×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 30-04-2020, 16:54:10 »

Arbana Osmani tregon kur do të rikthehet emisioni “Dua të të bëj të lumtur”

Të shumtë janë ndjekësit që kanë pyetur këto ditë moderatoren Arbana Osmani se kur do të kthejë në ekran emisionin shumë të ndjekur nga shqiptarët,”Dua të të bëj të lumtur”. Emisioni u mbyll për shkak të pandemisë, ndërsa moderatorja tregoi më herët se do t’i rikthehej punës sapo situata të ishte qetësuar.

“Për të gjithë ata që më pyesin çdo ditë, çdo orë e çdo minutë @duatetebejtelumtur.tch do të kthehet në ekran sapo situata të jetë qetësuar dhe kushtet të jenë të favorshme dhe ambjenti i sigurt për personazhet dhe punonjësit tanë”, shkruante moderatorja.
Mirëpo, duket se Arbana nuk ka rezistuar dot gjatë larg ekranit dhe i është kthyer punës për “Dua të të bëj të lumtur”. Madje, emisioni e ka një datë zyrtare kur do të nisë, ndërsa moderatorja e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
“Dua të të bëj të lumtur” do të vijë në ekran në datën 16 maj, ndërsa Arbana fton ndjekësit të dërgojnë historitë e tyre.
“Shume e lumtur t’ju njoftoj se “Dua te te bej te lumtur” do te rikthehet ne ekranin e @topchannelalbania nga 16 Maji Na dergoni historite tuaja ne adresen histori@top-channel.tv dhe duke kontaktuar ne +355 69 708 5355 dhe 0684080549. Mezi po pres, love you all”- janë fjalët e Arbanës krahas postimit.