×

63% nuk besojnë te Vettingu

· 1 · 22

63% nuk besojnë te Vettingu

· 1 · 22

  • Postime: 20995
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 08-04-2019, 18:42:08
Një njoftim diskret, që mban siglën e Fondacionit Soros, ka pa asnjë diskutim efektin e një bombe. Sipas tij, plot 63% e shqiptarëve nuk kanë besim se Vettingu i bërë në kuadër të reformës në drejtësi është i drejtë. Po kjo shifër e të anketuarve nuk besojnë se pas përfundimit të këtij procesi do të kemi një drejtësi të pastruar.

“Gjëma” e këtyre shifrave bëhet edhe më e madhe po të shikosh se kush i ka bërë publike ato. Dokumenti mban poshtë nënshkrimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Fondacionit Soros, dy prej mbështetësve dhe propaganduesve më të mëdhenj të reformës në drejtësi.

Por për të qënë të saktë dhe të drejtë duhet ta themi që në fillim, se pavarësisht nga ekzaltimi i kritikëve të reformës, qofshin këta opzitarë politikë apo kundërshtarë publikë, këto rezultate duhen marrë me rezervë.

Organizatorët theksojnë se në këtë sondazh janë pyetur online vetëm 416 persona. Madje KShH e thekson vetë në komunikatën e saj se ky sondazh është kryer vetëm online dhe për rrjedhojë të dhënat nuk duhet të konsiderohen tërësisht të plota dhe as tërësisht të sakta.

Gjithsesi, ajo që bën përshtypje është fakti se këto shifra anketimi janë publikuar edhe me pëlqimin e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur që e ka financuar atë. Pra “lajmi” nuk qëndron tek saktësia e shifrës në vetvete, por tek fakti se Soros ka dashur të hedhë në publik dyshime për dështimin e Vettingut dhe për humbjen e optimizmit se Reforma nuk po ngjall më besim tek shqiptarët (Çuditërisht numri i atyre që janë skeptikë, është pothuajse i njëjtë me numrin e atyre që duan të braktisin vendin si rezultat i mungesës së shpresës 62- 63%). Shumë interesante është të shihet se në komunikatë janë përfshirë edhe komente të njerëzve poshtë sondazhit, të cilët thonë se “në kontrollin e figurave përdoren “standarde të dyfishta” si në rastin e disa subjekteve, të cilët edhe pse nuk e kanë justifikuar pasurinë, vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë”. https://lapsi.al/2019/04/08/sonadazhi-63-nuk-besojne-te-vettingu-cloje-po-luan-soros/
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super