Sa herë që shkruhet apo njoftohet për ndonjë zbulim të ri, si kritikë nga mendimtar të ndryeshëm mund të ipen, se do të kesh thyer apo jo ligjet e fizikës!?
- A janë keto vërejtje të definuara mirë?
- A janë thyer këto ligje ndonjeherë dhe si p.sh.?
- A ka ndonje ligj të fizikes qe ka përcaktuar fushëveprimtarinë në lëmin e shkencave që gjatë zbulimeve mund t’i thejne apo jo, ligjet e natyrës?
- A ka njeriu njohuri të mjaftueshme sa për t’i mos bërë sherr natyrës?
● Unë mendoj se këto vërejtje nuk janë të definuara mirë, shprehen me shumë mangësi esenciale të paargumentuara me një egoizëm të pakuptimt, sikur këto ligje të fizikaneve e kan mbrojtjen edhe nuk duhen te thehen nga askush.
● Ligjet e natyres (qe mendohet në ato te fizikës) janë thyer deri me tash që prej kur është zbuluar zjarri. Me zhvillimin e kohëpaskohshëm të shkencës dhe teknikës njeriu më shumë se çdo qenie e gjallë i ka shkaktuar dëme natyrës gjatë shndërrimeve të formave të energjisë duke bërë djegëje të fosileve në TEC, djegëje të karburanteve përmes motorëve si dhe përmes formave termodinamike ka ngritur sasinë e CO2 në atmosferë etj.
● Edhe pse bëhen kërkime shkencore në teknologji të reja me qellim që të mos i shkaktoj natyrës ndotje, akoma nuk kemi ndonje ligj-ndalimi të fizikës i cili përcakton fushëveprimtarinë e hulumtimeve shkencore të cilat me një fjalë thejnë ligjet e natyrës siç u përmend më lart.
● Siç po shifet, njeriu akoma nuk ka mundur të mbërrijë pjekurinë arsimore-shkencore që të mos i bëjë dëme kaq të mëdha natyrës, sa edhe veten ta rrezikojë deri në masë të jashtëzakonshme. (Për dallim nga njeriu kafshët janë më ekologjike).
Nëse njeriu zbulon teknologji stabilizuese botërore-ekologjike shumë më të lirë se kjo e deritanishmje le t’i theje ligjet e fizikës, por ama, jo ato të natyrës, sepse ato janë të harmonizuara mirë ndaj edhe njeriu duhet të patur kujdese ndaj tyre!?