Nje tregim i shkurter - Tema Interesante

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Nje tregim i shkurter

Nje tregim i shkurter

· 18 · 27355

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-02-2007, 12:17:03
NJE TREGIM I SHKURTER

Nje vajze po e priste aeroplanin ne nje aeroport te madh. Meqenese i
duhej te priste gjate, vendosi qe te blinte nje liber qe ta kalonte
kohen. Bleu librin dhe nje kuti me biskota. U ul ne vendin ku rrine
zakonisht persona te rendesishem ne menyre qe askush te mos e pengonte.
Afer saj ishte karrigeja me biskota dhe nje karrige me tej nje person
tjeter i cili lexonte gazeten. Kur ajo filloi te merrte biskota, edhe
zoteriu nga karrigeja tjeter mori nje. Ajo u habit pa mase, por nuk tha
asgje vetem vazhdoi te lexonte librin. Me vete po mendonte - Sikur te
kisha pak guxim, deri me tani do ta grushtoja. Secilen here qe ajo
merrte nga nje biskote, kete e bente edhe zoteriu pa u merzitur fare.
Vazhduan keshtu deri sa ne kuti nuk mbeti vetem nje biskote e vetme dhe
vajza mendoi: Me intereson te di se cfare do te beje ai tani!!! Zoteriu
e mori biskoten e fundit dhe e ndau ne dy pjese.
"Kjo me te vertete eshte e tepert, filloi te mendoj me nervoze vajza,
mori sendet e veta, librin, canten dhe shkoi drejt daljes se vendit ku
priste. Kur u ndje me mire, pasi qe tejkaloi nervozen, u ul ne nje vend
ku nuk ishte askush qe te mos kishte me asnje ndodhi te tille te
papritur. E mbylli librin dhe e hapi canten qe ta fuse brenda, dhe ne
momentin kur shikoi brenda pa nje kuti me biskota te pahapur fare. U
turperua sikur te ishte nje hajneshe dhe atehere e kuptoi se kutia me
biskota kishte qene e zoteriut qe kishte qene ulur ne karriken prane te
sajes, por i cili pa asnje shqetesim, nervoze apo brenge e ndau edhe
biskoten e fundit me te, krejtesisht ndryshe nga ajo, qe ndjehej e
lenduar ne krenarine personale dhe ndjenjat e veta.
*******
Sa here ne jeten tone ne kemi ngrene dhe do te hame biskoten e huaj,dhe kete nuk e kemi ditur dhe nuk do ta dime kurre?
Para se te vijme ne ndonje perfundim te shpejte dhe para se te fillojme te mendojme keq, shikoni me kujdes detajet, shpesh here situatat nuk jane te atilla
sic na duken neve ne shikimin e pare!!!
Ne jete ekzistojne gjera te cilat nuk mund te kthehen:
Guri qe eshte hedhur
Fjala qe eshte thene
Rasti apo mundesia pasi qe te jete humbur
Koha qe ka kaluar
******
Njehere dikush ka thene:
Puno sikur nuk do te kesh kurre nevoje per para
Dashuro, sikur te mos kesh vuajtur kurre nga dashuria
Vallezo, sikur mos te jete askush afer te te veshtroje
Kendo, sikur te mos jete askush andejpari te te degjoje
Jeto, sikur te jete parajsa ne tok


Komentet dhe mendimet e juaja jan te mirseardhura.
 
« Editimi i fundit: 16-12-2020, 00:38:27 nga M A X »

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 12-02-2007, 20:51:26
Shume i bukur dhe mbi te gjitha shume domethenes.

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 12-02-2007, 22:07:48
Me te vertete nje tregim i bukur.

  • Postime: 2208
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 13-02-2007, 19:19:32
Fantastik fare dhe ne fakt me kujton diçka qe më ka ndodhur mua. Kam qenë duke vizituar një vend dhe aty ka pasur teleskope për të parë lart,ose objekte qe ishin shumë larg. Dhe unë po prisja ne rradhë pas një cifti, dhe po me ngriheshin nervat sepse nuk po iknin nga teleskopi,por mua sme durohej LOL :P Prita rreth 2 min qe mua mu duken shumë  :D dhe me në fund i thashë se doja dhe unë te shikoja nga teleskopi  :D Ata u treguan shumë te sjellshem dhe u larguan duke pritur përsëri ne rradhë pas meje. Pasi pashë nga teleskopi e fjeta mendjen edhe ika :D dhe duke ecur me tej pashë një teleskop tjetër ku nuk kishte asnjë njeri dhe unë mendova te shikoj prapë e qete :D Kur vura sytë aty nuk më tregonte asgjë :D gjithshka ishte e zeze. Ula koken poshtë dhe pashë një table qe tregonte shumen e lekeve qe duheshin futur për të parë nga teleskopi dhe gjithshka ishte me minuta,me një fjale te jepte një kohe te kufizuar,jo me shumë se 5 min me duket.U ndjeva shumë keq sepse nuk e kisha ditur qe ishte me lek dhe i hoqa nga teleskopi ata te shkretet  :-[ nuk e kisha pare tabelen fare  :-[ dhe u ndjeva fajtore qe isha inatosur me ata qe skishin asnjë faj  :D :D :-[

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 26-02-2007, 23:38:06
... mir qe ju paska pelqyer do te mundohem ta sjelli edhe nje pjes te ngjajshme vertet interesante...
Nje her brengosesh pastaj skupton e dikur ik dhe qesh me vete? keto jan qudira te jetes ...

  • Postime: 2208
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 05-06-2007, 18:37:55
Ja dhe nje tregim qe sapo lexova:

Nje profesor, perballe klases se filozofise, pa thene asnje fjale, merr nje vazo te madhe bosh majonese, dhe vazhdon duke e mbushur me topa golfi. Me pas, pyet studentet nese vazoja ishte plot. Studentet jane dakort dhe thone se po.
Atehere, profesori merr nje kuti me toptha qelqi dhe i hedh brenda vazos se majonezes. Topthat e qelqit, mbushin hapesirat boshe të krijuara nga topat e golfit.
Me pas, profesori i pyet serish studentet nese vazo ishte plot dhe ata pergjigjen se po.
Profesori merr nje kuti me rere dhe e hedh brenda vazos. Pa dyshim, rera mbush hapesirat boshe dhe profesori pyet nese vazo eshte plot. Kete here studentet pergjigjen njezeri: PO !
Profesori, me shpejtesi, i hedh nje filxhan kafe vazos dhe padyshim qe mbushen hapesirat e lena bosh nga rera. Studentet nisin te qeshin nga ky rast.
Kur e qeshura mbaron, profesori thote: "Dua te kuptoni, se kjo vazo perfaqeson jeten.
Topat e golfit jane gjerat e rendesishme, si familja, femijet, shendeti, miqte,dashuria; gjerat qe na pelqejne. Jane gjera qe, edhe sikur te humbisnim gjithçka dhe te na mbesnin vetem ato, jetet tona do te ishin ende plot. Topthat e qelqit, jane gjerat e tjera qe na interesojne, si puna, shtepia, makina, etj. Rera eshte gjithçka tjeter; gjerat e vogla. Nese, para se gjithash do te vendosnim rere ne vazo, nuk do te kishte vend as per topat e golfit e as te qelqit. E njejta gje ndodh me jeten: Nese harxhojme gjithe kohen dhe energjite tona per gjerat e vogla, nuk do te kemi me hapesire per gjerat vertete te rendesishme.
Bej kujdes me gjerat qe jane thebesore per jeten tende: luaj me femijet e tu, gjej kohe per te shkuar tek mjeku, dil per darke me partnerin tend, praktiko sportin tend te preferuar... Do te kete gjithmone kohe per te pastruar shtepine, per te prere barin, per te rregulluar gjerat e vogla... Merru me pare me topat e golfit, me gjerat qe vertet kane rendesi. Vendos prioritetet e tua: diferenca eshte vetem rere...
Nje nga studentet ngre doren dhe pyet se çfare perfaqeson kafeja. Profesori buzeqesh dhe thote: "Jam i lumtur qe me ben kete pyetje. Eshte vetem per te treguar se nuk ka rendesi se sa e zene eshte jeta juaj, ka gjithmone vend per nje kafe me miqte e tu!".

  • Postime: 3096
  • Karma: +4/-0
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 08-06-2007, 23:04:06
Me pelqyen te gjitha tregimet sic ka thene edhe Erlehta janë shume tregime domethenese.

  • Postime: 1604
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 09-06-2007, 02:53:08
Shume edukative dhe me moral... po patet me, ju lutem na i postoni  ;)

  • Postime: 5948
  • Karma: +9/-0

#8 ne: 09-06-2007, 19:20:21
Me kalimin e kohës… do të kuptosh qe te rrish me dike vetëm sepse te ofron një te ardhme te mirë, do të beje qe herët a vonë, të duash te kthehesh ne te kaluaren tënde.

Me kalimin e kohës… do të kuptosh qe te martohesh vetëm sepse “po ngelesh vetëm” është një paralajmerim i qartë qe martesa do të jetë një dështim total.

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe vetëm ai qe është i aftë te te doje me gjithë te metat e tua, pa pretenduar te te ndryshoj, mund te te jap te gjithë lumturine qe deshiron.

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe n.q.s. do rrish ne krah te personit te dashur vetëm për te shoqëruar vetmine tënde, do perfundosh duke mos dashur ta shohësh me.

Me kalimin e kohës … do kuptosh qe miqte e vërtetë vlejne me shumë se çdo sasi parash.

Me kalimin e kohës … do kuptosh qe miqte e vërtetë numerohen me gishta, dhe qe ai qe nuk lufton për te ruajtur miqesine e tyre herët a vonë do perfundoj i rrethuar me miqesi te rreme.

Me kalimin e kohës … do kuptosh qe fjalët e thena ne një moment ne ikje e sipër mund te lendojne personin tjetër pergjate gjithë jetës.

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe n.q.s. ke lenduar rëndë një mik/e, ka shumë mundësi qe shoqëria të mos jetë kurrë me e njëjtë.

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe çdo experience e jetuar me çdo person është e paperseritshme.

Me kalimin e kohës …do të mësosh të ndërtosh gjithçka mbi te sotmen, pasi e nesermja është shumë e pasigurt për te bërë plane…

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe t’i sforcosh gjërat qe te ndodhin, do të beje qe në fund të mos jenë siç i prisje.

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe ne te vërtetë me e mira nuk ishte e ardhmja, por momenti qe po jetoje ne ato çaste.

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe të tentosh te falesh apo të kërkosh falje, të thuash se dashuron, të thuash qe te ka marr malli, të thuash qe ke nevojë, të thuash qe do të bëhesh mik/e… përpara një varri, nuk vlen me!

Dhe kujto këto fjale:

“Njeriu plaket shumë shpejt dhe mencurohet shumë vonë.”

… Tamam atëherë kur: “Nuk ka me kohe.”

  • Postime: 2208
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 11-06-2007, 05:54:08
Me kalimin e kohes... po me pelqejne jashte mase shume ato qe ka shkruar Smiley  :D

  • Postime: 336
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 27-06-2007, 14:11:52
tregime shume te bukura <pergezimet e mia    !ndonjehere n'a duhet te jemi me tolerant dhe me pak impulsiv ne gjykimin e nje situate (si tek ai tregimi me biskotat).personailsht me pelqyen edhe tregimet e postuara me siper dhe shpresoj te shkruani perseri te tilla histori .

  • Postime: 410
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 01-10-2010, 16:34:39
Zemra e nenes.

  • Postime: 14
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 23-07-2011, 21:25:28
nje tregim vertet fantastik  :) ;)

#13 ne: 16-12-2020, 00:01:13
MBYTJA
…dhe dërrasat ishin të kalbura. Uji ishte pothuajse ngjitur me urën dhe çdo dërrasë ku vinte këmbën shkërrmoqej. U mbajt fort pas litarit që lidhte dërrasat, ishte zhytur në ujë deri në mjekërr. Litari u këput. Kërkoi të mbahej nëpër copat e drunjve që kishte sjellë lumi, fundoseshin të gjitha njëra pas tjetrës. U zhyt në ujë, po i merrej fryma. Rryma ishte e fortë dhe s’mund të notonte. Uji ishte i turbullt dhe s’mund të shihte. I kaloi e gjithë jeta para syve dhe… U kujtua që ishte në ëndërr. Desh të zgjihej por s’mund të zgjohej. U kujtua që kishte lexuar diku se po të vdisje në ëndërr, zgjoheshe. E la trupin të lirë ta merrte rrjedha.
Gruaja e shikonte të përpëlitej në shtrat e të zgjaste duart. U përpoq ta zgjonte me të shkundura, pastaj me të thirrura. Nuk zgjohej. Vetëm se e mbulonin djersët. Thirri fqinjët, thirri ndihmën mjekësore në telefon. Kur mbërritën mjekët e gjetën të vdekur.
Trupin e dërguan në morg, ku iu bë dhe autopsia. Fytin e kishte të tharë por mushkëritë i kishte plot me ujë.
Kishte vdekur nga mbytja.

#14 ne: 16-12-2020, 00:02:30
Filamenti
Filamenti i hollë i llampës elektrike po dridhet, sikur s’arrin të vendosë në duhet të ndriçojë apo të këputet. Është e vetmja gjë që ma ndriçon dhomën dhe drita tani ulet e tani ngrihet prapë. Rrugës kur po kthehesha më shkoi në mendje të blija një llampë tjetër, se kjo ka ca kohë dhe sikur i kishte dhënë ca shenja, por s’e bleva, m’u duk e panevojshme. Madje pashë edhe ca abazhurë të bukur, por s’i mora, luks i panevojshëm. Kam shpenzime të tjera. S’e di pse po më kujtohet nëna, kur më thoshte të mbaja gjithmonë ndonjë qiri, se s’i dihet. “S’e di pse…”! Në fakt e di, ngaqë llampa po fiket e një qiri do më bënte punë. Sidomos sonte, që do të rri edhe pak zgjuar. Nesër është dita e madhe! Nesër vendoset e gjitha. Dhe vendimin më të rëndësishëm do t’a marr vetë, kjo është ç’është!
Ç’mu gjet kjo llampë sonte! Kam gjithë këto për të lexuar, më duhet t’i mbaj mend. S’mund të paraqitem kështu nesër. Gjithë javës s’dija çfarë të lexoja, sonte që e di s’ka dritë. U bë dhe vapë. Sa dhomë e vogël po më duket kjo, sidomos kur drita ulet. Më duket sikur muret afrohen.
Të lutem, llampë, duro! Kemi kaq kohë që jetojmë bashkë, duro edhe sonte! Të premtoj se, po durove do të të vendos në një vazo porcelani dhe do të të mbaj si gjënë më të shtrenjtë. Se nesër unë duh…
E. Xhakoni

#15 ne: 16-12-2020, 00:10:06
15 QINDARKA
 

 

Në kohën kur një shurup frutash kushtonte shumë më pak, një djalosh dhjetëvjeçar hyri në barin e një hoteli dhe u ul në tavolinë. Një kameriere vuri një gotë uji para tij.

“Sa kushton një akullore me shurup frutash?”

“50 qindarka” u përgjigj kamerierja.

Djaloshi nxori dorën nga xhepi dhe pa numrin e monedhave që kishte.

“Sa kushton një racion akullore normale?” u informua.

Disa persona po kërkonin një tavolinë dhe kamerierja kishte humbur pak durimin.

“35 qindarka” i tha ashpër.

Djaloshi numëroi përsëri monedhat. “Po marr akulloren normale” tha.

Kamerierja solli akulloren, i vuri llogarinë në tryezë dhe iku. Djaloshi përfundoi akulloren, pagoi tek arkëtari dhe shkoi. Kur u kthye kamerierja, filloi të pastronte tavolinën dhe mbeti e shtangur nga ajo që pa. Përkrah pjatës bosh, të vendosura me rend, ishin 15 qindarka, ishte bakshishi i saj.

 
TË KËNAQESH ME PAK
 

 

Daja Karli më ka thënë: “Në letrën për Plakun e Krishtlindjeve ke shkruar se dëshiron paqen në botë, po përse nuk je kënaqur me një biçikletë?” (Ludoviku 7 vjeç)

 

Një skifter ishte kapur nga një fshatar dhe jetonte i lidhur në lëmin e një ferme.

Nuk ishte dorëzuar të jetonte si një gjel dosido. Kishte filluar të tërhiqte herë pas here litarin që e mbante të lidhur me një tra të madh të kotecit. Shihte qiellin e kaltër dhe nisej me të gjitha forcat e veta. Pa mëshirë, litari e tërhiqte përtokë.

U përpoq dhe u përpoq me javë të tëra, derisa lëkura e këmbës iu ça dhe krahët e bukur iu prishën. Në fund u mësua. Pas disa muajsh filloi t’i pëlqente edhe ushqimi i gjelave. U kënaq me të çukiturat.

Kështu nuk e vuri re se shirat e vjeshtës dhe bora e dimrit e kishin kalbur litarin që e lidhte me tokën.

Do të kishte mjaftuar një tërheqje e vogël dhe skifteri do të kthehej në liri, zotërues i qiellit. Por nuk e bëri më.

 

         Trupi ynë lodhet edhe vetëm duke ngjitur një kat shkallë. Por, shpirti ynë ka krahë dhe qielli është i yni.

 

 

NË VEND TË TIJ
 

Eremiti i vjetër Sebastian lutej zakonisht në një shenjtore të vogël e të izoluar mbi një kodër. Në të nderohej një kryq që kishte marrë titullin domethënës “Krishti i hireve”. Njerëz nga i gjithë vendi vinin për të kërkuar hir e ndihmë.

Plaku Sebastian vendosi një ditë t’i kërkonte edhe ai një hir dhe i gjunjëzuar përpara imazhit, u lut: “Zotëri, dua të vuaj me ty. Më lër të marr vendin tënd. Dua të rri unë mbi kryq”.

Qëndroi në heshtje me sy të ngulur tek kryqi, duke pritur një përgjigje.

Papritur i Kryqëzuari lëvizi buzët dhe i tha: “Miku im, e pranoj dëshirën tënde, por vetëm me një kusht: çfarëdo gjëje që të ndodhë, çfarëdo gjëje që të shohësh, duhet të qëndrosh gjithmonë në heshtje”.

“Ta premtoj Zotëri”.

Ndodhi shkëmbimi.

Asnjëri nga besimtarët nuk vuri re se tani ishte Sebastiani i gozhduar në kryq, kurse Zoti kishte zënë vendin e eremitit. Të përshpirtshmit vazhdonin të paraqiteshin duke kërkuar hire dhe Sebastiani, besnik ndaj premtimit, heshtte. Derisa një ditë…

Erdhi një i pasur dhe pasi u lut, harroi në shkallë çantën e tij plot me monedha ari. Sebastiani e pa, por nuk tha asgjë. Nuk foli as pas një ore kur erdhi një i varfër, i cili dyshues për një fat kaq të madh, e mori çantën dhe u largua. Nuk hapi gojë, as kur përpara tij u gjunjëzua një djalosh që kërkonte mbrojtje para se të ndërmerrte një udhëtim të gjatë në det. Por nuk arriti të rezistonte kur pa të vinte me vrap i pasuri, i cili besonte se e kishte vjedhur djaloshi çantën e tij me monedha ari e bërtiste me të madhe për të thirrur rojet që ta arrestonin.

Atëherë u dëgjua një britmë: “Ndal!”

Të habitur, të gjithë panë lart dhe vunë re se ishte i kryqëzuari ai që po bërtiste. Sebastiani u tregoi se si kishin rrjedhur ngjarjet. Atëherë i pasuri u nis të kërkonte të varfrin. Djaloshi u nis me nxitim që të mos humbte udhëtimin. Kur në kapele nuk gjendej më askush, Krishti iu drejtua Sebastianit dhe e qortoi.

“Zbrit nga kryqi. Nuk je i denjë të zësh vendin tim. Nuk dite të qëndroje në heshtje”.

“Por, Zotëri” protestoi i habitur Sebastiani. “Duhej ta lejoja atë padrejtësi?”

“Ti nuk e di” iu përgjigj Zotëria, “se të pasurit i leverdiste ta humbte atë çantë, sepse me ato para po bënte një padrejtësi. I varfëri, në të kundërt, kishte shumë nevojë për ato para. Për sa i përket djaloshit, po të ndalej nga rojet do ta humbte barkën dhe do të shpëtonte jetën, sepse në këtë çast anija e tij po mbytet për shkak të furtunës”.

 

 

CILAT FJALË?
 

Një njeri i shqetësuar që martesa e tij ishte në krizë, u drejtua të kërkonte këshillë tek një mësues i njohur.

Ky e dëgjoi dhe pastaj tha: “Duhet të mësosh të dëgjosh gruan tënde”.

Burri e mori përzemër këtë këshillë dhe u kthye pas një muaji për të thënë se kishte dëgjuar çdo fjalë që gruaja thoshte.

Mësuesi i tha duke buzëqeshur: “Tani kthehu në shtëpi dhe dëgjo çdo fjalë që nuk thotë”.

 

KUSH KUJDESET
 

Dy peshq të kuq jetonin në një akuarium qelqi. Duke lëvizur qetë qetë përreth kishin edhe kohë për të filozofuar.

Një ditë njëri peshk e pyeti tjetrin:

“Ti a beson në Zot?”

“Sigurisht”.

“E si ia bën ta dish?”

“Kush kujton se na e ndërron ujin, çdo ditë?”

 

 

KUSH ËSHTË MË I RËNDËSISHËM
 

Ishte njëherë një bramin i mirë dhe i sjellshëm i cili jetonte me lëmoshën që i dhuronin besimtarët. Një ditë mendoi: “Do të shkoj të kërkoj lëmoshë i veshur si një i varfër i paprekshëm”.

Kështu veshi një rreckë rreth ijeve, siç bëjnë paritë, më të varfrit e Indisë.

Atë ditë askush nuk e përshëndeti, askush nuk i dha lëmoshë.

Shkoi në treg, shkoi në tempull, por askush nuk i drejtonte fjalën.

Herës tjetër bramini u vesh sipas kastës së tij: mbathi një veshje të bardhë, një çallmë mëndafshi dhe një xhaketë të qëndisur. Njerëzit e përshëndesnin dhe i jepnin para për të dhe për tempullin.

Kur u kthye në shtëpi, bramini i hoqi veshjet, i vuri në një karrige dhe u gjunjëzua thellësisht. Pastaj tha: “Oh! Të lumët ju, veshje! Të lumët! Në tokë me siguri ajo që është më e nderuar  është veshja, jo qenia njerëzore që është brenda”.

Përse i kushtojmë vëmendje veshjeve e jo personit? I besojmë kollareve e jo mendimeve  dhe shpesh të rinjtë martohen me një veshje, dhe jo me një person.

 

 

KUSH MBAN HUMB, KUSH DHURON GJEN
 

Kishte shkuar të lypte derë më derë përgjatë rrugës së fshatit, kur karroca e tij u duk në largësi si një ëndërr e mrekullueshme dhe pyeta veten kush ishte ky mbret i mbretërve! Shpresat e mia u rritën, dhe mendova se ditët e këqija kaluan dhe mbeta në pritje të dhuratave jo të kërkuara, të pasurive të shpërndara nga çdo anë. Karroca jote u ndal afër meje. Më pe dhe zbrite duke më buzëqeshur.

E ndjeva se më në fund erdhi fati në jetën time. Pastaj, papritmas shtriva dorën duke lypur: “Çfarë ke për të më dhënë?”

Çfarë sjelljeje mbretërore qe e jotja! Ti shtrish dorën një lypsari!

Qëndrova i pavendosur dhe i hutuar. Pastaj nxora nga torba ime më të voglën kokërr gruri dhe ta dhurova. Por sa shumë u habita, pasi mbaroi dita, boshatisa torbën time përtokë dhe gjeta një kokërr të artë në grumbullin tim të varfër!

Mendova me hidhërim që nuk kisha pasur kurajën që të të dhuroja gjithçka që kisha.

 

 

GOZHDË
 

Ishte një herë një djalë me një sjellje shumë të vështirë.

Ndizej shpejt, ishte ngatërrestar dhe ngacmues.

Një ditë, babai i tij i dorëzoi një qese me gozhdë, duke e ftuar të ngulte një gozhdë në gardhin që rrethonte oborrin e tyre çdo herë që zemërohej me ndonjërin.

Ditën e parë djaloshi nguli 38 gozhdë.

Me kalimin e kohës, kuptoi se ishte më e thjeshtë të kontrolloje zemërimin e tij se sa të ngulte gozhdë dhe, shumë javë më vonë, një mbrëmje, i tha të atit se atë ditë nuk ishte zemëruar me asnjeri.

I ati i tha: “Është shumë e bukur. Tani hiqi nga gardhi një gozhdë për çdo ditë në të cilën nuk zemërohesh me askënd”.

Pas pak kohe, djaloshi mundi të thotë të atit se kishte hequr të gjitha gozhdët.

I ati atëherë e mori përdore, e çoi tek gardhi dhe i tha: “Biri im, kjo është shumë e bukur, por shiko: gardhi është plot gozhdë. Druri nuk do të jetë kurrë më si më parë. Kur thua diçka kur je pre e zemërimit, shkakton tek personat të cilëve i do plagë të ngjashme me këto vrima. Edhe nëse ti kërkon falje disa herë, plagët mbesin”.

 

Qeniet njerëzore janë të brishta dhe të lëndueshëm. Të gjithë mbajmë një etiketë që thotë: “Kujdes, mbajeni me kujdes, mall i brishtë”.

 

 

SI KRIPA
 

Ishte një herë një mbret që kishte një emër fisnik Henrriku i Mençur. Kishte tri bija që quheshin Agime, Betina dhe Karlota. Mbreti pëlqente Karlotën fshehtësisht. Megjithatë, duke dashur të caktonte vetëm njërën prej tyre për pasimin në fron, i thirri që të tria dhe i pyeti: “Bijat e mia të dashura, si më doni?”

Më e madhja iu përgjigj: “Baba, unë të dua si drita e ditës, si dielli që dhuron jetën bimëve. Je ti drita ime!”.

I kënaqur, mbreti e uli Agimen në të djathtën e tij, pastaj thirri vajzën e dytë. Betina tha: “Baba, unë të dua si thesarin më të madh të botës, mençuria jote vlen më shumë se ari dhe gurët e çmueshëm. Je ti pasuria ime!”.

I kënaqur e i përkundur nga ky lavdërim i së bijës, mbreti e uli Betinën në të majtën e tij. Pastaj thirri Karlotën. “Po ti, vogëlushja ime, si më do?”, e pyeti butësisht. Vajza e pa drejt e në sy dhe u përgjigj pa ngurruar: “Baba, unë të dua si kripën e kuzhinës!”.

Mbreti mbeti i shtangur: “Çfarë the?”.

“Baba, unë të dua si kripën e kuzhinës”.

Zemërimi i mbretit tingëlloi i tmerrshëm: “E paedukatë! Si guxon, ti, drita e syve të mi, të sillesh kështu? Shporru! Të dëboj dhe të përjashtoj nga trashëgimia!”

E gjora Karlotë, duke derdhur të gjitha lotët e saj, la kështjellën dhe mbretërinë e të atit. Gjeti një vend në kuzhinat e mbretit afër dhe, meqenëse ishte e bukur, e mirë dhe e aftë, u bë shpejt kryekuzhinierja e mbretit.

Një ditë erdhi për drekë mbreti Henrrik. Të gjithë thonin që ishte i trishtuar dhe i vetmua. Kishte pasur tri vajza, por e para kishte ikur me një kitarist nga Kalifornia, e dyta kishte shkuar në Australi të rriste kangurë dhe më të voglën e kishte dëbuar ai…

Karlota e njohu menjëherë të atin. Vrapoi në kuzhinë dhe gatoi pjatat e saj më të mira. Por në vend të kripës përdori në të gjitha sheqerin.

Dreka u bë festivali i ngërdheshjeve: të gjithë kërkuan dhe pështynë në mbulesë duke lënë pas dore edukatën.

Mbreti, i skuqur nga zemërimi, thirri kuzhinieren.

E ëmbla Karlotë erdhi dhe butësisht tha: “Kohë më parë, babai im më dëboi sepse kisha thënë që e doja si kripa e kuzhinës që i jep shije të gjitha gjellëve. Kështu, për të mos i dhënë një hidhërim tjetër, e zëvendësova kripën e pavend me sheqerin”.

Mbreti Henrrik u ngrit me lot në sy: “Është kripa e diturisë që flet nga goja jote, bija ime. Më fal dhe pranoje kurorën time”.

U bë një festë e madhe dhe të gjithë derdhën lot gëzimi: ishin të gjitha të kripura, sigurojnë kronikat e kohës.

 

“Ju jeni kripa e tokës” (Mateu 5,13)

 

 

SI NË NJË PASQYRË
 

Perandori, një ditë, thirri njërin nga vasalët e tij. Ky ishte i njohur në mbretërinë e tij për mizorinë dhe koprracinë, dhe nënshtetasit e tij jetonin në terror. Perandori i tha: “Dua që të nisesh në një udhëtim nëpër botë dhe të më gjesh një njeri vërtet të mirë”. Ai u përgjigj: “Si urdhëron Zotëri” dhe me bindje filloi kërkimin e tij.

Takoi shumë persona dhe bisedoi me ta, dhe pasi kaloi shumë kohë, u kthye tek perandori dhe i tha: “Zotëri, kam bërë siç më urdhërove, duke kërkuar në të gjithë botën një njeri vërtet të mirë. Nuk mund të gjendet. Janë të gjithë egoistë dhe të këqinj. Nuk ka vend ku mund të gjesh njeriun që kërkon”.

Perandori e largoi dhe thirri një vasal tjetër, i njohur për bujarinë dhe mirësinë, dhe shumë i dashur nga nënshtetasit e tij. Perandori i tha: “Miku im, do të doja që të viheshe në udhëtim të më gjeje një njeri vërtet të keq”.
« Editimi i fundit: 16-12-2020, 00:37:40 nga M A X »

#16 ne: 16-12-2020, 00:14:21
KORTEZHI
Nga Ylli Drishti
O njerëz ndaloni dhe merrni drejtqëndrim - po kalon për në banesën e fundit një njeri.
O njerëz lërini kafetë të ftohen për një çast, lërini gotat me pije, ndërpriteni mëngjesin, ulini zërin e radiove dhe dilni në rrugë të heshtur - po kalon drejt banesës së fundit një njeri.
O njerëz mbani frymën për një moment, uleni kryet - ju ushtarakë hijerëndë me grada mbi supe merrni drejtqëndrim dhe nderoni ushtarakisht me kokën lart - po kalon heshturazi - gjenerali njeri. Ai nuk ju nderon dot, qoftë edhe me një vështrim, nuk ju përshëndet, ai tashmë është I shtrirë pa jetë - është njeriu i dashur dhe unë nuk e di a është - ushtaraku, profesori, studenti, nëna, gruaja, vajza, djali,, nxënësi, ushtari, marinari, piloti - e ç'rëndësi ka kjo? Ai qëndron i ftohtë tashmë, symbyllur, në të njëjtin qëndrim me duart e shtrira poshtë apo të vendosura mbi gjoksin pa frymë, brenda një strukture të drunjtë, të thjeshtë apo me plot dekore, mbuluar me kurora e lule …
Eshtë udhëtimi i tij i fundit në rrugën e qytetit të tij, po shkon drejt banesës që na pret të gjithëve një ditë: - O njerëz - aty në kodrat e periferisë, poshtë qiparisave dhe shelgjeve lotues…
O njerëz - ndalini makinat e bukura, autobuzët, furgonët - shuajini motorët - ngrihuni në këmbë dhe nderoni pa fjalë banorin e qytetit tuaj që po largohet heshtazi. Nuk e dimë pse u nda nga kjo jetë, nuk e dimë si e sa jetoi, sa vjeç është, nuk dimë asgjë - por e shohim kortezhin e gjatë që mezi gjarpëron në trafikun e rënduar…
Ti polic i trafikut - zot i kësaj rruge - ngrije tabelën - ashtu siç e ngre për qeveritarët hijerëndë, parlamentarët, ministrat për të kaluar me përparësi me ato veturat e shtrenjta e me xhama të zinj - shoqëruar me sirena - që nuk presin në semaforë. Zoti Polic - ndaloje të gjithë trafikun për disa minuta dhe lëre të lirë rrugën e Kortezhit të heshtur që po shoqërohet me lot, me kuje e vajtime mallëngjyese.
Ji i qetë z.Polic - askush nuk do të të ndëshkoje - po përcjellim heshtazi - njeriun dhe ti e di këtë më mire se kushdo.
Dëgjoni O njerëz - mos bëni për një çast thashetheme, lërini për më vonë ligësitë, lërini prapaskenat politikanë, zbrit nga vetura zoti deputet, ministër, kryeministër dhe merr drejtqëndrim - po kalon kryeqytetari - njeriu - nderoje një çast - ne nuk e dimë se kush është në atë makinë funebër që ecën heshtazi pa buri e pa sirena… po kalon njeriu…
Ju lutem të nderuar deputetë, Ju zoti President dhe ju qytetarët e mi kërkoni referendum apo çfarë duhet bërë: "Miratoni Ligjin e Nderimit për Kortezhin Njerëzor", le të ndalojë trafiku i marrë, kur kalon njeriu - ai që ne urojmë ti shkoje shpirti drejt parajsës - atë që prifti -apo hoxha e përcjell me bekimet dhe leximet e tij të shenjta - aty, ku janë mbledhur të gjithë - buzë varrit të hapur. Lehtësoja dhimbjen familjareve Zoti President - miratoni ligjin e NDERIMIT QYTETAR - kur kalon Kortezhi le të bllokohet trafiku ashtu siç ndodh kur kaloni Ju.
Le "të ndjejnë" në fund të jetës njerëzit se janë në atë moment "Qytetari i parë" i nderuar nga qyteti I tyre , ku ATA jetuan dhe punuan - pasi KRYEFJALA KURDOHERE ESHTE NJERIU
A e dini O njerëz se i afërmi ynë nuk kthehet më në këtë jetë - le ta nderojmë pra së bashku.
Hiqini borsalinat, kapelat, lërini për një çast flokët tuaj ti përshkojë era - flokë të bardhë, flokë të zinj, flokë të gjatë dhe me kaçurrela. Kujtohuni në një çast se të gjithë një ditë do e kalojmë qytetin tonë me të njëjtin ritual.
Përkuluni - po kalon njeriu.
Tiranë, 31 maj 2013
botuar ne MILOSAO

#17 ne: 16-12-2020, 00:16:55

KTHIMI I BABAIT NË SHTËPI
Nga ALEKO  LIKAJ
Avioni i shoqërisë “Lufthasa”, që udhëton çdo ditë nga Frankfurti për në Tiranë dhe anasjelltas, atë pasdite gri dhjetori u duk mbi aeroport si një zog i stërmadh dhe i lagur. Një zhurmë, që u dëgjua si një gulçimë e mbytur  në fund të pistës, bëri që shumë nga të ardhurit të dilnin nga baret e klubet përreth për të parë me vëmendje përtej rrethimit të kangjellave. Ndoshta prisnin të afërmit, që duhej të vinin në këtë linjë të largët nga veriu i kontinentit. Braçe Feratozi, një mesoburrë  e me shtat të lartë atleti doli nga furgoni blu, që mbante targat e një qyteti pranë kryeqytetit, dhe hodhi nxitimthi sytë mbi rripin e betontë, që dukej si një vijë horizonti, e cila e ndante jeshilen e tokës nga e kaltra e qiellit. Pikërisht aty, ku avioni tronditi pistën një çast më parë. Ai kishte pushuar  përballë terminalit kryesor dhe të vetëm të këtij aeroporti i cili, në fakt, ngjan si i harruar në mes malesh që e rrethojnë në të katër cepat e horizontit.
Disa njerëz, që nxitonin të dilnin nga barku i mjetit që dukej krejtësisht i alumintë, zor se dalloheshin nga furgoni i Braçes i parkuar vetëm dy metër larg portës, ku dalin automjetet që lëvizin përbrenda pistës. Një gjysmë orë më vonë, me udhëtarët e fundit që dolën nga godina njëkatëshe e aeroportit, u shfaq edhe Luke Darëzeza së bashku me mikeshën e tij Ulrikë, me të cilën bashkëjetonte në Gjermani. Pëllumb e kishte emrin, por Luke e thërrisnin që nga fëmijëria. Ashtu dhe i kishte mbetur.
 Braçia, që nuk nguroi t’u dalë përpara dhe t’i përqafonte me mall, pasi shtatë vjet më parë ishin ndarë me lot në sy, i drejtoi shpejt për te furgoni i tij që lagej nga një shi i imët, i cili kishte filluar papritmas nga një qiell që tashmë ishte bërë krejtësisht i plumbtë.
            - Jemi vonë dhe do të na zërë nata rrugës. Siç e di, mor kushëri, këtu te ne tani në dhjetor dita është tepër e shkurtër. Pastaj kemi rrugë për të bërë dhe ata na presin me padurim. M’u lutën që të vinë edhe ata t’ju presin, por unë i dhashë karar vetë kësaj pune.
            - Mirë jemi. – tha Lukja. – Kanë mall. Edhe mund të merrje ndonjë.
            Ulrikë Fon Setman, 55 vjeçarja nga një qytet i vogël pranë Frankfurtit, pronare e tre butikëve, që e vizitonte për të parën herë vendin e vogël në jug perëndim të Ballkanit, ngriti sytë nga qielli që gjerbonte dhe buzëqeshi, ndërsa dy burrat bisedonin me zë të lartë dhe vazhdonin të sistemonin bagazhet e shumta që kishte sjellë ajo. Plot dhurata për të gjithë pjesëmarrësit dhe të afërmit e burrit të saj shqiptar, të cilët do t’i njihte për të parën herë pas martesës prej gjashtë vjetësh me Luke Darëzezën, refugjati që pranoi të ulej në një cep të zemrës së saj, e cila ishte tepër e zhuritur, duke i kthyer dashurinë që e kishte varrosur së bashku me të “mirin Manfred”, burrin, gati 10 vjet më parë. Zakonet e shqiptarëve tani zëre se i njihte mirë. Përreth dy muaj me radhë, Lukja i kishte përshkuar fisin e të afërmit me hollësi, jo vetëm familjen e motrës së tij të vetme, e cila kishte tre fëmijë jetimë pas vdekjes së burrit dhe që ai kishte një detyrim moral, por edhe material, ku çdo muaj i postonin rregullisht  nga 1000 marka. Ulrika përveç një liste, që e mbante në çantë me emra e adresa, kujtonte me detaje çka kishte paketuar për secilin.
            Rruga deri në kryeqytet iu duk se kaloi shpejt dhe ajo dalloi nxitimthi edhe një autostradë, që në fakt nuk i pëlqeu. “Ku rrugët e Gjermanisë, e ku këto këtu!” Të dy burrat  kuvendonin në shqip dhe ndonjëherë Lukja nxitonte sikur të ishte kujtuar për ndonjë gjë, pyeste në se i pëlqenin Ulrikës që po e sillte nga veriu i kontinentit, nga ato që kishte parë gjatë rrugës . Qytetin e ndanë mëdyshas dhe, në  rrugët nën atë shi të imët dhjetori të përzier me një borë të shkrirë, nuk lëvizte njeri. Tirana iu duk e shpëlarë dhe e çngjyrosur krejtësisht, që në fakt, nuk i bëri ndonjë përshtypje të madhe. Pak më shumë se një orë më vonë furgoni i Braçes hyri në një qytet tjetër. Ajo nuk mundi që ta shihte dhe ta shijonte nga xhami i përparmë i makinës, pasi Lukja e njoftoi se tashmë kishin mbërritur   në qytetin e tij. “Do të kem kohë më vonë ta sodis e ta shëtis këtë qytet, që më ka lindur të dashurin e zemrës sime, Luken”, mendoi nxitimthi sa për t’u qetësuar edhe për të mbledhur  pak veten, sepse kuptoi që kishte emocione. “Të tjerë njerëz …tjetër psikologji. Ballkanasit janë popuj me temperament dhe, në një farë mënyre, të pagdhendur e të pa kulturuar me shoqërinë e sotme njerëzore.” Kështu kishte lexuar shumë vite më parë, në ata të rinisë së hershme, në një libër që fliste për gjeografinë e këtyre vendeve. Pastaj mendimi se si do ta prisnin  të afërmit e Lukes, pasi ajo tashmë kishte 20 vite diferencë, u duk se morën sërish udhë edhe këtu. Mjaft kishte vrarë mendjen e gjykuar për të tjerët atje në Gjermani, që nga dita që vendosën të vijnë për një vizitë në Shqipëri, së bashku me Luken e saj, të cilin e donte me një pasion vajzëror dhe e nderonte shumë.
            Furgoni qëndroi te hyrja e një pallati, diku në lagjen veriore të qytetit, dhe Ulrika gati sa nuk përplasi kokën në xham, pasi Braçia ndaloi shpejt e pa kujtuar. Një fëmijë i vogël, që e kishte ndjekur makinën në metrat e fundit para derës së hyrjes, gati sa nuk mbeti viktimë poshtë rrotave. Lukja ndjeu që t’i njomeshin sytë dhe ashtu, në një çast disekuilibri aty në furgon, gjeti rastin të fshinte një pikë loti që po e tradhtonte  në cepin e syrit të majtë. Disa gra, që dolën menjëherë përpara, larguan fëmijët e vegjël që u mblodhën si trumcakë te dera e makinës. Braçia lëvizi dorezën dhe dera u hap. Një çamarrok me flokë mbi veshë nxitoi të futej brenda dhe t’i hidhej në krahë Luke Darëzezës, duke lëshuar një piskamë, “babë, mor babë!…” U shkreh në vaj. Të tjerët bënë zhurmë. Dhe ndonjë prej grave që kishte dalë për të pritur mysafirët nga Gjermania mbuloi fytyrën me dy shuplakat e duarve.  Nisi që të qajë me fjalë, për kurbetin dhe kohën që i ndau njerëzit si kokrrat e orizit të hedhura në shkretëtirë. Fjalët prekëse të gruas, që kishte qëndruar në mes të shkalleve dhe që më tepër dukej se dridhej e rrotullonte kokën me një zë, që dilte nga thellësia e kraharorit, bënë që të lëshohej në tokë e zalisur, pikërisht ajo që Luke Darëzeza, e kishte prezantuar përpara gjermankës, si motrën e tij. Një fëmijë tjetër, rreth 10 vjeç, u lëshua sipër saj duke qarë e lebetitur. Dy burra, që zbriten vërtik shkallët, komshinj me sa duket, së bashku me Braçe Feratozin, ndërhynë për të qetësuar gjendjen. Dikush tha që “malli të bën hatanë”. “Kjo botë kështu u bë…kashtë e koqe.”
            Në shtëpinë e motrës, pak çaste më vonë, Lukja u ndje disi më mirë. Edhe gruaja nga gjermania, e cila pasi pyeti nëse i kishte marrë rregullisht çdo muaj markat dhe se a mund të përballohej jeta në vend, duke premtuar se do ta rriste përsëri kuotën, u duk se ishte çliruar tashmë nga ajo ngarkesë e lartë emocionale që i kishte nisur që në Gjermani. Njerëzit përreth po i pëlqenin, ndonëse nuk kuptonte asgjë nga ato që dëgjonte. Ndërsa të tjerët ishin bërë më gazmorë e të shpenguar në komunikim, pikërisht kunata, motra e Lukes, e cila mbante pranë tre fëmijët që Ulrikës iu dukën të bukur si yje, qëndronte tashmë tre hapa larg e heshtur dhe e pafjalë. Ndjehej sikur nuk ishte aty. Sikur nuk ishte ajo që u zalis një çast më parë. Ajo po  bluante në kokë diçka që mbetej pa thënë, ndonëse në mes të gjithë njerëzve të shtëpisë kishin nisur shakatë dhe kujtimet e gëzuara që, me sa dukej, ishin harruar e mbetur pas disa vite. Ndofta që para ikjes së Lukes.
            Braçe Feratozi, që kishte edhe frenat e shtëpisë në dorë për momentin, kërkoi që të sapoardhurit të qetësoheshin, pasi kishin bërë rrugë të gjatë, por edhe se pas dy apo tre orëve do të fillonte edhe darka e pritjes. U duk se fjala e tij zuri vend. Ndonjë  i largët e dy komshinj  u ngritën në këmbë, për t’ua lënë fjalën grave, që do të përgatisnin tavolinën e mbrëmjes. Lukja dhe gjermanka bënë shpejt nga një dush dhe lodhja u iku si me magji. Në mes të njerëzve të shumtë, ku ndjehej një atmosfere gëzimi dhe plot urime për kthimin e Lukes pas shtatë viteve nga “ai i shkrete kurbet që të bluan edhe kockat e trupit!”, Zana, nëna e tre fëmijëve që i ngatërroheshin nëpër kraharor refugjatit të ardhur nga Gjermania, dukej si e tjetërsuar. Momë Sala, një plakë tek të 70 – at, komshie një kat më lart, e shfajësoi te dy gra të tjera të ardhura rishtas nga tre kate më sipër.
            - E ka nga malli për Luken. Nuk është lehtë të rritësh tre fëmijë. Dhe kur se? Në këtë kohë që nuk ke ku të lidhesh koqen e kripës. Punë jo. Lekë jo. Qeveri hiç. Ah, e mjera, zëre se rrojmë e zëre se s’rrojmë! Si u katandisëm kështu të gjithë!”
            Aty nga ora 20, Braçe Feratosi dha urdhër që të shtrohej darka dhe njerëzit e ftuar zunë vendet pa fjalë. Dy kushërinj të Lukes, që kishin mbërritur në momentin e fundit, por që ishin planifikuar më parë, tre komshinj me të cilët Zana ndante të mirat dhe të këqijat e kësaj jete për të rritur tre fëmijët pa burrë, çifti Feratozi dhe një shok fëmijërie i Lukes, që kishte mbërritur në shtëpi në mesditë për të pritur refugjatin nga Gjermania me një kitare, e cila duhej ta ndizte me tepër atmosferën. Kjo  ishte e gjithë gjindja në tavolinën familjare të mbrëmjes. Bëheshin gati një duzinë e gjysmë. Njerëz donte ajo mbrëmje.
            Sidoqoftë, darka dhe mbrëmja shkoi si më mirë s’ka, plot hare e këngë, por edhe me mall për kurbetçiun Luke, që mbeti  asaj Evrope. Fëmija si fëmija, herë uleshin në karrige e herë zinin radhën për t’u ulur në prehrin e Luke Darëzezës. Ky i përkëdhelte në flokë pasi i puthte me mall kudo në fytyrë. Gjermanka nxirrte herë pas here karamele e çokollata  nga çanta, të cilën e mbante pas vetes për të qerasur ata që i quante si nipërit e burrit të saj, Luke Darëzeza. Nga ora 22.00, një prej komshinjve, Momë Xheku, nuk u përmbajt dot dhe pasi uli kokën në tavolinë, filloi të qajë me dënesë për fëmijët që po rriteshin jetimë me baba gjallë. Kjo skenë preku edhe tre persona të tjerë nga të ardhurit dhe darka e gëzimi, u duk se po rrokullisej teposhtë. Ndoshta mund të kthehej në një vaj të vërtetë. Situatën e mori në dorë shoku i Lukes, kitaristi, i cili me një zë basi nisi një nga serenatat korçare, “jam, jam i mirë, s’jam, s’jam i mirë dhe në jam i mirë, jam për veten time. O-o-ooooh!” Pas atij zëri   një çast më vonë pasoi një heshtje tronditëse. Të darkuarit nuk e menduan se pikërisht në këtë çast kritik mund të niste një këngë. Kuptuan se ishin hutuar dhe pasi kitaristi kaloi në rreshtin e dytë të këngës korçare, filluan ta ndiqnin dalëngadalë. Në fillim sa për t’i shkuar pas avazit, por kur kaluan në refren, të gjithë u intonuan e filluan ta shoqërojnë serenatën edhe me të përplasurit e duarve sipas ritmit.
           Kur u duk se ç’do gjë shkoi në vendin e vet dhe asnjë nuk e kishte më mendjen tek psherëtima e lotët e komshies atje në cep të tavolinës, nëna e tre fëmijëve, Zana, u ngrit e heshtur pa zhurmë nga tavolina dhe u fut në një prej dhomave, duke lënë pas një dridhje të lehtë të supeve e dy duart që mbuluan fytyrën, pikërisht përpara se ta hap derën. Kjo i ra në sy vetë Ulrikës, e cila ishte padyshim, kryemiku i kësaj mbrëmjeje mes shqiptarësh. Pa rënë në sy te të tjerët, me gju poshtë tavolinës preku të shoqin si për ta kujtuar se, pikërisht ai duhej ta qetësonte Zanën që braktisi e përlotur tryezën e mbrëmjes. Lukja, që dukej se ishte përhumbur i tëri pas rrjedhës që po merrnin ngjarjet atë çast, nuk e kuptoi sinjalin e gruas së tij gjermane.
            - Shko qetësoje Zanën, motrën tënde! – i tha në gjuhën e saj.
          Refugjati u dha menjëherë te dera e dhomës, por Zana u kthye sërish. Ishte aty në mes. Në fytyrë kuptohej një njollë që kishte përskuqur cipën e hollë, e cila zinte  pak më shumë se mollëzat e faqeve, ballin e buzët,  që në fakt dukeshin të mavijosura. Mbase i kishte krijuar shtrëngimi i dhëmbëve, që kërkonin të mbanin ndoshta një duf, i cili ziente përbrenda kraharorit, për të mos shpërthyer në atë tavolinë gëzimi për të ardhurit. Ndërkohë, kitaristi, që e kishte përfunduar këngën, filloi sërish me një zë basi, “të rashë pas, moj, të rashë pas, rrugës kur shkoje për në gjimnaz”. Me shenjë  u kërkoi të darkuarve për ta ndjekur përsëri nga pas. Lukja u trondit. Pamja që u shfaq vetëm një hap larg tij iu duk e përçudnuar. Portreti i Zanës, ishte i paparë ndonjëherë dhe krejtësisht i shpërfytyruar. Nuk mund ta besonte. Kuptoi që gruaja, me të cilin kishte lindur tre fëmijë,  dhe vajzës së ëndrrave rinore, të cilën e kishte marrë në shtëpi pa lejen e prindërve të saj, dukej se vuante shumë për të. Për hir të dashurisë me Luken kishte ndenjur 5 vjet pa folur me prindërit, por pastaj mëria nuk zgjati aq shumë, pasi tre vjet me vonë  Zanës i vdiq babai në një aksident në uzinën e qytetit. Nëna si nëna. Kishte kapërcyer atëherë pragun e derës e trishtuar për ikjen e të atit dhe me një ndjenjë ankthi, ndonëse  vëllezërit nuk e pranuan vajzën për ta qarë babanë e saj, pasi ai e kishte lënë vetë amanet për të mos e kapur dërrasën e arkivolit, vajza e tij e vetme që i kishte ikur nga shtëpia atë natë,  pa ja dëgjuar fjalën. E gjitha kjo skenë i kaloi Luke Darëzesës  përpara syve në disa fragmente sekonde. Provoi të zgjasë dorën drejt saj me dhimbje e shpirt të lënduar. Kuptoi se kishte bërë budallallëkun më të madh të jetës së tij, me mbërritjen në Shqipëri pas 7 vjetësh, në krah të një gruaje tjetër të huaj, që e paraqiti përpara të afërmve si padronen e mikeshën e tij. Ajo telefonatë  në mes të Tetorit e kishte tronditur së tepërmi. E kishte  bërë ndoshta për të parën herë në jetë të derdhë lotët si fëmijë, kur dëgjoi që të tre fëmijët e tij  nga kabina telefonike t’i luteshin që të vinte sa “për t’i kapur vetëm një herë në qafë”.  Pastaj le të kthehej përsëri.
         Shtyu derën ngadalë dhe ndjeu një dhimbje në kraharor. Zana tani ishte  shtrirë në një prej shtretërve të fëmijëve. Qante me dënesë përmbys. Fustani i mbrëmjes ishte zhubravitur. Lukja e mbylli derën dhe iu afrua ngadalë. Zana që e ndjeu praninë e tij, ktheu kokën nga ana e murit dhe vazhdoi të derdhë lot hidhërimi. Lukja i vuri dorën ngadalë në sup, por Zana lëvizi për ta kundërshtuar.
                - Largohu, largohu!…
            Zëri u duk se doli i çjerrë si një gurgullimë nga kraharori që ulej e ngrihej pa pushim. Psherëtiu thellë e pastaj mblodhi gjunjët përpara dhe vendosi kokën midis dy pëllëmbëve. Duart u njomën nga rrëketë e lotëve që rridhnin pa pushim. Te dera u dha Braçe Feratozi që e tërhoqi Luken, i cili qëndronte si i ngurosur para  krevatit të fëmijëve të tij.
   – Braçe, të lutem më lerë një herë vetëm pasi, siç e sheh, Zana nuk është mirë. Mbase ajo ka nevojë një çast për mua. – Tha Lukja dhe tentoi që të largojë duart e kushëririt të tij, që qëndronte vetëm dy pëllëmbë larg. I dha të kuptonte se duhej që të dilte nga dhoma.
            - Në këtë çast nuk është mirë. Tavolina është bosh. Atje u presin. Jeni zotët e shtëpisë. – Tha tjetri sikur donte që të justifikonte këtë herë praninë e tij të papritur aty, mes tyre
            Lukja, nuk donte që të tjerët të kuptonin të fshehtën e vendosur disa vjet më parë, midis tij dhe Zanës, pak kohë më pas kur mbërriti në Gjermani. Tentoi të shkëputej nga kushëriri. Shkoi pranë gruas që vazhdonte të qante përmbys me dënesë.
            -  Braçe, po u drejtohem përsëri, të lutem! Më lërë për një çast vetëm me Zanën.
            - O-o-ou-u-u! Do të keni kohë për në krevat. Atje diskutoni e nxirrni mallin për njeri – tjetrin. Luke, po të pret pronarja. Dhe nuk është mirë kështu siç bëni ju.
           Në zërin e Braçes dallohej lehtë një dozë humori, që me sa dukej e bënte për të nxjerrë çiftin nga ajo gjendje, të cilën e shprehte vetëm me një, “nuk është mirë!”
            - Hajde kokë, hajde! Ç’farë flas unë dhe ku e ke hallin ti. – Tha Lukja që kishte filluar të ndërronte edhe tonin. – Ngrihu moj, mjaft qave! Mirë e ka Braçia. Nuk është momenti tani për lot e psherëtima. Të kanë ardhur gjithë ata njerëz.
            Braçia, që dukej sheshit se iu bë qejfi nga fjalët e kushëririt refugjat, i hodhi atij dorën në qafë dhe tha i lumtur:
            - Kam thënë unë, je king fare.
         Tjetri doli dhe mbylli derën. Dhoma  dukej e ftohtë dhe e lagësht si lotët e një gruaje të ve. Zana vazhdonte të dëneste dhe herë pas here, në ndonjë çast, bënte ofshama gruaje që të këpusnin shpirtin. Heshtin fjalët në zgjim tingujsh.
- Mos bëj kështu. – i tha Luke Darzeza. – Të kemi sjellë para sa të të mos të dhemb koka më. Çohu dhe rregulloji shtratin e gjumit asaj!
Pastaj i ktheu supet Zanës pa e ditur nëse duhej që të hidhte hapin tashmë drejt derës. I pavendosur qëndroi disa sekonda. Lukes iu dukën se ishin sa për shtatë vite të tërë.
- Jo, jo, kurrë! – Klithi në çast gruaja dhe u ngrit në këmbë. Shtrëngonte fort dy grushte, që dridheshin nga një konvulsion i brendshëm. Flokët i kishin zënë gjysmën e fytyrës dhe i vareshin poshtë si thekna të shpërfillura. – Nuk do ta bëj! Mos të të gënjejë mendja. Ti rregulloj shtratin një tjetre që të shkoj e të flejë me burrin tim, me babanë e kalamajve të mi!? Këtë nuk mund që ta bëj asnjë femër dhe grua në botë. Deri këtu, jo. E papërballueshme. Shporre. Shporre po të them, shtrigën që të ka mbërthyer për gryke dhe të mban peng. Nuk më duhen paratë e saj që mbajnë erë parfume shtretërish, ku fle me burra të grabitur, të cilët nga pas kanë një familje, fëmijë dhe një jetë të tërë të lënë përgjysmë. Shporre… dhe ktheu te fëmijët e tu, te unë, që më ke lënë këtu si një qyqe të vetme, pa ditur se si do të jetë e nesërmja. Për ca para të qelbura…, të cilat nuk mund që të të mbushin zbraztësinë që të le mungesa e burrit. A e di se çdo të thotë kjo për një femër?
Luke Darzeza u kthye te Zana.
           - Po ne e kishim bërë një marrëveshje. Nuk mund të qëndroja atje pa asnjë dokument, ilegal dhe i paemër. Bashkë kishim vendosur që një ditë kjo histori të mbaronte. Atëherë kur unë të kisha marrë të drejtën e qëndrimit dhe nënshtetësinë dhe të kisha siguruar një të ardhme për të gjithë ju, të cilët u pres si dita që pret lindjen e diellit në agim. Ky ka qenë një sekret midis ne të dyve, të cilin ata atje, jashtë kësaj dere, nuk e dinë dhe nuk kanë për ta mësuar asnjëherë.
            - Jo, kurrë, mos u bëftë! Shporre atë kuçkë gjermane, Shporre!…Mos ta marr e ta hedh poshtë nga dritarja. – Ulëriu Zana, ndërsa qante me dënesë.
            Lukja nuk dinte se ç’të thoshte. Nuk ishte i gatshëm që të merrte asnjë vendim atë çast. Shfryu duke lëshuar një vërshëllimë të lehtë mes buzëve si i bezdisur nga ato që po dëgjonte nga shoqja e tij e jetës.
            Ajo dridhej e lëkundej si një gjethe e zverdhur vjeshte përpara se të prekë tokën. Luke Darzezës iu duk në çast se fytyra e saj u nxi si një thëngjill i pashuar mirë. Sytë të dalë vendit, me kokërdhokë të zmadhuar, rrotulloheshin duke ekspozuar të bardhën e tyre. Gruaja befas iu sul atij dhe gishtat e mbledhur ia vendosi në fytyrë. Pastaj i tërhoqi poshtë me nxitim, duke lënë më pas vraga të kuqe e të mavijosura në të gjithë pamjen e saj. Burrit iu duk sikur i kaloi një vetëtimë përpara syve, që e verboi të gjithin. Lëshoi një “oh” dhe në çast u përkul nga dhimbja. I digjte gjithçka. Mendoi se fytyra iu ndez flakë.
Ndërkohë u hap dera dhe aty u shfaqën përnjëherësh tre persona nga të tavolinës, dy kushërinj dhe një prej grave të tyre
- Ç’keni?- Pyeti Braçe Feratozi.
- Pse bërtisni? Të gjitha bisedat tuaja dëgjohen deri te ne. Gjermanka është e shqetësuar. Nuk po e mban vendi më. Të tjerët presin që të ktheheni ashtu, si burrë e grua qe jeni. Mallin mos e ktheni në ulërima.
Po Zana vazhdonte që të thërriste dhe të lëshonte fjalë e rrokje të pakuptimta, duke lënguar e mallkuar fatin e saj të mbrapsht. Gruaja, që posa hyri e kapi në kraharor. E mbërtheu, por Zana ishte kthyer si një bishë që nuk mund ta ndalje dot. I vendosi thonjtë. Tjetra largoi për një çast fytyrën, edhe pse dukej e mbaruar tashmë puna, por nuk e lëshoi.
Luke Darzeza u drejtua dhe të pranishmit e panë që fytyra e tij ishte e tjetërsuar, e fryrë dhe me rremba gjaku. Nuk foli. U kthye nga dera në përpjekje për të dalë, por aty u gjendën menjëherë dy fëmijët e tij.
          - Babi. – Tha më i vogli dhe hapi krahët për t’iu hedhur në qafë. Dukej se ngashërente dhe ishte gati që të shpërthente në vaj, por Lukja nuk reagoi. Bëri sikur nuk e pa. E harroi dhe kaloi pragun me kokën të ulur, për të shkuar deri te banja. Donte që të mos e shikonin ata të tavolinës, por kjo nuk do të ndodhte ashtu.
            Ulrika u ngrit nxitimthi dhe shqeu sytë. Vuri gishtat e thonjtë në gojë dhe klithi duke lëshuar një thirrmë:
           - Luuuuuukkk!
U dëgjua zhurma e një sendi që ra poshtë tavolinës dhe një tingull që  vibroi në atë hapësirë, dhomë memece. Ishte kitara. Gruaja komshie përballë kitaristit vuri dorën  mbi ballë. Një burrë nxitoi që të ndihte Ulrikën, e cila qëndronte në këmbë si një pikëçuditëse dhe e pafjalë, pas kësaj. Ajo u lëshua në duart e tjetrit si e zalisur. Dy karrige u rrëzuan njëherazi, pasi njerëzit që ishin ulur mbi to, u çuan shpejt. Brenda një minute e gjithë darka ishte kthyer në një kaos të vërtetë. Pas pak, Braçia nxori nga banja Luken që kishte lagur komplet kokën, me një peshqir të hedhur në supe dhe që nuk kishte mundur që ta fshinte dot të tërë. Nga brenda dhomës vinte ende një ulërimë gruaje, që i kërkonte Zanës të  “përmblidhte veten”, dhe se i kishte ardhur buri si,  “një div e një yll i vërtetë”.
         - Po ç’bëhet këtu? – tha kitaristi duke vënë dorën në ballë. – Është koha për këngë. Të gëzohemi që të gjithë se ka ardhur trau i shtëpisë, shoku dhe miku ynë Luke, nga emigracioni, nga veriu i Evropës.
         U kuptua menjëherë që nuk ia kishte ngenë njeri këtij artisti, që qëndronte si një qiri në këmbë, në tavolinën e zbrazur nga darkëtarët.
         Gjermankën nuk kishin vend ku ta vinin. Karrigia e saj ishte rrëzuar përmbys mbi dy karriget e tjera. Në momentin që e pa Luken, tentoi që të ringrihej sërish, por nuk e mbajtën këmbët. U dorëzua komplet në krahët e njeriut që e mbante nga pas, ashtu gjysmë të shtrirë. Bëri ncq-ncq-ncq e dha ulërimën në gjuhën e saj:
            - Ç’na gjeti-i-i…Mos i duhen para? I thuaj motrës që i kemi sjellë dhjetëmijë marka dhuratë, por edhe nëse do më, t’ia rrisim kuotën mujore, deri në njëmijë e pesëqind. Të mos t’i dhemb koka më. Të mos e ndjejë as mungesën e burrit të vdekur.
               Braçe Feratozi, që nuk e kuptoi aspak se ç’tha pronarja e Lukes, i tha kushuririt:
          - Bëj detyrën e burrit! Qetëso gruan, por edhe këtë gjermankën, që bën si një sorrë e lagur. Eja që të mblidhemi të gjithë në tryezë!
            Pastaj Feratozi u nis drejt tavolinës, e cila ishte e zbrazët nga të ftuarit, dhe pjatat ende të tejmbushura me asortimentet e një pritjeje malli.
            Por, kur u mendua se gjithçka do të normalizohej dhe darka do të rifillonte, pikërisht, aty, ku kishte ngecur disa çaste më parë, në derën e dhomës u shfaq Zana. Dukej e plakur, e hequr dhe e shprishur brenda pak minutash. Ishte transformuar në një bishë të vërtetë. Të tjerët që ishin në dhomë ngrinë. Ashtu siç ishin, nuk lëvizën veçse kthyen kokat andej nga ishte shfaqur ajo. Pa mundur që të shprehnin asgjë. Luke Darëzeza ishte midis derës dhe tavolinës. I heshtur dhe me kokën ulur, sikur kërkonte që të fshihte pikërisht fytyrën e përçudnuar dhe të gërvishtur si me thonj maceje, ku dalloheshin qartë hematoma e rrëkeza gjaku gjysmë të shpëlara.
        - Grifshë! Fare e keqe! Ngriu e dil nga jeta ime! Mos ma shkatërro atë! Shporru nga vatra e fëmijëve të mi, të cilët nuk mund që t’i joshësh dhe gënjesh dot! As edhe me para. Shporru, përpara se të të mbys me këto thonj e duar të pafajshme! Larg nga kjo shtëpi! Larg…
       - Zana, moj motër, qetësohu! – Tha sërish gruaja e Lukes në gjermanisht.
       Tjetra i hodhi sytë dhe ata iu duken gri, pa nuancë jete, si të një magjistrice të vërtetë. Por Ulrika, që qëndronte vetë në këmbë, tani shtrembëroi fytyrën si për të thënë se,  “nuk po të marr vesh se çfarë flet!?“. U duk se në çast ra një heshtje, por në fakt ishte e gënjeshtërt. Zana u duk se u sul përpara, por Braçia e ndaloi në momentin e fundit. E kapi për krahësh dhe e shtrëngoi fort.
            - Shporruuuuuuuu që taniiiiiiiiiiii! Ç’pret! Jashtë! – Tregoi derën e zonja e shtëpisë. Djali i vogël që iu afrua menjëherë nënës së tij, mblodhi shuk letrën që vizatonte një çast më parë dhe e hodhi me zemërim drejt gjermankës, pa thënë dot asnjë fjalë.
            - Eja! – tha gjermanisht që atje tej Lukja, duke iu drejtuar Ulrikë Fon Setman dhe shkoi që ta marrë. I largoi karrigen nga pas dhe e tërhoqi drejt vetes. Asnjë nuk foli. Asnjë nuk reagoi. Madje, edhe Zana që qante nën zë duke mallkuar fatin e saj.
            Në heshtje Luke Darëzeza dhe Ulrika dolën në korridor. Veshën palltot të varura në portomonto. Dhoma ishte tashmë si një skenë e ngrirë në celuloid ku nuk ndjehej lëvizja.
          - I thuaj Braçe, atij që ka braktisur shtëpinë, ta lejë zuskën jashtë dhe të kthehet te fëmijët e tij.
            - Ajo është e huaj. Duhet që ta çojë në një hotel. Është grua, nuk mund që të lihet jashtë fillikat. – Tha tjetri dhe ngriti supet pa ditur se ç’mund të bënte më tepër.
          Lukja kishte dalë me gjermankën në oborr, përpara pallatit. Binte një borë gjysmë e shkrirë. Kitaristi, si të ishte zgjuar në çast, u duk sikur u shkund. U kthye nga Zana dhe Braçe Feratozi dhe tha :
            - Po dal. Do t’i shoqëroj deri në një hotel, këtu afër. Nuk duhen lënë vetëm.
         Asnjë nuk foli. Asnjë nuk i tha nëse ishte i mirë, apo i keq ky veprim i menjëhershëm. Tjetri doli në korridor dhe rrëmbeu pardesynë gri dhe lëvizi portën e daljes që ishte e pambyllur.
            Pas kësaj, gratë që ishin aty, ngritën tavolinën e pangrënë. Rregulluan e sistemuan shpejt dhomën, ndërsa Zana qëndronte  gjysmë e zalisur mbi një kolltuk të dalë boje, aty në këndin e djathtë, pa komunikuar me njeri
         - Ku iku babai? – Pyeti djali i madh. Por atij nuk i dha përgjigje njeri.
            I vogli në çast filloi që të qajë.
         - Unë e dua babanë. E kam xhan. Ai është babi im.
            I qetësuan. U thanë se babai i tyre do të kthehej shpejt, që atë natë. Do të flinte me ta dhe të gjithë do të shuanin mallin e gjatë të emigracionit. Ai nuk do t’u mungonte më atyre. Ky argument i bëri të vegjlit të besonin dhe të prisnin deri në mëngjes kthimin e Luke Darzezës në gjirin e familjes.
            Braçia dhe e shoqja atë natë e kaluan aty. Asnjë nuk vuri gjumë në sy. As edhe të vegjlit. Zana nuk lëvizi nga kolltuku. E shpërfytyruar, ngashërente herë pas here, sikur donte që t’i mbushte mendjen vetes se tashmë e keqja kishte kaluar. Shpresonte në një kthim të normalitetit familjar…, duke mallkuar gjermankën, e cila do të kishte ditën dhe çastet e fundit të atij pengu, që i kishte bërë babait të fëmijëve të saj.
            Pritja zgjati deri aty nga ora nëntë e mëngjesit. Pritej që të vinte Lukja.
Por ai nuk po jepte asnjë shenjë jete. Braçia doli e mori mikrobuzin e tij dhe u fut në rrugën e ngushtë të lagjes, bri pallateve me tulla silikate të ndërtuara që nga fundi i viteve 60 të.
            Kur shkuan me kitaristin në hotelin që i kishte sistemuar një natë më parë, mësuan se gjermanka dhe Lukja, kishin dalë ende pa gdhirë në sheshin e mikrobuzëve që bënin rrugën e kryeqytetit.
            - Lukja mbrëmë nuk ma zuri në gojë këtë largim të menjëhershëm. – Tha njeriu që i kishte shoqëruar në mesnatë, – por ai medoemos që sot duhet që ta ketë përcjellë Ulrikën për në Rinas dhe do t’i duhet që të kthehet. Nuk mund që të rrijë gjithë jetën në emigracion. Është e kuptueshme kjo. Ta haj dreqi, të vjen pak ligsht se si ndodhi ajo me Zanën. Një depresion i akumuluar dhe që shpërtheu nga dashuria për të shoqin dhe mungesa e tij shumë e gjatë në familje. Është grua e urtë, por ja që malli i pa treguar të tretë e të shkatërron plotësisht, duke të çuar në një disekuilibër të vërtetë mendor. Qofshin me aq!
          Por Braçe Feratozi vendosi në çast.
          - Do të shkoj ta gjej dhe ta marr në Rinas.
            Fiku cigaren me këpucë mbi asfalt dhe hipi në makinën e tij. Të 70 kilometrat, deri atje, i bëri sikur jetonte tjetër botë. Sillte dhe risillte ndër mend skenat e  një nate më parë dhe i dukeshin krejtësisht të pakuptimta. Pa asnjë shkak. I vinte keq që ishte fyer pronarja e kushëririt të tij. Kur i solli iu duk fisnike. I kishte dalë në krah Zanës për ta qetësuar, sepse e kuptonte gjendjen e rënduar  psikologjike të saj, pas asaj mungese të gjatë të Lukes.
            Kur erdhi pranë aerodromit ishte pothuajse mesditë. Nga larg, mbi qiell, dalloi trajtat e një avioni që dukej si një zog migracioni dhe që mori kursin për në veri të kryeqytetit. Zbriti poshtë dhe shkoi  të kontrollonte dy a tre lokalet e baret përreth, se mos ishin aty në pritje. Nuk kishte shumë njerëz e udhëtarë në atë orë, pastaj mori drejt portalit të një godine të sheshtë. Në një pemë të zhveshur dalloi një gjethe të zverdhur vjeshte që luante me dimrin. Në zyrën e informacionit i thanë se Lukja e gjermanka, sapo kishin fluturuar me linjën drejt Frankfurtit. Sipas tyre, për pasagjerët kishte qenë një kthim i shpejtë dhe  i detyruar.
            Braçe Feratozi doli jashtë i pafjalë, e me një pezëm në zemër. Tentoi të ndezë cigaren, por ajo nuk mori zjarr. Hodhi me inat poshtë në asfalt fijen e djegur.
- Si iku ky njeri dhe la fëmijë, grua, shtëpi, e katandi?! -  Pyeti veten.
Pështyu pastaj cigaren, si diçka të padëshirueshme dhe pa asnjë vlerë. E mblodhi brenda pëllëmbës së tij për ta hedhur te koshi i plehrave dhe bëri në mënyrë të pavullnetshme një hap. Qëndroi një çast dhe hodhi vështrimin lart. Iu duk se qielli kishte mbetur si një pikturë e papërfunduar.

Temat e fundit