×

Shqip dhe Vetem Shqip

Shqip dhe Vetem Shqip

· 6 · 8768

  • Postime: 165
Vështrusja
ne: 16-05-2006, 13:54:50
Te kjo teme uroj qe ti bejme pershendetje njeri tjetrit me kenge shqiptare, por me kushtin qe te vendosim edhe tekstin e kengeve (jo per gje, por sepse na ndihmon ti kuptojme me mire :)).

Po e filloj une duke ju pershendetur te gjitheve me Grupin e Tepelenes :D

Ali Pasha

Koka në Stambollë more,
e trupi në Janinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

Se një varr i vetëm more,
e s'ta nxe dot lavdinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

Zbardhur mjekrë gjatë more,
e si bora në brinjë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

Dhe që nga bedenat more,
e ulërin stuhia,
e si mjergull te koka more,
e rri Vasiliqia.

Koka në Stambollë more,
e trupi në Janinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

opaaaaaaaaaa  :D

  • Postime: 105
SirenegiuS
#1 ne: 16-05-2006, 15:46:46
Ne forum me duket se eshte nje teme per tekstet e kengeve ne shqip, por jo me pershendetje. Megjithese nuk ju njoh, ju pershendes te gjitheve me nje kenge qe e degjonim ne femijeri dhe qe do e kuptojme tani :D:

Lot me ty o djalë
(Kozma Dushi)

-Eja o shoku ynë,
të kemi pritur..
Ti ç'ke që rri mënjanë
kaq i mërzitur?

Ësht' një vajzë
që e dua shumë;
-E ku ka më bukur..

Por largohet
sa afrohem unë;
-S'qenka vajz' por flutur..

Sot prapë nga dora ime
s'e mori zambakun;
-Lot me ty or djalo, se ta di merakun..

Ajo ma prishi gjumin,
zgjoi ëndrrat e mia;
-Mos ju ndaj or djalo,
s'të le kjo dashuria..

Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe pema e dashurisë...
Të lulëzojë do një pranverë!

(refreni)
Ndaj, erdha përsëri,
ty të kërkova.
Kur dole në ballkon,
sa s'fluturova.
Me mua në një stol
erdhe u ule.
Unë të këndoja këngë,
ti mblidhje lule.

E çele buzën
si trëndafil.
Me synë e kaltër
shkrepe një yll..
-Mirë, -më thanë shokët,
ti qënke flutur,
ma bën rininë
dhe më të bukur.

Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe pema e dashurisë...
Të lulëzojë do një pranverë!

Po pershendes dhe hapesen e temes duke e falenderuar per idene e saj me:

Syte e tu
Frederik Ndoci

Syte e tu, syte e tu,
Me gjithe dritat qe kam  pare,
Me gjithe yjet rreze ar
Me gjithe lume, liqene blu
Shembellejne  syte e tu.
 
Qesh atje rinia ime
Shket nje varke me gezime.
Fluturon  nje pulebardhe
Une e ti te pandare,
Ti deti une lundertar.
 
Ja erdhem ne do ikim larg
Lumturi e gjate dhe  fillestare.
Qe tani gjokset po t'i hapim
Rruget tona mbushur me  petale.
 
Syte e tu, syte e tu,
Sa i shoh me sjellin behare
U them  se jam ketu
Dhe qeshin syte e tuuuu.  :)

  • Postime: 5949
SmiLey
#2 ne: 17-05-2006, 15:57:59
Me këtë pjesez te Luan Zhegut qe mu kujtua tani si papritur ne kokë :O përshëndes veten time ne radhe të parë :-[... e pastaj, te gjithë ata qe kanë nostalgji për ditet e femijerise :P

kur ishim te vegjel,
na merrnin për dorë,
na blinin cokollata,
na blinin akullore,
shpeshherë na qortonin,
me pas na buzeqeshnin,
kur benim ne gabime,
na shkulnin dhe veshin,

......... etj

(sorry, but this is how much I can recall now :D)

  • Postime: 165
Vështrusja
#3 ne: 19-05-2006, 15:06:06
Po përshëndes dhe hapesen e temës duke e falenderuar për idenë e saj me:

Syte e tu
Frederik Ndoci

SirenegiuS, flm për përshëndetjen (dhe këngën :D), është një nder te preferuarat e mija! :)

Unë po të përshëndes ty me një këngë qe jam kënaqur duke dëgjuar kohët e fundit:

silva gunbardhi - moj bardhule :) (remix shumë i bukur)

ma ke ballin o me lule moj bardhule
ma ke ballin o me lule moj bardhule

lulet o jepi hua, ballin o falma mua
lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit
lulet o jepi hua, ballin o falma mua
lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit

ma ke syrin me lule moj bardhule
ma ke syrin me lule moj bardhule

lulet o jepi hua, syrin o ti falma mua
lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit
lulet o jepi hua, syrin o ti falma mua
lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit

ma ke gushen o me lule moj bardhule
ma ke gushen o me lule moj bardhule

lulet o jepi hua, gushen o falma mua
lulet o jepja ylberit, gushen o mua te mjerit
lulet o jepi hua, gushen o falma mua
lulet o jepja ylberit, gushen o mua te mjerit

ma ke syrin o me lule moj bardhule
ma ke syrin o me lule moj bardhule

lulet o jepi hua, syrin o ti falma mua
lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit
lulet o jepi hua, syrin o ti falma mua
lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit

etc...


  • Postime: 165
Vështrusja
#4 ne: 15-07-2006, 18:23:44
Hey! Ju përshëndes me Altin Sulku - Potpuri Vlonjate :D

Ne dege te selvise moj, bilbili kendonte
E ne streh te catise moj, thelleza degjonte
I fola thellezes, ajo sme degjoi
Do ta vras bilbili e pastaj do kendoje
I fola thellezes, ajo sme degjoi
Do ta vras bilbili e pastaj do kendoje

E rri ai menduar moj der sa doli ylli
me cifte ne duar moj bëra poshtë nga pylli
I fola thellezes, ajo sme degjoi
Do ta vras bilbili, e pastaj do kendoje
I fola thellezes, ajo sme degjoi
Do ta vras bilbili, e pastaj do kendoje

 :urra:

Ma ke ballin o, me lule moj bardhule
Ma ke ballin o, me lule moj bardhule
Lulet o jepi hua, ballin o falma mua
Lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit
Lulet o jepi hua, ballin o falma mua
Lulet o jepja ylberit, ballin o mua te mjerit

Ma ke syrin o, me lule moj bardhule
Ma ke syrin o, me lule moj bardhule
Lulet o jepi hua, syrin o falma mua
Lulet o jepja ylberit, syrin o mua te mjerit
Lulet o jepi hua, syrin o falma mua
Lulet o jepja ylberit, syrin o mua te mjerit

Hajde vajzë e detit o, shoqet ti mos i degjo
Bëhu nuse bukur-o, hidhe vallen shtruar o
Hajde vajzë e detit o, shoqet ti mos i degjo
Bëhu nuse bukur-o, hidhe vallen shtruar o

 :urra: :D  :urra:

etj ...

  • Postime: 11
  • Gjinia: Femer
SaricA
#5 ne: 13-06-2007, 15:34:48
ëëë`..
s'dita ku me postu..??
a muni me gjet tekst`..diqka ROCK/METAL..
nesee munett ndokush..

HAIL\m/