Nëna dhe motra janë tutore, po më shesin në rrugë - Tema Interesante

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Nëna dhe motra janë tutore, po më shesin në rrugë

Nëna dhe motra janë tutore, po më shesin në rrugë

· 3 · 342

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-12-2011, 07:49:04
Detyronte të bijën 15 vjeçare të prostituonte, bashkë me ndihmën e vajzës tjetër 29 vjeçare edhe ajo prostitutë.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, tre shqiptare, nëna e viktimës 47 vjeçe, motra e 15 vjeçares dhe një bashkëpunëtore 33 vjeçare edhe ajo prostitutë u arrestuan për shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturës.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Prato të Italisë, ku policia ndaloi rastësisht 15 vjeçaren shqiptare për një kontroll rutinë, por ajo u rrëfeu atyre se kishte ardhur prej pak kohësh në Itali dhe se ishte futur në rrjetin e prostitucionit nga nëna dhe e motra, edhe ato prostituta.

Duke u kërkuar ndihmë punonjësve të policisë ajo rrëfeu identitetin e tutoreve të saj dhe kërkoi mbështetje që të dilte nga rruga ku ishte futur.

Në dëshminë rrënqethëse të vajzës siç transmetojnë mediat italiane, thuhet se dy familjaret e saj i thoshin se ajo ishte e vogël dhe pikërisht prej njomësisë së saj mund të kishte më shumë sukses dhe do të sillte një tufë parash.

Pas denoncimit të pazakontë, policia e Pratos u vu në lëvizje ku lokalizoi tutoret ndërsa shisnin trupin në rrugë, dhe menjëherë pas verifikimeve përkatëse i prangosi.

a.y/NOA

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 17-12-2011, 17:48:12
"Nene"?? ^o) ^o)

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 17-12-2011, 21:16:18
Koheve te fundit ka shume femra qe e bejne kete pune me vullnetin e tyre, pa asnje detyrim nga dikush tjeter, jane te zgjuara disa shfrytzojne pasurit e tyre trupore per te bere lek te thata :P :P

Injoranca nuk ka kufij  :)

Temat e fundit