Vjollca Vokshi, ish-gazetarja në Tiranë pas 13 vitesh - Televizion

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Vjollca Vokshi, ish-gazetarja në Tiranë pas 13 vitesh

Vjollca Vokshi, ish-gazetarja në Tiranë pas 13 vitesh

· 1 · 2305

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-12-2010, 17:01:50
Shumë menduan se ajo kishte hedhur gurë pas, por jo. Kjo është ndoshta hera e tretë pas largimit të saj në vitin 1997. Hera e saj e parë ishte në vitin 2005, dhe një vit më parë, por pothuaj shumë pak vetë e kanë ditur. Këto ditë dhjetori, vjen me zhurmë. Për miqtë që e kanë pasur për zemër dhe e panë për herë të parë pas 13 vitesh, Vjollca Vokshi, një nga ikonat e lajmeve në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar u është dukur si vera, që sa më shumë kalon koha, aq më e mirë bëhet.



Ishte e vetmja e ftuar VIP që jeton jashtë vendit, që u bashkua me ish-kolegët e saj, me model flokësh të ndryshuar dhe me një fustan të zi të gjatë, posaçërisht për një mbrëmje, sa festive aq dhe nostalgjike me figurat më të njohura, që bën historinë e ekranit pas viteve ’90-të. Nuk pati dëshirë të japë intervista dhe të thotë më shumë për mediat, përveç se të shkëmbejë batuta dhe të bëjë fotografi në krah të ish-kolegëve të saj. Pas 13 vitesh, gazetarja e njohur shfaqet më sharmante. Kur u largua, s’i kishte kaluar të 30-at, por tashmë i ka kapërcyer 40 vitet. Larg gazetarisë, me një jetë të re në Venezuelë, për shumë do të shfaqte kuriozitet për të gjithë miqtë e saj që e kishin njohur në tensionin e punës në Televizionin Shqiptar, të pas vitit ’90-të. Dhe Vjollca Vokshi do të ishte “mbretëresha” e mbrëmjes, në një ceremoni të veçantë të organizuar më 22 dhjetor në Tiranë, një ide që kishte lindur gjatë një bisede telefonike, mes saj dhe drejtorit të programacionit pranë Televizionit Publik Shqiptar, Artjan Tepelena, ish-drejtor i lajmeve në TVSH nga viti ‘92-’97.”Ishin vitet kur televizioni bëri kthesën e madhe, dhe Vjollca Vokshi bëri dallimin, jo thjesht si një spikere lajmesh, por si një gazetare lajmesh”, thotë Artjani. Pritja që Radiotelevizioni Publik Shqiptar organizoi në mbrëmjen ku bëhej gëzuar me shampanjë, me rastin e 20 vjetorit të pluralizmit të demokracisë në Shqipëri, për mbi 100 të ftuarit ishin disa orë reflektimi dhe nostalgjie mes tyre. Ata u mblodhën me ftesën “Le të kujtojmë së bashku” Dhe emra të njohur gazetarisë televizive dhe asaj të shkruar, politikanë e protagonistë të ngjarjeve, momenteve të paharruara të atyre viteve, që sollën ndryshimin e kursit në Shqipëri ishin aty. Dukej se qendra e vëmendjes ishte tek Vjollca Vokshi. E sigurt,e  përpiktë dhe e lindur për ekran, pas një dekade ajo shfaqet diskrete, duke mos pranuar të japë asnjë detaj për jetën e saj.



Miku i saj, Tepelena në kujtimet e shefit të saj në televizion tregon se “ajo nuk ndiqte modele nga të spikereve të huaja të ekranit e tjera të huaja, ishte talent i lindur dhe në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar, që deri në vitin 90-të kishte qenë vetmi, bëri dallimin. Ndaj në këtë aktivitet në kuadrin e 20 vjetorit të demokracisë, duke përjetuar rolin e medias, si kontribut në Shqipëri duhet të ftonim figurat më të spikatura në përgjithësi të medias televizive mes tyre Pali Kuke apo Ardit Gjebrea, që janë pjesë e këtij zhvillimi. Realisht u përqendruam tek ato emra që në njëfarë mënyre ishin pionierët në fushën e televizionit, të orientuar ndryshe, pra një televizioni që vinte nga diktatura pos komuniste dhe që po bënte kthesën e madhe.
Vjollca  nuk ishte gazetarja strikte, ajo solli konceptin e lajmit jo dogmatik, që për të cilin u dallua pikërisht”, tregon Artjan Tepelena. Ajo kishte talent përpara kamerës, dhe ishte e aftë ta transmetonte atë. Në takimin ku ishte dhe kryeministri ,Sali Berisha, ajo i bëri një pyetje kryeministrit, se “si i dukej media tani pas 20 vitesh?” dhe mori përgjigjen nga ai:- Ju jeni të parët që e bëtë këtë”.
Ky udhëtim i saj, mund të jetë dhe një sinjal për rikthimin e saj të mundshëm në Shqipëri, dhe ndoshta në ekran. Ndërkohë që miku i saj Artjan Telpelena thotë që pasioni i madh që ajo ka për ekranin mund ta rikthejë, por gjithsesi mbetet për t’u parë”. “Por rikthimi do ishte i këndshëm”, ka shtuar ai, “pasi nëse ajo do të rikthehet në televizion, vjen me një pjekuri tjetër që do të ishte shumë interesante për gazetarinë televizive në Shqipëri, pasi përveç të tjerash ka qenë një kolege e shkëlqyer, e shkathët dhe e zonja.

Jeta e Vjollca Vokshit në Venezuelë këto 13 vite

Pas largimit nga viti 1997, shumë pak dinin për jetën e saj, si kishte vazhduar jeta e Vjollca Vokshit, ikonës së ekranit në vitet e para të pluralizmit demokratik. Ajo u largua në vitin 1997, për të nisur një jetë ndryshe, si e martuar, me Roberton, biznesmenin italian, tashmë 52 vjeçar me të cilin u njoh në Tiranë. Atëherë ai jetonte në Shqipëri ku menaxhonte bizneset e tij dhe më pas u rikthye në Itali, atje ku Vjollca ndaloi në fillim të largimit të saj.  Më pas ata zhvendosen  si të martuar në Venezuelë, ku jetojnë dhe sot. Tashmë Vjollca është nëna e një vajze të vogël 6 vjeçare që quhet Martina, të cilën e kishte marrë me vete në këtë udhëtim gati dhjetë ditor në Tiranë. Jeta e saj atje është larg gazetarisë dhe tashmë ajo menaxhon një agjenci eventesh kulturore.

KLOTILDA HARKA  Panorama

Temat e fundit