“Në kërkim të kujt”, seriali i ri i “TCH” - Televizion

×
Hyrja
Profili

“Në kërkim të kujt”, seriali i ri i “TCH”

“Në kërkim të kujt”, seriali i ri i “TCH”

· 3 · 1158

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-01-2012, 21:15:41
“Në kërkim të kujt”, seriali i ri i “TCH”


Duke nisur nga data 29 janar, në “Top-Channel” nis transmetimi i një seriali fiksion, me regji të Gjergj Xhuvanit dhe i titulluar “Në kërkim të kujt”.

Monika Luboja dhe Gentian Hazizi, dy prej aktorëve kryesorë të trupës, midis të cilëve figurojnë emra të mëdhenj si të Ndriçim Xhepës, Reshat Arbanës, Luiza Xhuvanit, Niko Kangjerit dhe të tjerë, dëshmuan për përvojën e tyre në këtë serial prej dhjetë serish, prodhim i “TCH”.

“Çdo film ka emocionet e tij, ka detajet e tij. Jam shumë i kënaqur që në këtë bashkëpunim të dytë kam patur partner Ndriçim Xhepën, Margarita Xhepa, Elidon Finon apo Gjergj Xhuvanin. Në filmin e parë, ndonëse Gjergjin e kisha mik, nuk kisha punuar ndonjëherë me të dhe isha më i ngurtësuar”, shprehet Hazizi.

Nga ana e saj, për Lubonjën, kjo ishte hera e parë që punonte me regjizorin Xhuvani. “Hera e parë që punoja me regjizorin. E falenderoj se jam ndiere mirë nga mënyra e trajtimit që në fillim për veshjet, dhe deri në fund fare për figurën, kolegët… Me Çimin (Xhepën) jemi martuar disa herë në filma, është bashkëshorti im në serial, ndërsa Genti dashnori im (qesh)… “.

Si çdo prodhim televiziv, edhe “Në kërkim të kujt” ka prapaskenat e tij humoristike. “Ishte një ditë që duhet të hipja mbi motor dhe ndihesha shumë në siklet. Kisha veshur edhe një fustan të hollë dhe kisha ftohtë. Në provën e parë, më bien këpucët dhe kur zbres nga motori isha zbathur”, rrëfen Lubonja.

Në një rast tjetër, “fillova të ankohesha me qëllim për Gjergjin, duke thënë se sa strikt që ishte, se na nxorri shpirtin dhe se kërkonte shumë. Ne ishim brenda në makinë, por kishim mikrofonat me vete. Monika e harroi këtë dhe pranoi ato që thoja e i përsëriste, derisa sa erdhi Gjergji dhe e pyeti se çfarë kishte. Ai ishte me kufje dhe i dëgjonte të gjitha”, rrëfeu Hazizi.

Në film, Hazizi luan rolin e një manaxheri, i cili ka në dorë biznesin dhe administron të gjithë pasurinë. Gjatë tij, ai ngatërrohet në një marrëdhënie të ndërlikuar dashurie me pronaren e tij. Monika, e cila është pronarja, është një grua si “shumë të tjera”, e cila përpiqet të mbrojë veten, pasurinë dhe të ardhmen e saj.

"Në kërkim të kujt!" trajton historinë e një familjeje në Tiranë, në vitet e para të pluralizmit. Ashtu sikurse mijëra familje shqiptare, ajo bëhet viktimë e një plage të shoqërisë vendase, fajdet. Kjo dramë shkakton tronditje të thella brenda familjes, që e shtyjnë drejt krimit duke i çuar kështu personazhet të përballen me drejtësinë. Në total, janë 80 aktorët pjesë e kastit. /top channel

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 22-01-2012, 22:42:29
“Në Kërkim të Kujt” është filmi artistik me pesë seri që do të nisë nga e diela e 29 janarit në ekranin e Top Channel.

Një prodhim i Top Channel, me regji të Gjergj Xhuvanit, i gjinisë policesk dhe social. Ngjarjet vërtiten rreth Mark Dobjanit, interpretuar nga Niko Kanxheri.

Një njeri që ka humbur gjithcka dhe jeta e të cilit, përvecse e zhytur në mister, është edhe në fije të perit. Dy persona përpiqen ta shpëtojnë: hetuesi i policisë Almir Bali, interpretuar nga Kastriot Caushi dhe doktoreshë Afërdita, roli i Luiza Xhuvanit.

“Personazhi im përballet me personazhe e ngjarje të ndryshme, njëri mes jetës e vdekjes, tjetri që do t’i japë humanizëm jetës, ndërsa një tjetër që do të marrë jetë pasi për të paraja është gjithcka. Por personazhi im i shikon drejt e në sy të gjithë këta personazhe e këto ngjarje dhe sillet pa shumë zhurmë, në mënyrë njerëzore e profesionale”, tregon Caushi

“Detyra e saj është të sjellë në jetë së pari fizikisht pacientin e saj dhe së dyti moralisht. Gjithashtu, është dëshira e madhe që ka personazhi im për ta sjellë në jetë dhe pamundësia për ta bërë këtë. Do t’i referohesha një batute të kolegut tim, aktorit Mevlan Shanaj, që më thotë: “në cilën jetë do ta sillni?”, – “në këtë jetë që bëjmë unë edhe ti”, i them unë”, rrëfen Xhuvani.

“Në Kërkim të Kujt” do të transmetohet cdo të dielë, duke nisur nga data 29 janar. Filmi, me skenar të Dhimitër dhe Gjergj Xhuvanit, trajton elemente dhe histori që prekin pjesë të së përditshmes.

“Do doja të vlerësoja faktin se ky prodhim është një rikthim në traditën e filmit televiziv, që sot është një eksperiencë në ekranet e të gjithë botës. Do të jetë publiku shqiptar do ta thotë vlerësimin për të, por mendoj se gjithkush do ta gjejë veten pasi filmi bën fjalë për histori shqiptare. Gjithashtu, ka një kast të madh aktorësh, që nga ikonat e kinematografisë e deri tek të rinjtë. Gjithashtu vlerësoj punën edhe të stafit teknik, pasi të gjithë bashkë ata kanë bërë maksimumin për realizimin e këtij filmi”, thotë producenti Dritan Huqi. /top channel

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 30-01-2012, 13:21:20
“Në kërkim të kujt!!!”, filmi artistik me pesë seri do të transmetohet nga mbrëmja e 29 janarit, për pesë të diela rresht.

Një prodhim i Top Channel me regji të Gjergj Xhuvanit, i gjinisë policesk dhe social. Skenari Dhimitër dhe Gjergj Xhuvani, montazhi Silva Babaramo dhe produksioni Dritan Huqi.

Një kast aktorësh nga brezi më i vjetër dhe deri tek më të rinjtë janë pjesëmarrës në filmin që trajton elemente dhe histori që prekin pjesë të së përditëshmes shqiptare, nga momentet më prekëse deri tek ato më zbavitëset.

Ndër aktorët: Kastriot Caushi, Niko Kanxheri, Luiza Xhuvani, Ndricim Xhepa, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Reshat Arbana e shumë të tjerë.

Ngjarjet vërtiten rreth Mark Dobjanit, interpretuar nga Niko Kanxheri. Një njeri që ka humbur gjithcka dhe jeta e të cilit, përvecse e rrethuar nga misteri, është edhe në fije të perit.

Dy persona përpiqen ta shpëtojnë: hetuesi i policisë, Almir Bali, interpretuar nga Kastriot Caushi dhe doktoresha Afërditë, roli i Luiza Xhuvanit.

Të gjithë personazhet janë në kërkim të dickaje. Arrijnë ta gjejnë?

“Në kërkim të kujt!!!”… nga kjo e diel në Top Channel.

"Në kërkim të kujt!!!" - Top Channel Albania - News - Lajme

Temat e fundit