Zbulim i ri - Motori pa harxhime - Teknologji Moderne

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Zbulim i ri - Motori pa harxhime

     Zbulim i ri - Motori pa harxhime

    · 13 · 6297

    • Postime: 8
    • Karma: +0/-0

    ne: 07-07-2008, 00:53:27
    Motori pa harxhime - Njeri nder zbulimet e mëdha botërore është edhe ky i makines vetevepruese e cila punon ne një formë bashkeveprimi te dy elementeve natyrore,me sasi prodhmi te pa kufizuar te energjise mekanike e cila mund te shndërrohet ne potencial prodhues universal. Perdorimi i kësaj makine është i gjerë kudo ne zhvillimin njerezor. Shekuj me radhe jan bërë studime,prova shkencore për një lloj makine te tillë qe prodhon e nuk harxhot fare,por deri me tani kanë rezultuar si te deshtuara ose me pak rezultate. Pas një hulumtimi tekniko-shkencor ne lemin e fizikes mekanike,kam mbaruar me sukses eksperimentimin e makines vetevepruese e cila dote ket aplikim ne tërë globin. Të mirat qe i sjell njerezimit janë shumedimensionale p.sh..Prodhimi i energjise elektrike ne sasi te pakufizuar edhe ne lëmi tjera te jetës. Për ta përfunduar këtë mega-projekt duhet qe samepar ta ndertojme prototipin e te bëjmë patentimin,licencimin dhe pune tjera te duhura konform rregullave ligjore, ndërsa unë nuk e kam një mundësi te tillë financiare për t'i realizuar këto pune te domosdoshme. Prandaj nga individ, kompani apo qeveri kerkoj bashkëpunim ne realizimin e këtij projekti shkencor shumë te dobishem për mbar njerezimin,natyrisht me interes te perbashket. Mendojse për një projekt te till nuk duhet hezituar. Unë jam ne Gjilan.(kontakt: Tel.044/134 930) E-post: fehmi054@hotmail.com
     me rrespekt, Fefa tung-tung!
    « Editimi i fundit: 16-03-2021, 23:30:43 nga M A X »

    • Postime: 28630
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #1 ne: 07-07-2008, 01:45:45
    Per te prodhuar energji duhet harxhuar energji dhe gjithmone energjia e perfituar eshte me e vogel se ajo e perdorur per prodhim. Keshtu eshte e pamundur kjo qe thoni ju. Motori i perjetshem eshte utopi. Nese nuk jepni disa hollesi dhe detaje ne lidhje me zbulimin tuaj nuk mund ta vleresojme ate sic duhet.
    Me kuptoni, une do doja shume qe nje shqiptar te kete arritur dicka te tille, por sic thashe llogjika nuk te lejon ta besosh.

    • Postime: 8
    • Karma: +0/-0

    #2 ne: 07-07-2008, 18:49:09
    Përshëndetje Max,
    Unë po të besoj se nuk të lejon logjika. Ashtu si Ju mendojnë
    98% të njerëzimit. Formulimet e fizikanëve nuk janë edhe aq të shenjtë që të merremi me citime të tyre. Disa prej tyre janë zhdukur si të pa vlera, ca të tjera janë zëvendësuar e plotësuar ndërsa studimet vazhdojnë për të reja, kështu që jemi në lëvizje të pafundme në zgjidhje të problemeve të mëdha. Një studim i ekperimentuar nuk ka të bëjë me fantazi e kapi apo jo logjika e kujtdoçoftë. Unë do të doja që një shqiptar të më kuptoj drejt dhe ndihmojë në ndërtimin e prototipit natyrisht me interes të përbashkët pastaj le të flet kush çka të dojë. Fefa, tung-tung

    • Postime: 28630
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #3 ne: 07-07-2008, 23:43:08
    Atehere na e shpjego me gjeresisht idene qe ke!

    Pershendetje.

    • Postime: 8
    • Karma: +0/-0

    #4 ne: 08-07-2008, 01:13:23
    Unë bëra një ofertë bashkëpunimi me të interesuar, ndërsa Ju më   kontestoni për atë që shifet dhe me dorë preket!. Nuk është forumi vëndi ku bëhen detajizime të hollësishme të projekteve. Nuk e di nëse jemi marr vesh diçka apo jo?

    • Postime: 7093
    • Karma: +35/-6
    • Gjinia: Femer

    #5 ne: 10-07-2008, 14:13:09
    Fefa urime per zbulimin dhe pse ne plan te pare bien ne kundershtim me ligjet e fizikes. Shpresoj qe vertete te kesh thyer mendimin e 98%-shit dhe nese po ,besoj se nje dite do te lexojme diku   :)

    Suksese ne vazhdim.

    • Postime: 106
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Femer

    #6 ne: 14-08-2008, 02:20:30
    Pershendetje
    Thashe pale cfare zbulimi! Dmth ti paske krijuar. Kjo teme t eishte per mua do e coja ne "kosh" qysh moti. Secili zhgenjehet kur futet ketu. Per nje faqe si zeriyt, megjithese seshte si dikur, prape jo te bie kaq poshte. Shendet

    • Postime: 28630
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #7 ne: 14-08-2008, 22:26:09

    Përshëndetje
    Thashe pale çfarë zbulimi! D.m.th. ti paske krijuar. Kjo teme t eishte për mua do e coja ne "kosh" qysh moti. Secili zhgenjehet kur futet këtu. Për një faqe si zeriyt, megjithëse s'është si dikur, prapë jo te bie kaq poshte. Shendet


    Pak me tolerant Toleranca :)

    Qellimi i nje komuniteti eshte qe gjithkush te shprehet, edhe se mund te jete gabim.

    • Postime: 1
    • Karma: +0/-0

    #8 ne: 28-02-2009, 05:26:18
    edhe pse me vones jam inkuadru ne kete biseden e juaj,ky zbulim qe ti flet tani njerzit punojn ne te qe 10 vite edhe kjo mbrenda 2 viteve do te del ne pah nga nje Shkenctar i Kosoves(Prishtines) me iniciale te emrit A.M. zbulimi do te behet ne Gjermani.Ju faliminderit per mirkuptim.
    Asgje nuk eshte e pa mundure!

    #9 ne: 25-08-2009, 12:33:21
       kjo  qe  thoni ju  bie ne  kundershtim me  ligjet   e  fizikes    por  kush i  ka  krijuar  ligjet  e  fizikes    njeriu  dhe  ndoshta  njeriu mund  te jete  ai  qe  do  ti  theje   dhe    ky   zbulim  mund  te  jete i vertete  ju  uroj sukses   festimi

    • Postime: 8
    • Karma: +0/-0

    #10 ne: 15-10-2009, 16:58:08
    Sa herë që shkruhet apo njoftohet për ndonjë zbulim  të ri, si kritikë nga mendimtar të ndryeshëm mund të ipen, se  do të kesh thyer apo jo ligjet e fizikës!?


    - A janë keto vërejtje të definuara mirë?
    - A janë thyer këto ligje ndonjeherë dhe si p.sh.?
    - A ka ndonje ligj të fizikes qe ka përcaktuar fushëveprimtarinë në lëmin e shkencave që gjatë zbulimeve mund t’i thejne apo jo, ligjet e natyrës?
    - A  ka njeriu njohuri të mjaftueshme sa për t’i mos bërë sherr natyrës?

    ● Unë mendoj se këto vërejtje nuk janë të definuara mirë, shprehen me shumë mangësi esenciale të paargumentuara me një egoizëm të pakuptimt, sikur këto ligje të fizikaneve e kan mbrojtjen edhe nuk duhen te thehen nga askush.
    ● Ligjet e natyres (qe mendohet në ato te fizikës) janë thyer deri me tash që prej kur është zbuluar zjarri. Me zhvillimin e kohëpaskohshëm të shkencës dhe  teknikës njeriu më shumë  se çdo qenie e gjallë i ka shkaktuar dëme natyrës gjatë shndërrimeve të formave të energjisë duke bërë djegëje të fosileve në TEC, djegëje të karburanteve përmes motorëve si dhe përmes formave termodinamike ka ngritur sasinë e CO2 në atmosferë etj.
    ● Edhe pse bëhen kërkime shkencore në teknologji të reja me qellim që të mos i shkaktoj natyrës ndotje, akoma nuk kemi ndonje ligj-ndalimi të fizikës i cili  përcakton fushëveprimtarinë e hulumtimeve shkencore të cilat me një fjalë thejnë ligjet e natyrës siç u përmend më lart.
    ● Siç po shifet, njeriu akoma nuk ka mundur të mbërrijë pjekurinë arsimore-shkencore që të mos i bëjë dëme kaq të mëdha natyrës, sa edhe veten ta rrezikojë deri në masë të jashtëzakonshme. (Për dallim nga njeriu kafshët janë më ekologjike).
    Nëse njeriu zbulon teknologji stabilizuese botërore-ekologjike shumë më të lirë se kjo e deritanishmje le t’i theje ligjet e fizikës, por ama, jo ato të natyrës, sepse ato janë të harmonizuara mirë ndaj edhe njeriu duhet të patur kujdese ndaj tyre!?

    • Postime: 28630
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #11 ne: 16-03-2021, 23:31:47
    Ca u be, a u jetesua ky motor?😏

    • Postime: 28630
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #12 ne: 23-09-2022, 07:30:12

    Temat e fundit