Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 08-02-2021, 10:15:20 »

Me ardhjen e pandemise se Covid-19 dhe me berjen e maskes pjese te perditshmerise, ato miliona njerez qe jane dhe mbajtes syzash perballen me nje problem qe ne dukje eshte i vogel, por qe ne te vertete eshte po ashtu dhe shume bezdises. Pse ndodh ky fenomen? Pergjigja eshte e thjeshte: shkak eshte kondesimi i ajrit te lagesht. Gjate frymemarrjes molekulat e ujit qe kemi ne fryme ne varesi te maskes qe mbajme dalin jashte ne pjesen e perparme, por shumica del aty ku ka hapesira te lira dhe keto zakonisht ndodhen ne pjesen e siperme te maskes Duke qene se xhamat e syzave jane gjithmone me te ftohte, ajri i lagesht e i ngrohte i frymemarrjes, kondesohet menjhere ne kontakt me syzat. Keshtu na mjegullohen syzat.

Si mund te zgjidhet ky problem i bezdishem? Ka shume menyra, por dy prej tyre jane me te thjeshtat dhe me praktike. Se pari kjo gje mund te zgjidhet duke e shtrenguar masken me skeletin e syzave, ne menyre qe mos te kete hapesire te lire mes tyre. Menyra e dyte eshte po ashtu e thjeshte: sot duhet te lajme shpesh duart me sapun dhe kur lajme duart mund te lajme edhe syzat me sapun. Sapuni krijon nje cipe te padukshme mbi xham, e cila nuk lejon pastaj kondesemin e ujit mbi to. Kaq ishte. Problem i zgjidhur :)