Sonila Meço: Jam e lumtur që do bëhem mami i një vajze - Televizion

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sonila Meço: Jam e lumtur që do bëhem mami i një vajze

Sonila Meço: Jam e lumtur që do bëhem mami i një vajze

· 1 · 931

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-07-2011, 00:21:38
Ilda Lumani
Mëmësia e parë përjetohet në çdo qelizë të saj. Ndaj edhe rrëfimi për të është më i bukuri, më i ndjeri, më emocionuesi... Si në këtë rast, kur në çdo fjali që thuhet merr gëzimin që përshkron vetëm kjo ndjesi! Sonila Meço, gazetarja dhe spikerja e mirënjohur e lajmeve do të bëhet nënë. Ajo do të sjellë në jetë një vajzë në muajin tetor. E, Meço ndan ekskluzivisht për lexuesit e gazetës “Mapo” gjithçka ka ndjerë që nga ajo ditë kur mësoi se do të bëhej nënë... lëvizjet e para të bebit... mësimin e gjinisë së tij... përgatitjet e veshjeve... e deri te padurimi i ëmbël për të parë krijesën e saj!

Sonila, mirë se erdhe në faqet e gazetës "Mapo"! Çfarë ndjesi sjell stina e verës për ju?

Përpos faktit që bart datëlindjen time, më kujton një frazë leçitur diku: vera është e vetmja periudhë kur përtacia gëzon respekt të plotë (qesh). E dua verën, sidomos pasditet e saj, detin, veshjet e lehta në trup dhe dehjen me idenë që përftohet veç në këtë stinë se gjithçka është ok.

Preferoni plazhin gjatë kësaj stine? A i keni marrë rrezet e para dhe cilat janë vendet që preferoni për të pushuar zakonisht?

Nuk bëj dot pa detin në verë. Dua të mbetem fëmijë në këtë pjesë, në mënyrën si e shijoj, si sillem, si ndihem. Mirëpo po ta mendosh hollë-hollë, kura për gjithçka është uji i kripur, në të gjitha format e shfaqjes, si lot, djersë, det. Dhe jam ndër të parat në qytet që shfaqem e rrezitur pas stinës së ftohtë. Sapo jam kthyer nga pushimet në plazh, preferoj të arratisem në vende sa më pak të frekuentuara, me plazhe shkëmborë e natyrë të egër.

Kjo verë është e veçantë për ju edhe për faktin se po prisni një bebe. Si u ndjetë kur e morët vesh lajmin e bukur?

Megjithëse çdo 10 sekonda në botë lind një fëmijë e ndjesitë janë gjithaq të përmendura, thëna, dëgjuara, përjetimi mbetet unik. Kur jam rrekur ta shpjegoj dhe kam ridëgjuar apo rilexuar veten, kam ndjerë se sa larg artikulimi i qëndron ndjesisë. Për të mos i ngrënë më hakun atij momenti, di të them vetëm se kam ndjerë lumturi të paprovuar më parë e frikëra që nuk e dija se ekzistonin.

Po, kur ndiet lëvizjet e tij të para? Ju ka ndodhur t'u lëvizë apo hedh "shkelma" kur jeni në transmetim?

Mezi prisja të ndieja lëvizjet e para të bebit, atëherë kur ndërgjegjshëm do të mund të kuptoja se kam një krijesë brenda vetes. Por ma zhbënë këtë pritje të ëmbël me parapërgatitje të sforcuara. Problemi me shtatzaninë është se të gjithë të ofrohen për të të këshilluar edhe kur nuk ua kërkon. Befas, të gjithë bëhen gjinekologë, mami, pediatër, mjekë e të mbarsin me soj-soj teorish. Dhe më bënë të besoj se lëvizjet ndihen në dhjetra forma, se ajo që pata ndier teksa përpëlitesha në nënkresë nuk qe bebi që më ngacmonte, por diç e patretur mirë apo e kundërta. Duhet ta kem ndjerë shumë më herët, por jam bindur shumë më vonë.

Me kë e ndatë të parin këtë ndjesi dhe kujt vijuat t'ia tregonit?

Me Drinin, patjetër. Por do doja të jepja sa më pak detaje për këtë temë, sepse e ekspozuar çdo ditë në ekran, me një ritëm frenetik pune që e ndaj me publikun, të pakta, fare të pakta janë ngjarjet që mund t’i shijoj larg komenteve. E të jem e sinqertë, edhe kur kam folur më herët për këtë gjë me ngazëllimin e të ndjerit nënë për herë të parë, reagimet më kanë lodhur.

Jeni në dijeni të gjinisë së bebit dhe a keni filluar blerjet e para për të?

Nuk di pse nuk u miklova dot nga ideja për të pritur deri në lindje për t’u njohur me gjininë e bebit. Ime motër ia doli, mikesha të mia po ashtu, teksa unë u ndjeva në pikun e kureshtisë dhe pamundësisë për t’ua lënë 9 muajve surprizën. Ndryshe nga ç’kisha imagjinuar me një bindje konstante, sapo erdhi dita e ekos, që e gdhiva duke përgjuar çdo zhurmë qytetëse, a thua se do gjeja aty përgjigjen, me vrik nxitova të mësoj me ç’më kish bekuar perëndia. Unë do bëhem mam i një vajze që lind diku në fund të tetorit. Blerjet kanë nisur, por në sirtarët e saj veshjet e para të palosura janë ato të Sonilës dhe Drinit të vogëlth që mamatë tona kanë ruajtur me aq dashuri.

Ardhja e bebit në këtë moment të jetës suaj ka qenë një gjë e planifikuar apo jo?

Trupi është ai që gjegjet i pari, me sinjale të vogla në krye të herës e mandej gati ‘thirrje’ për krijim. Pavarësisht se rritemi me idenë për të falur jetë, se përmbushja femërore ka edhe këtë dimension, se lindim për të lindur, unë i besoj atij instinktit që të shpie natyrshëm drejt vendimit dhe jo thjesht pjekjes së rrethanave apo dorëzimit te presioni i kulturës shoqërore që shpesh bëhet edhe imponuese.

Po për emrin, keni filluar të mendoni, a keni bërë një listë si gjitha çiftet e reja me emra? Preferoni emra shqiptarë apo nuk ka rëndësi kjo?

Për emrin thonë se është imponimi i rregullit mbi perceptimin e me këtë dëshmojnë rëndësinë që i duhet dhënë. Por për momentin emrin e shoh veç një sinor brenda të cilit e vogla ime është një qenie e bukur, e shëndetshme, e paqtë. Ka kohë për ta thjeshtuar pritshmërinë e kësaj mrekullie në një emër.

Gjyshërit kanë pasur preferenca për gjininë?

Gjyshërit i gëzohen kënaqësisë që provon kur shijon mjaltin e mjaltit. Të tjerat janë të parëndësishme.

Deri kur do të vazhdoni të jeni në transmetim dhe ju vjen keq që do të bëni një tërheqje nga televizioni?

Do të jem deri kur të mos cenoj në asnjë rast mbarëvajtjen e shtatzënisë. Keqardhje për tërheqjen? Kur ngjarjet në jetë ndodhin në kohën e me njeriun e duhur dhe janë produkt i dashurisë, keqardhja bën fresk diku larg teje. Më shumë se 10 vjet, thuajse çdo ditë në ekran, përmes fluksit të lajmit të ditës e ngjarjeve që shenjojnë jetët e të tjerëve, tash dua t’i jepem e gjitha, me aq sa di, vetëm krijesës që po sjell në jetë e më shënjon mua si nënë për të parën herë.

Sonila, e ke menduar momentin e lindjes? Keni pak frikë? Do t'i nënshtroheni operacionit apo ende nuk e keni vendosur?

Gjithçka sipas këshillave të doktor Kosovës.

Do donit që ta kishit të pranishëm bashkëshortin në sallë gjatë lindjes? Apo do të preferonit mamanë tuaj pranë?

Drini flet çdo ditë me bebin, jam e bindur do të dojë t’ia shohë i pari fytyrën asaj mrekullie që prek çdo ditë sapo të bëjë frymëmarrjen më të parë në jetë.

A keni filluar të lexoni libra për mëmësinë, apo do t'i besoni këshillave të mamasë suaj apo dhe vjehrrës?

Çdo ditë nga pak, lexoj e konsultohem me librat apo broshurat që mjeku më vë në dispozicion. Nuk më ka kapluar as marria e të lundruarit me orë në internet e as delli për të kapur çdo këshillë në ajër.

Sonila, përsa i përket punës, ka qenë një periudhë e ngjeshur për ju për shkak të zgjedhjeve. Dhe nga ana tjetër shtatzënia e bënte dhe më të lodhshme këtë pjesë. Sa e sikletshme ka qenë për ju kjo kohë?

E vështirë më herët, kur trupi mësohej me gjendjen e re, hormonet harliseshin për t’i krijuar kushte bebit brenda meje, teksa transformohesha fizikisht dhe emocionalisht e ndërsa notoja në ndjesi ekstremisht të kundërta brenda një fraksioni të vogël kohe. Prioritetet absolutisht ndryshuan, pa sfiduar asnjëherë njëri-tjetrin. Kam bërë sa kam mundur, sa kam përballuar pa i lodhur përjetimet dhe angazhimet deri në pamundësi. Por gjithsesi, bebi aty me mua, në përpjekjen për t’u dukur dhe ajo nga pak çdo ditë në ekran, duke ndarë emocionet e punës me mamin e vet, ma ka bërë më të bukur çdo orë transmetimi.

Prej muajsh jeni bërë imazh i televizionit ABC. Si e vlerësoni këtë fazë të jetës suaj profesionale dhe punën në këtë televizion?

“Abcnews” është një krijesë më vete, që lindi nga përkushtimi dhe dashuria e shumë njerëzve. Të të thërrasin për të kontribuuar në lindjen e një medieje është privilegj, një proces krijues që shkon deri në ezaurim, por në çastin më të parë kur ti sheh përmes valëve të transmetimit pjesë edhe nga angazhimi yt, sesi përçohet në më të parën herë zëri dhe figura nën një logo të re në çdo familje shqiptare brenda e jashtë kufijve, sesi lidhet pandashëm emri dhe imazhi yt me një familje të re televizive, e kupton se çdo lindje është e bukur, sepse rilind dhe ti me të. /Mapo
« Editimi i fundit: 25-07-2011, 00:08:49 nga M A X »

Temat e fundit