×

Indeksi i Lirisë së Medias për vitin 2019, Shqipëria humbet 7 pozicione

· 3 · 41

Indeksi i Lirisë së Medias për vitin 2019, Shqipëria humbet 7 pozicione

· 3 · 41

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 18-04-2019, 10:24:16
 

Në raportin vjetor të Indeksit Botëror të Lirisë së Medias, Shqipëria renditet këtë vit në vendin e 82, duke humbur 7 pozicione nga viti i kaluar. Raporti për Shqipërinë nis me titullin: “Rruga për në BE është e gjatë”.

Në përshkrimin që bëhet për situatën e medias në Shqipëri, shkruhet se qeveria dhe krimi i organizuar e kanë sulmuar median në një nivel të paprecedentë në  vitin 2018. Gjithashtu përmendet dhe retorika e kryeministrit Edi Rama, i cili i cilëson gazetarët me terma si kazan dhe prodhues lajmesh të rreme.

Përshkrimi i situatës mediatike në Shqipëri, Indeksi i Lirisë së Medias për vitin 2019

“Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në 2018.

Gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.

Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme.
Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi.

Një raport i përbashkët i publikuar nga Reporterët pa Kufij dhe BIRN, në mars 2018, nxori në pah një numër kërcënimesh që i janë bërë medias në Shqipëri.

Raporti gjeti se standardet rregullatore të medias po manipulohen në favor të interesave të qeverisë dhe pronësia e mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznemenëve të mëdhenj.

Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale”, shkruhet në raport.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7242
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#1 ne: 18-04-2019, 22:23:54
Me media kazan e gazetare Kadrinj nuk behemi ne, shume mire qe jane ulur standarted se Kryetrimi yne e di arsyen, kadrinjte dhe kazani e ka fajin. LOL
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1029
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#2 ne: 19-04-2019, 09:17:29
Vetem me kete pajtohem "pronësia e mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznemenëve të mëdhenj."  ( qofte ata me interesa politike ose financiare )
Te tjerat jane bla bla bla kotë.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super