares është pjesa e anijes që zbriti në Hënë dhe Fra Mauro eshte emri i vendit në Hënë ku zbriti anija. Ka edhe një mbishkrim dore shkruar me bojë të zezë nga Alan Shepardi, qe lexon: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71 (Përgëzime nga astronautët e Shteteve të Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971).

Ky dokument që përmban flamurin Shqiptar me fotografinë në Hënë së bashku me mbishkrimet i është dorëzuar prej vetë astronautit Alan Shepard një diplomati shqiptar, i cili pati marrë pjesë edhë ai në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Alan Shepard, kur ka përgatitur këtë dhuratë dhe për ta bërë më të vërtetë dokumentin, ka shkruar me dorën e tij përshëndetjen jo vetëm nga vetvetja, por edhe nga astronautët e tjerë të SHBA-s. Kjo do të thotë që fakti i mbartjes së flamurit shqiptar ka qenë temë bisede e astronautëve bashkëudhëtarë. Pra Shepard u ka folur atyre për origjinën e tij shqiptare. Gjesti i Shepardit është i madhërishëm.

Alan Shepard lindi ne East Dery, në Hampshire të SHBA më 18 Nentor 1923. Është me origjinë shqiptare. Ka kryer Akademinë Detare Amerikane në Anapolis ku mbaroi dhe një shkollë fluturimi për pilot joushtarak. Më pas bëri edhe Shkollën e Marinës për pilot në Patuxent, Maryland, si dhe Shkollën Detare të Luftës në New Port Rhode Island më 1958. Më 1961 u ngrit në hapësirë si njeriu i parë në botë rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi në kozmos si pasagjer, kurse Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka fluturuar në kozmos si amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai ndërroi jetë më 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet.


 

William Gregory
 
William Gregory është një tjetër astronaut shqiptaro-amerikan. Ai lindi në Lock-port, Nju Jork më 14 Maj 1957. Është me origjinë nga fshati Dardhë e Korçës. Më 1979 u diplomua per shkenca inxhinierike në Akademinë e Forcave Ajrore. Mori doktoratën si inxhinier mekanik nga Colombia University më 1980 dhe Doktoratën për drejtues më 1984. Ne vitet 1981 - 1986 ka qenë pilot fluturimi me avionët Fl11. Më pas shërbeu si mësues pilotësh pranë Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar në më shumë se 40 lloje avionësh dhe ka kapërcyer mbi 5000 orë fluturimi. U zgjodh nga NASA në Janar 1990 dhe u shpall astronaut në Korrik 1991. Fluturimin e tij të parë Shuttle STS-67 në hapësirë e kreu më 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapësirës Kenedi dhe u ul në tokë më 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve në hapësirat kozmike me 16 ditë dhe 15 orë duke plotësuar 262 rrotullime drejt tokës. Ai fluturoi mbi 11 milion km në kozmos, ka mbi 400 orë fluturime në hapësirën kozmike, krahas 5000 orëve si pilot. Tani punon si drejtues për zhvillimin e biznesit në Arizona të SHBA.

Rruzull.net

  • Postime: 1210
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 31-12-2006, 23:15:04
Eh sa kendshem do të tingellonte ky lajm po t`kishin qenë(vërtetë) shqiptare!
Do i tregonim botës antishqiptare qe ,edhe pse ne Toke s`po na lejoni te jetojme si shqiptare dhe si te pavarur,ne hënë e bëmë vendin tonë...dhe keni kujdes se ç`do t`u hedhim atje poshtë pastaj!

  • Postime: 825
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 31-12-2006, 23:45:59
jam krenare qe jam shqiptare kaq kam per te thene

Temat e fundit