Historia e fotografis - Teknologji Moderne

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Historia e fotografis

Historia e fotografis

· 2 · 3081

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-09-2005, 03:55:56
 Historia e Fotografise

Dy francezet, NicÚphor Niepce dhe Louis Daguerre merren si zbuluesit e fotografise. Ata zhvilluan tekniken e pare dhe procesin kimik i cili mundesonte ruajtjen e pamjeve. Mandej pasuan me dekada zhvillimet teknike. Me prezentimin e pare te aparatit Kodak ne vitin 1889 ky zhvillim e arriti një pikë, të cilën qenesisht e mban deri me sot. Vetem elektronika dhe digitalizimi kane sjellë nje medote te re fotografike.

Fotot a para te Niepces

Francezi Jozef Nicefor Niepce (1765 - 1833) merret si njeriu i pare i cili krijoje foton me shtrese te ndjeshme nga drita. Ai mori nje "Camera Obscura" per ndihme, nje aparat me pare i njohur, me te cilin mundesoj projektimin e peisazheve. Atij i shkoj per dore që këto foto t'i mbaj ne leter klor-argjendi. Por ato nuk ishin te rezistueshme nga drita. Prisheshin pas nje kohe te shkurt. Vetem me 1826 Niepce ia arriti që të mbaroj foton e pare të rezistueshme. Fotoja tregon pamjen nga dritarja e dhomes se tij. Me kohe te ndricimit tete oresh ishte e pamundur që të fotografohen njerez dhe gjera te levizshme. Dageri, nje piktor i sukseshem teatri, mori vesh per punen e Niepces dhe ishte aq i pasionuar sa qe u be shok i tij. Me shume ethe ata provonin qe te gjenin nje rruge per shkurtimin e kohes se ndricimit.


Kohe e shkurter ndricimi dhe kopje te shumefishta

Luis Zhak Mande Dager (1787 - 1851) pas shume vitesh mundim zbuloj metoden per ndricim te shkurt te nje jod-argjend pllake qe tregon nje foto latente (te padukshme), e cila mbahet e fiksuar nga shtypja me zhivë. Luis Dageri ndricoj nje pllake, por e ndali progresin e tij sepse moti (klima) nuk i "sherbente" atij. Ai e ruante pllaken e tij ne dollapin e tij te kemikaleve. Kur e nxori ate me vonë, quditerisht kuptoj qe në të ishte "vizatuar" nje foto. Ishte dicka ne atë dollap që e kishte shkurtuar kohen e ndricimit. Ai i largonte nje nga nje te gjitha kemikalet nga dollapi dhe fuste gjithnje pllaka te fresketa, për ta kuptuar se cila nga ato kemikalie kishte shkaktuar atë efekt. Në fund mbeten vetem disa pika të zhives. Kjo , sic e mendonte edhe vete Dageri, ishte zgjidhja e kesaj enigme. Foto pllakat e perpunuara me zhivë merrni shume me pak kohe per ndricim se sa ato te perpunuara pa zhivë. Atij i shkoj per dore qe kete kohe te ndricimit ta reduktoj në 4 minuta në verë dhe 15 në dimër. Dageri dhe Isidore Niepce, djali i pionierit të vdekur, bën një marreveshje me 1839 me qeverinë franceze, përmes të cilës e moren të drejtën ta publikojne të ashtuquajteren "Daguereotipe". Qeveria ketë zbulim e mori aq me seriozitet sa që iu premtoj atyre se do të bënin shtytje për popularitet. Fotot e mbaruara me "Daguereotipie" ishtin unikate. Këtë problem e heci William Henry Fox Talbot me të ashtuquajteren "Kalotipie", një lloj letre me metodë negativ - pozitiv. Kualiteti dhe brillanca nuk krahasohen me "Daguereotipie", por me kete te fundit ishte e mundur bërja e disa kopjeve.

Menyra pllakore

Metoda e Talbotit kishte një shperndarje të dobët dhe ishte me hoka të mëdha. Frederik Scott Archer e mbuloj kete deficit me 1851 me "metoden e kollidiumit te lagur" të tij. Ky emer rrjedh nga leshi i shprishur në eter (kollodium), i cili ishte perdorur për këtë punë. Tani shperndarja ishte dukshem me e mire, por perpjekja mbeti enorme. Kollodiumi është një mase pangjyrë, ngjitese, e cila në kontaktin me ajer forcohet shpejt. Ndricimi dhe perfitimi i pamjes duhej të kryhej para se të terej materiali. Tejkalimi tjeter i shkoj per dore, me 1871, Richard Leach Maddox-it. Me një shtresë brom-argjend-gelatin ia arriti që të krijojë një pllake të terur, të ciles pllaka e lagur nuk mund t'ia shkonte për nga ndjeshmeria.


Filmi levizes

Pllakat të cilat ishin perdorur ne vitet e pare të fotografisë si mbajtës për shtresen e ndjeshme ndaj drites ishin problemi qenesor për perdorim. Jo vetem pesha pengonte, por për cdo foto duhej të futej nga një pllakë e re në fotoaparat. George Eastman e zbuloj, së bashku më një partner me 1889, filmin levizes. Tani ishte bërë e mundur bërja e fotove njëra pas tjetres. Filmi levizes ishte po ashtu edhe premisa kryesore për Thomas Alva Edison që t'a ndertonte Film kameren e parë. George Eastman ishte po ai të cilit i erdhi ideja, që fotografeve t'ua lehtesoj procesin e veshtire të zhvillimit dhe nderrimit. Kush e kishte mbushur filmin levizes te tij, ai mundë që ta dergonte tek Kodak dhe pas një kohe merrte kopjet dhe një kamerë të mbushur me film te ri. Qenesisht kjo eshte edhe arsyeja kryesore që fotografia edhe pas viteve mund të behej si një "sport" masiv.

Aparatet e vegjel dhe filmat kolor

Përmes permiresimit të ndjeshmerisë së filmave ndaj dritës, u bë e mundur në dekaden e parë të shek. 20 të prodhoheshin aparatet e vegjel. Tek në vitin 1905 Oskar Barnack kishte idenë se si ta zvoglonte negativ-formatin dhe ta zmadhonte fotografinë. Si udheheqes i zbulimit tek "Leica" pas 10 vitesh e prezentoj aparatin e parë të vogel në botë. Lufta I boterore e pengoj zhvillimin e metutjeshem. Ne vitet e 20 - ta Barnack perfundoj "Leican" e parë, e cila zyrtarisht u publikua me 1925. Ishte nje aparat me objektiv 50mm largesi, një standard që më vonë u kopjua njeqind fish. Pas ketij aparati te pare te vogel u mundesua që pas viteve te 50-ta të krijoheh aparati refleks - pasqyrë. Principi: hyrja e drites paqyrohet në "kerkues". Përmes kesaj mund të shihej me saktesi se si do te dukej fotoja me vonë. Pasqyra e kthyeshme, e cila pojektonte pamjen në "kerkues", mbyllet gjatë marrjes në një anë, ashtu që rrezja e drites të mund ta ndricoj filmin. Një theks të rendesishtem i dha firma Agfa, e cila me 1936 zhvilloj filmin me ngjyra. Në vitin 1939 në treg u prezentuan filmat e parë negativ - pozitiv me ngjyra.

Revulucioni digital

Elektronizimi i gjithnjëshëm mundesoj që edhe fotoaparatet të bëhën gjithnjë e më komfort. Me 1963 firma Canon prezentoj aparatin e parë automatik. Pas dhjet viteve pasoj aparati plotesisht elektronik nga Rollei me të cilin mund të rregulloheshin ngjyrat, "dritaret" etj. Nga fundi i shekullit të kaluar e gjithe teknika fotografike u revolucionua edhe njeher permes digitalizimit. Tani jo vetem që fotot mund të ruheshin si film material, por edhe në mbajtes digital. Kjo është e lirë dhe e lehteson punen me foto. Mund të kontrollohet direkt dhe mund të fshihet menjëher. Interneti po ashtu e lehteson shkembimin e fotove, të cilat dergohen si dokumente. Softverat për perpunimin e fotove po ashtu lehtesojnë përpunimin dhe e mundesojnë permiresimin e gabimeve në foto. Sot cdo njeri me anë të një softveri të nevojshem mund t'i permiresoj fotot ose të manipuloj me to.

Autor: Salim Butt
Perkth, Xhavo

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 17-09-2005, 06:12:55
Pershendetje xhavo,

Nuk e di se a keni pasur rastin te lexoni diçka tjetër në lidhje me historin e fotografisë që është vertetuar shkenctarishte se Leonardi De Vinçi i kishte bërë provat e para mbi "pelhuren e Torinos" që kisha e mban si mbeshtjellsin e shenjtë të jezu Krishtit pas krycifikimit ?
Une pere vete i besoj versionit shkencor se Leonardo kishte bere ekperimente të fshehura mbi fotografi dhe aty shifet qartë trupi i tijë ne fotografi te realizuar me rreze diellit.
Këtë formul perendimoret e sollen nga lindja, pas kryqzatave, ku arabët e njihnin një procedur të tillë të realizimit  të imazhit mbi pelhurë e që Leonardo ushtronte vazhdimisht në persosjen e ketij zbulimi të mbajtur sekret.
Ju lutemi shiko nese keni kohë nje shkrim mbi kete në Daviçi Kod më duket aty e ke....tek letersia.

shendet  

Temat e fundit