×

Berisha: Edi Rama me tha "do vras veten"

· 54 · 2087

Berisha: Edi Rama me tha "do vras veten"

· 54 · 2087

  • Postime: 123
ramaik
ne: 08-12-2009, 03:46:56
Berisha: Edi Rama me tha "do vras veten"

Gjate intervistes te dates 3 dhjetor 2009 me Blendi Fevziun ne emisionin Opinion, Sali Berisha tha se gjate negociatave te zgjedhjeve lokale te vitit 2007 Edi Rama i thoshte ndermjetesit se ai do vriste veten nese Berisha s'ja plotesonte kerkesat.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#1 ne: 08-12-2009, 16:30:18
dhe po besuam e kete po ja fusim te gjithe vetes LOL
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1436
  • Gjinia: Mashkull
DiniL
#2 ne: 08-12-2009, 17:12:40
 LOL sa e fort
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#3 ne: 09-12-2009, 11:26:00
eshte si ajo shprehja qesh se nuk qaj dot degjoni me poshte


JAM APO NUK JAM KOMUNIST? SHQIPERIA PO NDRYSHON


Darknet tani qesh me mire ...ose ose une do te sugjeroja te shkulje flokte se ky tipi thote duhet te falenderojme Ramiz Aline dhe pas 1 viti e burgosi hahahahahahha
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#4 ne: 09-12-2009, 11:32:15
sa driteshkurter je o Shqiperi......

SALI BERISHA-KANCER I SHQIPERISE

te vjen te qash me ulerima tek sheh keto qe kaloi ky komb dhe jemi ne piken e nisjes .....cfare jemi ne valle???? vetem njerez nuk mund te quhemi....
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2106
Grens(Wiliams)
#5 ne: 09-12-2009, 15:28:31
te rente nje pike mu aty tek vendi o mishel :D
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7271
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#6 ne: 09-12-2009, 16:12:27
sa driteshkurter je o Shqiperi......

SALI BERISHA-KANCER I SHQIPERISE

te vjen te qash me ulerima tek sheh keto qe kaloi ky komb dhe jemi ne piken e nisjes .....cfare jemi ne valle???? vetem njerez nuk mund te quhemi....
    SA SHPEJT QE HARROJME NE SHQIPTARET>>>................... ................... ................
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#7 ne: 09-12-2009, 16:18:13
Berisha: Edi Rama me tha "do vras veten" ..... qe nga kjo fraze them mjer ne te shkretet
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2549
vullkani
#8 ne: 10-12-2009, 00:22:17
po sali berisha deri die me shurren e ENVER HOXHES merej ate pune kishte si doktor
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2106
Grens(Wiliams)
#9 ne: 10-12-2009, 10:53:20
sa mire te kishte vrare veten qysh atehere dhe nuk do vazhdonte te vuante..jo vetem AI :D
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#10 ne: 10-12-2009, 11:03:12
pse edhe ti grens po vuan shume eeeee....po hiqja ti me mire vetes dhe pale ja heq e ai LOL LOL
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2106
Grens(Wiliams)
#11 ne: 10-12-2009, 11:04:50
po te isha si ai(sikur vetem ne paraqitje)?????..as 2 sekonda nuk do e zgjasja :P
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#12 ne: 10-12-2009, 11:11:51
pse kam pershtypjen qe i ngjan vende vende LOL LOL
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2106
Grens(Wiliams)
#13 ne: 10-12-2009, 14:56:31
edhe aty ku duhet te ngjasim pak..ehhhee nuk eshte ne rregull puna :P
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1397
  • Gjinia: Mashkull
CTS
#14 ne: 16-12-2009, 07:49:47
Ahahahahahha, sa gallat ka me Berishen Do e quaj Nastradinin real te Shqiperise, sepse ai njeri smban mend se cka thene dhe cthote. Me ate deklaraten qe thote se Edi do vras veten, akoma me shume tregon qe eshte nje psikopat, nje injorant.
Berisha eshte nje kryekomunist, me i keq se Enveri, dhe sma mbush mendjen njeri ne bote qe te thote qe ai eshte demokrat. Njerez hapni syte se po jetoni akoma ne komunizem.

  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2106
Grens(Wiliams)
#15 ne: 28-07-2011, 14:55:58
u mbyll edhe ky kapitull ;)
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#16 ne: 28-07-2011, 15:00:32
ishalla e mban fjalen :P lool
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#17 ne: 28-07-2011, 15:03:07
sa te keqinj jeni o zot i madh....
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#18 ne: 02-08-2011, 15:00:35
Ishte tetor i vitit 1995. Gjatë kohës kur studioja anglisht, media dhe komunikim pranë College of North West në Londër, kontribuoja vullnetarisht edhe me publikime modeste në gazetën e atëhershme të komunitetit të vogël shqiptar “Albania”, e cila botohej nga një grup intelektualësh të rinj, kryesisht kosovarë. Si zyrë redaksie përdornim ambientet e përfaqësisë së Kosovës pranë stacionit të famshëm Victoria në SW. Gjatë kësaj kohe kur shkruaja njoha edhe një pjesë të komunitetit të hershëm shqiptar dhe miqve të rinj e të vjetër  vendas që po i shtoheshin vendit tim. Kam mbresa të pashlyera e të veçanta nga personalitete si Miranda Vickers e James Pettifer, Selma Vrionasi bashkëshortja e ndjerë e Tajar Zavalanit, miku i ngushtë i George Soros-it Bill Mcalister, gazetari i BBC Tim Cook e shumë të tjerë. Në një nga ato ditët e bukura të vjeshtës së regjur londineze më duhej të takohesha për një intervistë me fotografen simpatike shqiptaro-angleze Lala Meridith Vula, e cila më priti në banesën e saj diku në veri lindje të Londrës. Kur bashkohen dy shqiptarë biseda nuk ka të mbaruar, por të kuvendoje me zonjën Vula humbisje i tëri pasi fytyra e saj engjëllore dhe shqipja elegante që përdorte të hutonin krejt dhe mbeteshe pa fjalë. Meredith më tregonte rreth jetës së saj,babait shqiptar dhe nënës angleze, Sarajevës vendlindjes së saj liberale të viteve ‘70 dhe zhvendosjen drejt Anglisë, dashurisë për fotografinë, divorcit të prindërve, kryeneçësisë shqiptare të trashëguar, fermës që posedonte nëna e saj në Zimbabwe, represionit serb në Kosovë.

Por të mos u zgjatur shumë, po u rrëfej diçka që ende e mbaj mend edhe sot, një nga historitë që fotografja më tregonte për takimin e parë që kish patur me Edi Ramën. Ky i fundit kishte ardhur  gjatë 1995-ës nga Parisi në Londër për një vizitë të shkurtër dhe një mik i përbashkët i tyre e kishte çuar për vizitë piktorin tiranas në shtëpinë e fotografes londineze. Pasi kishin ngrënë darkë, Edi Rama ishte çuar nga tavolina dhe qe sheshuar alla shqiptarçe rehatshëm në kolltuk. E zonja e shtëpisë, artistja Meridith i kishte kujtuar mysafirit të saj se tashmë ishte në Londër dhe si për traditë duhet të lante enët e tij pas ngrënies. Edi Rama ishte ngritur vërtik nga kolltuku dhe pasi kishte kërkuar ndjesë ia behu te lavamani dhe pa përtuar lau të gjitha pjatat.

 

Mallkimi i Tiranës

Kur Arta Dade ia dorëzoi portofolin e ministres së kulturës Edi Ramës gjatë 1998 gjithkush në këtë vend mbajti frymën. Opozita demokratike dhe shtypi i saj filluan si k(g)oret e tetarit antik grek këngët e mortit dhe përbaltjes.

Në Tiranën ku pinim, hanim, dhisnim, palloheshim, flinim, jetonim, vrisnim, vidhnim, debatonim, lypnim, punonim buzë Lanës na prishi rehatinë e përditshme ky djali i madh i Kristaq dhe Aneta Ramës.  Ky gjatoshi që nuk la hale dhe kioskë pa shkatërruar, nuk la pallat pa i hequr ngjyrën gri të vakisë, nuk la lagje pa rregulluar në këtë kryeqytetin tonë, nuk la pemë pa mbjellë, ja pra ky bohemi i Parisit që edhe thonjtë ia preu Fatos Nano na xhindosi të madh e të vogël me ngjyrat plot jetë. Na u shpif 11 vjet rresht se ia ktheu Tiranën hartës së metropoleve botërore, se la pas liste Sarajevën, Podgoricën, Janinën dhe Shkupin, Bratislavën dhe Prishtinën, se zilepsi Beogradin dhe inferioi Ljubljanën, se bëri Selanikun të flasë me vete dhe Barin të xhelozohet për komshiun përballë. Ky shqiptari Edvin Rama për të cilin mediat më me influencë botërore kanë harxhuar kohë, para, njerëz, kanë transmetuar e publikuar artikuj e kronika më shumë se Enver Hoxha, Sali Berisha, Hashim Thaçi e Ibrahim Rrugova së bashku, ky pra stërnipi i bllokmenit Spiro Koleka na degjeneroi rininë shqiptare dhe e nxiti të studionte, krijonte, fantazonte , mësonte më shumë duke i garantuar vende pune në administratën lokale me rroga të majme. Ky ish komunist që nuk ka qenë asnjëherë anëtar i PPSH-së sa u bë kryebashkiak nuk la taksë dhe tatim pa mbledhur duke i bërë rrush e kumbulla me asfaltime dhe stola, me sipërfaqe të gjelbërta dhe bursa ekselence,me neone dhe pastrime rrugësh dhe paturpësisht kërkonte që me 10 vota më shumë ti uzurponte fitoren orfanit hollandez të Xhelal Bashës të adoptuar nga Berishajt.

 

Revoltë në vapë

Unë që po të shkruaj sot, nuk jam Blendi Gonxhe pavarësisht se udhëtoj shpesh me autobuzët e Tiranës së Re. Nuk jam as Landi që nuk (këndon por) çirret i grupit West Side Family, nuk jam as gazetari Arbër Zaimi që më kanë yshtur të të sulmoj në gazetën “Shekulli” këto dy ditë, nuk jam as nipi i fidel Yllit a Dash Pezës me prindër të stërngopur me ndërtime në Tiranë. Unë nuk kam lidhje me Ilir Babaramon e News 24 që e dredh bishtin si kurvat e Pescarës sa herë që blihen nga tutorë të rinj, nuk jam dhjaks si ish-mjaftistët e rrugës së Elbasanit që fshihen si lepurusha sa herë hidhen fishekzjarre te oborri i PD-së, nuk jam eminenti yt gri që të këshillon si tu bësh ballë vrasjeve të Saliut sikur ato të jenë lojëra me miell mes studentësh në Kardif të Wellsit. Sa për prezantim unë jam ish student i bashkëshortes tënde të nderuar Linda Basha Rama, jam dikush që kam pasion të shkruaj atë që ndjej e mendoj dhe të mos e vras trurin çfarë reagimesh, kërcënimesh, talljesh, miklimesh apo ironish do të ketë pas kësaj.  Unë nuk morra para për fushatën e lokaleve të 8 majit por vullnetarisht me paratë e pakta të mia shkova dhe kontribuova 2 javë në fitoren e opozitës në Përmet. Pavarësisht se zyrtarisht jam anëtar i PD-së, shkova në qytetin tim dhe mundëm politikisht një nga monstrat xhuxhe të LSI-së, bëra me bashkëqytetarët e mi që eurot e krimit të mos kishin vlerë para votës së lirë.

Sot po të shkruaj i irrituar dhe shkurajuar sepse më ke zhgënjyer. Unë nuk po rreshtohem me armiqtë e tu të rinj por nuk mund të hesht për pasivitetin që të zaptoi këto 2 muaj.

Imagjino vetëm një moment, vetëm një moment sikur ti të ishe kryeministër dhe Gërdeci t’i shpërthente qeverisjes tënde. Sikur Garda jote t’i vriste larg qoftë 4 militantë PD-së, sikur të vidhnin ministrat e tu paratë e rrugëve, të vidhnin detin,të varfëronin popullatën,të shtrenjtohej jetesa në këtë fare derexheje, të bërtiste dhe mallkonte Malkbule Çeço si Jozefina ime e dashur në krye të parlamentit,të vidheshin vota dhe mandate kryebashkiakësh si ai i Tiranës,të tallje trapin me Presidentin e Republikës,të lavirëzoje Ina Ramën, po sikur të tridhje median dhe ushtarët e tu biznesmenë të dhunonin gazetarët? Mendo vetëm pak, ëndërro sikur përballë teje të kishe në opozitë Sali Berishën e ti  të qeverisje kështu, këtij vendi do i vihej flaka. Këtu do të shkatërrohej dhe molotovohej çdo institucion publik, nuk do ngelej depo armësh pa u hapur, tritoli nuk do i vendosej gazetares vlonjate Zenepe Luka, por gjyqtares vlonjate Sashenka Jonuzi, bizneset e Koço Kokëdhimës do të shkrumboheshin dhe mbi tanket e Gardës do të valëvitej flamuri dardan,ndërsa diskotekat e Bllokut në respekt të fitores do të luanin vetëm muzikën e këngëve të Gëzim Nikës dhe motrave kosovare Mustafa.

Si mor Ed djali stepesh nga vjedhja e lirisë,kërcënimet e ambasadorëve,premtimeve sikur më 2013 do të ketë rotacion politik me një ujk dinak si Berisha. Si mor burrë i dheut i le përfaqësuesit e opozitës në KQZ kur filloi rinumërimi i votave të bodrumit,si mor zotëri konsumove kot juristët brilantë të opozitës Genc Gjonçaj, Eridian Salianji, Bledar Skënderi, si e ribëre ankimimin në Kolegjin Zgjedhor kur  e pe se çfarë monstra gjyqtarësh kishe përballë, pse i bëre deputetët barrikadë para KQZ-së por së bashku me ta edhe sot e kësaj dite të ishe ngujuar brenda bashkisë së Tiranës si minatorët e Bulqizës?

Ti heshte dhe reagoje si frikacak kur kryeministri të zhvarrosi dhe rivarrosi babain tënd të nderuar , ti mbyllje gojën kur të bënin biografinë e fisit, kur  të atakonin të hënave si homoseksual dhe të martave si manjak femrash, kur të lëndonin nënën tënde dhe të akuzonin si sigurims i regjur. Ti nënqeshje para akuzave të tilla dhe harrove se nuk funksionon politika ironike në këto bjeshkë të nëmura arnautësh. Ty të traumatizuan familje, djalë, vëlla, fis e komshinj dhe ti nxirje për replikë te oborri i PS-së ironikun Eduart Shalsi. Or lum miku, nuk trembet Berisha me shashka, nuk tutet ujku i pyllit me dritë çakmakësh “made in China”. Plumbi do plumb! Nëse të kafshojnë veshin mos përto tua kafshosh kokën e jo të quravitesh-thonë mongolët trima. Ti dhe PS-ja jote harxhoje kohën duke na u justifikuar para kamerave kur të poshtëronte PD-ja,Berisha, Aldo Bumçi, Gerti Bogdani, Erla Mëhilli, Lul Basha, LSI-ja dhe nuk i atakoje ata 10 herë më shumë, tua bëje edhe ti biografinë fisit të tyre siç bëjnë dhe ata, të mos u lije grua a burrë, vjehrrë a fëmijë,komshi a dashnor pa ua përgojuar dhe do e shikoje si do e mbyllnin sqepin. Populli, elektorati, turma,taksapaguesit janë të prirur drejt perversitetit. Nuk kënaqet askush do të dëgjojë për nene të shkelura të kushtetutës, për Venecie a Strasburg,Bruksel,NATO a Washington. Duan betejë mes të barabartësh, duan politikanë me bole të rënda, duan foto nudo si në plazhet franceze dhe votën e ke të garantuar. Kuvendin e para dhe pas 8 majit e bëre sipas vendit të gabuar. Megjithëse të kërcënuan ashiqare u mjaftove me rolin e një heroi modest, mblidhje ambasadorët e Perëndimit te selia e PS-së e qaje hallet me ta në vend që të rrethoje banesën a zyrën e Berishës e ta kaploje aty brenda si Mubarak. Dje serbët e Mitrovicës vranë e dogjën pse nuk mund të sjellin dot misër e vaj pa doganë në shtëpitë e tyre, ti i fale mijëra vota të ndershme dhe mandatin e bekuar të Tiranës qeveritarëve halabakë orientalë mbi të cilët Faik Konica nuk do të harxhonte as pështymë e as spermë tua hidhte fytyrës.

 

A munden kështu fitimtarët?

Unë sot jam pranë teje or mik, si doktori që e gdhin pranë pacientit. Jam pranë teje sepse ti ke fuqinë të ringrihesh, ke fuqinë të drejtosh dhe udhëheqësh opozitën në këto 2 vite jetike. Jam pranë teje se unë e di, ti nuk ke nevojë për këshilltarë dhe zëdhënësa, ndiq instiktin tënd, puno siç na mahnite të gjithëve nga 1998-2007,shko derë më derë nga veriu në jug se nuk ke 120 mijë zemra hajdute dhe servile që rrahin për ty. Je lideri i partisë më të madhe politike, je lideri që ke marrë më shumë vota, je njeriu që punës nuk I bën bisht, je piktori që pastrove dhe leve mentalitetin gri kolektiv tonin.

Sot ke mbetur i braktisur, po të largohen bukëshkalët. Më mirë kështu,sepse ndoshta nuk ta njohin fuqinë. Unë jam i sigurt në ato që më tha fotografja Meridith Vula për ty. Ti si atëherë në Londër   do të çohesh nga kllapia që të ka zaptuar dhe do ti përvishesh punës rëndshëm.

Para se ta mbyll komentin tim të së premtes dua të di: Edi Rama, pas “Pranverës Arabe” do të kemi një “Vjeshtë shqiptare”???

  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2106
Grens(Wiliams)
#19 ne: 03-08-2011, 09:32:20
................... .............. hmmmmm:
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#20 ne: 03-08-2011, 09:51:47
cke mo....
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2549
vullkani
#21 ne: 04-12-2011, 00:30:05
ky te vrasi saliun pse te vrasi veten
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3528
  • Gjinia: Mashkull
Nore
#22 ne: 04-12-2011, 17:34:18
meqe ky sali trapi lun me vdekjen e njerezve.........ng elen tu vdek rob po salin si se gje gjo - -!
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 116
  • Gjinia: Femer
SweetAntonia
#23 ne: 04-12-2011, 17:42:22
Ngordhte!
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2549
vullkani
#24 ne: 04-12-2011, 19:28:36
meqe ky sali trapi lun me vdekjen e njerezve.........ng elen tu vdek rob po salin si se gje gjo - -!
po sbije rufeja ne hale mo gimo
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super