×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 06-06-2019, 08:53:57 »

https://youtu.be/yKs1-6htTQc
Ka përfunduar me sukses testimi i kompanisë gjermane Lilium për taksinë fluturuese 5-vendëshe. Ky është një hap i madh për kompaninë e cila shpreson të bëjë funksional shërbimin fluturues në vitin 2025.

Makina fluturuese e pajisur me 36 motorë do të lëvizë me një shpejtësi maksimale prej 300km/h. Ndërsa nuk ka dhënë detaje mbi kapacitetin e peshës së makinave fluturuese, kompania ka deklaruar se ato mund të mbajnë pilotin, 5 pasagjerë, si dhe bagazhet e tyre.
Ndryshe nga konkurrentët e tij, Lilium planifikon të ketë edhe një pilot, pasi, sipas kompanisë, kjo do të lehtësonte procesin e certifikimit si taksi ajrore nga Agjencia Europiane e Sigurisë së Aviacionit.

Lilium nuk është e vetmja kompani që po operon në zhvillimin e makinave fluturuese, pasi në mbarë botën numërohen më shumë se 100 programe që po zhvillojnë teknologjinë më të fundit në këtë sektor. /A2news.com