×

Holanda voton pro rikthimit të vizave për Shqipërinë

· 9 · 113

Holanda voton pro rikthimit të vizave për Shqipërinë

· 9 · 113

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 16-04-2019, 17:35:49
Parlamentarët holandezë kanë votuar në shumicë pro rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë. Në procesin e votimit morën pjesë të 150-të legjislatorët e Kuvendit të Holandës, mes të cilëve 105 shprehën vullnetin për pezullimin e liberalizimit të vizave, ndërsa 45 të mbeturit e refuzuan propozimin.

Në total kanë qenë 9 parti politike (Partia Socialiste, PvdD, 50plus, VVD, SGP, CDA, CU, PVV, FVD) që dhanë 105 vota për të rikthyer vizat për shqiptarët.

“Parlamenti, pas diskutimeve, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë dhe se këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës që të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës, duke vënë në dukje se pezullimi i vizave për Shqipërinë u detyrua nga kushte të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitari kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave”, shkruhet në deklaratën e parlamentit holandez.

Tri partitë kryesore parlamentare, të cilat kanë përkrahur më së shumti ndërmarrjen e kësaj mase drastike ndaj shqiptarëve janë Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane. Rikthimi i regjimit të vizave që e kthen Shqipërinë shumë hapa pas në procesin e integrimit evropian, konsiderohet nga këto parti si e vetmja zgjidhje parandaluese e fenomenit të krimit të organizuar të shqiptarëve në Holandë. Megjithatë, pavarësisht votimit të sotëm të legjislativit holandez, kthimi i vizave mund të marrë karakter detyrues vetëm nga një vendim i Këshillit të Bashkimit Evropian. /Lapsi.al
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7242
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#1 ne: 16-04-2019, 21:28:39
Fajin e kane kinezet qe Hollanda votoi keshtu... lol 😂
  • M'pelqe x 2
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 17-04-2019, 08:31:33
Sipas Meros e ka Luli.
Cdo artikull i G. Tema vetem Pd-Berisha-Luli
  • M'pelqe x 2
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7242
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#3 ne: 17-04-2019, 16:57:45
Te gjithe e kane fajin vec jo rilindasit Bthq-ma jo, vetem ata mos i fahesoni se po perpiqen fort per kete vend. :(
  • M'pelqe x 2
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1029
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#4 ne: 17-04-2019, 19:34:35
Sipas Meros e ka Luli.
Cdo artikull i G. Tema vetem Pd-Berisha-Luli
Po Luli mo kush tjeter? A nuk ka nenshtetesi holandeze ai? :P :D LOL
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6610
  • Gjinia: Femer
erlehta
#5 ne: 17-04-2019, 21:41:41
Po Luli mo kush tjeter? A nuk ka nenshtetesi holandeze ai? :P :D LOL
Vertete ka nënshtetësi holandeze 😲
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1029
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#6 ne: 17-04-2019, 22:10:58
Vertete ka nënshtetësi holandeze 😲
Shkruar nga gazeta tema disa vite me pare:
Por ligjërisht Basha i bie të jetë një dhëndër brenda... në Holandë! Duket se Aurela ka dashur me këmbëngulje të mos ketë më asnjë lidhje me përkatësinë shqiptare sepse ligji holandez lejon dyshtetësinë, pra zonja Basha nuk ka qenë e detyruar ta lëshonte me domosdo shtetësinë shqiptare. Por ajo e ka bërë. Edhe vajza e çiftit Basha, e lindur në vitin 2006, po ashtu ka shtetësinë holandeze.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 21-04-2019, 19:11:50
Aludimet se votimi në parlamentin holandez për heqjen e vizave ndaj Shqipërisë është motivuar nga partia ekstremiste e Geert Wilders nuk janë të vërteta.

Mocioni në parlament është bërë nga 4 partitë kryesore të Holandës, Demokristianët, Partia Socialiste, Unioni Kristian dhe Liberalët, ku tre prej këtyre partive janë pjesë e koalicionit qeverisës. Sqarimin e bën gazetari holandezo-shqiptar Vincent Triest nëpërmjet një postimi në Facebook.

Triest shton se një tjetër provë që mocioni nuk është i motivuar nga ekstremizmi është se po atë ditë u hodh në votim edhe nëse do t’i bllokohej Kosovës liberalizimi i vizave.

Kur për Shqipërinë votuan pro 105 deputetë nga 150 që ka parlamenti, për Kosovën votuan pro vetëm 48.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12703
Mishel...............
#8 ne: 23-04-2019, 13:23:20
Me nje fjale tym per hic gje...l.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super