“Big Brother 4” Nis nesër aventura shqiptare - Televizion

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

“Big Brother 4” Nis nesër aventura shqiptare

“Big Brother 4” Nis nesër aventura shqiptare

· 11 · 1387

  • Postime: 1072
  • Karma: +0/-0

ne: 24-12-2010, 19:50:23
“Big Brother 4” Nis nesër aventura shqiptare
      


Konkurrentët janë përzgjedhur, shtëpia është bërë gati, skena po ashtu dhe gjithçka premton një spektakël të madh. Organizatorët garantojnë se edicioni i katërt i “Big Brother” del jashtë çdo skeme që publiku ka parë deri më tani. Surprizat nisin që në spektaklin që do të transmetohet të shtunën, ora 20.45 drejtpërsëdrejti në “Top Channel”. PREZANTIMI [...]
      

http://vipat.info/%e2%80%9cbig-brother-4%e2%80%9d-nis-neser-aventura-shqiptare/
      

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 25-12-2010, 16:34:29
Big Brother Albania, nis më 25 dhjetor edicionin e tij të katërt. Persona të panjohur me njëri-tjetrin, por sigurisht edhe për publikun, do të nisin bashkëjetesën, të vëzhguar 24 orë në 24 nga Vëllai i Madh, nën rregullat e tij. Për të katërtin vit radhazi, prezantuese e mbrëmjes së spektaklit Arbana Osmani: “Big Brother sjell një sërë elementësh të ri siç janë shtëpia e re dhe studio e re. Gjithashtu do të vijmë në ditë festash, më 25 dhjetor dhe më 1 janar do të jemi live.”

Rezart Aga, autor i Big Brother Albania, flet për një edicion ndryshe, me një skemë të re: “Do të ketë një ndryshim në skemë. Nuk do të jetë ajo skemë e mëparshme me të cilën konkurrentët janë mësuar”.

Aventurë e re nga njerëz që përfaqësojnë shoqërinë tonë, në një format televiziv, që u ndryshon jetët.

Mbrëmja e spektaklit do të jetë të shtunave në Top Channel në 20.45, përmbledhja ditore nga e hëna në të shtunë pasditeve, Fan Club me Eno Popin çdo të diel. Për ata që nuk duan të humbin asgjë, Big Brother do të transmetohet 24 orë në 24 në kanalet e Digitalb HD1 dhe HD2.

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 21-02-2011, 09:15:50
Big Brother, Algeni lë shtëpinë
Tensionet mes banorëve të shtëpisë, të mbartura nga java, shpërthyen mbrëmjen e së shtunës.

Ata akuzuan njëri-tjetrin për thashetheme. Mes akuzave të ndërsjella, ato që dukeshin si shoqëri me baza, për aq sa loja lejon, kanë filluar të krisen.

Ergysi rrëfeu historinë e jetës së tij: “Kam lindur në Savër të Lushnjes. Ka qenë një sektor internimi ku u dërguan prindërit e mi dhe aty kam lindur unë. Kam kaluar shumë vështirësi dhe mbase kjo është arsyeja që miqtë e mi mendojnë se unë jam 27-28 vjeç, kur në fakt jam 24.”

Pas një morie kandidimesh, votat më të shumta të publikut këtë javë për të larguar një banor nga shtëpia ishin për Algenin.

Të kandiduarit për të shtunën e ardhshme janë: Jonela, Ermela, Shkëlqimi, Petriti, Ogreni, Ergysi.

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 27-02-2011, 22:22:02
Big Brother, Jonela del nga shtëpia

5 banorë dolën në kandidim në spektaklin e së shtunës në Big Brother.

Neda, Ermela, Klodiana, Shkëlqimi dhe Petriti do garojnë në ditët në vazhdim mes tyre ndërsa Jonela la shtëpinë.

Ndërkohë, në shtëpi kanë vijuar debatet e forta mes Nedës, Ogrenit dhe Ergysit edhe gjatë spektaklit, debate që kanë nisur gjatë javës.

Surprizat dhe emocionet e forta shoqëruan mbrëmjen e spektaklit të Big Brother gjatë të cilës lojtarët shfaqën sërish jo vetëm debatet e mosmarrëveshjet e javës, por edhe simpatitë e lidhjet që tashmë për publikun janë të ekspozuara.

Ermela mori lajmin e mirë për operimin me sukses të nënës së saj, si dhe një dhuratë nga nëna e Ervinit.

Vëllai i Madh nuk kishte harruar gjithashtu edhe Klodin, e cila pati mundësinë të takonte vëllain e saj të vogël.

Marieli u ndesh me “Il Guerriero Nero”, që më pas doli se ishte vëllai. Për Marielin java që vjen ndërlikohet. Ai pati mundësinë të çmallej edhe me nënën e tij të cilën e takoi në shtëpi, por prej saj mori disa këshilla që kanë të bëjnë me lidhjen e tij me Mirjetën.

“Marjeli i ka dhënë shumë lidhjes dhe nga ana tjetër nuk ka pasur këtë përkushtim. Tek Mirjeta nuk shoh pastërtinë dhe sinqeritetin që tregon Marjeli”, u shpreh nëna e Marjelit.

Ndërsa Ogreni qëndron i qetë këtë javë si lideri i shtëpisë.

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 07-03-2011, 11:51:08
Surprizat në shtëpinë e Big Brother
06/03/2011 09:20

Efektet e bashkëjetesës brenda shtëpisë së Big Brother janë gjithmonë e më të forta për banorët, çka po çon në ndryshimin e raporteve të tyre.
Disa prej atyre që ishin miq, duket se nuk janë më e anasjelltas.

Ka mjaftuar shakaja e Ermelës dhe Nedës, të cilat i fshehën dyshekun Petritit, për të bërë të shpërthejë nervozizmin e këtij të fundit. Papritur, në debat u përfshinë edhe të tjerët.

Mirjeta u njoh me mendimin e vërtetë të mamasë së Mirjelit, i cili gjatë javës i kishte thënë asaj një version shumë më të zbutur nga ai reali.

Shkëlqimi u largua nga shtëpia me vendim të publikut. Big Brother vendosi që banorët të eliminonin një nga vajzat e shtëpisë. Shumica e tyre zgjodhi Ermelën, por shumica e publikut, më saktësisht 70% e atyre që votuan, e donin atë në lojë.

Në kandidim këtë javë janë Neda, Klodiana, Petriti, Ogreni dhe Ermela.


  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 13-03-2011, 22:37:51
Big Brother, eliminim i dyfishtë
13/03/2011 09:20

Eliminim i dyfishtë gjatë mbrëmjes së spektaklit të Big Brother.

Petriti dhe Klodiana janë larguar nga shtëpia. Fillimisht Petriti me vendim të publikut, i cili votoi gjatë javës dhe më pas Klodiana. Pas vendimit të zarfit të zi, ajo kaloi në votim publik brenda natës së bashku me banorë të tjerë dhe nuk e superoi dot atë.

Një sërë surprizash iu rezervuan banorëve, si falenderimet e mamave të tyre për letrat që u kishin shkruar për 8 mars.

Rrezikojnë të lënë lojën këtë javë Alma, Neda dhe Ogreni.

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 20-03-2011, 21:32:15
BBA, Alma lë shtëpinë

Me shume shaka e surpriza, vazhdon loja e Big Brother për të mbërritur në finalen që po afron. Në rrezik për të dalë jashtë shtëpisë këtë javë janë: Neda, Ermela, Ergysi, Mirjeta.

Ndersa vajza nga Shkodra, Alma, është e eliminuara e kësaj jave nga shtëpia e reality show Big Brother Albania 4.
Përpara se të largohej nga shtëpia, Alma pati një takim surprizë me të atin, të cilin nuk e shihte prej vitesh.

Alma nuk arriti t’i mbijetojë nominimit në konkurrencë me Nedën dhe Ogrenin, me të cilët nuk i ka pasur marrëdhëniet më të mira. Pas daljes nga shtëpia, ajo deklaroi se tyre nuk është e vërtetë dhe se ata po e shesin shpirtin e tyre për lojën.

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 27-03-2011, 16:47:20
Zgjidhen finalistët e Big Brother
27/03/2011 12:40

Pas daljes nga shtëpia të Mirjetës dhe Nedës, finalistët e edicionit të katërt të Big Brother janë: Ermela, femra e vetme dhe Ergysi, Marjeli e Ogreni.

Ndoshta tensioni i konkurrencës për të mbërritur në finale, apo inate të akumuluara, kanë bërë që java e kaluar në shtëpi dhe mbrëmja e së shtunës, të kenë qenë të mbushura me debate. Të tilla ka patur mes Mirjetës, Ogrenit dhe Nedës. Ndërkohë që Mirjeta nuk beson në vërtetësinë e karaktereve të çiftit, Nedës niveli i saj i është dukur më i lartë se ai i konkurrenteve femra në shtëpi.

Cifti është sulmuar edhe nga Ermela dhe Ergysi. Këta të fundit akuzuan Nedën dhe Ogrenin se merren me thashetheme. Shkak është bërë një konfidencë që Ermela i ka bërë dikur Nedës mbi Ergysin dhe që tashmë ka dalë.

Surprizat e mbrëmjes ishin hyrja në shtëpi e drejtueses së emisionit “Shqip” Rudina Xhunga, e cila është gazetarja e preferuar e Nedës.

Dhe menjëherë pas fitores me Bjellorusinë, me banorët u takuan lojtarët e kombëtares, Hamdi Salihi dhe Ervin Bulku.

Me pas grupi Elita 5 ishte ai që hyri në shtëpinë e Big Brother.

Kush do të jetë fituesi i edicionit të katërt të Big Brother? Si gjithmonë, vendimi i takon publikut!

 

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 02-04-2011, 23:29:57
Finalja e Big Brother 4
02/04/2011 20:30

100 ditë për 100 milionë, në këtë edicion të katërt të Big Brother, që sot ka mbërritur në natën finale. Janë katër banorët që po kalojnë orët e fundit brenda shtëpisë.
Vetëm njeri prej tyre do të jetë fituesi mes Ermelës, femra e vetme e mbetur në lojë dhe Ergysit, Ogrenit e Marjelit.

Kanë qenë gjithsej 26 banorët e hyrë brenda shtëpisë. Të shtunë pas të shtune, gjatë mbrëmjeve të spektaklit, të drejtuara nga Arbana Osmani, ata janë eliminuar me vendim të publikut.

Debate, zenka… por edhe dashuri gjatë bashkëjetesës. Janë krijuar tre çifte: Ermela dhe Ervini, Ogreni dhe Neda e Marjeli e Mirjeta.

Por përpos gjithçkaje, sytë tashmë janë tek katër finalistët. Cili do të jetë fituesi i këtij edicioni? Gjithçka sot, në mbrëmjen finale, në 20:45.

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 03-04-2011, 08:30:47
Ermelaa..e meritoi

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 03-04-2011, 20:05:31
Ermela, mbretëresha e Big Brother
03/04/2011 09:05

Pas 100 ditëve të mbushura me debate, herë me momente të këndshme e herë me më pak të tilla për të, është Ermela fituesja e edicionit të katërt të Big Brother dhe çmimit prej 100 milionë lekësh.

“Dëshiroja shumë që të ishte një femër fituese e Big Brother, në mos unë një femër tjetër. Kam luftuar për këtë çmim sepse asgjë e mirë nuk vjen pa luftuar”, u shpreh Ermela pas fitores.

“Nedës i trembesha më shumë në këtë lojë sepse mënyra se si i mendonte dhe perceptonte situatat më dukej ajo e duhura. Frikën e hoqa kur kuptova se realiteti nuk kishte të bëntë me teoritë e saj”, shtoi Ermela.

Pak çaste përpara fitores, iu desh të ndante emocionet e pritjes me Ergysin, ndërkohë që nga loja doli fillimisht Marjeli dhe më pas Ogreni.

Gjatë mbrëmjes së spektaklit, prezantuar nga Arbana Osmani dhe regji të Ergys Lubonjës, finalistëve iu tregua nëpërmjet klipeve rrugëtimi gjatë ditëve të kaluara brenda shtëpisë. Por, nuk munguan edhe surprizat për secilin prej tyre.

Një rrugëtim i gjatë në këtë bashkëjetesë prej 100 ditësh në këtë edicion të Big Brother, me autor Rezart Agën, i shoqëruar edhe me programin Fan Club, me prezantues Eno Popin, ku është diskutuar gjithçka rreth banorëve.

Temat e fundit