Zerion

Zeri yt => Tema Interesante => Teme e nisur nga: Ωμέγα ne 23-03-2021, 09:00:32

Titulli: Kush eshte Filan Fisteku?
Postuar nga: Ωμέγα ne 23-03-2021, 09:00:32
Sot nga kurreshtja vendosa ta kërkoj identitetin e Filan Fistekut. Nga ajo që arrita të gjej është që Filani nuk është medoemos shqiptar, por Fisteku me siguri është shqiptar, me gjasë i Kosovës.

Nga informacionet që arrita të mbledh erdha në përfundimin që filani ekziston në Spanjë, Portugali, Amerikën Latine dhe Turqi, si dhe origjina e tij me gjasë është romake. Në spanjisht dhe portugalisht, Filani quhet Fulano. Në italisht, ekziston Filano (si një nga gjashtë emrat më të përdorur në Romën e lashtë), por vetë italianët nuk e përdorin më emrin Filano. Në vend të tij përdoren tre emra të tjerë nga të gjashtët: Tizio, Caio dhe Sempronio. Në turqisht përdoret falan filan, apo filanca.

Ajo për të cilën nuk arrita të gjej shumë informacione është mbiemri i Filanit. Në (disa pjesë të) Kosovë(s), mbiemri i Filanit është Fisteku/Fisteki dhe për këtë nuk arrita të gjej informacione në asnjë gjuhë tjetër. Prandaj vendosa të drejtohem drejt subit me pyetjet në vijim, si pjesë e mbledhjes së të dhënave:



Si e ka mbiemrin Filani në qytetin tuaj të origjinës/apo ku jetoni?
A e di dikush origjinën e Fistekut? Apo ndoshta ndonjë deshifrim të kuptimit të fistekut, qoftë në gjuhën shqipe apo ndonjë gjuhë tjetër që e flisni?
PS. Duke u nisur nga kuptimi i emrit Filan (një emër shumë i shpeshtë në Romën e lashtë), emrat Max/Erika Mustermann në gjermanisht e John/Jane Doe në anglisht, në Kosovë emri i Filan Fistekut do të duhej të ishte Bajram/Fatime Krasniqi. Por sic po shihet, kemi mbetur pak me të vjetrën.

https://www.reddit.com/r/kosovo/comments/
m9hice/kush_e_njeh_filan_fistekun/