Kush vuan në burg, krimineli apo polici? - Tema Interesante

Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Kush vuan në burg, krimineli apo polici?

 Kush vuan në burg, krimineli apo polici?

· 1 · 188

  • Postime: 937
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-08-2022, 13:45:06
 

A e dini se për kriminelët që qendrojnë në burg paguajmë më shumë para sesa për policët që i ruajnë ata?! Po po, paguajmë më shumë para për ata që janë fajtorë e që i kanë sjellë dëme shoqërisë. E dini sa? Jo pak, por mbi dyfish më shumë. Një polic që punon në institucionet e vuajtjes së dënimit, në burg, paguhet 46 mijë lekë në muaj, ose afro 552 mijë lekë në vit. Po t'i konvertosh në valutën europiane, nuk janë më shumë se 4 mijë e 600 euro.

E dini sa paguan shteti shqiptar mesatarisht për një të burgosur në vit? Mbi 10 mijë euro! Në muaj paguan 834 euro, aq sa është paga e një mjeku që shëron njerëz, paga e një aktitekti që strehon njerëz, e një avokati që mbron njerëz, apo e një pedagogu që edukon brezat e rinj për t'u bërë njerëz më të nevojshëm për shoqërinë.

Paguajmë mijëra euro në vit për ata që kanë trafikuar lëndë narkotike, fëmijë, vajza e gra. Paguajmë mijëra euro për ata që kanë vrarë, dhunuar, marrë peng apo plagosur njerëz. Paguajmë për ata që janë pasuruar nëpërmjet korrupsionit, nëpërmjet vjedhjes, abuzimit dhe keqpërdorimit të detyrës apo postit të punës. Rezultati?! Sot trajtohet më mirë një i burgosur që ka dëmtuar shoqërinë, sesa një polic që e ka arrestuar dhe që e ruan atë brenda qelive për të mos u arratisur.

Për shkak të kësaj situate, sot kemi më pak policë në institucionet e vuajtjes së dënimit. Janë larguar, kanë gjetur një punë si roje kullash ndërtimi ku paguhet më shumë dhe nuk ka orare të tejzgjatura. Disa kanë emigruar jashtë vendit e disa të tjerë janë zhytur në kredi për të mbajtur familjen e për të arsimuar fëmijët.

Neve nuk na duhet një qeveri që më shumë kujdeset për kriminelët, sesa për profesionistët e këtij vendi. Ne na duhet një qeveri që paguan më shumë mjekun, dhe jo ata që i sjell nëpërmjet atentateve mjekut pacientë në spital. Ne duhet të paguajmë më shumë mësuesin, pedagogun që i edukon të rinjtë e jo ata që i rekrutojnë për t'i bërë shpërndarës droge apo vrasës me pagesë.

Nuk jemi vonë për ta bërë këtë, thjesht na duhen njerëzit e duhur, politikanët e duhur. Na duhen ligjvënës që kujdesen për shoqërinë, për familjen, për të rinjtë, e jo për kriminelët e trafikantët që u sigurojnë vota në çdo fushatë elektorale. Ndaj, ky është një moment reflektimi, nga i cili duhet të kuptojmë se kush punon për qytetarin e kush punon për kriminelin.
Kodi: [Zgjidh]
https://www.facebook.com/100068850204856/posts/pfbid0TZdKuRvSdvKFieqhU7g8MEBg7L22EeuuQoo2JsU87Eyb9WZrMSFBnNxLT7oh5yzTl/

Temat e fundit