Fle më pak, shëndoshesh më shumë. - Tema Interesante

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fle më pak, shëndoshesh më shumë.

Fle më pak, shëndoshesh më shumë.

· 6 · 668

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 17-03-2012, 11:26:15
 

Një studim i fundit del në përfundim se nëse nuk fle 7-8 orë në natë shëndoshesh më shumë.
 
Shkencëtarët nga Minnesota (SHBA) theksojnë se ata që flenë pak janë të prirur për të konsumuar më shumë kalori gjatë ditës.
 
Grupi i kërkuesve amerikanë vëzhgoi 17 persona të shëndetshëm për tetë netë rresht. Gjysma e tyre fjetën normalisht (8 orë), ndërsa gjysma tjetër më pak dhe konsumuan ushqim sipas dëshirës.

U vu re që personat që fjetën më pak (saktësisht 1 orë e 20 minuta më pak) konsumuan një mesatare prej 560 kalorish në ditë më shumë se ata që plotësuan normën e gjumit.
 
Edhe pse aktiviteti fizik i vullnetarëve nuk ishte shumë i ndryshëm nga njëri-tjetri, ata që fjetën më pak dogjën më pak kalori gjatë ditës.
« Editimi i fundit: 26-11-2020, 08:06:58 nga InfoZ »

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 17-03-2012, 13:04:39
 ^o) ^o) kam kujtuar qe ndodh e kunderta.. :D
 
« Editimi i fundit: 16-12-2020, 08:49:26 nga InfoZ »

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 29-03-2012, 19:08:40
Gjumi të dobëson dhe shkrin dhjamin e trupit

Studimi shkencor i bërë në qendrën mjekësore “Kaiser Permanente” në Portland ka treguar se një gjumë i mjaftueshëm mund të ndihmojë shumë në shkrirjen e dhjamërave.
 
Studimi më i ri thotë se femrat dhe meshkujt që flenë të paktën gjashtë orë në ditë, si dhe që dinë si të sillen pozitivisht ndaj stresit të përditshëm, gjatë dietës gjashtëditore shumë lehtë humbin deri në 6,3 kilogramë.
 
Kërkuesit shkencorë mendojnë se fjetja nga 6 deri 8 orë gjatë natës, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të hormoneve që shkaktojnë ndjenjën e urisë dhe ngopjes, si dhe ndihmon në ballafaqimin me stres.
 
Doktor Charles Elder nga qendra ‘Kaiser Permanente’ pohon: “Ky studim tregon se njerëzit që kanë ndërmend të humbin në peshë, duhet të flenë sa duhet dhe duhet që t’i ikin sa më shumë ekspozimit ndaj stresit. Kjo dmth se duhet zvogëluar impenjimet e përditshme dhe duhet rënë më herët në gjumë”.
 
« Editimi i fundit: 26-11-2020, 08:09:02 nga InfoZ »

  • Postime: 547
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 02-04-2012, 13:17:48
^o) ^o) kam kujtuar qe ndodh e kunderta.. :D
dhe une keshtu mendoja  :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#4 ne: 02-04-2012, 18:15:09
dhe si ndodh cap??? Dhihesh tu flejt LOL

  • Postime: 3780
  • Karma: +319/-212
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 29-04-2012, 16:31:45
Ky eshte thjesht nje studim inkurajues dhe iptimist per njerezit qe humbin kohen duke fjetur   :P

Temat e fundit