×

Grabitje spektakolare ne aeroportin e Rinasit

· 15 · 200

Grabitje spektakolare ne aeroportin e Rinasit

· 15 · 200

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 09-04-2019, 19:46:34
Persona të armatosur kanë hyrë në pistën e aeroportit me anë të një furgoni që mbante mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Autorët, që mendohet se janë 4 persona, mbanin të veshur uniformë të agjentëve të hetimit tatimor. Si për të dëshmuar akoma më fort se siguria në aeroport është përtokë, grabitësit nuk ishin thjesht në pistë, por kanë marrë paratë nga brenda avionit. Pas grabitjes së parave, autorët u përballën me oficerë të Policisë së Shtetit.

Nga shkëmbimi i zjarrit për disa minuta, mbeti i vrarë një prej grabitësve, identiteti i të cilit nuk është bërë publik ende. Autorët janë larguar më pas në drejtim të zonës së Niklës dhe Tapizës, në Fushë Krujë. Ndërkohë automjeti i përdorur prej tyre u gjet i djegur në afërsi të Babrrusë. Shuma e parave të grabitura dyshohet të jetë rreth 10 milionë euro. Ato i përkisnin bankave të nivelit të dytë në vend dhe do të transportoheshin jashtë shtetit me linjën ‘Austrian Airlines’.

Në një reagim paraprak pas ngjarjes Policia e Shtetit thotë se ka nisur krehja e zonës nga forcat speciale RENEA dhe FNSH, të ndihmuara edhe nga një helikopter, për të kapur autorët e grabitjes. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 4 urdhër-arreste për ngjarjen, ndërsa Policia ka shoqëruar rreth 40 persona. Makinat e blinduara që transportonin paratë ishin të kompanisë ‘Nazeri 2000’, e njëjta kompani që u grabit edhe tre vjet më parë brenda pistës së aeroportit.

Grabitja e sotme është një ngjarje e përsëritur. Përveç shumës së parave që është shumë e madhe, ka edhe një detaj tjetër domethënës. Autorët kanë qënë të armatosur rëndë, me armë automatike dhe granata dore të shumta. Kjo ngre shumë pikëpyetje dhe shton dyshimet.  Si është e mundur që të cënohet sërish perimetri i sigurisë së aeroportit? Pse nuk është sinjalizuar më parë grabitja nga telekamerat apo sistemet e alarmit?

A ka bashkëpunim në këtë grabitje të njerëzve nga radhët e aeroportit, kompanisë që kujdeset për sigurinë, nga policia, kompania private që transportonte paratë dhe persona të tjerë që kishin dijeni për ngarkesën e vlerës monetare? Grabitja e sotme nuk duhet trajtuar thjesht si një ngjarje kriminale e radhës. Ajo është një ngjarje që cënon natyrisht edhe sigurinë kombëtare pasi ka ndodhur brenda një zone ku presupozohet që niveli i sigurisë të jetë maksimal.

Dhe aq më tepër kemi të bëjmë me ngjarje të përsëritur. Në verën e vitit 2016 me po të njëjtën skemë u grabitën 3 milionë euro. Ka ende detaje që duhen zbardhur nga ngjarja e sotme, por për një gjë biem të gjithë dakord. Krimi në Shqipëri ka marrë një hov të frikshëm dhe strukturat e sigurisë duken të tulatura përballë tij.

©LAPSI.al
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 09-04-2019, 19:48:48
Mediat më të mëdha në botë, që nga Washington Post e deri tek agjencia Reuters po raportojnë për ngjarjen e rëndë në Rinas.

Reuters shkruan se “policia vrau një nga disa persona të armatosur në një shkëmbim zjarri pasi ata u futën në aeroportin ndërkombëar të Shqipërisë dhe u larguan prej atje me një ngarkesë parash”.

“Hajdutët e maskuar dhe të armatosur u futën përmes hyrjes që përdoret nga shërbimet e zjarrfikëses dhe pasi morën paratë, u arratisën duke provokuar një ndjekje policore”.

Dëshmitarët thanë për Reuters se personat e armatosur kishin shënjestruar avionin për në Vjenë, që në atë kohë kishte ndezur motorrët në pistë. Tre personat me uniforma ushtarake kërcënuan stafin me armë dhe morën paratë.

“Raportimet e para flasin për një shumë prej 2 milionë eurosh të vjedhura, por më vonë u tha se shuma mund të jetë pesë herë më e madhe”.

“Bankat e huaja me filiale në Shqipëri i nxjerrin kartmonedhat jashtë përmes aeroportit të Rinasit për në Vjenë, për shkak se banka qëndrore nuk i pranon depozitat e tyre në kartmonedha”.

“Dërgesat janë sulmuar disa herë vitet e shkuara, njëherë brenda në aeroport dhe dy herë në rrugën që të çon në aeroport. Policia ka gjetur disa nga paratë e grabitjes së fundit, të cilat ishin futur në tenxhere presioni nën tokë”.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 09-04-2019, 19:50:19
Një grabitës mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë në Rinas. Trupi i viktimës shtrihet në anë të rrugës. Siç shihet në foto, policia e ka qëlluar në kokë duke e lënë të vdekur, ndërsa shokët e kanë hedhur trupin nga furgoni dhe janë larguar.

Grabitësi ende nuk është identifikuar. Ai ishte veshur me rroba të zeza të ngjashme me ato të një Komandoje. Veshja e tij ishte e kompletuar në detaje, ishte i pajisur me antiplumb dhe pranga.

Mësohet se policia është duke marrë shenjat e gishtave të personit që u gjet i vdekur, për të verifikuar nëse ka apo jo precedent penalë dhe janë duke marrë informacion për lidhjet e tij shoqërore e familjare.

 
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7242
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#3 ne: 09-04-2019, 19:58:58
Hajde siguri hajde, imagjino ne aeroport duhet te jete siguria maksimale, po ehe, policia eshte e zene me prishje shtepish e ndalime protestash. :P :P

Nejse mjere ne me ate shtet qe kemi. :D
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 19
Rommel
#4 ne: 09-04-2019, 20:11:14
Po sigurisht qe ka patur info nga banka apo shoqeria security qe ben transportin e parave. Pa nje informacion te sigurte nuk mund ndodhe. Gjithsesi autoret do te kapen.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 218
kart hadasht
#5 ne: 09-04-2019, 21:54:38

  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6610
  • Gjinia: Femer
erlehta
#6 ne: 09-04-2019, 21:57:19
Edhe gazeta austriake nuk mund te rrinte kurrsesi pa shkruar rreth kesaj ngjarje. Madje e kishte dhe kryetitull.
Faleminderit sigurisë së lartë. Po shyqyr qe u moren para, mund te ndodhte e me keq.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 10-04-2019, 17:31:20
 Misteri i 10 milionëve që mori me vete Admir Murataj
Një hajdut virtuoz në nivelin e një personazhi që mund të ndeshet në prodhimin e Netflix, “Casa del Papel”. Por, pavarësisht nga talenti i tij në vjedhjen e shumave të mëdha të bankave, Admir Muarataj nuk ishte një grabitës ideologjik si ata të serialit të njohur. Ai ka reputacionin e një hajduti të talentuar dhe vrasësi gjakftohtë. Gjithashtu atë të një njeriu me shumë maska, shumë identitete dhe shumë mister. Ashtu sikurse pati jetën të padeshifrueshme, ashtu po ka edhe vdekjen me plot të panjohura.

A ishte ai kreu i vjedhjes së dhjetë milionëve eurove në Rinas? Pse emri i tij si autor i grabitjes u prononcua më parë nga mediat greke dhe vetëm shumë më pas në Shqipëri? Pse ai kishte zgjedhur të zbriste në pistën e aeroportit me maskën e një burri tullac dhe me pak mjekër, si për të lënë mesazhin e fundit në këtë jetë të të gjithë identiteteve dhe roleve që kishte pasur? Pse plumbi kapi pikërisht atë? Mos qe një vrasje pas shpine prej partnerëve të tij hajdutë, ashtu sikurse do të dyshonte më pas i vëllai? Pse edhe nëse u vra nga grabitësit e tjerë, brenda furgonit tashmë të djegur, ai duhej të hidhej në tokë për t’u zbuluar më lehtë nga policia? A nuk e dinin të tjerët se kjo do të ngushtonte rrethin e hetimit duke e shpënë policinë më afër tyre? Apo ishin të ndërgjegjshëm për këtë dhe menduan se duke “zbuluar” identitetin e Muratajt mund të fshiheshin më lehtë të tjerët?

Të gjitha këto enigma, që gëlojnë që prej pasdites të së martës, kur opinioni u shokua nga vjedhja spektakolare nën barkun e avionit të Austria Airlines, vetëm sa e shtojnë misterin rreth personazhit të parë të kësaj grabitjeje që u zbulua i vrarë vetëm disa qindra metra larg vendit të krimit.

Publiku fillimisht e pa portretin e tij nën një maskë silikoni të fiksuar nga kamerat e sigurisë. I veshur me pantallona ushtarake, me doreza të zeza dhe syze mbi një maskë që i jepte pamjen e një buri me mjekër, ai dukej sikur drejtonte operacionin e vjedhjes së parave (poshte).


Krahasimi me një tjetër foto, atë të bërë nga policia, kur ai gjendej i shtrirë me kafkën e shfiguruar nga marrja e një plumbi, do të bënte lidhjen mes dy imazheve. Pranë trupit të pajetë të Admir Muratajt u gjet edhe maska e silikonit që ai kish mbajtur mbi pistën e aeroportit.


“Ne nuk njohim asnjë nga shokët e tij, por do i shohim kush janë shokët, ata që e lanë në rrugë. Do i gjejmë, do na ndihmojë Policia, ose pastaj do t’i gjejmë vetë. U tha se Admiri ishte organizatori, por organizatori nuk vritet. Tani na intereson të shohim se çfarë do ndodhi, tani do e shohim sa organizator është…”- ka thënë i vëllai Cen Murataj.


Po a ishte ai truri i kësaj vjedhje spektakolare apo thjeshtë një kufomë që u hodh si dhjamë qeni për të shpëtuar të tjerët?

Biografia prej krimineli gjakftohtë e Admir Muratajt të bën të mendosh më shumë për versionin e parë. Ai nuk u kap dot asnjëherë në Shqipëri megjithëse, që prej vitit 2013, ndodhej edhe në kërkim ndërkombëtar. Në Greqi ai figuronte si një prej kriminelëve më të kërkuar, jo vetëm për grabitje bankash, por edhe për vrasje.

Në mars të 2013, ai u priu 11 të dënuarve që u arratisën në mënyrë spektakolare nga burgu i Trikallës. Ata prenë hekurat, hipën në çatinë e burgut dhe shtinë mbi rojat. Operacioni ishte i rakorduar edhe me të tjerë që gjendeshin jashtë burgut dhe që qëllonin mbi policinë. Bilanci ishin dy policë të plagosur. Mbi grupin e Admir Muratajt rëndon edhe një reshter i vdekur. Pastaj edhe një vajzë 25 vjeçare, e cila humbi jetën në Isthmia, kur grupi, vetëm tetë ditë pasi kishte dalë nga burgu, vendosi të grabisë një tavernë të vjetër të Athinës.

Por, edhe kur u kthye në Shqipëri, Admiri, mbiemri i vërtetë i të cilit pa zbritur nga Tropoja në Prezë ka qenë Nikaj, nuk hoqi dorë nga zanati i vetëm që dinte të ushtronte. Mes 13 identiteteve që thuhet se ka mbajtur dhe shumë maskave që ka ndërruar, gjurmët e tij janë pothuajse të verifikuara në tre goditje të mëdha.

Më datë 13 shkurt 2015, rreth orës 12.30, dyshohet se ai ka qenë njëri mes tre personave që tek ish “Stacioni i Trenit”, sulmuan punonjësit e sigurisë që po nxirnin nga tunelet e Union Bank një sërë thasësh me para që do drejtoheshin për në Rinas. Bilanci i grabitjes 900.000 franga zviceriane, 800.000 Paund dhe 16.100 Euro.

Në 3 dhjetor të vitit 2015, ai rezulton të ketë qenë pjesë e grabitjes në Qafë- Kashar pranë Rinasit, ku u morën me armë 1.800.000 Paund, 800.000 USD , 200.000 AUD, 200.000 CAD. Aty u vodh me armë një furgon i blinduar, i cili në atë moment po i transportonte këto të holla. Grupi i Admirit qëlloi me armë dhe goditi makinën deri sa drejtuesi i saj u detyrua të hapë portat.

Një vit e pak muaj më pas, në datë 9 shkurt 2017, oreksi u rrit dhe target ishte sërisht aeroporti i Rinasit, të cilin Mahmutaj mund ta kontrollonte si në pëllëmbë të dorës me dylbi, direkt nga shtëpia e tij në Prezë.

Në këtë ngjarje u grabitën 2 mln e 400 mijë euro dhe 200 mijë dollarë. Pas zbulimit të bandës, policia arriti të gjejë edhe një sasi të parave, të cilat i kishin fshehur në tenxhere dhe në frigorifer. Ajo e shpalli Muratajn në kërkim dhe arrestoi për një farë kohe të vëllain e tij.

Në të gjitha këto raste, njeriu me 13 identitete nuk arriti të kapet kurrë nga policia. Uniformat blu arritën ta shohin vetëm të vdekur, aty ku ish hedhur trupi i tij, me kafkën e çarë, disa qindra metra larg aeroportit. Megjithëse bashkëshortja e tij do të çohej më pas në morg, për të bërë identifikimet, njohja nuk ishte e vështirë. Me maskën e silikonit që tashmë e kishte hequr, ai dëshmonte se kish qenë vetë në mes të pistës, si autor i një prej vjedhjeve më spektakolare të bëra në Shqipëri dhe në botë, me plot 10 milionë euro.


Vetëm pak çaste më pas, jeta e këtij krimineli aventurier do të ndërpritej pa pasur fundin e lumtur të personazheve të Casa del Papel. Por, ndonëse i ndryshëm nga të singjshmit e tij idealistë spanjollë, që prodhonin para nën tingujt e “Bela Ciao”, Admir Murataj do të fitonte në një ditë famë më shumë sesa një film i Netfliksit. Për grabitjen e tij në mes të ditës në të vetmin aeroport ndërkombëtar të Shqipërisë, do të shkruanin të gjitha mediat e botës.

Ndërsa në vendin e tij, për këtë tropojan me shumë maska dhe identitete, do të vijonin të gëlonin enigmat: A ishte ai truri i të gjithës? A e qëlloi policia që nuk e kapi dot kurrë të gjallë? Apo mos vallë e eleminuan të tijët pas krahëve dhe e lëshuan me qëllim nga furgoni për ta identifikuar më lehtë?

Por ndoshta asnjë nga këto dilema nuk do të marrë kurrë përgjigje. Ndoshta ato i mori me vete bashkë me portretin e fundit që shaqi në publik, Admir Murataj, njeriu i “padukshëm” për policitë greke dhe shqiptare.

©Lapsi.al
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 34
  • Gjinia: Mashkull
Frank
#8 ne: 10-04-2019, 18:43:14
E vrane te vetet mendoj une, pasi ishte i vetmi qe kishte dijeni per grabitjet si dhe informacione qe mund te conin ne persona te cilet jane te implikuar ne rastet ne fjale (aeroport, polici etj).
Skenar perfekt Hollywood-ian!
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7242
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#9 ne: 10-04-2019, 18:51:11
E vrane te vetet mendoj une, pasi ishte i vetmi qe kishte dijeni per grabitjet si dhe informacione qe mund te conin ne persona te cilet jane te implikuar ne rastet ne fjale (aeroport, polici etj).
Skenar perfekt Hollywood-ian!
E perse duhet ta vrisnin pikerisht kete?
Me sa lexova diku ky personi i kish mbuluar me zjarr gjate terheqjes deri ne momentin qe kish ngrene plumbin.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 10-04-2019, 19:28:47
Paskan cuar ushtrine per siguruar aeroportin. Veprim i kote dhe pa pike efekti. A e dine keta qe pikerisht vendet me prezence te madhe te forcave te sigurise jane dhe vendet me te pasigurta ne realitet. Dhe pikerisht ne aeroport....do duket sikur sapo eshte vendosur diktatura ushtarake.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 34
  • Gjinia: Mashkull
Frank
#11 ne: 10-04-2019, 19:56:44
E perse duhet ta vrisnin pikerisht kete?
Me sa lexova diku ky personi i kish mbuluar me zjarr gjate terheqjes deri ne momentin qe kish ngrene plumbin.
Lexove ti por lexove ate qe servir policia, rastesisht u ndodh aty nje fugon i FNSH?! Une e bej shpesh rrugen e Rinasit sepse per te shkuar ne TR nuk i bie nga "çeçenia" (kamza) dhe kurre skam pare nje fugon te FNSH verdalle. Edhe pse FNSH ska ca ben andej, FNSH ka 3 muaj qe eshte dislokuar ne Tr per efekt protestash dhe grupi me i gatshem per te qene prane Rinasit eshte ai i Rajonit te Shkodres por ata nuk i bien kurre nga Rinasi per te shkuar ne Tr sepse bejne rrugen e Kamzes.
E verteta e ksaj ngjarje nuk do merret vesh kurre ne fakt, ne thjesht shfaqim idete dhe mendimet tona. Ne gjithe keto vite veprimet e Admir Muratit nuk jane zbuluar apo vertetuar kurre pasi ai vepronte ne fshehtesi te plote, thuhet se ka qene paranojak dhe nuk u tregonte as shokeve te vete detajet. Ndaj dhe mendimi im shkon ke komenti i pare.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#12 ne: 19-04-2019, 23:40:24
Lleshaj: Nuk dihet kush e ka vrarë Admir Muratajn
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një intervistë në “Report Tv” deklaroi se ende nuk dihet se kush e ka vrarë Admir Muratajn. Deklarata e tij e bën edhe më të mistershme ngjarjen e Rinasit, pasi Policia e Shtetit ka pretenduar se Murataj u vra në shkëmbim zjarri me FNSH-në. Lleshaj tha se gjithçka është në dorë të hetuesve dhe ai si Ministër nuk dispononte të dhëna konkrete.

“Media mund të fantazojë, ose ajo ka akses në grupin hetimor, por këtë të fundit nuk e besoj pasi kam besim ata që po merren me hetimet. As nuk i mohoj, as nuk i pohoj emrat që kanë dalë në media.

Kush e ka vrarë Admir Muratajn? Haxhi Mileti (Sali Berisha) thotë e kanë vrarë shokët e tij… Unë nuk e di se kush e ka vrarë. Pra nuk i kam unë në dorë faktet. Por nëse bëjmë analizë them se s’kishte arsye ta vrisnin shokët.

Nuk e di kush e ka vrarë. Vrasja është e panjohur për sa kohë nuk është mbyllur hetimi. Dua të them se kam parë edhe diskutim malinj për të gjetur emrin e policit. Kjo nuk është korrekte” – tha ministri i Brendshëm. ©LAPSI.al
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6610
  • Gjinia: Femer
erlehta
#13 ne: 20-04-2019, 05:39:31
Leket u gjenden 🤔🤔
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7242
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#14 ne: 25-04-2019, 15:17:30
ehe per shen pollog. ;)
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super