Fjalet e qiririt - analize letrare - Tema Interesante

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fjalet e qiririt - analize letrare

Fjalet e qiririt - analize letrare

· 2 · 3296

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

ne: 21-05-2020, 01:39:41
 

Ne kete poezi madheshtore Naimi kerkon te percoje deshiren e tij te zjarrte per t'u veteflijuar per ndricuar mendjen e njerezve. Qiriri eshte vete poeti, ku ashtu si qiriri digjet e shkrihet vete per t'i dhene drite njerezve, ashtu dhe poeti kerkon te digjet ne kuptimin metaforik per t'i dhene drite mendjes dhe shpirtrave te njerezve.

Talentin e tij si poet ai e sheh si dhurate hyjnore qe ka per qellim t'i percoje njerezve ato virtyte qe jane ne vetvete te shenjta, sikurse dashuria, miresia, perkushtimi, sakrifica. Jane keto virtyte, sipas Naimit, qe e afrojne njeriun me hyjnoren.

Arsyet deshires se poetit per t'u sakrifikuar jane: nje dashuri sublime per njerezimin, deshira per te sjelle dituri, deshira per drejtesi, si dhe qellimi per pastrim shpirteror te njerezve.




*******

FJALET E QIRIRIT

Në mes tuaj kam qëndruar
e jam duke përvëluar,
që t'u ap pakëzë dritë,
natënë t'ua bënj ditë.


do të tretem, të kullohem,
të digjem, të përvëlohem,
që t'u ndrinj mir' e të shihni,
njëri-tjatërin të njihni.


për ju do të rri të tretem,
asnjë çikë të mos mbetem,
të digjem e të qanj me lot,
se dëshirën s'e duronj dot.


unë zjarrit nuk i druhem
dhe kurrë s'dua të shuhem,
po të digjem me dëshirë,
sa të munt t'u ndrinj më mirë.


kur më shihni se jam tretur,
mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,


unë jam në shpirtin tuaj,
mos më kini për të huaj,
m'është falurë durimi,
andaj po digjem si trimi,


se ma k'ënda t'u bënj mirë,
të mos mbeti n'errësirë.
jakëni rreth meje rrini,
flisni, qeshni, hani, pini,


në shpirt kam dashurinë,
pa digjem për njerëzinë,
lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,


dua ta djek trupn' e kretë
për atë zotn' e vërtetë.
me zjarr ta djek mushkërinë
e të tretem për njerinë,


bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
unë dua njerëzinë,
mirësin' e urtësinë.


në bëhi shokë me mua,
në më doni si u dua,
njëri-tjetërin në doni,
të paudhë mos punoni.


o zëmëra fluturake,
qasju pakë kësaj flake!
mase krahët t'i përvëlon,
po dhe shpirtin ta shënjtëron.


unë duke përvëluar,
njerëzit i kam ndrituar.
kam qënë mik me njerinë,
andaj i di e më dinë.


gjithë tuajt' i kam parë,
mëm' e at' e fis e farë,
si tani gjithë i kam ndër mënt,
që rrininë më këtë vënt.


edhe sot nër ju ata shoh,
se shpirtin e tyre ua njoh,
dhe unë si ju jam ndruar
e jam përzjer' e ndryshuar,


pa jam bërë shumë herë
zjar e uj' e balt' e erë.
jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.


edhe ndër qiej fluturonj,
edhe brënda në det qëndronj,
shumë herë fle në baltë,
diku ndodhem dhe në mjaltë


bënem qëngj e kec i pirë,
lul' e bar e gjeth i mbirë.
dua shumë fjalë t'u them,
po trëmbem mos i bënj ujem.
e ku shkruhenë në kartë
fjalët' e gjuhësë zjarrtë?

- Poezi nga Naim Frashëri

 

« Editimi i fundit: 24-03-2021, 13:32:34 nga Alban »

  • Postime: 277
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 14-03-2021, 19:21:58

Temat e fundit