MREKULLIA E KRIJIMIT NE ADN - Teknologji Moderne

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

MREKULLIA E KRIJIMIT NE ADN

MREKULLIA E KRIJIMIT NE ADN

· 10 · 2902

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-02-2005, 11:23:13
KTHESË E MADHE NË HISTORINË E NJERËZIMIT

Sot është dita e një kthese të madhe në histori. Filozofia materialiste, e cila njëherë i qe imponuar njerëzimit nën trajtën e shkencës, ironikisht po rrëzohet sot nga vetë shkenca. Materializmi, filozofia sipas së cilës gjithqka është e përbërë nga materia dhe i cili e mohon ekzistencën e Perëndisë, është në fakt një version bashkëkohor i paganizmit. Paganët e vjetër i adhuronin gjësendet e vdekura siç ishin idhujt nga druri apo guri dhe i konsideronin ato për qenie hyjnore. Filozofia materialiste, në anën tjetër, e bazon pohimin e saj në besimin se njeriu dhe të gjitha qeniet tjera janë të krijuara vetëm nga atomet dhe molekulat. Sipas kësaj pikëpamjeje supersticioze, atomet jo të gjalla në njëfarë mënyre e organizuan vetveten dhe me kohë fituan jetë e vetëdije, duke e sjellur finalisht kështu në ekzistencë njeriun.

Ky besim suepersticioz i bazuar në materializëm quhet 'evolucion'. Besimi në evolucionin, i paraqitur për herë të pare në kulturat pagane të Sumerianëve të vjetër dhe të Grekëve antikë, në një mënyrë u ringjall në shekullin e nëntëmbëdhjetë nga një grup i shkencëtarëve materialistë, dhe kështu u soll në agjendën botërore. Charles Darwin është më i njohuri nga këta shkencëtarë. Teoria e evolucionit të cilën ai e zhvilloi e humbi kot kohën e botës së shkencës për 150 vite, dhe megjithë natyrën e saj me të meta, gjë kjo gjërësisht e pranuar, ajo mbijetoi deri tash vonë për arsyera thjeshtë ideologjike.

Sidoqoftë, siç u përmend edhe më herët, sot materializmi po falimenton me një zhurmë gjëmuese. Shpesh thuhet se ishin tre teoretë të njohur materialistë të cilët manovruan shekullin XIX: Frojdi, Marksi dhe Darvini. Teoritë e dy të parëve u studiuan, testuan dhe duke u vërtetuar për jovalide, u mohuan pastaj në shekullin e njëzetë. Tashmë, edhe teoria e Darvinit po kapitullon në të njëjtën mënyrë.
Disa zhvillime të rëndësishme në Qershorin e vitit 2000 e lehtësuan këtë rrëzim të madh të materializmit.

Së pari, disa shkencëtarë të cilët po kryenin disa eksperimente për të thyer shpejtësinë e dritës, bënë një zbulim që ndryshoi tërësisht drejtimin e të gjitha premisave shkencore. Në një eksperiment ku u thye shpejtësia e dritës, shkencëtarët observuan me mahnitje se efekti i eksperimentit ngjau para shkakut të tij. Kjo do të thoshte disfatë për qëndrimin e "shkakësisë-kauzalitetit", i cili qe vendosur në themele të pikëpamjeve materialiste në shekullin 19. Në shumë publikime shkencore u raportua se "ky eksperiment vërtetoi se është i mundshëm efekti-pasoja pa shkak dhe se fundi i një ngjarjeje mund të ndodhë para fillimit të saj." Në të vërtetë, të ndodhurit e efektit të një veprimi para veprimit që duket të jetë shkaku i tij, është fakt shkencor se të gjitha ngjarjet janë krijuar individualisht. Kjo tërësisht e shembë dogmën materialiste.

Disa javë më vonë u zbulua se Arheopteriksi, shpendi fosil i paraqitur si ' fakti më i rëndësishëm fosil' nga Darvinistët për më shumë se një shekull, ishte në të vërtetë jo fakt, por goditje fatale për teorinë e evolucionit. Kur u zbulua një fosil tjetër që nuk kishte dallim nga shpendtë e tashëm dhe ishte nja 75 milion vite më i vjetër se ky fosil (Arheopteriksi) që gjoja është 'paraardhësi primitiv i shpendëve', evolucionistët u shokuan. Shumë revista që e kishin paraqitur më herët Arheopteriksin si 'paraardhësin primitiv të shpendve' u detyruan tash të raportojnë se 'Paraardhësi si shpendëve u vërtetua të jetë shpend'.

Përfundimisht, projekti i gjenomit njerëzor - një përpjekje për të krijuar hartën e përafërt të gjenomit njerëzor, u konkludua dhe kështu u bënë të njohura për njerëzimin detajet e 'informacionit gjenetik' të cilat e bënë të njohur faktin se sa i madhërishëm është krijimi i qenieve të gjalla nga Perëndia. Sot, secili që i mer në konsideratë rezultatet e këtij projekti dhe që e sheh se një qelizë e vetme njerëzore përmban mjaft informata sa për tu deponuar në mijëra faqe enciklopedishë, e kupton se qfarë mrekullie e madhe e krijimit është kjo.

Prapëseprapë, evolucionisët përpiqen që ti keqinterpretojnë zbulimet e fundit, të cilat në fakt flasin kundër tyre, dhe ti paraqesin ato si fakt për " evolucionin". Të paaftë për të sqaruar se si e ka origjinën qoftë edhe zingjiri i AND-së së një bakteri të vockël, evolucionistët tentojnë të përhapin mesazhe si ky " gjenet njerëzore u përngjajnë gjeneve shtazore". Mesazhet e tilla janë të pasakta dhe nuk kanë ndonjë vlerë shkencore. Këto mesazhe janë dizajnuar për të udhëzuar mbrapsht shoqërinë. Në ndërkohë, disa institucione shtypi, për shkak të injorancës së tyre ndaj kësaj teme dhe për shkak të qasjes së njëanshme, supozojnë se Projekti i Gjenomit Njerëzor paraqet 'fakte për evolucionin' dhe mundohen ta prezantojnë këtë në atë mënyrë.


  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 12-02-2005, 11:24:44
Disa zhvillime të rëndësishme në Qershorin e vitit 2000 e lehtësuan këtë rrëzim të madh të materializmit.

Së pari, disa shkencëtarë të cilët po kryenin disa eksperimente për të thyer shpejtësinë e dritës, bënë një zbulim që ndryshoi tërësisht drejtimin e të gjitha premisave shkencore. Në një eksperiment ku u thye shpejtësia e dritës, shkencëtarët observuan me mahnitje se efekti i eksperimentit ngjau para shkakut të tij. Kjo do të thoshte disfatë për qëndrimin e "shkakësisë-kauzalitetit", i cili qe vendosur në themele të pikëpamjeve materialiste në shekullin 19. Në shumë publikime shkencore u raportua se "ky eksperiment vërtetoi se është i mundshëm efekti-pasoja pa shkak dhe se fundi i një ngjarjeje mund të ndodhë para fillimit të saj." Në të vërtetë, të ndodhurit e efektit të një veprimi para veprimit që duket të jetë shkaku i tij, është fakt shkencor se të gjitha ngjarjet janë krijuar individualisht. Kjo tërësisht e shembë dogmën materialiste.

Disa javë më vonë u zbulua se Arheopteriksi, shpendi fosil i paraqitur si ' fakti më i rëndësishëm fosil' nga Darvinistët për më shumë se një shekull, ishte në të vërtetë jo fakt, por goditje fatale për teorinë e evolucionit. Kur u zbulua një fosil tjetër që nuk kishte dallim nga shpendtë e tashëm dhe ishte nja 75 milion vite më i vjetër se ky fosil (Arheopteriksi) që gjoja është 'paraardhësi primitiv i shpendëve', evolucionistët u shokuan. Shumë revista që e kishin paraqitur më herët Arheopteriksin si 'paraardhësin primitiv të shpendve' u detyruan tash të raportojnë se 'Paraardhësi si shpendëve u vërtetua të jetë shpend'.

Përfundimisht, projekti i gjenomit njerëzor - një përpjekje për të krijuar hartën e përafërt të gjenomit njerëzor, u konkludua dhe kështu u bënë të njohura për njerëzimin detajet e 'informacionit gjenetik' të cilat e bënë të njohur faktin se sa i madhërishëm është krijimi i qenieve të gjalla nga Perëndia. Sot, secili që i mer në konsideratë rezultatet e këtij projekti dhe që e sheh se një qelizë e vetme njerëzore përmban mjaft informata sa për tu deponuar në mijëra faqe enciklopedishë, e kupton se qfarë mrekullie e madhe e krijimit është kjo.

Prapëseprapë, evolucionisët përpiqen që ti keqinterpretojnë zbulimet e fundit, të cilat në fakt flasin kundër tyre, dhe ti paraqesin ato si fakt për " evolucionin". Të paaftë për të sqaruar se si e ka origjinën qoftë edhe zingjiri i AND-së së një bakteri të vockël, evolucionistët tentojnë të përhapin mesazhe si ky " gjenet njerëzore u përngjajnë gjeneve shtazore". Mesazhet e tilla janë të pasakta dhe nuk kanë ndonjë vlerë shkencore. Këto mesazhe janë dizajnuar për të udhëzuar mbrapsht shoqërinë. Në ndërkohë, disa institucione shtypi, për shkak të injorancës së tyre ndaj kësaj teme dhe për shkak të qasjes së njëanshme, supozojnë se Projekti i Gjenomit Njerëzor paraqet 'fakte për evolucionin' dhe mundohen ta prezantojnë këtë në atë mënyrë.

Në fabrikimin e produkteve teknologjike apo në menagjimin e një fabrike, mjetet më të mëdha të punësuara janë përvoja dhe akumulimi i njohurisë që i ka fituar njeriu gjatë shumë shekujve. Njohuria dhe përvoja e nevojshme për ndërtimin e trupit njerëzor, "fabrikës" më të avancuar dhe sofistikuar në botë, janë të deponuara në ADN. ADN është një molekulë e madhe që ruhet me kujdes në bërthamën qelizore dhe që funksionon si një bankë e të dhënave për trupin e njeriut. Informatat e fshehura brenda ADN-së kontrollojnë qindra ngjarje të ndryshme që ndodhin në qelizat e trupit të njeriut dhe në funksionimin e sistemit të tij, sikur edhe në qështjet fizike, që nga ngjyra e flokëve dhe syve të personit e deri te lartësia e tij. Për shembull, edhe nëse shtypja e gjakut të dikuj është e lartë, e ulët apo normale, mvaret nga informatat në ADN.

Një qështje e rëndësishme që duhet potencuar këtu është se qysh nga krijesa e parë njerëzore, triliona shembujt e ADN-së në biliona qelizat e njeriut janë paraqitur në gjendjen e njëjtë të përsosshmërisë dhe kompleksitetit siç janë edhe sot. Duke i lexuar rreshtat e mëposhtëm ti poashtu do të shohësh se sa e paarsyeshme është të pohohet, ashtu siç bëjnë evolucionistët, se gjoja një molekulë e tillë, me strukturën dhe mundësitë e saj marramendëse, është krijuar si rezultat i rastësisë.

Vëllimet e informatave në Qelizën Njerëzore

Informatat e deponuara në ADN nuk duhet të nënqmohen në asnjë mënyë. Për më tepër pasi që një molekulë ADN e njeriut përmban mjaftë informata sa për të mbushur miliona faqe enciklopedishë, apo për të mbushur rreth 1000 libra. Vëreje me vëmendje këtë fakt: një milion faqe enciklopedie, apo 1000 libra. Pra kjo do të thotë se bërthama e çdo qelize përmban aq informata sa për të mbushur një milion faqe enciklopedie, informata këto që përdoren për kontrollin e funksioneve të trupit të njeriut. Për të tërhequr një analogji ne mund të pohojmë se edhe 23 volumet e Enciklopedisë Britanike, njërës nga minierat më të mëdha të informacioneve në botë , kanë vetëm 25000 faqe. Kështuqë para nesh qëndron një pamje e habitshme. Në një molekulë të gjetur në bërthamë, e cila është shumë më e vogël se sa qeliza mikroskopike ku ajo është e vendosur, ekziston një depo e të dhënave 40 herë më e madhe se sa enciklopedia më e madhe e botës e cila përmban me miliona artikuj informacioni. Kjo do të thotë se kemi një enciklopedi 1000 volumëshe e cila është unike dhe nuk ka diqka që mund të krahasohet me të. Kur një pjesë e informacionit prezente në gjenin e njeriut do të lexohej çdo sekondë, non-stop, do të duheshin 100 vite për ta kompletuar këtë proçes. Nëse informatat që gjenden në ADN do të vendoseshin në formë libri, vëllimet e vendosura në majë të njëra tjetrës do të mbërrinin 70 metra lartësi. Llogaritjet e fundit kanë zbuluar se kjo enciklopedi gjigante përmbanë nja 3 bilion "tema" të ndryshme. Nëse informatat e ADN-së do të shkruheshin në letër, ajo letër do të zgjatej nga Poli i Veriut deri në Ekuador.

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 22-03-2005, 17:33:14
Këta shembuj janë indikacion i sasisë madhështore të informatave që gjenden në ADN. Tash shtrohet pyetja, si mund të bëhet fjalë për molekulë që përmban informata. Kjo për arsye sepse ajo për qka ne po flasim nuk është kompjuter apo bibliotekë, por vetëm një pjesë e trupit që është me qindra mijëra herë më e vogël se një milimetër, e përbërë thjeshtë nga proteina, yndyra dhe molekula uji. Do të ishte një mrekulli me përmasa mahnitëse sikur kjo pjesë pambarimisht e vogël e trupit do të përmbante dhe depononte qoftë edhe një informatë të vetme e të mos flasim për miliona informata të tilla.Kompjuterët janë momentalisht format më të përparuara të teknologjisë për deponimin e informatave. Sasia e informatave e cila para 30 viteve në mënyrë rutinore deponohej në një kompjuter me madhësi sa të një dhome, sot mund të deponohet në disqe të vogla, por edhe teknologjia më e re e zbuluar nga intelegjenca njerëzore, pas diturisë së akumuluar me shekuj dhe punës së mundimshme, akoma është larg nga arritja e kapacitetit deponues të informatave që ka një bërthamë e vetme qelizore. Krahasimi në vijim i bërë nga profesori i mirënjohur i mikrobiologjisë Michael Denton, mbase do të mjaftojë për të ndriquar kontrastin midis madhësisë së vockël të ADN-së dhe sasisë së madhe të informatave që ajo përmban:

Informatat e nevojshme për të specifikuar dizajnin e të gjitha specieve të organizmave që kanë ekiztuar ndonjëherë në planetë, një numër i cili sipas G.G. Simpson arrin në përafërsisht një mijë milion, do të mund të mbaheshin në një lugë qaji dhe akoma do të kishte vend aty për të gjitha informatat që gjenden në secilin libër të shkruar ndonjëherë.1

Si mundet një zingjir i padukshëm për syrin, i përbërë nga atomet, me diametër sa e një bilionta pjesë e milimetrit, të përmbajë një memorie të tillë dhe një kapacitet të tillë informatash? Kësaj pyetje shtoja edhe këtë tjetrën: Përdesisa secila nga 100 trilion qelizat e trupit tënd i dinë përmendësh një milion faqe informacioni, ti si një qenie njerëzore intelegjente dhe e vetëdijshme, sa faqe enciklopedie do të mund t'i memorizoje gjatë tërë jetës tënde. Diqka që është edhe më e rëndësishme, qeliza i përdorë këto informata në mënyrë të rrjedhshme, në një mënyrë tejmase të planifikuar dhe koordinuar, në vendet e duhura dhe kurrë nuk bën ndonjë gabim. Akoma para se njeriu të vijë në ekzistencë, qelizat e tij veqse kanë filluar proçesin e ndërtimit të tij.

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 22-03-2005, 17:34:32
Kur qeliza spermatozoide e babait e fekondon qelizën vezë të nënës, gjenet e prindërve bashkohen dhe përcaktojnë karakteristikat fizike të foshnjes që eventualisht do të lindet. Secili nga mijëra gjenet e ndryshme e ka një funksion të veqantë. Janë gjenet ato që e përcaktojnë ngjyrën e flokëve dhe syve, formën e fytyrës dhe detaje tjera të panumërta në skelet, organe të brendshme, tru, nerva dhe muskuj.

Kur sperma bashkohet me qelizën vezë, formohet një qelizë - themeli i qenies së re njerëzore - dhe bashkë me atë qelizë formohet gjithashtu kopja e parë e molekulës së ADN-së, të cilat do ta bartin kodin gjenetik të personit brenda secilës qelizë përgjatë tërë jetës së tij.

Në mënyrë që kjo qelizë e parë, veza e fekonduar, të zhvillohet në qenie njerëzore, ajo duhet të shumohet, dhe në bazë të kësaj ajo fillon të ndahet me një vetëdije të mrekullueshme. Kjo vetëdije e zbulon vetveten në fazën e ardhshme. Duke u ndarë qelizat ato fillojnë të rriten ndryshëm dhe shkojnë në ato pjesë të trupit ku ato nevojiten. Në vend të një mase trupi të përbërë nga qeliza saktësisht të njëjta, disa nga to shëndërrohen në qeliza syri dhe shkojnë aty ku nevojiten, të tjerat formojnë qelizat e zemrës dhe shkojnë në gjoks, dhe prapë disa të tjera shëndërrohen në qeliza lëkure dhe e mbulojnë tërë trupin. Të gjitha qelizat shumohen aq sa nevojitet për indin e veqantë të cilin ato do ta konstruktojnë, dhe fillojnë të bashkohen duke i dhënë indit strukturën që i nevojitet, duke filluar kështu krijimin e organeve të ndryshme.

Koordinimi i këtij diferencimi dhe strukturimi është bërë i mundur nga molekula e ADN-së. Ne nuk duhet ta lëmë mënjanë faktin se ADN nuk është as biokimist që punon në laboratore të mbushura plot nga pajisjet më të reja, e as një super - kompjuter i aftë për të kryer triliona kalkulime në sekondë. ADN është molekulë e krijuar nga atome si karboni, fosfori, azoti, hidrogjeni dhe oksigjeni.

Le të kemi tani parasysh faktet vijuese: Triliona qelizat në trupin e njeriut shumohen me ndarje. Sidoqoftë gjenet e ndryshme në qelizat e ndryshme aktivizohen në kohëra të ndryshme, dhe me këtë i lejojnë qelizës që të diferencohet. Ose thënë ndryshe, çdo qelizë që ndahet dhe shumohet pas qelizës së parë, përmban kompletin e informatave gjenetike. Me fjalë tjera, çdo qelizë e vetme posedon mundësinë për të prodhuar muskulin e zemrës, lëkurën, qelizat e kuqe të gjakut apo qfarëdo indi tjetër në trup. Edhepse secila qelizë përmbanë përshkrimin e tërësishëm gjenetik të tërë trupit, vetëm disa gjene janë aktive në kohëra të ndryshme në organe të ndryshme. Për shembull, çdo qelizë përmbanë kodet për zhvillimin dhe funksionimin e veshkëve, sidoqoftë vetëm gjenet relevante janë aktive në atë organ, në kohëra të caktuara në fazën e zhvillimit. Njëjtë me këtë, enzimet e caktuara, psh glukozo-6-fosfati, gjenden kryesisht në mushkëri. Edhepse të gjitha qelizat e të gjitha organeve të tjera e posedojnë përshkrimin e kësaj proteine ato kurrë nuk e prodhojnë atë. Qelizat e syrit kurrë nuk e bëjnë; për shembull ato krijojnë vetëm atë që është e nevojshme për syrin: qelizat nervore do të bartin porositë në tru dhe nga truri në organe, qelizat e mushkërive do të purifikojnë toksinet dhe qelizat yndyrore do të deponojnë ushqimin për kohën kur do të ketë mungesë ushqimi. Asnjë nga to kurrë nuk gabon dhe për shembull të prodhojë enzimet e lukthit. Pra kush e bartë sipër këtë divizion të përsosur pune? Kush i urdhëron qelizat që të specializojnë në fusha të ndryshme pasi që ato të jenë ndarë dhe shumuar? Për më tepër, si mundet që të gjitha qelizat të binden me aq vetëdije, dhe kë e dëgjojnë ato derisa punojnë me një disciplinë dhe organizim kaq të patëmetë? Është shumë e qartë se asnjë nga këto nuk janë sisteme të rastësishme të formuara si rezultat i akoma rastësive të tjera.

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 22-03-2005, 17:35:05
Kjo përsoshmëri nuk përfundon me faktin se qelizat paraqiten në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, dhe vënë në funksion gjenet e duhura. Qelizat duhet gjithashtu të jenë prezente në fazat përkatëse të jetës, dhe atë në sasi të duhur. Gjenet tona 'riparuese' punojnë gjatë tërë kohës në gati të gjitha qelizat tona. Gjenet tjera funksionojnë vetëm në disa qeliza në periudha kritike gjatë jetës, duke punuar për vetëm disa orë para se të shkojnë në gjendje gjumi. Për shembull prodhimi i qumështit mundësohet nga gjenet gjatë gjidhënies. Informata ekzistuese aktivizohet në kohën e duhur, në sasinë e duhur dhe në vendin e duhur. Përdorimi i "koincidencës" nga evolucionistët për të sqaruar këtë vetëdije, planifikim, përcaktim, llogaritje, drejtim intelegjent dhe përdorim të të biliontave pjesë të informatave që gjenden në ADN, në fakt nuk është sqarim aspak. Asnjë sistem në botë, as edhe më i thjeshti nuk mund të vijë në ekzistencë nga rastësia, kështuqë është skajshmërisht jologjike të shihen si rastësi ndodhitë e planifikuara dhe të organizuara që ngjajnë në nivel të hapësirës mikroskopike. Në të vërtetë, evolucionistët e pranojnë se ata janë larg nga ofrimi i sqarimit për këtë diferencim dhe ndarje të punëve në qelizë. Mikrobiologu evolucionist Profesor Ali Demirsoy dëshmon:

Në esencë nuk është vërtetuar akoma asnjë sqarim i kënaqshëm për zhvillimin e grupeve të qelizave me struktura dhe funksione shumë të ndryshme.2

Të gjitha këto ngjarje të jashtëzakonshme nuk munden thjeshtë të llogariten në terme të rastësive apo sikur ato janë vepër e vetë qelizave. Pra, kush i drejton këto zhvillime që ngjajnë në qelizë,i krijon ato për qëllime të caktuara, dhe posedon intelegjencën dhe fuqinë për që paraqitur biliona pjesë të informatave në një sipërfaqë të tillë të vockël, të pakapshme për syrin e njeriut?

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 22-03-2005, 17:36:31
Mençuria në Qelizë

Në këtë rast ti duhet ta pranosh se qfarëdo qelize në stomakun apo veshin tënd është më e ditur se sa ti, dhe pasiqë ajo i përdor informatat e përmendura në mënyrën më korrekte dhe perfekte, ajo është edhe më e menqur se ti.

Por ku është burimi i kësaj menqurie? Si është e mundur që secila nga 100 trilion qelizat e trupit të njeriut posedon këtë aftësi, informatë dhe intelegjencë të pabesueshme? Në fund të fundit këto janë vetëm një grumbull i atomeve dhe pastaj janë edhe të pavetëdijshme. Merri atomet e të gjitha elementeve, kombinoji në forma dhe numra të ndryshëm, do të fitosh molekula të ndryshme, por akoma kurrë nuk mund të fitosh ndonjë mencuri. Qofshin këto molekula të vogla apo të mëdha, të thjeshta apo komplekse, kjo nuk ka fare rëndësi. Kurrë nuk do të mund të fitosh një mendje që me vetëdije do të organizonte ndonjë proces dhe do ta kryente atë.


Nëse një ditë i shihni fjalët "Asgjë nuk ndodhë rastësisht" të shkruara në një copë letre, juve as që do të ju shkojë ndër mend se ato fjalë janë formuar kur ngjyra është derdhur në letër. çdo person intelegjent do të mendojë se ato janë shkruar nga dikush. Pohimet e evolucionistëve lidhur me krijimin e informatave brenda ADN-së janë totalisht jologjike sikurse të pohuarit se shkronjat në copën e letrës u shkruan nga rastësia.

Si mund të ndodhë atëherë që molekula e ADN-së, e kompozuar nga mbarështimi i numrit të caktuar të atomeve të pamenqura dhe pavetëdije në sekuenca të caktuara, dhe enzimeve, të punojë në mënyrë të harmonishme, të ketë aftësi të organizojë veprime të panumërta të komplikuara dhe të ndryshme në mënyrën më të përsosur dhe më komplete në qelizë? Përgjegjja në këtë është shumë e thjeshtë; menquria nuk është në këto molekula apo në qelizat ku ato gjenden, por në atë që i ka krijuar këto molekula, që i ka programuar ato të funksionojnë sikurse funksionojnë. Thënë shkurt, menquria është prezente jo në veprën e bërë, por në krijuesin e asaj vepre.

Edhe kompjuteri më i zhvilluar është produkt i menqurisë dhe intelektit që ka shkruar dhe instaluar programet e tij, dhe pastaj e ka përdorur atë. Njësoj, qeliza, ADN dhe ARN në të, dhe njeriu i përbërë nga qeliza të tilla nuk janë asgjë veqse vepra të Atij që i ka krijuar ato sikur edhe atë që ato bëjnë. Pa marrë parasysh se sa e përkryer, komplete dhe e mahnitshme është vepra, menquria gjithmonë qëndron në pronarin e veprës.

Nëse ti do ta shihje një fjali të kuptimtë në fletoren tënde në tavolinë, a nuk do të ishe kurreshtar për ta ditur kush e ka shkruar atë. Ti kurrë nuk do të mendoje se fletorja, lapsi dhe ngjyra u bashkuan si rezultat i erës dhe e shkruan atë fjali. Në ADN ne kemi të bëjmë me biliona pjesë të informatave, secila nga to kruciale për qenien njerëzore.

Hë pra, pse nuk e bëjmë të njëjtën pyetje rreth qelizës? Nëse informata në kompjuter apo në fletore është shkruar nga dikush, kush e ka "shkruar" atëherë ADN-në e cila ka teknologji shumë më superiore dhe më të avancuar, është dizajnuar në mënyrën më të përkryer, është krijuar dhe vendosur në qelizën e imtë, e cila nga ana tjetër është një mrekulli tjetër në vetvete? Përveq kësaj, deri më sot ajo nuk ka humbur asnjë nga aftësitë që i ka pasur me mijëra vite. çka mund të jetë për ty më e rëndësishme se sa të pyetesh: Kush dhe pse i ka krijuar këto qeliza, të cilat funksionojnë non-stop në mënyrë që ti të mund të lexosh këta rreshta, të shohësh, të marrësh frymë, të mendosh, thënë shkurt të ekzistosh dhe të vazhdosh të ekzistosh?

A nuk është përgjegjja në këtë pyetje ajo për të cilën ti duhet të mendosh më së shumti në jetën tënde? Ne shohim një dizajn, planifikim dhe rend madhështor që nga dielli në qiell e deri të ADN-ja në trupin e dikuj. Dhe të mendosh tash se cilado nga këto gjëra mund të jetë rezultat i rastit, është një pohim i papranueshëm, diqka që është e pamundur të mirret seriozisht.

  • Postime: 84
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 20-07-2005, 11:16:32
Ketu nuk shkruan njeri se parton ta lexojne LOL LOL LOL

  • Postime: 141
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 20-07-2005, 11:21:25
sulltani,

Eshte mire qe kur poston nje artikull te shkruash edhe nga e ke marre, kush eshte autori, pse jo edhe diçka ne lidhje me autorin. Kjo e fundti eshte e rendesishme sidomos ne rastin e nje artikulli shkencor. Kete mund ta kete shkruajtur nje gazetar amator, nje specialist ne shkencat e biologjise/gjenetikes ose edhe ti. Nje amator qe nuk ka formimin perkates, do donte ta dinte se kush i thote keto gjera qe te mos mesoje gje gabim.

Do te ishte mire qe te shkruaje burimin e informacionit ose te thoje qe e ke pergatitur vete nese eshte ashtu.

Me te mira...

  • Postime: 392
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 21-07-2005, 04:47:33
mund te shtoj dicka ketu?atehere pik se pari si do qe te jete sfinxit dhe leonardos i keshilloj te shofin edhe temen e gjenetikes dhe te mendojne pak per strukturen e ADN.aty do te keni edhe  burimet e informacioneve dhe te njejtat burime mund ti konsideroni edhe per shkrimin e sulltanit sepse do te dilni ne te njetin konkluzion.
se dyti...e dime fare mire qe cdo molekule eshte e formuar nga atome dhe se atomet mund te themi qe jane pa jete apo e kam gabim?atome mblidhen ne plastike dhe jane pa jete,atome mblidhen ne gur dhe jane pa jete a keshtu me rradhe...por...atom e mblidhen edhe tek njeriu dhe jane "me jete"...ajo qe dua te them eshte qe fillohet nga atome micro dhe kur kalon ne makro ndryshon edhe  menyra e konceptimit  te  materies.si eshte e mundur kjo gje?

  • Postime: 332
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 28-07-2005, 23:05:35
molekulat kryejne aq reaksione midis tyre ne trupin e njeriut sa te quhet i gjalle. pastaj ne nje shkalle me lart, sulltani ka harruar Gregor Mendelin, priftin e famshem qe KONFIRMOI qe evolucioni eshte teori e sakte. pak e veshtire te mendosh qe sot je njeri, neser je alien... :P

sepse keshtu i bie, nese mohon evolucionin, mohon vete natyren tende njerezore... vete faktin qe ti je ai qe je :)

pse ti i ngjan dikujt nga familja jote? hmmmm? apo sepse ashtu deshi Zoti ;)


c'mon, grow up...

Temat e fundit