çfarë brezi po del nga shkolla shqiptare! - Tema Interesante

Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 çfarë brezi po del nga shkolla shqiptare!

 çfarë brezi po del nga shkolla shqiptare!

· 4 · 766

  • Postime: 27099
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 11-06-2006, 20:29:04
Nga Armand Shkullaku

Misioni i shkollës shqiptare është vënë në dyshim serioz pas publikimit të një regjistrimi video, ku nxënës të një gjimanzi të kryeqytetit marrin pjesë në një akt pornografik, që kryhet në pushimin mes dy orëve të mësimit. Ngjarja tronditëse përbën një goditje të fortë për çdo prind normal që përpiqet dhe beson të edukojë fëmijët e tij në këtë vend. Përbën goditje, jo akti skandaloz në vetvete, i një orgjie seksuale minorenësh brenda mureve të klasës, por rrënimi i besimit se shkolla shqiptare është e aftë të përgatisë një brez normal të rinjsh. Dhe jo vetëm kaq, por kulti gati i shenjtë i shkollës së dikurshme po zëvendësohet krejtësisht nga imazhi i shkollës sot, si një vend degjenerimi moral dhe madje i rrezikshëm.

Ky ndryshim shkatërrues për shkollën shqiptare ka ardhur gradualisht, deri sa ka arritur kulmin, të simbolizuar nga videoja shokuese e transmetuar nga Tv Klan. Ka ardhur fillimisht si pasojë e degradimit të procesit të mësimdhënies, e motivimit financiar, qesharak të mësuesve në shkollat publike dhe anarkisë totale që zuri vendin e disiplinës dhe rregullave strikte gjatë kohës së diktaturës. Liberalizimi në raport me rregullat e forta, të para viteve '90-të, u përjetua si një lloj çlirimi që shpejt degjeneroi në anarki totale, në zhvlerësimin total të autoritetit të shkollës dhe të figurës së mësuesit. Pamjet ku nxënës gjimnazi konsumojnë duhan dhe pije në lokalet afër shkollave, madje dhe në oborret e tyre, u bënë të zakonshme, përdorimi i drogës nga adoleshentët ka njohur një rritje të frikshme, siguria brenda institucioneve arsimore mbetet në nivele të ulta dhe raste dhune raportohen sistematikisht.

Kjo situatë ka sjellë për pasojë nivelin e ulët të arsimimit në shkollat publike, braktisjen e orëve të mësimit dhe frekuentimin e "diskove" të fshehta, shndërrimin e klasave nga vend i dijeve në ambiente snobe, ku vajzat bëjnë tualet, djemtë pinë duhan, ku flitet në celular në orën e mësimit dhe ku në pushim, ndodhin gjëra të ngjashme si në videon shokuese. Një degradim i tillë, mund të thuhet me plot gojën se rrezikon të prodhojë një brez të vërtetë gomerësh dhe injorantësh përsa i takon dijes dhe një kontingjent viktimash apo rekrutësh për botën e krimit përsa i takon edukimit. Ai ka krijuar tashmë një model që po përhapet me shpejtësi të frikshme. Në shumë shkolla vihet në lojë dhe konsiderohet si i huaj një nxënës që mëson dhe është me rezultate të larta, ndërsa një adoleshent që nuk ka provuar duhanin apo alkoolin ndihet i margjinalizuar. Të nxitur dhe nga fenomeni i përhapur në shoqërinë shqiptare i pasurimit të shpejtë, jo në sajë të punës dhe shkollimit, por të një mijë marifeteve të tjera, të rinjtë shqiptarë janë të prirur të imitojnë sigurisht modelin e lehtë në dukje të jetesës. Shumë prej tyre nuk maten më mes tyre nga niveli i dijeve, por nga markat e makinave luksoze që njohin.

Për t'i larguar të rinjtë nga një model i tillë, shkollës shqiptare do t'i duhej një impenjim i disafishtë. Rikthimi i dinjitetit dhe autoritetit në arsimimin kombëtar të një brezi, duhet të jetë misioni i shkollës publike në Shqipëri. Reforma në arsim, në programin mësimor, tekset apo konkurset, për të cilat Ministria e Arsimit po bën një punë të mirë, nuk mjaftojnë. Shkolla shqiptare ka nevojë për të ringjallur imazhin e saj si simbol i dijes dhe edukimit, si një vend i shenjtë që duhet respektuar dhe ku prindërit mund t'i çojnë të qetë dhe të sigurtë fëmijët e tyre; si një institucion që të ngjallë krenarinë dhe kënaqësinë e të qenit nxënës, si një vend ku libri dhe mësimi të rikthehen si modeli i një brezi në formim. Për të bërë këtë nuk mjaftojnë refomat, por duhet frymëzim dhe një program kombëtar. Duhen njerëz idealistë që mendojnë dhe besojnë se ky është vendi ku ne duhet të rrisim fëmijët tanë.


  • Postime: 1609
  • Karma: +10/-0

#1 ne: 18-06-2006, 06:26:13
Brez qe do të jetë mjeshter te thotë dy fjale: Rrofte ky! dhe, Poshte ai!
Nuk kanë kohe prindërit të merren me fëmijët e tyre, e as shkollat, sepse janë te zënë me halle tjera. Po të ishte i involvuar prinderi (populli) ne këto çështje, atëherë kush do të brohoriste nëpër tubime te PD-se apo PS-se : Rrofte ky! e, Poshte ai! - ? Kush do të hidhte votën se kush kujt duhet thyer hundet?

Pastaj, nuk kanë faj as pergjegjesit institucional, sepse këta janë te thirrur vetëm një gjë te bëjnë: Të pergatisin terrenet për zoterinjte e tyre dhe të mësojnë popullin se ke duhet dashur, e ke duhet urryer.

E partite e politikanet po punojnë - për te miren e te gjithëve, bashke me qeverine.

Pra, janë te zënë te gjithë..

  • Postime: 9
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 20-06-2006, 09:22:58
para shume vitesh ideal i çdo shqiptari ishte qe te jet i shkolluar .......... shkollimi ishte akt patriotik ne sherbim te atdheut, une edhe pse jam nje i ri qe studijoj drejtesin, lirisht mund te them se shkolla shqipe sot aqe shume eshte degraduar sa qe fajtor i ketij degradime dhe i kesaj gjendje te mjerushme eshte çdo shqiptar i madh e i vogel pa prejashtim. ne shkoll shfaqet narkomania, abuzimet seksuale, rrahjet, suksesi i dobet, qka nuk perkon me agje qe brezi i ri te edukohet, por vetem ne krijimin e delikunteve te rinj, dikur nje filozof thonte "te hapesh nje shkolle, do te thot te mbyllesh nje burg", tani tek ne ne kete gjendje qe eshte shkolla lirisht mund te them "te hapesh  nje shkoll, do te thot te hapesh edhe nje burg te ri".
duhet ti ndajm gjerat e mira nga te keqinjat, duhet te mendojm mire per detyrat qe kemi para vetes, kurse per arsimtare dhe punonjesit arsimor kam me shum se nje lutje, nje udhezim, "asgje nuk arsietohet me keto dukuri, veqse nje munges e angazhimeve qe ju ta luani rolin e edukatorit"

respekte
jonuzi
Shterrpce/Kosove

  • Postime: 77
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 20-06-2006, 16:39:09
Une mendoj se nuk hyn fare shkolla ne edukimin e te rinjeve.Si mund te mendosh se nje shkolle profesionale nxjerr dentist,elektricist,violinist etj.te edukuar.Shkolla tek ne nuk eshte si nje kolegj privat ku formohen komplet.Cfare edukate do i jape prof. i matematikes psh.?
T'ja hedhesh fajin shkolles mua me duket si e kohes se diktatures,perseritje e tezave te org.baze te P.Punes.Po ta shohim thjeshte ceshtjen se cfare reflektojne ne shkolle keta te rinj.Te gjithe jemi dakort qe nuk jane mesime te shkolles por te 18 oreve te jashteshkolles.
-Keta te rinje(16-17vjec)jane te lindurit e viteve '90.Prinderit e tyre jane rreth 40v.Kane gjysmen me te mire e te frutshme te jetes te papune,me veshtirsi te tmerrshme ekonomike,me shoke qe duke vjedhur jane tani te pasur,si dhe qe nuk u shkoi mire e jane ne burg,qe gjithe ditet i kalojne ne bare.Kush do i edukoj keta femije te braktisur nga indiferenca e detyruar e prinderve.Kur do i kerkojne llogari femijes keta prinder,para apo pas buke QE NUK I KANE SJELLE NE SHTEPI FEMIJVE PER TE NGRENE?
-Une mendoj se eshte faji i gjendjes se mjeruar ekonomike,mungeses se  s tabilitetit,te prespektives se erret te shqiptarit.flm,p.p.

Temat e fundit