Studiuesit kane zbuluar shkakun qe e ben vdekjeprures virusin H5N1 - Teknologji Moderne

×
Hyrja
Profili

Studiuesit kane zbuluar shkakun qe e ben vdekjeprures virusin H5N1

Studiuesit kane zbuluar shkakun qe e ben vdekjeprures virusin H5N1

· 1 · 872

  • Postime: 1580

ne: 30-09-2007, 16:57:04
 Qe nga viti 2003, nga 277 njerez te infektuar ne 10 vende, 60 perqind kane vdekur. Studiuesit jane perpjekur te zhvillojne nje vaksine kunder virusit te gripit te shendeve per te parandaluar semundjen si dhe per te gjetur nje kure per individet e infektuar.

Megjithate pak dihet per ate qe virusi H5N1 shkakton tek trupi i njeriut, thote Ian Lipkin, profesor i neurologjise dhe pathologjise ne Universitetin Columbia te Nju Jorkut. Zoti Lipkin eshte bashkeautor i nje studimi nderkombetar qe merr ne analize individet qe kane vdekur nga virusi. Ai thote se ai prek fillimisht mushkerite duke shkaktuar aty çuditerisht deme te medha.

Por perveç mushkerive, Lipkin thote se studiuesit zbuluan se virusi H5N1 ishte perhapur ne organet e tretjes. Infeksioni u zblua gjithashtu ne tru dhe ne organet riprodhuese. "Ne nje nga individet qe vdiq, shenja te infeksionit u gjeten gjithashtu ne placente dhe ne fetus. Ai ka gjithashtu mundesine te infektoje femijet e palindur".

Zoti Lipkin thote se duket se demet ne trupin e infektuar me virusin H5N1 mund te shkaktohen nga sistemi imun qe reagon me shume sesa duhet – nje fenomen qe disa e quajne "stuhi cytokine". Ne nje fare menyre, thote zoti Lipkin, ky mund te jete lajm i mire per zhvillimin e nje kure.

"Mund te jemi ne gjendje te gjejme rruge per te kufizuar demin per ta kontrolluar ate, per t’i trajtuar pacientet klinikisht dhe jo vetem duke u perqendruar tek virusi vete, por edhe ne disa manifestime imunologe te infeksionit". Studimi qe po vezhgon ndikimin e virusit te gripit te shpendeve tek shendeti publik u publikua ne revisten mjekesore nderkombetare, The Lancet.

ballkanweb.com

Temat e fundit