Një shqiptar dhe një amerikan rrëzojnë Njutonin e Galilein - Teknologji Moderne

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Një shqiptar dhe një amerikan rrëzojnë Njutonin e Galilein

Një shqiptar dhe një amerikan rrëzojnë Njutonin e Galilein

· 3 · 3213

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-10-2005, 07:31:29
Revolucioni shkencor që pritet të nisë nga Tirana. Flet pedagogu i Inxhinierisë, Klement Qerimi, bashkëautor i librit të rrallë që pritet të dalë së shpejti, ku hidhen poshtë shumë prej formulave të matematikës dhe fizikës që mësohen në shkolla prej 350 vitesh. Kush është profesori amerikan me origjinë hebreje, që ka punuar për 50 vite me dokumente origjinale të arkivave

 Flet pedagogu i Politeknikut, Klement Qerimi: Unë, pastori kristian që besoj në revolucionin e shkencës

 Ku "gabuan" Njuton dhe Galilei

 Bashkëpunimi me profesorin hebre për botimin e librit "Gabimet matematikore në shkencat e zbatuara inxhinierike"


TIRANË Ã¢â‚¬“ Pedagog në Universitetin Politeknik, student kantoje i një profesori izraelit, pastor në kishën "Zdrukthëtari hebre" dhe njëkohësisht oponent i ligjeve disa-mijëvjeçare të fizikës e të matematikës. Klement Qerimi së shpejti pret të nxjerrë në dritë librin "Gabimet matematikore në shkencat e zbatuara inxhinierike", në bëshkëpunim me shkencëtarin Jozef Shuman (Joseph Schuman). "Më bëri shumë përshtypje fakti që asnjë prej pedagogëve apo mësuesve nuk e kanë vrarë ndonjëherë mendjen në lidhje me ligjet e fizikës e matematikës. I kanë shpjeguar ndoshta mekanikisht, por pa u thelluar shumë", thotë pedagogu, i cili me të njëjtën forcë që adhuron shkencat ekzakte, është edhe besimtar kristian. Ai thotë paraprakisht se në libër dalin gabime që të befasojnë, ku hidhen poshtë shkencëtarë të mëdhenj si Galileo Galilei, Isak Njuton, e shumë të tjerë. Mathologjisti Shuman i ka nisur kërkimet para 25 vjetësh, ndërsa pedagogu Qerimi ka 5 vjet që punon së bashku me profesorin hebre, banues në Kaliforni. Vetëm nëpërmjet postës elektronike, pasi Shuman nuk ka qenë kurrë në Shqipëri. Por ç'e lidh shkencëtarin Shuman me vendin tonë? Mirënjohja. Hebrenjtë jo vetëm që nuk janë vrarë në Shqipëri, por janë trajtuar si miq të veçantë. Janë strehuar dhe janë ushqyer nga shqiptarët. Kështu, në shenjë mirënjohjeje, Shuman ndoshta nuk mund të bëjë shumë, por po i "dhuron" vendit tonë një libër, frut i një pune gjysmëshekullore. Për herë të parë ai do të botohet në Shqipëri, në shqip dhe në anglisht. Më vonë, mbase ky libër mund të botohet në rang botëror, ku i dihet. Gjithçka, sipas Qerimit, varet nga reagimet që do të ketë dhe sa do të kuptohet nga mbarë opinioni publik. Në një intervistë për gazetën "Dita", pedagogu i Universitetit Politeknik shpjegon se si u lidh me shkencëtarin hebre, përmbajtjen e librit dhe planet në vazhdim.

Zoti Qerimi, ç'rol keni ju në librin "Gabimet matematikore në shkencat e zbatuara inxhinierike" dhe sa kohë është punuar për të nxjerrë një produkt të tillë?

Unë jam bashkëautor, por duhet thënë se rolin kryesor e ka pasur profesor Jozef Shuman, matologjist me origjinë hebreje dhe banues në shtetin e Kalifornisë. Ai ka punuar 25 vjet rresht për një gjë të tillë, ndërsa unë kam vetëm 5 vjet që jam angazhuar. Roli im konkret? Kam ndërhyrë në të gjithë kapitujt, duke bërë shtesa apo heqje të pjesëve të tyre. Natyrisht profesori i nderuar i ka mirëpritur të gjitha sugjerimet e mia.

A ka ndikuar ky profesor në marrjen seriozisht të matematikës dhe fizikës?

Profesor Shuman më ka nxjerrë jashtë mendimit të këndvështrimit të ngushtë që ekziston në komunitetin shkencor. Dhe për këtë i jam shumë mirënjohës.

Ku jeni mbështetur që keni "guxuar" të sfidoni ligjet e shkencëtarëve të mëdhenj?

Në fakt, libri është mbështetur në një studim të hollësishëm të origjinës së formulave që mësojmë në librat shkollorë: Si kanë dalë? A kanë kuptim? Si duhen shkruar duke dhënë formulime të reja, etj. Në të gjitha studimet që ka bërë profesor Shuman, i është referuar materialeve arkivorë origjinale të kohës, duke arritur të shkohet edhe te autorësia e tyre.

Kur mund ta kenë në dorë lexuesit këtë libër dhe pse duhet ta blejnë?

Libri pritet të dalë shpejt në treg, pasi është në proces botimi. Është diçka e rrallë dhe produkt i një punë gjysmëshekullore. Duhet të kemi parasysh se profesori Shuman disponon dokumente origjinale që do të befasonin gjithkënd. Pra, ky nuk është një libër sa për të thënë se po botohet diçka, por është konkret, frut i një pune të madhe kërkimore e shkencore. Vlen për t'u theksuar se do të botohet për herë të parë në Shqipëri, si mirënjohje për atë çka kanë bërë shqiptarët për hebrenjtë. Do të jetë në anglisht dhe shqip.

Si jeni njohur me profesorin Shuman?

Nëpërmjet profesori tim të kantos, Nathaniel Brocki, i cili jeton prej 10 vjetësh në Shqipëri dhe është një nga bas-baritonët më të mëdhenj të Botës. Ai e ka pasur shok fëmijërie Shumanin dhe kjo bëri që edhe unë të miqësohesha me të.

Po profesori juaj i kantos si është gjendur në Shqipëri?

Nathanieli është hebre. Pikërisht në shenjë mirënjohjeje për atë ç'ka ka bërë populli shqiptar, ka ardhur 10 vjet më parë në Shqipëri si misionar kristian (misionar i dashurisë). E do vendin tonë me gjithë shpirt dhe do që të vdesë këtu, edhe pse në vendin e tij ka 4 fëmijë dhe 6 nipër e mbesa që e presin.  

Si është realizuar komunikimi juaj me Shuman, sepse thatë që nuk ka ardhur kurrë në vendin tonë?

Nëpërmjet postës elektronike. Kështu ka funksionuar që në fillim. Ai më dërgonte artikujt nëpërmjet e-maileve dhe unë me të njëjtën mënyrë i dërgoja ndryshimet që kisha bërë.

 JETËSHKRIMI

 Kush është Klement Qerimi


TIRANË - Ka lindur në Berat më 22 gusht 1972. Është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Inxhinerisë Mekanike, Dega Energjetikë. Ka kryer një sërë specializimesh, ndërsa zotëron disa gjuhë të huaja. Aktualisht ai kryen edhe rolin e pastorit në Kishën e Zdrukthëtarit Hebre në Tiranë, duke predikuar fenë kristiane. Është anëtar themelues i Shoqatës Termo-Energjitike të Shqipërisë, si dhe i Shoqatës së Kimistëve. Gjithashtu, Klement Qerimi është student i Kantos, me Profesor Nathaniel Brocki. Bashkautor me Prof. Nikolin Pema dhe Dr. Ing. Ramadan Alushi në një studim të paraqitur në Konferencën e Parë të Shoqatës Termo-Energjitike të Shqipërisë, njëkohësisht bashkëautor me Prof. Nikolin Pema në studimin lidhur me Strategjinë e trajtimit të të gjithë tipeve të mbeturinave në Shqipëri. Ai është anëtar i Forumit Gjithë-shqiptar "Me Kosovën për Kosovën", së bashku me personalitetet më të shquara të Kombit Shqiptar si prof. Rexhep Qosja, Ismail Kadare, prof. Teki Tartari, prof. Emil Lafe, etj. Ka qenë anëtar në lëvizjen studentore kundër diktaturës si dhe anëtar i grevës së urisë për heqjen e simboleve të diktaturës nga universitetet e Shqipërisë. Vazhdon të jetë anëtar i shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë.

REAGIMI

 Prof. Lulëzim Hanelli, pedagog te Politekniku


TIRANË Ã¢â‚¬“ I pyetur se ç'mendon në lidhje me botimin e një libri të tillë, ku hidhen poshtë disa ligje dhe ku gjenden gabime matematikore në shkenca të aplikuara, prof. Lulëzim Hanelli, pedagog në Universitetin e Politeknik të Tiranës, është shprehur se kjo është një iniciativë e mirë. "Mund të them se shkenca po pëson revolucion idesh, çka do të thotë se ka vend për ndërhyrje. Flas për matematikën, ku jam i specializuar", thotë Hanelli. Ai thotë se matematika po bëhet operative, inxhinierike, duke marrë përmasa nga më të ndryshmet, dhe se brezi i vjetër i pranon revolucionet që bëhen. "Nuk mund të flas konkretisht, duke qenë se nuk e di përmbajtjen e librit, por teorikisht i përmbahem faktit që gjithçka është në evoluim", përfundon Hanelli.

 BOTIMI/ Cila është përmbajtja e kapitujve të librit, për të cilin është punuar për më shume se dy dekada

 Libri "Gabimet...", ja ç'përmban


Mathologist Joseph Shuman(Los Angeles-Kaliforni-SHBA)

Ing. Klement Qeremi(Pedagog në Universitetin Politeknik të Tiranës)

(Në vend të parathënies)

TIRANË - Origjina e këtij libri fillon shumë vite më parë (afërsisht 25 vjet), kur mora pjesë në Librarinë Publike të Los Angeles-it, ku kisha kontakte të qëndrueshme me mësues, fizikanë, inxhinierë etj. Më kujtohet fare mirë kur zbulova se për vite me radhë në ekuacionet dhe formulat kryesore të zbatuara që përdoreshin në shkencë, asnjë matematikan, fizikan apo ndonjë tjetër, nuk ishte shqetësuar që të hetonte vlefshmërinë e tyre ose se si ato funksionojnë, për të dhënë një përgjigje fizike ose të hetonte origjinën se si numrat që përdorim në shkencë kanë mbërritur te ne. Gjëja më e vështirë për t'u besuar, për mua ishte që prej shekullit XVII ose për më shumë se 350 vjet, nuk ka patur asnjë person që të jetë shqetësuar për të kontrolluar ekuacionet para se ato të vendoseshin në tekstet shkollore. Asnjë pengese dhe shtigje të verbëra, sesa se punën e vërtetë legjitime të shkencëtarit." Termi "Matholog" është përcaktuar për një fushë studimi, që jo vetëm tenton të përcaktojë se SI numrat e përdorur në pesha dhe matje e kanë fillesë në shkencat e zbatuara, por gjithashtu edhe të STUDIOJË HOLLËSISHT ekaucionet algjebrike, për të parë nëse rruga që ato kanë ndjekur në formulim ka kuptim, qëkurse në disa prej tyre as mund të bëhet fjalë për një gjë të tillë (kuptim). Kjo qe arsyeja që e kemi parë të arsyeshme të përdorim Mathologjikën, për t'u dalluar nga matematika e së shkuarës dhe ajo e së tashmes. Problemi themelor që ne kemi parë, është se si edukimi matematikor qe mësuar dhe mësuesit e matematikës ose të lëndës shkencore nuk i tregojnë studentit SI ka rrjedhur formula, ose PSE formula është llogaritur në një mënyrë të caktuar, as në të kuptuarit se çFARË është ajo që po llogaritet (në të shumtën e ekuacioneve). Nëse përgjigjia matematikore është e saktë dhe funksionuese, shumica e mësuesve e konsiderojnë një njohuri të mjaftueshme për t'u pasur nga studentët dhe për t'i kontrolluar ata. profesor matematike, fizike, inxhinierie, kimie apo astronomie, me të cilët kam folur, nuk ka qenë shqetësuar ndonjëherë ose të paktën të ketë menduar që të kontrollojë formulat që ata përdorin në ekuacionet e profesionit të tyre. Siç duket, ndërsa e zbulova, ata kishin hamendësuar se dikush, diku, kishte kontrolluar ekuacionet matematikore për përpikmërinë e tyre dhe që faktet e paraqitura në tekste ishin të sakta dhe jo vetëm teorike. Hamendësimi siç duket, u bë pjesë e personalitetit të njerëzve të shkolluar në shkencat. Një fizikant më drejtoi të lexoja librin e Dr.Alan Nourse: "Universi, Toka, Atomi: Historia e Fizikës", ku kuptova që nuk ishte vetëm matematika që nuk ishte shqyrtuar – Dr. Nurse shënon në faqen 47: "Ne zbulojmë në një arsye përfundimtare se si njeriu i zakonshëm në rrugë e ka shumë të vështirë të kuptojë çfarë po bën fizikani modern. Shumica e njerëzve nuk kanë menduar për to, aspak kanë hamendësuar pa pyetur që fizikantët qenë përpjekur të zbulonin se pse materia u krijua në mënyrën që është dhe pse forcat veprojnë në atë mënyrë dhe kjo nuk është aspak e vërtetë. Shkencëtarët hoqën dorë nga "pse-ja" shumë shekuj më parë. Në të vërtetë ata i shohin këto pyetje më shumë si gurë.

 Libri: Gabimet matematikore në Shkencat e Zbatuara Inxhinierike

Mathologist Joseph Shuman (Los Angeles-Kaliforni-SHBA)

Ing. Klement Qerimi (Pedagog në Universitetin Politeknik të Tiranës)

Kapitujt, shkurtimisht të përmbledhur, si më poshtë vijon:

Kapitulli 1

Numrat themelorë: Zanafilla e të gjithë numrave shkencorë

Karl Gaus ka thënë: "Matematika është mbretëresha e shkencës dhe aritmetika është mbretëresha e matematikës". Aristoteli e mbajti në errësirë njerëzimin, bashkë me pasuesit e tij për 1600 vjet me radhë....

Kapitulli 2

Gjeometria e çrregullt-Vëllimi i sferës

A kishte Arkimedi të drejtë 2200 vjet më parë?! Cila është forma e rregullt për të llogaritur vëllimin e sferës?....

Kapitulli 3

Pluralizmi në matematikë

Numri periodik pi ka më shumë se sa një kuptim...

Kapitulli 4

Lëvizja dhe rënia e trupave

Gjithë matjet e gjatësisë janë derivate të kohës, por njeriu e krijoi kohën?! A nuk është çudi se ndërsa kemi kaluar në shekullin e 21-të matematikanët dhe fizikanët kanë arritur në një përfundim magjik, siç është ai hapësirë-kohë!!! çdo fantazi është e mundur në mendjet e matematicienëve, jo vetëm nuk kanë formuluar, por gjithashtu edhe kanë programuar mendjet e studentëve të tyre të besojnë në këto fantazi si realitet i vërtetë...

Kapitulli 5

Përcaktimi kohës orbitale të lëvizjes së tokës përreth Hënës

Për të gjetur periudhën e kohës orbitale të lëvizjes së Tokës përreth Hënës, është shumë më tepër e efektshme të përdorim kohëm orbitale të muajit hënor sideral dhe sinodik...

Kapitulli 6

Marrëdhënia e çrregullt e shpejtësisë Tokë-Hënë

Gabimi më i madh në astronomi është që shpejtësia orbitale e lëvizjes së Tokës nuk është 18.50 milje/sek. Mungesa e zbatimit të matematikës më elementare është treguar fare qartë këtu. Ne e dimë që inxhinierët e përfshirë në programet satelitare e dinë mirë këtë njohuri, por çfarë pengon që të paktën një prej tyre të përpiqet për të korrigjuar shpejtësinë e Tokës nëpër tekstet shkollore?...

Kapitulli 7

Ligji tretë i Keplerit (Johannes Kepler)

Ne kemi këtu një mënyrë më të kuptueshme për të bërë llogaritjet, sipas ligjit të tretë harmonik të Keplerit. Për shkak se formula e Keplerit është pranuar pa një shqyrtim të kujdesshëm terësor, një rishqyrtim do të jetë me vend...

Kapitulli 8

Origjina e matjeve tokësore

Ku u bazua (Christian Huygenes) Hygeni në shekullin e 17-të?!...

Kapitulli 9

Formulimi i njësisë astronomike

Merreni me mend se si do t'ia arrinit të përcaktonit njësisë astronomike me njohurinë e kufizuar për hapësirën, duke u mbështetur në hapësirën e Francës së shekullit të 17-të?...

Kapitulli 10

Paralaksi diellor

Akademia franceze e Shkencës e ndryshoi paralaksin diellor të Jeremia Harroks-it (Jeremiah Horrocks) afërsisht 14 sekonda të harkut dhe e reduktoi atë në 8,7957326 të sekondave të harkut, kështu që radiani i Tokës do të mund të përputhej me atë të njësisë astronomike...

Kapitulli 11

Formulimi i konstanteve

Ky kapitull merret me 5 (pesë) numrat e parë themelorë që Hygeni (Christian Huygens gjatë qëndrimit të tij në Akademinë Mbretërore të Shkencave në Francë) përdori për të formuluar standardet numerike, të cilat janë në fuqi edhe sot e kësaj dite...

Kapitulli 12

Koha astronomike-Vit-Dritë

Për të matur universin sipas viteve dritë, vetëm tregon se sa pak vëmendje i është kushtuar problemit. Sa për tani nuk ka asnjë mënyrë për të matur universin ose madje edhe distancën ndërmjet yjeve...

Kapitulli 13

Trysnia (Presioni) atmosferik

Ironia është se fizikantët kanë punuar gjatë bazuar mbi këtë teori. Por problemi është se kur vjen tek ana matematikore, siç edhe paraqitet në përdorim, të gjithë e marrin gratis, duke HAMËNDËSUAR që ai është i rregullt. Fizikanët as nuk janë të vetëdijshëm se ajo që ata janë duke bërë është të NXJERRËSH PËRGJIGJET NË KATËR SISTEME TË NDRYSHME MATJEJE...

Kapitulli 14

Forca qendërikëse dhe qendërsynuese

Pse nuk i është dhënë asnjëherë vëmendje Forcës Qendërikëse dhe Qendërsysnuese që rrethojnë Tokën? Ky është një tjetër shembull, ku të kuptuarit e matematikës së Tokës dhe hapësirës nuk është mësuar me ndonjë thellësi.(Formula a=G*M/r2)...

Kapitulli 15

Konstantja e forcës së rëndesës (gravitetit) të Njtutonit

Ky kapitull tregon se për çfarë u shkrua ky libër, shndërrimet matematike që u mësohen nxënësve në shkollën fillore: mbledhja, zbritja, shumëzimi dhe pjestimi. Nxënësit mësojnë në shkollën fillore se shumëzimi nuk është gjë tjetër, veçse mbledhje e thjeshtë. Dhe në çdo shumëzim ka një shumëzues, i cili tregon se sa objekte ndodhen. Në asnjë rrethanë atyre nuk u është mësua, që dy objekte fizike mund të shumëzohen me njëri-tjetrin. Ky siç duket do të jetë një kuptim themelor në matematikën e zbatuar, ose përndryshe, cili është shumëzuesi dhe cili është i shumëzueshmi?...

Kapitulli 16

Matjet e Diellit

Këtu ne shohim aritmetikisht se si matjet e Diellit u derivuan nga koha???!!! Bazuar vetëm në pak numra, nuk na u desh shumë kohë që të shohim fizikisht Diellin, për të derivuar matjet e tij, siç paraqiten në libër. Arsyeja se përse nuk ndodhi ndryshe, është se matjet diellore u nxorën për t'u përshtatur me të gjitha matjet e tjera...

Kapitulli 17

Formulimi i gramëve për paund

Ky kapitull tregon se si Lavuaze (Lavoiser), duke kuptuar se si Hygeni (Huygens) përdori numrin 2,54 për të nxjerrë përmasat e Tokës, përdori këtë në kombinim me sistem tjetër matjeje (gradë dhe lega), për të përfituar vlerën e 453,6 të gramëve për paund. Ne nuk mund ta besojmë që mund të ketë ndonjë kundërshti që kjo është mënyra matematike se si e pati zanafillën grami për paund, vetëm sepse s'mund të ishte ndryshe dhe s'ka se si të shpjegohet që matematika funksionon kaq përsosmërisht!...

Kapitulli 18

Nxehtësia dhe grami themelor

Grami themelor iu bashkangjit kimisë dhe në librin e dytë; fushës elektromagnetike...

Gazeta Dita.
« Editimi i fundit: 23-10-2005, 09:15:29 nga Berni »

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 15-12-2005, 12:30:32
E kam pritur shume kohe kete moment. :)
Me fund doli dikush(ekspert i fushes) qe te kundershtoje hipokrizine qe mbizoteron sot ne shkence.
Uroj gjithe te mirat profesor Klement Qerimit per iniciativen duke shpresuar qe me ne fund e verteta do pranohet.

Duhet qe ti pergjigjemi edhe pyetjeve "Pse" dhe jo vetem "Si".

#2 ne: 26-01-2006, 18:22:19
Interesante ,mendoj se do te kete shume hipoteza ne lidhje me kete liber.Le ta presim ate.Gjithesesi duhet te nderohemi,nje shqiptar po e ben kete gje.Pse jo ti tregojme botes se dhe ne jemi dikush.

Temat e fundit