Sa vjet mund të jetojë një njeri? - Teknologji Moderne

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sa vjet mund të jetojë një njeri?

Sa vjet mund të jetojë një njeri?

· 1 · 1184

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-11-2005, 07:09:58
Njerëzit po arrijnë të jetojnë gjithnjë e më tepër. Mbi këtë pikë studiuesit janë në një mendje. Por kur është fjala për deri sa vjet mund të jetojë njeriu, atëherë ata janë të mendimeve të ndryshme

Studiuesi amerikan, Steven Austad, i Universitetit të Idahos është i bindur që disa nga fëmijët e lindur ditët e sotme do të arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet. Kjo falë teknologjive biomjekësore si p.sh., zëvendësimi i organeve me të tjera që do të prodhoheshin në laboratorë si dhe terapive të gjeneve. Në librin e tij "Pse plakemi: Cilat janë dijet e fundit mbi udhëtimin që bën trupi përgjatë jetës", Austad e mbështet optimizmin e tij tek kuptimi gjithnjë e më i madh që po arrihet t'u bëhet fazave të plakjes. Kur kjo e fshehtë do të zbulohej përfundimisht atëherë kur njeriu do të arrinte të zhvillonte metoda që të paktën do të ngadalësonin këtë proces. Kjo është mëse e sigurt. Para pak kohësh, shkencëtarët kanë arritur që nëpërmjet pengimit të veprimit të një gjeni të arrijnë të dyfishojnë jetëgjatësinë e një krimbi.

Një nga teoritë mbi plakjen e njeriut thotë se plakja është në dorë të telomereve, të cilat ruajnë fundet e kromozomeve. Gjatë ndarjes së qelizave fundet e kromozomeve shkurtohen gjithnjë e më tepër. Kur nuk mund të ndahet më qeliza vdes.

Studiuesit e Universitetit të Teksasit kanë arritur të zgjasin fundet e kromozomeve me ndihmën e lëndës që nxirret nga e bardha e vezës. Telomeraza e quajtur "Enzima e pavdekësisë" kthen mbrapsht procesin e plakjes, qeliza rinohet. Woodring Wright që luajti një rol të rëndësishëm në këtë zbulim profetizon: "Që pas 20 vjetësh do të jemi në gjendje të arrijmë të manipulojmë jetëgjatësinë e njerëzve".

Nga ana tjetër, studiuesi amerikan S.Jay Olshansky i Universitetit të çikagos thotë: "Trupi i njeriut nuk është ndërtuar për të jetuar kaq gjatë". Disa individë mund të jetojnë deri 130 vjet, por jo më tepër. I të njëjtit mendim janë edhe pjesa më e madhe e studiuesve.

Një ndër njerëzit më të vjetër ka qenë edhe një grua shqiptare nga fshati Shushicë i Elbasanit, Hava Ruda, që mendohet të ketë lindur në qershor të vitit 1880. Meqenëse mosha e saj nuk mund të vërtetohej në bazë të ndonjë certifikate lindjeje, vendi i njeriut më të vjetër në botë që është akoma gjallë i kalon japonezes Kamato Hongo, të lindur në shtator të vitit 1887 (në vitin 2003, 116-vjeçare).

Demografi James W.Vaupel është i mendimit se gjysma e vajzave të lindura sot do të arrijnë të hyjnë në qindvjeçarin që do të vijë. Gjysma e gjithë vogëlushëve të sotëm do të arrijnë të jetojnë të paktën deri në 95 vjet.

G.Metropol

Temat e fundit