×

Bastet vazhdojnë online

· 5 · 81

Bastet vazhdojnë online

· 5 · 81

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 27-03-2019, 19:52:51
Fillimi i këtij viti, pra 1 janari i 2019 solli edhe mbylljen masive të pikave të basteve në gjithë Republikën e Shqipërisë. Por në fakt bastet nuk kanë reshtur për asnjë moment.
Bastexhinjtë tregojnë se mjafton të regjistrohesh në një kompani të huaj të liçensuar bastesh, pasi ato shqiptare punojnë në të zezë dhe nuk janë të besueshme dhe gjithçka vazhdon si më parë. Ata që luajnë thonë se i gjithë procesi i ngjan blerjeve online.
“Iliri” është 40 vjeç.  Ka varësi ndaj basteve. Fillimisht ai flet në telefon me një të vëllanë, që t’i hedh para në llogarinë e tij.
Alo o Ben! Më vendos 100 Euro në llogarinë time. Është e thjeshtë, nëse fitoj m’i tërheq vëllai, pastaj vazhdoj të luaj sërish. Është si të kesh para në llogarinë tënde bankare, nuk humbin. Ti  i luan si dhe kur të duash”, rrëfehet “Ilir’.
Iliri ka 10 vjet qe vendos baste, nuk e ka ndërprere asnjëherë.  Edhe në Shqipëri ka faqe online, por djali tregon se ka siguri vetëm në faqet e huaja. /top channel
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3108
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#1 ne: 27-03-2019, 20:03:19
Prej kesaj gjeje ka fituar Maqedonia e Veriut. Verehet shumë kjo gjë ne Strugë.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1061
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#2 ne: 27-03-2019, 21:34:38
Synimi nuk është t'i mbyllin të gjitha, pasi një gje e tille është pothuajse e pamundur, sidomos kur kemi te bëjmë me kompani jashtë shqipërisë. Por të kufizoheshin pasi kishte me shumë pika bastesh sesa dyqane.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 34
  • Gjinia: Mashkull
Frank
#3 ne: 28-03-2019, 08:04:11
Asgje nuk kane mbyllur.
Ne vend qe ti sistemonin, ti largonin nga qendrat urbane bene sikur i mbyllen.
Tani gjithe tatimi qe vinte si pasoje e basteve ka ikur nga arka e Shtetit sepse te ardhurat qe gjeneron sot ky biznes kalojne nepermjet individeve te ndryshem qe sjane te rregjistruar askund dhe transaksionet e tyre bankare jane te lidhura me Kosoven ose Italine, nga ku vendosen dhe Bastet online nga celulari I bastoreve.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 29-03-2019, 15:45:18
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super